HYRJE

Vëllëzër të dashur! Kudo në univers sundon një rregull i përsosur i cili na bind që patjetër këto shpenzime dhe këto shndërrime nuk bëhen vetvetiu. Ato medoemos kalojnë nën kontrollin e Një Fuqiploti që sheh, dëgjon dhe është i Gjithëdijshëm.
Tani supozojmë një shkretëtirë në të cilën vetvetiu e fare pa drejtues lëvizin e sillen miliarda makina. Ato gjithashtu duke u sjellur nga drejtime të kundërta, pra rreth vetes dhe përreth makinave të tjera nuk ndeshen me njëra-tjetrën. Interesante është se këtyre makinave nuk u soset as benzina. Si është e mundur kjo, kur në fakt makinat tona që i kemi para syve, megjithëse me shoferë nganjëherë ndeshen. Mirëpo kur kthejmë kokën në qiell shohim se në miliona vjet disa trilion yje lëvizin e sillen me një shpejtësi të madhe duke u sjellur andej këndej, duke mos iu prishur rregulli, duke mos u ndeshur dhe duke mos dalur nga boshti i tyre për të humbur rrugën.
Ne si njerëz a nuk do të mendojmë se kush i sjell këto aq shpejt? Asnjë anije apo aeroplan nëpër kozmos apo në det nuk mund të lëvizë në mënyrë të rregullt pa një drejtues. Madje mendja jonë, a nuk do të na thotë ne, se sigurisht është një Fuqiplotë i Gjithëdijshëm që i sjellë ato.
Tani le ta ngrejmë kokën me kujdes nga qielli dhe leta ulim kokën në botë. Nuk ka nevojë të tregojmë gjendjen e maleve dhe të vullkaneve që për ne mbartin kuptime jetësore, të cilat i kemi studiuar edhe nëpër shkolla.
Po për të na mbrojtur nga këto detërat si fenomene të mëdha, malet kush i nguli në tokë për të mos na ardhur përsipër detërat? Edhe një shtëpi e cila nuk ka mundësi të bëhet pa mjeshtër, po bota gjigande si mund të bëhet pa mjeshtër? Jo vetëm Kur’ani që thotë: “Ne malet a nuk i bëmë shtylla?”, por edhe shkenca thotë se malet jane si shtylla për ta mbrojtur tokën, sepse rrënjët e tyre janë të thella. All-llahu i Madhëruar secilin send e ka krijuar si mrekulli! Shiheni ajrin që jemi duke marrë frymë. Ai përmban 21% oksigjen, të ishte më pak nuk do të mund të jetonim, po të ishte pak më tepër, atëherë mushkëritë e bardha nuk do të mundnin të duronin ajrin aq të pastër dhe për pak do të kishin marrë flakë. A nuk është edhe ky një argument që ato nuk janë të rastësishme? Zoti secilin send e ka rregulluar tamam sa duhet. Edhe bota jonë po sillet me një shpejtësi tëcaktuar, të ishte sjellur pak më shpejt apo më ngadalë të gjithë ç’ka ka mbi të do ta kishte flakëruar. Ne a nuk duhet të mendojmë se këtë masë kush ia rregullon asaj? P.sh. dielli nga bota është 148.000.000 km larg. Po të ishte pak më afër do të na kishte djegur, po të ishte pak më larg do të kishim ngrirë.Këtë ekuilibrim kush ua vendosi atyre?
Njeriu që ngulçitet nën pyetje. Po qe se këto pyetjet nuk mund t’i zgjidhë duke pyetur ekspertin e përgjigjes së pyetjes, ai mund të bie edhe në devijim. Ne para se t’i përgjemi pyetjeje do të radhisim shkaqet që e fusin njeriun në pakujdesi për të mos pyetur që të mësuar përgjigjen e pyetjeve, Ajo pakujdesia është që njeriun e pengon që të mos mund të gjejë rrugën e drejtë.
E para, është shikimi i pakujdesshëm ndaj ndodhive të gjithësisë, i cili bëhet shkak që njeriun ta largojë nga e vërteta. Sepse njeriu duke mos u kujdesur kur ec nëpër shkretëtira, së largu mirazhi i duket si ujë, yllë apo qiri. Njëlloj edhe çështjet serioze që për njeriun janë problemet jetsore,  ato kur i shikon duke mos u interesuar, mashtrohesh e mbetesh pa rezultat. Ja pra njeriu duke mos u kujdesur kur e shikon gjithësinë nuk mund t’i shohë rregullat që na tregojnë All-llahun (xh.sh.) bile edhe hollësitë minimale nuk vihen re, edhe pse janë si dielli që e kanë rrethuar universin. Ai nuk mund ta shohë gjithësinë që është duke punuar si një fabrikë e rregullt e përpunuar nga ana e një Fuqiploti. Ajrin që e ka rregulluar për ta thithur gjallesat ua çon në gojë, natën, ditën dhe stinët i radhit njëra pas tjetrës, të gjitha në dobinë tonë, gjithashtu diellin për të na sjellë rrezet e dritës, elementet i shtyn të vrapojnë në ndihmë të bimëve, bimët i shtynë të ndihmojnë kafshët edhe kafshët me mëshirën e Tij i dërgon të ndihmojnë njerëzit. Këto mrekulli nuk mund të shihen me pakujdesi.
Njëlloj po me moskujdesje nuk shihen edhe drurët frutorë që dalin nga fara të vogla, lloj-lloj gjallesash si njerëzit, kafshët, shpendët e peshqit, që dalin nga çiftëzimet.
Duke mos i përfillur njeriu nuk mund ta mendojë mjeshtërinë e mrekullinë nëpër lule, fletët e frutat, si edhe krijimin e kafshëve. Me pakujdesinë nuk mund ta shohë si janë krijuar me veçori të ndryshme dhe kush ua sjellë ushqimin atyre, përmëtepër edhe në lindjen e vdekjen e tyre që është një drejtëpeshim, por mjerishtë njeriu  edhe atë nuk mund ta shohë.
Në këtë mënyrë ai nuk mund të shohë që këto vijnë nga një Fuqiplotë i Gjithëdijshëm dhe Mëshirëplotë që secilën gjallesë mund ta furnizojë.
Pra ai nuk mund të shohë që në univers pasqyrohen një mijë e një funksionet e Emrave të Bukura të All-llahut (xh.sh.).
E dyta, nga pakujdesia e thellë njeriu nuk mund ta shohë qëllimin e krijimit të tij. Ai duke mos u kujdesur për këto mrekulli të paarritshme, mashtrohet e nuk sheh veten se nga ka ardhur, për çfarë e më në fund ku do të ikë.
Njeriu është i krijuar si një mrekulli e papërngjashme. Atij i është dhënë një mendje që të mund të kontrollojë krijimin superior të gjithësisë, atij i është dhënë një ndërgjegje që të mund ta ndajë të mirën nga e keqja, të drejtën nga e shtrembëta, i është dhënë një aftësi që të mund të bëhet pasqyrë e çdo shkence, ai mban një zemër plot me ndjeshmëri që të mund të mbrojë sekrete të panumërta, atij i është dhënë një gjuhë që të mund të kontrollojë të gjitha shijet, i janë dhënë sytë të tillë që t’i shikojë të gjitha bukuritë e kësaj bote, një palë veshë që t’i dëgjojë të gjithë zërat e muzikët bashkë me zërat e amshuar që lartësojnë e madhërojnë Krijuesin e tyre.
Kësaj krijese All-llahu i Madhëruar i ka dërguar librin qiellor, që të flasë me të për t’ia treguar urdhërat e ndalesat. Në këtë mënyrë njeriu po qe se nuk mund t’i çmojë vlerat që mban me vete, atëherë bie në pakujdesi dhe nuk mund ta kuptojë Dhënësin Bujar që ia ka dhënë atij vlerat e panumërta dhe nuk mund ta kuptojë se është robi i këtij Mjeshtri që vazhdimisht e edukon dhe e kontrollon dhe njëkohësishtë e harron se kush e ushqen atë me mirësitë e panumërta. Në këtë mënyrë duke e quajtur veten të krijuar rastësisht nuk e ndien të nevojshme t’i kryejë detyrat e adhurimit ndaj Tij. Dhe e kalon jetën duke mos e përdorur trupin e organet e veta për ta njohur Krijuesin e vet, mashtrohet e futet nëpër labirinthe të imagjinatave që janë larg të vërtetave.
E treta, është një pakujdesi tjetër e njeriut që ai e mashtron dhe e shtyrë të vrapoje nga shijet e përkohshme të kësaj bote.
All-llahu i Madhëruar këtë botë e ka krijuar për të pasqyruar funksionet e Tij të bukura dhe në të ka sqaruar sundimin e mjeshtërinë e Tij të përsosur. Kurrë të mos harrojmë se kjo botë për njeriun është një fermë për të prodhuar rezultatin e jetës tjetër dhe një vend për të lulëzuar aftësitë e tij dhe duke u kujtuar për to të sodisim mjeshtëritë Hyjnore.
Kush i mbyllë sytë duke mos u kujdesur ndaj këtyre vlerave të kësaj bote ai bëhet adhurues i gjërave të përkohshme dhe e harxhon në vende boshe mendjen, zemrën e aftësitë që atij i janë dhënë për të fituar jetën e pafundme. Kush vrapon pas shijeve të përkohshme ai është duke menduar vetëm për mirësitë e këtushme dhe përpiqet vetëm për të plotësuar dëshirat e veseve epshore. Në këtë rast, duke u larguar nga kënaqësia e Zotit (xh.sh.) që është qëllimi kryesor, ai përpiqet që të fitojë hirin e njerëzve dhe në vend që të lartësohet në shkallët e jetës tjetër, i ngul sytë tek pozita e kësaj bote. Duke vrapuar për të plotësuar veset epshore dhe duke jetuar një jetë të ç’frenuar, e humb aftësinë e mendimit real. Duke vazhduar jetën kështu, qëllim kryesor të jetës bën plotësimin e dëshirave e të veseve epshore, në fillim duke qenë i pakujdesshëm ndaj çështjeve shpirtërore dhe më pas bëhet armik i tyre. Më në fund ndaj gjërave shpirtërore bëhet i shterpë, në këtë rast mashtrohet prej mendimeve boshe që nuk pajtohen me logjikën.
E katërta, është edhe një pakujdesi e tij ndaj lajmeve të Profetëve.
Për njeriun një gabim i madh është mospranimi i ligjit hyjnor që është plot me të vërteta. Atij i mjaftojnë mendimet e veta dhe i pëlqejnë ato. I mjeri ai nuk e di se ligji hyjnor na tregon për shkaqet e ardhjes në këtë botë. Se është ai ligj që i ka lidhur planetet me diellin, elektronet rreth bërthamës, bletët për kryetarin e tyre, milingonat që të sillen për zotërinë e tyre dhe e njëjta gjë është edhe ligji ku për të edukuar ndërgjegjet e shpirtërat e njerëzve janë dërguar lajme me anën e Profetit Muhammed (a.s.m.).
Ashtu si fytyrat e njerëzve që janë të ndryshme nga njëri tjetri edhe kujtesa e mendimet dhe dëshirat e ndjeshmëritë e njerëzëve janë të ndryshme, në të cilën njëri thotë e mirë dhe e vertetë dhe tjetri thotë e keqe dhe e shtrembër. Përfundimisht në mes të njerëzve po paraqiten mendime e teori të ndryshme.
Ja pra për anëtarin e përjetësisë, pra për njeriun që është i dashuruar pas një lumturie që nuk soset, nuk mjafton mendja që mban ai. Me mendjen e vet mund të shkojë vetëm deri në një pikë të caktuar. Për të gjetur të vërtetat dhe për t’u kënaqur në të dy jetët që njeriu patjetër do t’i përjetojë, nuk është e mundur ndryshe përveçse me anën e Profetëve të tyre (a.s.). Dhe Profetët janë të domosdoshëm për të edukuar njerëzimin me ligjet e Krijuesit të tyre. Tani bindemi se All-llahu (xh.sh.) u ka dërguar Profetët njerëzve, jo për tjetër, por vetëm se të ndajnë të drejtën nga e shtrembëra, të vërtetën nga mitet e përrallat. Shkurt, këto njerëz fisnikë janë shkak që të mund të bëjmë punë të tilla që të kënaqim Mjeshtrin që na ka Krijuar nga gjërat e pajetë.
Ja pra që secili Profet ka qenë nga një yll i udhëzimit të rrugës së drejtë. Sahabët (shokët e Profetit a.s.m.), Imami Adhami, Imami Shafii, Imami Maliki, Imami Hanbeli, Nakshibendi, Rrufai dhe Shazeliu duke pasuar gjurmën e fisnikut (a.s.m.) njëlloj edhe ata kanë qenë prijës të fortë, që kanë mundur t’i kuptojnë hollësirat më preçize të Kur’anit. Fahreddin Raziu, Taftazaniu, Xhurxhaniu, etj., të gjithë kanë marrë dritë dhe dituri nga Ai diell i Udhëzimit të rrugës së drejtë (a.s.m.).
Logjika e pastër a nuk duhet të mendojë shkakun se njerëzit kush i ka futur në mosbesim dhe devijim duke futur dyshime në kokat e tyre që të besojnë në mite e përrallëza. Ky a nuk ka rrjedhur nga shkaku se nuk kanë mundur të marrin mjaft dritë nga dielli i prijësve që të edukohen e të arrijnë në vendin e duhur të njerëzimit?

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 >>>