Pra, ne me vëmendje kur do të mendojmë se Krijuesi Mëshirëplotë ne na krijoi si përmbledhje dhe fruta të vetëdijshëm të gjithësisë dhe na ka parashtruar çdo mirësi për të cilat kemi nevojë që të mos habitemi se kush jemi, ku jemi dhe cila është e arsyeja e ardhjes sonë këtu, e më në fund ku do të shkojmë. Na ka dërguar një libër voluminoz prej 600 faqesh që nuk i ngjan asnjë libri. Dhe për t’u bërë një fakt i gjallë dhe për ta shpjeguar Atë ka dërguar Profetin dhe me gjithë se dija e Tij i ka habitur popujtë e kulturuar, që të kuptohet se Kur’ani është origjinal  fjala e All-llahut Atij nuk ia ka lejuar të dije të shkruaje dhe të lexoje, në këtë mënyrë njerëzit kanë besuar se Kur’ani është fjala e All-llahut (xh.sh.). Krijuesi në të, duke deklaruar thotë se: “O njeri! Ti je Halife i tokës dhe komandant i të gjithë krijesave”. Numri i llojit të krijesave që ka mundur të konstatojë shkenca e sotme 1.300.000 lloje të ndryshme. Secilës prej këtyre krijesave duke i krijuar i ka dhënë edhe kushtet që të jetojnë dhe secila është një mrekulli që i shërben këtij fruti, njeriut. Pra këto gjallesa janë shërbëtorë të njerëzve. Ujin, atmosferën, dheun dhe diellin, të gjitha këto katër çështje që duke përkrahur njera-tjetrën plotësojnë nevojat e tanë. All-llahu i madhëruar nga këto katër çështje ka formuar një shoqatë të madhe që të bëhen shkak për krijimin e gjërave të gjalla. Le të marrim një grumbullim zjarresh siç është dielli që është 1.300.000 herë më i madh se bota. Që të garantohet energjia e tij për një ditë, energji që për rruzullin tonë është shkak jetese e gjithë bota duhet të ishte një mijë herë plot me dru, benzinë e qymyr. A mund t’i japë zjarri jetë dikujt. Po! Po! All-llahu edhe nga zjarri jep jetë! Bota sillet përreth tij. Boshtin e botës ashtu në një vend e ka vendosur që dielli as na djegë dhe as na ftohë. Bile botën e ka përkulur 23 gradë duke mbajtur 27 minuta ashtu  që duke shëtitur si ndonjë vagon të madh i çon nëpër stinë, të gjithë llojet e gjallesave që t’u shërbeje këtij fruti. A ka  mundësi  që nevojën e lukthit të një milingone të vogël t’ia plotësojë dhe të mos plotësojë nevojën e frutit të gjithësisë, përjetësinë që ai e do fort duke mos dashur të bëhet e përkohshme? Sepse “Ai që na ka dhënë shqisën e dëshirës, me siguri edhe do ta plotësojë atë”. Pra për muslimanin vdekja nuk është aspak e trishtueshme, përkundrazi ajo është një arsye transporti që të na çojë në një vend me begati përrallore ku do të takohemi me Profetin tonë dhe 99% me të afërmit tanë që kanë ikur para nesh, ku në të rinia nuk soset asnjëherë, dhimbje, derte, fatkeqësira nuk ka, skamje jo, ftohtë jo, nxehtë jo, të mbartësh brengat se mos të sosën (mbarojne) paratë apo mirësitë që ke përpara jo. Bile mjaltin e qumështin që këtu e paguajmë shumë shtrenjtë, atje nën vilë do të na rrjellin si lumi, atje nën vilën e kristalizuar që të kënaqemi duke i soditur ato plot me shërbëtorë dhe “Hyri” (vajzat) të xhennetit që All-llahu Mëshirëplotë na ka premtuar ne besimtarëve, që Ai pasanik absolut që kurrë nuk i mohon premtimet për njerëzit e varfër e të pafuqishëm. Ne këtu nuk mundemi të kënaqemi as sa një zog i malit që nuk mban as pak dert për shtëpi, për ushqim apo për shkollimin e fëmijëve apo për plotësimin e ndonjë prej atyre nevojave që ne na pasojnë vazhdimisht. Domethënë,përsëri se ne na pengon mendja të kënaqemi duke na paraqitur përpara nevojat e panumërta që kemi dhe në anën tjetër mendja ne na trembë nga armiqte të panumërt që kemi. Në këtë rast jo të krenohemi me forcën tonë, por jemi të mundur edhe nga mikrobi i kancerit që është aq i vogël sa që nuk mund ta shohim atë. Domethënë, ne këtu mund të rehatohemi kur e forcojmë besimin duke lexuar librat që na argumentojnë çështjet e besimit që na duhen shumë, dhe duhet të  mendojmë që do të ringjallemi pas vdekjes e që do të japim llogarinë e jetës fije për fije. Për ta ndritur mendjen do të studiojmë, do të punojmë, bile më tepër se ata që kanë rënë në devijim, duke plotësuar ibadetin (adhurimin) që na është urdhëruar për dobinë tonë, se ato nuk janë një peshë e rëndë që nuk mbahet. Namazi që na është urdhëruar na kërkohet vetëm një orë nga 24. Dymbëdhjetë muaj që kemi në vit, na është urdhëruar të agjërojmë vetëm ditët e një muaji dhe në qoftë se jemi të pasur e shëndosh e mirë në tërë moshën tonë na urdhërohet vetëm njëherë të shkojmë në haxh, dhe në qoftë se je i pasur vetëm 2,5% ta japësh zekatin nga paratë që ke. Pra këtu ke ardhur për t’u provuar dhe jo për tu kënaqur, por të mos harrojmë se besimtari që çon në vend urdhërat e All-llahut ai edhe këtu kënaqet bile edhe kur gjendet në gjendjet më të vështira nuk pikëllohet ndoshta kënaqet duke menduar se krijuesi im që më do shumë, për dobinë time më sprovon që të mos mendjemadhësohem, që të mos humb një jetë në të cilën lumturia nuk soset asnjëherë. Kënaqet duke menduar se, unë me mendjen që më ka dhënë Zoti i madhëruar, këto fatkeqësira duhet t’i duroj deri në fund, nuk duhet të shpërdoroj vullnetin që më ka dhënë Ai , sepse duhet të shkoj nëpër vende ku tubohen shokë e dashamirë të mirë, për të mësuar Madhërinë e Zotit dhe ta njohim mirë Atë. Se mosmohimi është tjetër dhe besimi është diçka shumë më tjetër. Që të mos biem të mundur në devijim dhe që të mos humbim xhevahirin më të madh, pra besimin që ka shpërblim një begati përrallore. Se në këtë botë që s’është e përjetshme nuk duhet të bëhemi dembel, duhet të përmirësojmë veten në këtë trup duke futur dituri nga syri apo veshi për të mos mbetur injorant sepse injoranca është shkaku i çdo ligësie dhe ajo njeriun e rrëzon dhe e ul në nivel më poshtë se kafshët. Se të gjithë lukset e kësaj jete ndaj lumturisë së jetës tjetër vetëm se janë nga një torturë dhe “lumturia e njëmijë vjetëve të këtushme nuk mund të përballojë kënaqësinë e një ore të xhennetit edhe lumturia e njëmijë vjetëve të xhennetit, nuk mund ta përballojë kënaqësinë e një ore të takimit me vetë All-llahun (xh.sh.). Në fund, kush mendon vdekjen ai është njeri shumë i mirë, ai mendim nuk duhet të të pengoje atributin edhe për këtë jetë, por në këtë të përkohshmen nuk duhet ta braktisim përpjekjen për atë që nuk soset kurrë, sepse besimtari duke menduar që do të japë llogarinë e jetës së vet e kontrollon vazhdimisht secilën vepër që është duke bërë. Në këtë mënyrë arrinë atë që i takon atij dhe shkon në majën e njerëzimit.


ÇFARË JANË TARIKATET (MISTICIZMI)

Tarikatet janë prodhimi i shekujve të më parshëm, të atyre kohëve që në vende të muslimanëve ka sunduar drejtësia e fesë islame. Kohëra në të cilat afër100% secili individ të atyre vendeve i ka zbatuar urdhërat e Zotit të Madhëruar. Sikurse njerëzit e ditëve të sotme duke i besuar vetëm jetës së këtushme po përpiqen të fitojnë sa më tepër para e mall (megjithëse ajo është e përkohshme) njësoj edhe njerëzit e kohërave të mëparshme edhe për këtë jetë duke u përpiqur më shumë se ne. Përveç kësaj ata pa i braktisur fare kanë zbatuar edhe urdhërat e fesë edhe këtë duhet ta shtojmë se kur ta hedhim sytë që të lexojmë historinë e shohim se, myslimanët kur kanë përjetuar fenë islame të plotë vazhdimishtë kanë përparuar dhe kanë sunduar botën, jo me despotizëm, por me drejtësi, mëshirë e tolerancë dhe disa shekuj kanë mundur të qëndrojnë në këmbë, Kurse Rusija duke pasur bombën e atomit në dorë me despotizëm nuk mundi të qëndroje as një shekull në këmbë dhe u shpërnda. Pra myslimanët e më parëshem që janë përpiqur që ta përjetojnë fenë me devotshmeri atyre nuk u ka mjaftuar ajo edhe  me tarikate (rrugë të ndryshme) janë përpjekur që të fitojnë më tepër sevape që të lartësohen duke fituar kënaqësinë e All-llahut të madh. Sepse muslimani beson se sevapit nuk mund t’i arrijë as dollari, as euroja, as kurrfarë floriri dhe se atyre që nuk përjetojnë nuk mund t’ua tregojmë çfarë kënaqësie përjeton besimtari. Për shembull: “Ti e ke kot që mundohesh të më tregosh shijen e dardhës që je duke ngrënë, kjo nuk bëhet ndryshe vetëm nëse më jep një cep të saj që ta ha unë e atëherë e kuptoj se çfarë shije ka. Në ato kohëra të mëparshme disa dijetarë për të përparuar në devotshmëri janë bërë shehlerë (udhëheqësa) dhe e kanë mbledhur “murida” (nxënësa) përreth tyre dhe kanë vazhduar tarikatin. Gejlaniu me titull Kadiri, Nakshibendija me emrin Nakshi, tjetri Rufai e një tjetër Melami etj. Në ato kohëra tarikatet kanë pasur vlerë për arsye se kanë qenë brenda Synnetit të Pejgamberit (a.s.m). Shehët me parime të ndryshme janë përpjekur së pari të edukojnë veset e veta e më pas kanë edukuar edhe të nxënësve dhe duke bërë dhikër (përmendur All-llahun) kanë përparuar në devotshmëri. Si ka mundesi t’i mposhtim këto shehlerët që si Gejlaniu Rabbaniu kanë qenë persona te famshëm si me shkencën e teologjisë ashtu edhe me ibadet (adhurim) kanë pasuar Pejgamberin (a.s.m), sepse te dy cilisitë kanë qenë te Profetit (a.s.m.). Por mjerisht shekulli XX ia pakësoi vlerën e tyre sepse në këtë shekull filozofia materialiste sulmin më të madhe e ka bërë në themelin e fesë në besim. “Pra besimi për muslimanin është bukë, kurse tarikati frut. Pa bukë nuk jetohet, pa frut jetohet. Pa tarikat mund të shkohet në xhennet por pa besim asnjëherë. Tarikati, njeriut ia lartëson vendin në xhennet”, por kur e zotëron besimin i bën adhurimet e urdhëruara edhe në qoftë se s’ke bërë, plus adhurim apo dhikër si tarikatçinjët mund ta gëzosh xhennetin. Sepse sot për të dhënë përgjigjen e ndryshme të materialistëve, besimtari shumë mirë duhet të armatoset me dituri të ndryshme të besimit dhe të shkencave fizike. Sepse atyre nuk mund t’i lexosh as ajet, as ndonjë hadith të Profetit (a.s.m.), sepse materialistët do të thonin: Kur unë e mohoj origjinalin, pra All-llahun ti pse më tregon fjalën e tij. Ne në këtë rast,atyre që e mohojnë, duke mbledhur argumente nëpër gjithësi ua afrojmë para syve, se filozofia materialiste atyre mendjen ua ka zbritur në sy, se sot secili duhet të dije shumë mirë se fëmijët jemi duke i dërguar nëpër shkolla laike ku biologu u thotë atyre se secilin send e ka krijuar natyra. Babai edhe ne qoftë se më përpara ka hyrë në Tarikate vetë mund ti zbatoje parimet që ka marur mbi vete por për të armatosur me argumente ka nevojë të lexoje veprat e Risale-i Nurit që janë plotë argument jo vetëm injorantet të shkencës të myslimaneve, por ato vepra shume profesora doktora të shkencave të ndryshme të vendeve mysliman dhe të Europës ka mundur t’i binde, Sepse sot babai ne qoftëse shpirtërishtë nuk ështe armatosur mirë, ai nuk mundet që t’ia largojë nga koka e fëmijëve dyshimet që ia kanë futur atij në shkollë, atëherë dhuratën më të madhe të All-llahut, pra fëminë, e bën nga një copë dru për zjarrin e xhehennemit, ndërsa fëmija i këtij babai edhe jetën e këtushme e jeton duke endur nëpër vende të fëlliqura. Kësaj duke i dhënë fund edhe këtë ta themi se disa njerëz të rreptë po kritikojnë tarikatçinjët dhe shehlerët e tarikateve, këtu duke dhënë një shembull do ta kuptoni se tarikatçitë për çfare u janë mirinjohës sheheve të tyre.
Përshembull: Një njeri që armiqtë e kanë plagosur pasi ia kanë shkatërruar shtëpinë dhe ia kanë mbytur babain nënën motrën vëllëzërit edhe pesë djemtë që ka pasur, në këtë rastë erdhi  përpara tij duke iu drejtuar mbreti që ishte edhe hero, këtij fatkeqit i tha unë jamë me ty kërko çfare të duash? Fatkeqi duke u gëzuar pa masë heroit i tha: Të afërmit që kanë vdekur nuk mundesh t’i ngjallësh por armiqtë mi sjell para meje dhe të gjithë t’i mbytësh para syve të mi, mënjëherë i sjellë dhe i mbyti të gjithë, më pas Mbreti fatkeqin e merr dhe e çonë në spital ,të gjithë plagët ia shëron dhe e merr nga spitali dhe e çon te një dyqan ia blenë një palë rroba të mira ia veshë atij, pastaj e merr dhe e çon në një vilë të bukur me ujë me vreshta e kopështa dhe i thotë unë jam mbret, kjo  vilë është e jotja dhe i thotë merri edhe këto çelësa që janë të këtij  thesari që kemi përpara, në të ka lloj-lloj xhevahirash dhe florinjë, çdo deviz e para që kalon nëpër botë,harxhoji sa të duash ty nuk mund të pengojë as kush, më në fundë  i thotë: Këtyre begative ua pafshë hajrin mirëupafshim dhe ikë. Tani a mundeni të ma tregoni se sa ështe gëzuar fatkeqi dhe sa mirënjohes bëhet për ato mirësi që atij ia ka bërë Mbreti. Njësoj edhe tarikatçinjët i nderojnë dhe i respektojnë shejhët se ata janë bërë shkak që të mos të humbasin begatitë, pra xhennetin që është plotë me kopështa e vreshta dhe sa kjo botë e madhe që nuk soset kurrë, kurse kjo begati që ia dha mbreti nuk eshte e sigurtë, sepse pas një ore mund të vdese ky që u bë padron. Nga ky shkak është se edhe pasi vdesë shejhi si respektë që tia dhurojnë një fatiha- elham dhe ti’a vizitojnë varrin, se vizita e varrezave është urdhëri i Pejgamberit (a.s.m.), që të mos harrojmë se edhe ne një ditë do të hyjmë ne te. Për këtë arsye atyre ia kanë ndërtuar nga një tyrbe  jo për ta adhuruar atë dhe të presin kurban, sepse shejhët gjithëmonë janë munduar që nxënësit ti lidhin për All-llahun e jo për vehten e tyre dhe as një sheh nxënësëve të tij nuk ua ka urdhëruar nxënësëve që tia ndërtojnë ndonjë tyrbe pasi vdese ai. Pra vlezër te dashur! Besimtari mysliman që lëvizë në rrugën e Synnetit, ai e dinë se secili falenderim sëpari shkon tek Allahu sepse mbretin që e përmendëm më parë, mëshirën e tij kopështin minierat e vilës e të xhevahirëve All-llahu i ka krijuar, por edhe sebepi nuk harrohet siç nuk mund ta mohosh se fatkeqi që ashpër ështe hidhëruar armiqëve që ia kanë bërë atë zullum atij, njësoj nuk mund ta mohosh se prej mbretit hero  ështe gëzuar shumë fatkeqi. Tani çështjen tonë shumë mirë e forcojnë këto dy ajete “Kul inkuntum tuhibbunall-llahe fettebiuni juhbib kumull-llah” ( Thuaj: Nëse e doni Allahun Atëhere ejani pas meje që All-llahu t’ju dojë...) tjetri “ Ja ejjuhel-ledhine amenuttekull-llahe vebtegu ilejhil vesilete” (O ju që besuat! friksohuni nga tortura e All-llahut dhe për të shkuar tek Ai gjeni ndonjë sebep ) Pra si thashë edhe më parë këto shehlerët kanë qenë edhe dijetarë të mëdhenj, kurse edhe me devotshmeri janë lartësuar që, ajo ato ika sjellur të bëhen evlija (i dashur tek All-llahu)Dhe All-llahu atyre ia ka dhuruar edhe keramete të jashtzakonshme. Ndërsa pas  shekullit njëzet shume sende u ndryshuan që, dihet se në kohën e më parëshme nuk kanë shkuar të adhurojnë tyrbet dhe të presin kurban si bëjnë në kohën tonë , njeriu nuk e falë namazin që e ka borxh ndaj All-llahut e shkon tek tyrbeja për të kërkuar diçka tek shejhu atij ia pret kurbanin, që kjo nuk është tjetër por është kufer. Më duket se u sqarua ploblemi i tarikatçinjëve.               

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 >>>