Po qe se ti i shikon këta shembuj, dëgjo dhe kupto! Para syve Skenografi i Pafillimtë, fletën e bardhë të dimrit po e palos dhe po hap atë të pranverës dhe verës së gjelbër. Treqindmijë llojet e krijesave dhe luleve mbi faqen e tokës po i vizaton në stilin më të përkyer dhe pa i ngatërruar me njëra tjetrën edhe pse ngjasojnë mjaft. Këto krijesa megjithëse dallohen në fytyrë për veçantitë e tyre, Ai nuk gabon aspak. Kjo nuk është për t’u habitur. Shiko se si “Hakimi Hafiz”, Edukatori i shpirtë¬rave, programin e shpirtit të një druri, se si në një pikë të bërthamës e ka përmbledhur dhe e mbron. A mund t’i thuhet këtij All-llahu xh.sh., se nuk i mbron shpirtërat?

Zoti i Plotfuqishëm botën e madhe, si gurin e bathës (mokrrës) e rrotullon dhe jo më pastaj të mos ngrejë e shkatërrojë kur të dojë botën. Të mos ndërtojë nga asgjëja atomet dhe qelizat, që janë si batalione të panumërt në organizmat e gjalla. A ka mundësi të ndodhë kjo? Jo!

Ai, Zoti i Plotfuqishëm, i ka rregulluar ato me një mjet të përsosur dhe urdhër të veçantë, siç është mesazhi i Kur’anit:

15_12032010001559.jpg

Kjo është shkruar dhe vulosur. Ai All-llahu, që në çast grumbullon ushtrinë dhe batalionet, atomet e elementeve të ndryshëm, i nxjerr dhe i fut në organizmin e qenieve dhe i bën të ditura. A mund të thuhet tani se Ai s’është i zoti të bëjë të gjitha këto vetëm me një urdhër?

Shembujt e Ringjalljes gjenden tek pranvera, sjellja e botës, dhe e shekullit, tek nata me ditën, si dhe tek krijimi dhe shpërndarja e reve, të cilat tre¬gojnë qartë për ato ç’ka kemi thënë. Këta shembuj mjaftojnë dhe janë një argument për ekzistencën e Ringjalljes.

Si këta shumë e shumë argumente mund të gjesh në këtë Gjithësi, duke i parë me sytë e tu. Duke e menduar veten njëmijë vjet më parë, do të dallosh dy periudha; të kaluarën dhe të ardhmen. Sikur të kesh llogaritur numrin e ditëve, viteve dhe shekujve, po aq shembuj të Ringjalljes do të gjesh. Të bësh këto llogari, të shohësh kaq e kaq shembuj dhe përsëri të mohosh, kjo është çmenduria më e madhe.

Dëgjo tregimin e mëposhtëm për të kuptuar mesazhin Famëlartë.

 15_12032010001602.jpg

Asgjë për ekzistencën e Ringjalljes nuk mund të bëhet pengesë. Ekzistencën e saj e ka të nevojshme çdo krijesë.

Kjo botë është si një Mah’sher dhe grumbullim i çuditshëm. All-llahu ringjall dhe i merr jetët si të një kafshe të thjeshtë, me lehtësinë më të madhe. Gjithashtu kjo botë për njerëzit dhe kafshët, është krijuar si një vend i kënaqësive, tamam si një anije e mrekullueshme dhe e bukur. Ka krijuar Diellin, si mjet ngrohje për bimët, kafshët dhe për njerëzit, por edhe si një llambë ndriçuese. Melekëve u ka përgatitur planetët për të jetuar. Pra kështu një All-llahu Fuqiplotë, një Edukator i Pafillimtë, në këtë gradë Sunduesi Madhështor, me të vërtetë nuk ka mundësi të vendoset në një botë të përkohshme.

Domethënë: Për mbretërinë e Tij, duhet një vend i përshtatshëm, që nuk shpërbëhet dhe nuk humbet. Atij, Zotit, nuk i mungon një botë e tillë. Për në atë vend na shtyn të punojmë. Atje na fton dhe atje do të shkojmë, por për këtë, më parë duhet të pastrohemi nga veset e liga. Vetëm kështu e fitojmë jetën e Përjetshme.

Ata që zotërojnë shpirtërat dhe mendjet e ndritura së bashku thonë: Atje është përgatitur një vend i kënaqësive dhe i lumturisë. Ky nuk është vetëm një premtim bosh dhe kërcënim që ne ju transmetojmë, por një e vërtetë e shenjtë. Premti¬min e shpërblimit e mohon vetëm ai, i poshtri dhe shpirtligu. Këto thashetheme dashakeqe, për të Pastrin e Madhërishëm nuk mund të ndodhin kurrë. Mohimi i Premtimit, vjen vetëm nga dobësia. Mos¬besimi në premtimet e dënimit të All-llahut xh.sh është një krim i paskrupullt, që s’mund të falet (Shënim). All-llahu është i aftë për të bërë ato që ka premtuar vetë, Lartësia e Tij e Plotëfuqishme.

Dëshmitarët dhe studiuesit e profesioneve të ndryshme, për këtë çështje kanë pasur një mendim unik. Ky përbën një argument bindës, nga njerëzit e zgjedhur dhe me pozita shoqërore. Secili nga ata është përfaqësues i elitës së njerëzimit. Këta njerëz të shquar janë ajka dhe syri i përbashkët i një populli. Ata janë specialistë kompetentë të këtyre problemeve. Dijet e dy njerëzve të shquar, vlejnë më tepër se sa logjika e mijëra të paditurve. Dy burra kur të shohin hënën në fillim të muajit Rama¬zan, pas kësaj mijëra të tjerë nuk mund ta mohojnë këtë thënie të tyre, pasi nuk kanë prova.

Shkurt: Në këtë botë, prej këtyre shembujve të Ringjalljes, nuk mund të ketë një sihariq më të saktë, një ide më të sigurtë dhe më të vërtetë.

Sigurisht që kjo botë është një arë, Mah’sheri (Tubimi i Ringjalljes) është një lëm i madh, kurse Xhenneti dhe Xhehennemi, secili është një hambar për këtë lloj drithi.

E VËRTETA E DHJETË: Është dera e kryerjes së veprimeve të logjikshme, e Ndihmës, e Mëshirës dhe e Drejtësisë. Pasqyrimi i emrave: Hakim, Kerim, Adil dhe Rrahim.

Si ka mundësi që në këtë Han të mysafirëve, në këtë poligon të provës së vazhdueshme dhe në këtë ekspozitë të botës, të jetë një mrekulli kaq e prek¬shme, një drejtësi kaq e kulluar dhe mëshirë kaq e gjerë.

Pra këto punë kaq të dukshme tregojnë se në pronat e Mbretërisë së Tij nuk ka mundësi të mos ketë banesa të përjetshme dhe vila komode për banorët e përjetshëm e të lumtur. A e lejon All-llahu i Mrekullisë së prekshme, a e lejon mëshira dhe drejtësia e Tij, që këto vlera të larta duke shkuar nga asgjëja të shkatërrohen dhe të bëhen pluhur e hi.

Kemi pranuar se Ai, Sundimtari i Madhëri-shëm, meqë njeriun e ka zgjedhur si përfaqësues të qenieve dhe pasqyrë të veprimeve të Tija, Ai i ka dhënë atij hambaret e bollekut të mëshirës së Tij të Shenjtë. E ka pajisur me funksionet e Emrave të Bukur dhe kërkon dashurinë dhe respektin prej tij. Kur të gjitha këto zbatohen, si ka mundësi që Ai këtë njeri të mos e dërgojë në botën tjetër dhe të mos e kënaqë?

Ai që ka mundësitë e pashterrshme,  bërthamës, t’i japë si qëllim dhe obligim të mbajë brenda vetes një pemë gjigande, apo ndoshta një pyll të tërë, a është e mundur t’i harxhojë të gjitha këto përpjekje vetëm për këtë jetë që jetojmë sot?

Meqë kjo jetë nuk ka rëndësi as sa kokrra e grurit, a është e mundur që qëllimin e Tij vetëm për këtë jetë ta konsumojë dhe të mos angazhohet për një jetë të Përjetshme dhe plot kuptim? Nuk mund të pranohet të mos shpalosë qëllimet e Veta, të mos paraqesë të gjitha këto realizime të për¬kryera, ku janë dhënë frytet e pëlqyera.

Prej diturisë absolute të Tij, çdo argument i shërben një qëllimi të Shenjtë, ku të gjitha obli-gi¬met dhe ndryshimet e rëndësishme kanë një dome¬thënie. E gjithë domethënia e këtyre fakteve është që frytet e pëlqyera të amshuar dhe të dobishme t’i rikthejë përsëri dhe gjithë këtyre grupimeve të zyrtarëve, t’u japë rëndësi dhe t’i shmangë nga rruga e paqëllimtë dhe e pakuptimtë. T’u tregojë të vërtetën e krijimit dhe faqen e Vendit të Lumturisë. Pastaj a thua të mos realizojë premtimet?

Nuk është e mundur që Ai punët e Veta t’i kundërvëje përballë të vërtetave dhe funksioneve të emrave Hakim, Kerim, Adil dhe Rrahim, që pastaj të poshtërohet. Kurrë!

Pasi tregon anën e bukur të krijesave të Tija, a është e mundur që Dituria e Tij e Madhe dhe Bu¬jaria e Tij e gjerë t’u kundërvihet tërë dëshmive dhe fakteve të krijimit të qenieve? Kurrë nuk mund të ndodhë! A ta merr mendja që kokën e njeriut dhe shqisat e tjera t’i realizojë me vlera të panu¬mërta, e pastaj njeriu të mjaftohet me kënaqësitë e kësaj jete? E vërteta nuk pajtohet me këto arsye¬time. Dituritë e Tija të gjithanshme të krijimit dhe logjika universale, nuk mund të kundërshtohen.

Nuk e kuptoni se drurit i ka dhënë mundësinë të lidhë kokrra dhe të japë rezultate të larta, gjë që do të thotë se secilës krijesë i ka dhënë mjetet e du¬hura për veprimtarinë e saj; p.sh. gjuhën e krijoi si një organ shumë interesant për të komunikuar.

Këtu tregojnë se Ai është All-llahu i Ditur dhe i Mrekullueshëm. Kjo lidhet edhe me faktin se nje¬riut, Ai i ka dhënë të gjitha mundësitë për të qenë ndërlidhësi i Tij, me qeniet e palogjikshme. Për¬fundimi i këtyre përkufizimeve të vlefshme, sjell rigjallërimin e njerëzve, sepse All-llahu xh.sh., vetëm me Ringjalljen, të mirën e bën të mirë dhe mëshirën të plotë. Ai është burimi dhe qëllimi i të gjitha të mirave dhe i mëshirës. Ringjallja është Jeta e Pavdekshme dhe Kënaqësia e pafundme.

A ka mundësi të mos e bëjë Ai këtë vepër madhështore? Të mos realizojë këtë që, njerëzit të mos takohen me All-llahun e Madhërishëm dhe të rrëzojë të gjitha punët e vyera?

Një vilë të bukur dhe të rehatshme e ndërton dhe e stolisë, aq sa në secilën qoshe, ka stisur bu¬kuri të patreguara. Me mijëra pajisje të çmuara dhe orendi e ka kompletuar secilën dhomë e Ai që bëri të gjitha këto harxhime, a ka mundësi që kësaj vile të mos i vendosë çati? Kurrë! Prej dobisë Absolute, vetëm dobi do të vijnë; prej bukurive Absolute, vetëm bukuri do të rrjedhin. Punët e thjeshta nuk vijnë prej një Diturie Absolute.

Kush bën një retrospektivë të historisë, do të shohë shtëpi, poligone, ekspozita dhe botëra të vdekura. Do të vësh re se kjo botë e provës, bara¬zohet me numrin e viteve të kaluara. Edhe pse for¬mat janë të ndryshme, rregulli dhe mjeshtëria e tyre madhështore, përsëri arti i krijimit të tyre ngjan me njëri-tjetrin.

Edhe në shtëpitë e papërfunduara apo poligonet, do të shohësh një logjikë të saktë në këto arritje, duke vërejtur edhe këtu shfaqjet e ndihmës, drej¬tësisë dhe të mëshirës.

Kush nuk e ka logjikën të verbër, do ta shohë se prej këtij Dijetari të Madh, nuk ka tjetër më të ditur. Nga të gjitha artet e Tija, po ta analizosh, nuk ka të dytë që të realizojë mëshirë dhe drejtësi si Ai.

Duke përfytyruar, supozojmë se këto punë, këta mysafirë dhe ky han, që i krijon vetëm një All-llah xh.sh. a ka mundësi të mos krijojë një vend tjetër madhështor në Mbretërinë e Tij të Përjetshme? Me pamundësinë e këtij supozimi, atëhere një dëm i madh, i bëhej vetë Atij. Po të mohonim këtë Mre¬kulli, atëhere do të mohonim edhe katër elementet e materies, që janë: Drita, uji, ajri dhe toka. Nga pikëpamja shpirtërore këta elemente janë: Hikmet, Adalet, Inajet dhe Merhamet (Dituri, Drejtësi, Ndihmë dhe Mëshirë) dhe këta elemente s’mund t’i mohosh, se pasqyrohen në çdo qenie. Prej kësaj bote, nga gjërat e përkohshme nuk mund të për¬fitosh aq sa duhet. Për t’i fituar këto kënaqësi me të vërtetë, një vend tjetër do të duhet. Kështu ta mohosh këtë është njëlloj sikur të mohosh dritën e Diellit, që ka mbështjellur botën. Edhe këto krijime të bukura që ndodhen në trupin tënd, ku ndihet ndihma dhe drejtësia e All-llahut xh.sh., s’mund t’i mohosh (Shënim). A mund ta quash Zotin e këtyre krijimeve të logjikshme dhe bujare, një lojtar të keq dhe të shkujdesur? Kjo nuk mund të pranohet, sepse e vërteta do të kthehej në të kundërtën e saj. Këtë gjë mund ta pranojnë vetëm sofistët.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 >>>