Kur’ani nuk lexohet vetëm për t’u bërë hafiz  e me Të të garantojë jetën materiale e të fitojë një pozitë të dynjasë, Ai nuk është për atë qëllim. Ai lexohet me qëllim që të fitohet jeta e paskajshme  se leximi i çdo shkronje të Tij,  së paku të garanton dhjetë, një qind e shtatë qind dhe në muajin e Ramazanit për një shkronjë mund të fitohet tridhjetë mijë sevape. Pra Kur’anin duhet ta lexosh për kënaqësinë e All-llahut, pastaj Ai ty të garanton lumturinë në xhennetin e përjetshëm.
 
Feja islame është si dielli, duke i  fryrë askush nuk mund ta shuajë Atë. Kur’ani është si drita që edhe  duke mbyllur sytë njeriu ndaj saj nuk mund të bëjë natën. Kush i mbyllë sytë ndaj Kur’anit mund të bëjë natë vetëm për veten e tij.
 
Kur ne mësimtarëve na sulmojnë anëtarët e kulturës materialiste, ne mund t’i ngadhnjejmë ata vetëm kur i bindim me argumente shkencore; duke i detyruar nuk mundemi. Duhet të pasojmë një rrugë pozitive dhe atyre fenë islame duhet t’ia paraqesim si një çështje e parësore.Që të ndikojë fjala jonë kur i thërrasim njerëzit, atë  duhet ta vërtetojmë edhe me moralin dhe me praktikën tonë. Feja islame qëndron vazhdimisht përballë armiqësisë dhe egërsisë  së egërsirave.
Qetësimin e vërtetë, kënaqësinë pa hidhërim, gëzimin e pastër dhe lumturinë jetësore e gjejmë atëherë kur i besojmë All-llahut plotësisht të vetëm.

Nuk më vjen fare vështirë t’i ngadhnjej mohimtarët duke pasur në dorë një argument si Kur’ani, gjykimi i të cilit nuk mbaron.
    
Duke pasur në dorë një argument të pashuar të zemrës sime nuk më vjen vështirë t’i mund ateistët.

Kush nuk i beson All-llahut, ai në kokën e tij mban belanë sa bota. Ndërsa kush i beson All-llahut bota e tij është plot me dritë. Sipas gradës së besimit njeriu mund ta ndjejë atë.
 
Të vërtetat e Islamit tërësisht janë përmbi politikën. Politika mund t’i shërbejnë Atij. Në këtë rast  çdo politikë e politikan duhet të dijë kufirin: në politikë nuk duhet të shpërdorojë fenë.
         
          Kurrë mos harro se kush  pranon se është robi i Al-llahut dhe i nënshtrohet Atij, çdo gjë bëhet shërbëtori i tij. Kjo nuk bëhet ndryshe,  por kur e beson dhe bindesh se çdo send është pronë i Tij. 
          Kush e kërkon çdo gjë në materie, atij mendja i ka rënë sy. Kurse syri është  I verbër ndaj gjërave shpirtërore.
         
          Shpërblimi i durimit është fitore e ngadhnjim. Kurse dënimi i dembelisë është mjerim e fatkeqësi. Mirësia e punës është pasuri. Shpërblimi i qëndrimit në vendin e duhur është ngadhnjim.
         
          Njeriu i mençur as nga fitimet e dynjasë nuk gëzohet shumë as nga humbjet nuk shqetësohet. Sepse këto janë kalimtare.
         
          Njeriu në këtë botë është mysafir, patjetër do të shkojë në një tjetër vend. Mysafiri nuk duhet të lidhet me zemër për ato sende që kur kthehet nuk mund të marrë me vehte. Si që do të ndahesh prej kësaj shtëpie, ti edhe prej këtij qyteti do të ndahesh. Njësoj edhe prej botës së përkohshme do të ndahesh. Meqë është ashtu, përpiqu që të ndahesh me nder. Trupin sakrifikoje  për shpikësin tënd, kundrejt shpërblimesh me një çmim të madh.
         
          Njeriu është një udhëtar, udhëtimi fillon nga fëmiria, rinia  e  pleqëria, nga pleqëria në varr, nga varri në ringjallje, e pastaj udhëtimi vazhdon deri në përjetësi...
         
          Njeriu kur sheh mirësitë  sheh  bamirësin, kur t’i shohë krijesat Krijuesin,  kur t’i shohë shkaqet duhet të mendojë nga dolën në shesh ato.  
         
          Në këtë jetë, fatbardh është ai njeri i cili dynjanë e konsideron një vend mysafirllëku ushtarak dhe me këtë mendim të jetojë. Vetëm ky mendim ia garanton njeriut  praninë dhe dashurinë e All-llahut..
         
          Në brendësinë e njeriut është vendosur, meraku i fortë, dëshira e fortë, ambicja, zelli dhe inati. Pra këto cilësitë i janë dhënë njeriut për të shpenzuar në fitimin e jetës ahiretit.
         
          Për të fituar dobitë e shumta duhet të pranohen dëmet të pakta. Po nëse nuk pajtohemi me  dëmet e pakta, atëherë detyrohemi të pranojmë sherrin që të përballemi me dëmet e shumta.
         
          Ateizmi nuk  i ngjan tjera sendeve. Në mizorinë, në plotësimin e veseve epshore, gjendet ndonjë shije djallëzore. Por tek mosbesimi asnjë shije nuk ka. Mohimi mban dhimbje dhe ndëshkime të dyfishta.
 
O njeri! A je ti fruti e universit, thelbi i tij. Megjithëse trupi yt është i vogël, i dobët, i pafuqishëm, me mëshirën e Gjithëmëshirëshmit ti je bërë një përmbledhje e universit dhe Allahu ty të ka lartësuar në majën e krijesave.
 
Çdo njeri ka drejtë të thotë: “Rrruga ime është e drejtë, e vërtetë” Por askush nuk ka të drejtë të thotë: “Vetëm rruga ime është e drejtë.”
 
Secili duhet të detyrojë vehten të flasë fjalë të mira. Sepse ka ndodhur shumë herë që njeriut të keq duke i thënë vazhdimisht i mirë, bëhet i mirë me të vërtetë.  Prap atij vazhdimisht të thuash i keq, i keqi mbetet i keq.   
  
Meqë kjo botë është e përkohshme, meqë mosha është e shkurtër, meqë punët e vlefshme janë shumë, meqë jeta e përhershme këtu do të fitohet, meqë kjo botë nuk është pa Zot, meqë në këtë bujtinën e vizitorëve gjykon një Gjykatës i Gjithëdijshëm, meqë nuk do të mbesin as të mirat pa shpërblim dhe as të këqijat pa dënim; meqë me sekretin e ajetit: (nuk jemi të obliguar me atë që s’mund ta përballojmë) dhe meqë rruga e sigurtë preferohet ndaj asaj të rrezikshme dhe meqë vlera e pozitave të kësaj bote vlen vetëm deri tek varri; atëherë me siguri është fatbardhë ai që për jetën e shkurtër, nuk e harron jetën e përhershme, jetën e paskajshme nuk e sakrifikon për këtë të përkohshmen dhe nuk e prish jetën e përhershme dhe jetën e kësaj bote nuk e harxhon në vende boshe. Ai duke e pranuar veten si mysafir, të mos kundërshtojë urdhërat e të Zotit të shtëpisë dhe në këtë mënyrë me një besnikëri të madhe mund ta hapë derën e varrit që të hyjë në lumturinë e përjetshme.

Kush do mik, për të All-llahu është mjaft. Po qe se All-llahu është mik për njeriun, për të çdo send është mik.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 >>>