“Rehatinë dhe sigurimin e të dy jetëve, e shpjegojnë këto dy fjalë: Miqëve t’i përgjigjesh me dashamirësi e mirësjellje dhe armiqve me paqe”.

Pyetje? Ti po më thua mos u armiqëso, por ajo nuk është në vullnetin tim, armiqësinë e kam në krijimin tim. Kështu që faji tërësisht nuk është i imi sepse më kanë nervozuar dhe për këtë arsye nuk mund ta braktis.

Përgjigje: Në qoftë se qëndrimet e pamo-ralshme dhe motivet e dobëta nuk shoqërohen me qëndrime demaskuese, pra ndikimeve të qarta ne qoftë se nuk i përgjigjesh me nerva të nxehta, njëkohësisht të pranohet gabimi, atëherë çdo gjë mund të kalohet lehtë. Pendim do të thotë se ti i pranon gabimet dhe ke qenë i padrejtë. Kjo e fundit të shpëton ndërgjegjen. Qëllimi i shkruarjes së këtij libërthi është të fitohet pendesa shpirtërore. Kështu që ta pranosh gabimin ndaj armikut dhe para All-llahut xh.sh., ta pranosh dhe të kërkosh falje për padrejtësinë që i ke bërë armikut. Armikun e drejt të mos shpif dhe të mos quajë të padrejtë.

Një ndodhi interesante: Një herë kam parë një njeri, që ishte treguar i njëanshëm. Duke qenë teolog (hoxhë), ofendon një dijetar tjetër, që bënte pjesë në një parti opozitare. Ai pretendonte se kun¬dërshtari nuk ishte besimtar, por ishte një hipokrit, kurse partinë e tij që e lavdronte një hipokritë atë e lavdëronte duke thënë se është i devotshem e lar¬tësonte. Atëherë prej lojrave të politikës u tremba dhe thashë:

10_24022010231944.jpg

atëherë tërësisht u largova dhe prej asaj kohe poli¬tiken e braktisa përgjithmonë.

PARIMI I PESTË: Ky parim tregon dëmin e përçarjeve dhe të inatit në jetën shoqërore.

Përkundra tregimeve tona të bashkimit, po qe se parashtrohen këto tre pyetje:

1- Hadithi i Pejgamerit thotë:

( )  10_24022010231947.jpg

Por në fakt ndarja sjell përçarjen.

2- Sëmundja e ndarjes bëhet shkak që të shty¬purit të shpëtojnë nga mizoritë e pronarëve. Sepse po qe se bashkohen shtresa e lartë e fshatarësisë me atë të qytetit, shtresën e thjeshtë e zhdukin dhe në këtë mënyrë, ndarja e shtresës së thjeshtë i bëhet shkak shpëtimi.

3- Nga rrahja e mendimeve dalin rrugët që të çojnë në shpëtimin nga situate. Atëhere përfundimi është në këtë mënyrë:

Përgjigjja e pyetjes së parë:

Hadithi i Pejgam¬berit tregon anën pozitive të ndarjes. Kjo do të thotë që secili të mundohet të përsosë dhe të zhvillojë profesionin e vet. Përshem¬bull: (Njëri bëhet robaqeps e tjetri ka hapë një barnatore, një tjetri shet mish kjo nuk është një përçarje një vepër negative). Pra hadithin e Profetit a.s.m. nuk mund të komentosh si negative). Pra secili duhet të mundohet të përsosë jetën dhe të përmirësojë kulturën e vëllezërve mys¬li¬manë. Kurse ndarja negative është tjetër, është me pasoja të këqija, këshut që :

Duke urrejtur, duke u armiqësuar me njëri-tjetrin, mundohen të shkatërron jetën shoqërore. Hadithi i Pejgamerit këtë gjë e përjashton, sepse duke u grindur njëri me tjetrin, nuk mund të orien¬toheni drejtë një rruge pozitive dhe kështu lëvizja ndërpritet.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 >>>