Përgjigje: Siç e kam theksuar në disa pjesë të Risale-i Nurit, sundimi nuk e pranon kurrë ndërhyrjen e askujt. Bile edhe gjykatësi, apo nëpunësi më i pacipë dhe pa dinjitet, në sundimin e tyre nuk e pranojnë as ndërhyrjen e vetë djalit të tyre. Kjo tregon se Ligjet e sundimit nuk pranojnë tjetër shok, princip ky me themele të forta. Njëlloj sikurse një krahinë që nuk mund të drejtohet nga dy kryetarë komune, po kështu edhe një mbretëri nuk mund të ketë dy mbretër. Kjo tregon se Sundimtari do të jetë i vetëm dhe nuk pranon ortak tjetër. Ai nuk pranon ndërhyrje, duke iu referuar parimit të ligjit që: “Secili refuzon ortakërinë”. Shumë ndodhi gjatë gjithë historisë njerëzore, kanë vërtetuar parimin e parashtruar.

Kështu në qoftë se njerëzit e dobët, që kanë nevojë për ndihmën e dikujt, refuzojnë shoqërinë dhe në jetën e tyre nuk pranojnë të hyjnë nën mbrojtjen e dikujt dhe gjithashtu me fanatizëm ruajnë pavarësinë e tyre, atëhere me këto tregime do të kuptohet se Sundimtari Absolut me Edukatën e Tij, Gjykatësi Absolut me Sovranitetin e Tij, Pronari Absolut që zotëron një Fuqi të Path¬yeshme, pra kështu sovraniteti i një Zoti xh.sh. sa ka nevojë për të ruajtur paprekshmërinë në punët e Tij, po aq edhe refuzon shoqërimin e tjetërkujt. Tani e kupton se për Fuqiplotin e Madh këto cilësi sa janë të zakonshme, aq edhe këto kërkesa të thjeshta janë të palogjikshme, sepse as gjëja më e vogël nuk mund të shkëputet nga prania e Tij.

Pyetja juaj e dytë se çfarë e dëmton të Adhu-ruarin Absolut, kur dikush adhuron disa shkaqe të vogla (si shembull, ndonjëri për një mirësi të vogël adhuron bamirësin) a nuk i mjaftojnë Atij, adhu¬rimet që nga atomet më të vegjël deri tek diejt gjigandë?

Përgjigje: Krijuesi i Ditur, gjithësinë e ka kri-juar si një Pemë Gjigande, frutat e së cilës janë të gjitha qeniet e vetëdijshme, midis të cilave Ai ka zgjedhur si më të pëlqyeshmen, njeriun. Rëndësia e krijimit dhe përfundimi del në pah vetëm atëhere kur kjo krijesë të shprehë të gjitha falenderimet dhe adhurimet e saja ndaj Krijuesit, sepse dihet që ajo është frut i krijimeve të Tij. Sundimtari Sovran dhe Kryetari i kësaj gjithësie, e ka krijuar atë për t’u bërë i njohur dhe për të kthyer për nga Vetja dashurinë e këtij “fruti”, pra njeriut. Duke ditur këto fakte, a ka mundësi që Ai këto adhurime dhe falenderime t’i poshtërojë dhe t’i ndajë me tjetërkënd?

Këto hamendje bien në kundërshtim me Urtë¬sinë dhe Diturinë e Tij të Pastër. Kjo nuk mund të pranohet kurrë! Veç të tjerave, kjo dukuri do të ishte edhe një zhvlerësim ndaj Edukatorit të Universit, po qe se do të adhuronim tjetërkënd në vend të Tij, sepse vetë Fuqia e Edukatorit nuk do ta lejonte mohimin e funksioneve të Emrave të Bukur (Esma ul-Husna). Duket qartë se me veprat e Tij të një shkalle të përkryer, Ai ka shpalosur të gjitha mirësitë dhe i ka merituar falenderimet e thella të krijesave. A është e drejtë që duke i merituar të gjitha këto mirënjohje t’i bësh adhurim një tjetri, ta hedhësh në harresë vetë Atë, me burimin e të gjitha të mirave?! A mund ta lejojë Ai që “frutin” më të pëlqyer dhe përfundimin e krijimit të njerëzimit mos ta sjellë për nga vetja? O Ti që braktise mendimet boshe të natyralizmit, fol!

Ai tha: “Elhamdulil-lah!” (të falenderoj o Zot xh.sh.), që m’i kthjellove mendimet dhe më zgji¬dhe shumë enigma të vështira; njëra, për njësimin e Zotit xh.sh. dhe tjetra, që askush tjetër nuk meriton adhurime sadopak qofshin ato. Këto të vërteta m’i ke shndritur me qartësi aq të thellë, saqë kushdo që i mohon, i duhet të mohojë diellin në mes të ditës, si një budalla i mjerë”.

Përfundim

Personi që braktisi mendimet natyraliste dhe pranoi besimin në një Zot xh.sh. të Vetëm, tani po falenderon All-llahun xh.sh. dhe shprehet i gëzuar që iu sosën mendimet e zeza e dyshimet dhe për të shuajtur kureshtjen po parashtron disa pyetje.

Pyetja e parë: Prej shumë dembelëve dhe atyre që nuk falin namaz, dëgjojmë vazhdimisht të thuhet se: Përse i duhet All-llahut xh.sh. të zbatojë dënimet e ferrit ndaj atyre që nuk falen dhe vazh¬dimisht i tremb në mënyrë të tmerrshme keqbë¬rësit? Si i ka hije Kur’anit që vazhdimisht e ka treguar rrugën e realitetit duke dhënë mësime të vazhdueshme, të sulmojë rëndë, qoftë edhe për gabime të vogla dhe të parëndësishme?

Përgjigje: All-llahu xh.sh., jo vetëm për adhurimin e ndokujt nuk ka nevojë, por për asgjë nuk ka nevojë, por je ti ai që ke nevojë për adhurimin ndaj Tij. Ti je shpirtërisht i “sëmurë” dhe ibadeti është një ilaç, që të shëron nga këto plagë, gjë që e kam vërtetuar edhe në pjesë të tjera. Kjo është njëlloj si puna e atij mjekut, që vazhdimisht i jep këshilla një të sëmuri dhe me dashamirësi mundohet ta kurojë. I sëmuri në vend që ta falenderojë, i kërkon llogari se përse ky mjek ia jep këto këshilla të dobishme, duke i thënë: “O doktor, pse më këshillon vazhdimisht që të pi ilaçet. Përse të nevojitet ty kjo gjë?”

E kupton tani se sa bajate të duken këto fjalë të çmendura? Mos të harrojmë se paralajmërime të frikshme dhe ndëshkime të Kur’anit Famëlartë për ata që nuk falen, dalin në shesh atëhere kur dëgjon këtë tregim. Një mbreti, për të mbrojtur interesat e popullit të tij, i duhet që të japë dënime të rrepta edhe njerëzve fare të thjeshtë, qoftë edhe për një gabim sado të vogël. Pra kush braktis ibadetin dhe namazin, ka shqetësuar të gjitha qeniet dhe ka bërë një dëm të madh, sepse ato konsiderohen si shtetas të këtij Mbreti të Pafillim dhe të Pambarim. Përsosmëria e këtyre qenieve del më në shesh, atëhere kur All-llahun xh.sh. e lartëson duke e larguar nga të metat dhe kur adhurimin e kryejnë në mënyrë sistematike ndaj Krijuesit të tyre. Këtë shërbim ata janë të detyruar ta kryejnë pa u shmangur. Kush nuk adhuron, ai nuk e vë re adhurimin e qenieve të tjera dhe mbase e mohon atë, duke e vazhduar jetën pa adhurime dhe ua injoron të drejtën e adhurimit të tjerëve, duke i ulur nga pozita e adhuruesve dhe duke ua zbehur fare përsosmërinë. Ai që nuk adhuron, nuk mund t’i konceptojë dot qeniet që janë si një Mesazh Hyjnor dhe si një pasqyrë e funksioneve të Emrave të Bukur. Njeriu që nuk adhuron, i ulë krijesat në një pozitë të tillë, me kuptimin se ato janë pavlerë, nuk kanë asnjë detyrë dhe janë si kufoma.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 >>>