6. Ne këto vepra i rilexojmë për arsye se: Rëndësinë dhe vlerën e tyre e kanë vërtetuar afro mbi 1000 profesorë dhe doktorë, nëpër simpoziume të ndryshme ndërkombëtare në Stamboll dhe në vende të tjera të botës. Ata, edhe pse kanë qenë vetë persona të shquar të botës së shkencave natyrore dhe fetare,  kanë thënë se pasi e njohëm Risale-i Nurin i pamë gabimet tona dhe preferuam më mirë nxënësshmërinë e Risale-i Nurit se sa profesorllëkun dhe doktorllëkun tonë. Njëri prej tyre, Muhammed Ramazan Elbutiu nga Siria, në një simpozium u shpreh kështu: ‘Unë jam profesor përmbi dyzet vjet. Po të mos isha bërë nxënës i Bediüzzamanit, jeta ime do të kishte shkuar kot.’
Edhe poeti i shquar turk me origjinë shqiptare, Mehmed Akifi, e ka vlerësuar kështu Bediuzzamanin: “... madje dhe Shekspiri e homologët e tij nuk janë tjetër, veçse nxënës të Bediuzzaman Said Nursiut në përdorimin e figurave stilistike”.
7. Ne këto vepra i rilexojmë për arsye se: Të gjithë nxënësit e Risale-i Nurit janë të bindur se Bediuzzamani ngërthente në vete një vlerë mjaft të rëndësishme. Qysh para 14 shekujsh, Pejgamberi ynë, hz. Muhammedi (a.s.m.), ka paralajmëruar në një hadith të tijin se: “All-llahu (xh.sh.), në çdo shekull, dërgon nga një reformator (ripërtëritës) së fesë.” Për shekullin e parafundit, të gjithë dijetarët dëshmojnë se ripërtëritësi i tillë ka qenë Mevlana Halid Bagdadi, i cili ka lindur në 1193 hixhri. Kurse Bediuzzamani ka lindur përkatësisht njëqind vjet më pas, më 1293 hixhri. Mevlana e ka filluar detyrën e tij të ripërtëritjes më 1224, ndërsa Bediuzzamani më 1324. Mevlana ka arritur të dalë në krye të të gjithë dijetarëve të asaj kohe në moshën 20 vjeçare. Po ashtu, edhe Bediuzamani ka qenë i tillë. Që në moshën 14 vjeçare, dijetarët e famshëm të asaj kohe i kanë dhënë atij titullin Bediuzzaman, që ka kuptimin: ‘i pashoq’. Pra, Bediuzzamani është dërguar tamam njëqind vjet pas Mevlanës dhe përputhet plotësisht në tre pika si ripërtëritës i fesë. Një dëshmi tjetër e fortë është edhe fakti se Mevlana Halidi, me anën e zonjës Asije, i ka dërguar Said Nursiut xhyben e vet. Pra, po e shihni edhe vetë se kush është Myftiu i këtij shekulli.
8. Ne këto vepra i rilexojmë për arsye se: Çdo shekull ka problemet e veta. Ashtu sikurse doktori nuk ia jep ilaçin të sëmurit pa ia gjetur diagnozën, po ashtu edhe njeriu ka nevojë që t’i njohë problemet e shekullit në të cilin është duke jetuar. Pra, ne i lexojmë këta libra sepse ata iu përgjigjen pyetjeve të këtij shekulli dhe me to mund t’i përballojmë sulmet që vijnë nga filozofët materialistë.  

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 >>>