Kur’ani ka shpallur të vertetën e madhe për të besuar në njësimin e All-llahut (xh.sh.). Ai është një e vërtetë botërore.
Autori i fjalorëve anglisht-arabisht dhe arabisht-anglisht, Doktor Sity Joungest thotë këto fjalë ndaj Kur’anit:
Kur’ani është libri më i dobishëm deri tani, që ka rënë në dorë të njerëzve. Sepse në këtë libër sqarohet imagjinata dhe cilësitë e një njeriu të madh.
Nuk ka gabuar fare CARLYLE, i cili ka thënë se: Kur’ani është një libër ndërkombëtar. Mendimi im në këtë drejtim është se drejtësia dhe përpjekja që ka bërë Muhammedi (a.s.m.) dhe sinqeritetin ndaj hulumtimeve të vërteta, atë e ka arritur vetëm me besim dhe zell të pasosur. Vetëm këto cilësi janë që ndaj atyre që nuk kanë dashur t’i dëgjojnë të vërtetat, me qëndrueshmërinë më të madhe i ka sjellur t’i dëgjojnë të vërtetat që i ka falur. Unë them se këto suksese atij ia ka sjellur vetëm shkaku se është vula e profetëve. Kur’ani është një përmbledhje e përsosur e besimit dhe moralit. Ai i udhëzon nga errësira në rrugë të drejtë. Sepse themeli i të gjitha këtyre cilësive të bukura, është tek besimi në një Zot (xh.sh.), i cili ka në dorë fatin e të gjitha qenieve. Kur’ani, njeriun duke e ngritur tek e vërteta më e lartë e besimit, pra në besimin tek një Zot i vetëm, me shprehjet e larta të Tij, tregon se mban me vete edhe gojtarinë e pastër dhe të paarritshme. Kur’ani duke sqaruar meritat e shpërblimit të atij që nënshtrohet dhe ndëshkimin e atij që kundërshton, pëlqen rrugën ndikuese që imagjinata e njeriut nuk e koncepton dot. Kështu edhe kur dëshiron të kritikojë, i trembë ato me gjendjet e profetëve të tjerë, popujt e të cilëve janë futur në rrugë të mëkateve dhe si rezultat kanë marrë dënimet e merituara. Këto Kur’ani i shpreh me seriozitet të plotë. Ne shohim se Kur’ani fiset dhe popujt armiq që kanë luftuar njëri me tjetrin, i ka bashkuar, i ka sjellur në gjendjen e popullit shembullor dhe nga mendimet e prapambetura ka bërë të arrijnë në një pozitë shumë të lartë. Duke parë këto virtyte do ta pranojmë se Kur’ani po mban me vete gojtari të madhe. Sepse kjo gojtari e Tij është një shkak që fiset e egra i ka ngritur në qytetërime në historinë e botës së vjetër, duke i shtuar një fuqi të re. Meqenëse vendet ashtu edhe kohërat, nga njeri-tjetri kanë qenë shumë larg edhe mendimet e tyre kanë marrë kultura të drejtimeve të ndryshme, por këto njerëz kanë arritur të jetojnë drejtëpeshime. Këtë e pranojnë edhe kundërshtarët e tyre, shkaku i kësaj është libri më i famshëm, Kur’ani, i cili meriton urime të zjarrta. Kur’ani i famshëm është një bazë e rëndësishme dobiprurëse, për ato të cilët hulumtojnë dhe merren me studime, për përmirësimin e gjendjes së shoqërisë, pra sociologët.
Doktor CITY YOUNGEST

Nga pikëpamja e pastërtisë dhe gojtarisë, Kur’ani është një libër i pashoq. Në vetvete ai është një mrekulli madhështore.
Megjithëse gjatë përkthimit të Kur’anit ka kritikuar me fanatizëm përsëri Corsele ka deklaruar:
Kur’ani është një libër i argumentuar dhe i përsosur i gjuhës arabe. Në besimin e muslimanëve këtë libër të mrekullueshëm nuk mund ta formojë lapsi i njeriut. Në të vërtetë Kur’ani gjithmonë ka bartur mrekullinë me vete, një mrekulli e tillë që e tejkalon mrekullinë e të ngjallurit e të vdekurit. Amshueshmëria e këtij libri është e mjaftueshme për të vërtetuar se është një libër qiellor. Muhammedi (a.s.m.), duke u mbështetur në mrekullinë e tij, ka dashur të pranohet si profet. Kur’ani ka shndritur gadishullin arabik dhe i ka mposhtur oratorët, poetët dhe ekspertëve të tyre u ka kërkuar të shkruajnë të paktën një ajet të vetëm. Asnjëri s’ka guxuar t’i përgjigjet kësaj kërkese. Kur t’iu parashtroj vetëm një shembull, do ta kuptoni se të gjithë njerëzit e mëdhenj, përpara Kur’anit kanë ulur kokën.
Në kohën e Hazreti Muhammedit (a.s.m.), poeti më i famshëm i të gjithë qyteteve të gadishullit, ka qenë Lebidi, i cili ka qenë ekspert i një vjershe të posaçme, të cilat janë varur në muret e Qabes. Në atë kohë që Lebidi i ka adhuruar idhujt, Ai duke mbetur i habitur përpara Kur’anit, gojtarinë e Kur’anit e ka lavdëruar me fjalët më të bukura dhe Lebidi ka pranuar fenë Islame, duke thëne se këtë vetëm një Pejgamber mund ta flasë.
Kur’ani ka shprehur me gojtarinë më superiore dhe të rrjedhshme. Veçanërisht shumica e ajeteve që theksojnë madhërinë, ngadhënjimin dhe funksionet e All-llahut (xh.sh.), e kanë një bukuri të pashoq. Megjithë se jam përpjekur që ta përkthej Kur’anin, me siguri lexuesit e mi, do të konstatojnë se nuk kam mundur të mbroj origjinalitetin e Kur’anit, dhe gjithashtu megjithë gabimet që kam bërë në përkthim, përsëri lexuesit e mi do t’i shohin madhëritë e shumta të ajeteve.
CORSELE

Kur’ani për njerëzit është një dhuratë hyjnore, i cili ka arritur të formojë republika triumfale.
Prifti fanatik anglez RODWELL, i cili ka përkthyer dhe rregulluar ajetet Kur’anore, sipas kohëve të zbritjes së tyre, ka thënë se këto të vërteta nuk mundet t’i mohojë:
Kur’ani endacakët e thjeshtë arabë, i ka bërë të tillë që kur t’i shihni do të imagjinoni se janë të magjepsur. Kur’ani ka shmangur dhe ka zhdukur adhurimin ndaj kryqeve, e forcon bindjen në një Zot të vetëm. Ai ka shmangur adhurimin ndaj xhindëve, gurëve dhe traditat e egra, si varrosjen e vajzave për së gjalli, të gjitha mitet i ka pastruar dhe martesën me shumë gra e ka kufizuar. Pra këto virtyte për të gjithë popujt arabë janë një dhunti dhe mirësi Hyjnore. Kur’ani ka merituar të gjitha lavdet, për arsye se ka vërtetuar Krijuesin e gjithësisë që e di të fshehtën e të qartën dhe e ka lartësuar në vendin e duhur. Shprehjet e Kur’anit me frymëzime të forta, kanë shprehur të vërtetat e thella, kur fjalët kanë qenë në mënyrë të përmbledhur dhe lakonike. Kur’ani ndoshta nuk ka mundur t’i formojë atdhetë të vazhdueshëm, por ka argumentuar se është në gjendje t’i sjellë themelet, të cilat i shërbejnë republikave triumfale. Vetëm me principet e Kur’anit edhe popujt pa kulturë, që kanë vuajtur varfërinë e pafundme, banorët e një gadishulli të shkretë dhe të zhveshur, me temperaturën e fesë së re që ka zbritur, njerëzit e egër janë bërë besimtarë të sinqertë dhe kanë formuar shtete, kanë ndërtuar qytetërime. Në të vërtetë madhëria e muslimanëve është se Fesdadi, Bagdadi, Kordova, Delhi, etj., me forcën e një madhërie të tmerrshme e kanë dridhur të gjithë Europën.
RODWELL

Feja Islame me vete përmban kulturën botërore e cila u përgjigjet përparimeve dhe të gjitha nevojave të botës.
GASTON CARE, orientalist i famshëm francez, në vitin 1913 në gazetën “Figaro”, në vargun e shkrimeve ka marrë si temë që, po qe se do të zhduket muslimanizmi, a do të jetë e mundur të mbrohet mirëqenia. Në atë kohë gazetat e Lindjes e kanë përkthyer këtë pjesë.
“Qindra mijëra njerëz që kanë pranuar fenë Islame, janë të bindur se kjo fe është e përshtatshme për jetesën e kësaj bote. Principi dhe burimi i kësaj feje që është Kur’ani, përmban shtyllat themelore të botës, përderisa qytetërimi botëror mbështetet tek themelet që ka shpallur feja Islame. Në të vërtetë kjo fe e lartë, Europës i ka garantuar burimet e ndërtesës së zbulimeve. Duke ua dhënë hakun e lartësisë së fesë Islame, ende nuk pranojmë se duhet t’i falenderojmë huadhënësit. Nuk duhet dyshuar se e vërteta është e tillë”.
Gazetari francez në vazhdim duke theksuar se Kur’ani i ka shërbyer paqes së përgjithshme, thotë se:
“Po qe se feja Islame zhduket nga faqja e dheut dhe nuk mbet asnjë musliman, a është e mundur të përjetohet paqja? Kurrë!... Kjo është e pamundur”.
GASTON CARE

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 >>>