Dhe në këtë rast Fuqiploti për të sqaruar aftësinë e njerëzve dhe për të lulëzuar virtytet e tyre vendosi që t’i provojë. Në govatën e krijimit, duke i ngatërruar ato, dobitë i hodhi mbi dëmet, gjërat e bukura i ngatërroi me ato të dëmshme. Në këtë mënyrë i përgatiti për të lulëzuar ato. Pastaj, vendosi që t’i provojë njerëzit duke i lidhur për ligjin e Tij. Tani, pasi do të gjejë fund ky provim i tyre do të vijë koha që të merret rezultati i arës së gjithësisë. Atëherë, Mjeshtri i Gjithëdijshëm me fuqinë  e Tij i ndan dhe i pastron kundërshtarët që pati ngatërruar vetë dhe prej tyre i nxori shkaqet e liga që kundërshtonin rregullin që ka vendosur Ai. Atëherë kundërshtarëve do t’u japë një trup të pëlqyeshëm e të fortë që të mundin t’i qëndrojnë zjarrit të madh të xhehennemit duke u urdhëruar: “Ndahuni” nga të tjerët. Njësoj edhe atyre që ndaj ligjit të Tij kanë qenë të bindur ia jep nga një trup të shkëlqyer të pashndërrueshëm që të qëndrojë deri në përjetësi që të mundin të gëzojnë lumturinë përrallore të xhennetit. Pra ai që mban logjikën e pastër ka nevojë që ta zgjidhë problemin e sekretit të vështirë, që ta mësojë nga ka ardhur këtu, kush e ka dërguar atë këtu, çfarë detyre ka dhe më pas ku do të shkojë. Kurse ajeti thotë: “Vërtetë ne e krijuam njeriun në formën më të bukur”. Që me dritën e besimit njeriu ngjitet në majat më të larta të xhennetit, kurse me errësirën e mos besimit zbret në fundin e errësirës dhe meriton xhehennemin. Sepse ai është i krijuar në formën më të bukur, atij i është dhënë një aftësi e rrallë dhe e gjerë. Hapësirat e dijeve të tij janë universale. Ato radhiten nga e rëndomta, deri tek gjenialja, nga shtresa më e ulët, deri tek ajo më e larta. Tek ai janë gdhendur një mori karakteresh, që nga më i ligu, tek më i larti.
Bota e njeriut ndryshon radhë pas radhe duke filluar nga grimca më e padukshme dhe deri tek dielli gjigand. Njeriu i ka në dorë të gjithë çelësat e shkallëve për të arritur në sferat më të larta apo në të kundërt, për të zbritur në thellësitë më të errëta. Kjo tregon se njeriu nuk është unik dhe i njëtrajtshëm. Kapaciteti dhe mentaliteti i tij ndryshon që do të thotë se ai është në evolim dhe ndryshim të vazhdueshëm, drejt përsosshmërisë apo rëndomësisë së tij.
 Tani bëhu gati që të hetojmë anën materiale të njeriut dhe ta shohim me çfarë meritash e si u krijuam si një mrekulli e përsosur? A thua elementet e paafta e pa mend na krijuan, a rastësia e çmendur, apo natyra e verbër dhe e shurdhër, apo na krijoi një Fuqiplotë i Gjithëdijshëm që Veten duke e fshehur pas shkaqeve na pajisi me shqisa të përsosura dhe para nesh na parashtroi çdo mirësi që kemi nevojë për të. Sot shkenca që hulumton krijimin e njerëzve, pra mjekësia konstaton se njeriu është krijuar me përmbi tetëdhjetë trilion qelizash, që qelizat e tij vazhdojnë duke marrur forma të ndryshme.                                           
Ta shohim se ajo qeliza çfarë është dhe sa është e madhe. Gjatësia e një milimetri është njëmijë mikron, kurse qelizat janë në forma të ndryshme duke filluar nga pesë mikronë e deri njëzet mikronë. Si ta llogarisim qelizën më të vogël që është 5 mikronë në një milimetër përmbanë 200 qeliza. Kur ta shumëzojmë me 200 të asaj anës tjetër vetëm sipërfaqja e milimetrit përmbushet me 40.000 qeliza që në një qelizë të vetëm Fuqiplot i Gjithëdijshëm e ka përmbledhur njeriun, që ai është në madhësinë e një qyteti të madh sa Stanbolli. Tani mjekësia çfarë thotë, çfarë ka në këtë qelizë? Secila qelizë përbëhet nga 25.000 molekula ADN (gene) shifra e fisit  që ato i shërbejnë molekulave ANR. Një qelizë është përbërë nga 1.000.000 proteina, kurse një proteinë formohet nga 8.000 aminoacide, ku secili aminoacid përbëhet nga pesë elemente që çdo elementë  formohet nga dyzet mijë atome. Pra njërin pas tjetrit kur i shtojmë qelizat e një njeriut të vetëm zgjatet e bëhet 1000 k.m.e gjatë. Tani këtë çështje ta sqarojmë pak më mirë. Bota nga dielli është150 milion km larg. Kur t’i rreshtojmë molekulat e një njeriut të vetëm ato mundin të bëjnë 600 vargje të gjatë prej rruzullit tonë e deri në diell. Vëllezër të dashur! Në tregimin e mëparshëm mund të shohim më mirë gjepurat e filozofëve materialist të cilët na thanë se ato janë rastësisht, apo ika bërë natyra, se i ka bërë evulucioni. Ndërsa një profesor zviceran i matematikës që quhet Charles Jugin Cai thotë kështu: Mundësia që të formohet rastësisht një molekulë e vetme, është e tillë sa që asaj do t’i duhej që para një numri të vendosen 160 zero, domethënë aq është e pamundur që të krijohet rastësisht një molekulë e vetme. Tani më duket se e kuptuat gjendjen se sa e pamundur është që të bëhet rastësisht një molekulë. Kurse Fuqiploti kujtesën e njeriut e ka krijuar në madhësinë e kokrrës së grurit me kapacitet që të përmbajë dituritë e një dhome plot e për plot me libra. Ai është Dëgjues dhe e dinë nevojen e dëgjimit dhe na ka dhënë shqisën pra, veshin dhe e ka rregulluar frekuencat e tij që të mos vijnë zërat maksimale nga vendet e largëta edhe ato minimale të përpunimeve të lukthit të vëllaut që e kemi përpara. Njësoj edhe syrin na e ka dhënë Ai. Shikuesi që e di vlerën e shikimit duke i rregulluar reflekset e shikimit, nga që janë shqisa të vlefshme na ka dhënë nga dy. Në qoftë se vetëm për të konstatuar diagnozën e numrit të syzeve okulisti ka nevojë për studim së paku 20 vjet, pastaj edhe mjeshtrit të optikës i duhet shkollë që t’i bëjë syzet. Tani syzet e thjeshta në qoftë se nuk bëhen rastësisht dhe ka nevojë për aq shkollë, atëherë flisni vet se si bëhet syri rastësisht?! Tani ta marrim parasysh nevojën më të madhe të njeriut, pra ajrin që në trupin e njeriut hyn nga fyti dhe nga hunda, duke kaluar kafshata nëpër fyt, gjuha e vogël e zë vrimën e frymës, në këtë rast marrim frymë nga hunda, sepse njeriu nuk mund të qëndrojë në këmbë as një minutë pa frymë. Fuqiploti duke ditur nevojën për të, oksigjenin (ajrin e pastër) na e ka afruar tek hunda. Për të gjetur atë nuk duhet të shkojmë andej e këtej, tani ai është në trupin e njeriut duke kryer shumë detyra. Ne do t’i radhisim vetëm tre: Ajri hyn në trupin e njeriut duke shkuar nëpër tetëdhjetë trilion qeliza të trupit edhe kur ushqimin e gjellëve e shndërron në energji, ku duke e kthyer përsëri, kthehet si dioksid karboni CO2 (ajri i ndotur). Ky ajër kur kthehet nuk shkon kot, duke dalur nga goja prek telat e zërit dhe nga goja dalin fjalët e bukura. Bile Fuqiploti edhe zërin e ka vulosur me një dallim të veçantë, sepse në telefon pa e pyetur se kush je, mundesh ta dallosh nga zëri se kush është, sepse Ai Fuqiploti si njeriut edhe gjuhës së tij i ka vendosur nga një vulë të veçantë që nuk mund të kopjohet. Gjuha që është një copë mishi pa kocka e ndihmon përtypjen, i shpreh mendimet që ke dhe i kontrollon gjellët, në qoftë se gjella s’i pëlqen atë e kthen duke e pështyer në fytyrën e gjellës edhe me mimikë duke shprehur mospëlqimin. Tani a e dini se sa shije merr gjuha? Më mirë të themi se mund të marrë shijet e panumërta që nuk mund ta kufizojmë. A nuk duhet të mendojmë se asaj cope mishi dikush i ka vendosur nga një peshore të veçantë që të ndajë secilën shije? Veshka ka një milion vrima, mjekësia atyre u thotë: “Nefron”. Veshka me to e kullon dhe e ndanë gjakun nga uji i pistë. Ujin e pistë s’e lëshon vend e pa vend, por Fuqiploti i saj i ka krijuar një strajcë që ky ujë të mblidhet aty dhe kur ta gjesh vendin e pëlqyer e hedh. Zemra 340 litër në orë gjakun e shpërndanë nëpër trup.  Mjerisht ne nuk ia dimë vlerën e zemrës e veshkave për të cilat duhet të falenderojmë në veçanti Krijuesin, që veshkët i ka krijuar si dy makina të vogla. Por veshkën e vlerësojnë shumë mirë ata që iu janë prishur veshkat e për të qëndruar gjallë ka nevojë 3 herë në javë që të shkojnë nëpër aparate të dializave, të ngratët e hypin mbi aparat e në të qëndrojnë 2-3 orë deri sa aparati t’ia ndajë gjakun nga uji i pistë dhe përsëri nëpërmjet damarëve ia japin gjakun e trupit.
Vëllezër, sot mjekësia për të hetuar njeriun është ndarë në 50 degë specializimi. Nga ata që e hulumtojnë njeriun secili studiojnë 20-30 vjet e bëhen profesorë doktora, që nganjëherë ata marrin shpërblim të tillë për një orë sa që një punëtorë nuk mund të marrë as rrogën e punës së një muaji. A e  dini se çfarë thonë këto doktora për njeriun që kanë hetuar prej vitesh: Budalla pra njeriun e ka krijuar natyra. Ndërsa vetë ata janë të mençur. Çfarë thoni kush është budallë? Megjithëse të gjithë mjekët nuk janë ashtu, por mjerisht shumica janë kështu. Një Prof. Dr. i mjekësisë që është ekspert  në degën e dermatologjisë thotë kështu: Megjithëse shkenca ka përparuar shumë, përsëri dega e shkencës sonë në lëkurën e njeriut duke konstatuar 48 lloje alergjie përsëri duhet të pranojmë se kemi arritur 35% të tërësisë të kësaj dege. Zemra po qarkullon gjak edhe kur je në gjumë.  
Pra, a ka mundësi përballë mirësive të panumërta që radhitëm vetëm një ndër njëmijë të mos adhurojmë Krijuesin tonë e të mos falenderojmë duke pranuar mirënjohjen ndaj Tij.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 >>>