Në një mënyrë të gjerë, m'u shfaqën dëmet e mosmbështetjes në ekonomi.
Kështu para nëntë vjetësh erdha në një qytet fisnik. Meqenëse ishte dimër nuk e pashë burimin e prodhimeve të tyre. Zoti e mëshiroftë myftiun e atij qyteti, që më patë thënë disa herë: “Populli ynë është i varfër”. Fjala e tij më shqetësoi shumë. Gjatë pesë-gjashtë vjetëve që vazhduan, më dhimbseshin njerëzit e atij qyteti të varfër. Pas tetë vjetësh, në verë shkova përsëri në atë qytet. Kur pashë vreshtat e tyre të begata, më ra ndër mend fjala e myftiut. Thashë: “Fesubhanallah! Prodhimi i këtyre vreshtave i tejkalon nevojat e tyre. Ky popull nuk është i varfër, por shumë i pasur”. Fjala e myftiut më habiti shumë, por e dija se nuk mashtron, meqenëse ka qenë edhe udhërrëfyesi im. Më në fund e kuptova përse më pati thënë ashtu, për shkak të mosmbështetjes në parimet e ekonomisë. Kishte ikur bereqeti i prodhimeve dhe të ardhurave të tyre. Edhe pse kishin gjithë atë pasuri, përsëri myftiu vazhdonte të thoshte: “Populli ynë është i varfër!”
Pra nga shumë prova që solla deri tani, në qoftë se për mallin e jep zekatin, ai të shtohet më shumë. Po kështu edhe ekonomia është një shkak tjetër për të shtuar prodhimin, siç janë në të kundërt, mosdhënia e zekatit dhe shpenzimi pa kriter,të cilët janë shkak për të larguar bereqetin e mallit. Këtë çështje e kanë vërtetuar ndodhi të panumërta. Platoni i fesë Islame, prijësi i mjekëve dhe mësuesi i filozofëve, Ebu Ali Ibni Sina i famshëm, që në Europë e thërrasin Avicenna, nga pikpamja mjekësore duke komentuar këtë ajet:

"2_01022010004002.jpg"

ka thënë:

"2_01022010004009.jpg"

“Mjekësinë e përmblodha në dy rreshta. Ekonomia është rezultat i bindjes.
Bukuria e fjalës është tek shkurtësia e saj. Kur të hash, ha pak. Pasi të kesh ngrënë, mos ha pa kaluar katër pesë orë. Shërimi është tek tretja, pra ha atë që stomaku e tret më lehtë. Rëndesa më e madhe e stomakut është kur ha ushqim pas ushqimi.” (Shënim).
Ja pra dy vjet më pas, ata që shpenzonin pa kriter, duke vërtetuar temën, lufta e dytë botërore, çoi që ata të bëjnë me zor ekonomi.

"2_01022010004013.jpg"

(Nga letra e njëzet e dytë)

TEMA E DYTË

"2_01022010004017.jpg"

O ju besimtarë! Në tregimin e parë morët vesh se sa dëm i madh është të armiqësohesh me vëllain tënd besimtar. Duhet ta dish se si armiqësia dhe ambicja, për unitetin e besimtarëve është një sëmundje e dëmshme. Dijeni se armiqësia midis gjallesave është shkaku i varfërisë, i sëmundjeve dhe mizerjes. Këto sjellin mjerimin dhe fatkeqësinë. Jeta e çifutëve është një dëshmi e mjaftueshme për këto që thamë. Ata më shumë se popujt e tjerë po sulen pas interesave të tyre, duke vlerësuar të mirat e kësaj bote. Kështu ata bëjnë një jetë të mjerë dhe poshtëruese. Ambicja në jetën shoqërore të bashkësive dhe në jetën individuale ka një ndikim negativ dhe shkatërrues. Duhet të mbështetemi në ndihmën e All-llahut xh.sh. dhe të frymëzohemi me parime të larta, si ato të mësipërmet. Ta kuptojmë se drurët frutorë dhe bimët kanë nevojë për një lloj ushqimi që të gjallërohen. Ato duke u ushqyer vetë, ushqejnë më shumë fëmijë se sa kafshë. Ngaqë kafshët sulen me pangopësi mbi ushqimin e tyre, e arrijnë me shumë vështirësi. Kush mbështetet në ndihmën e All-llahut,xh.sh., ushqehet me lehtësi. Qeniet e dobëta dhe të pafuqishme, duke u mbështetur tek Furnizuesi, kërkojnë rriskun dhe e marrin me lehtësi. Egërsirat që sulen me ambicje pas ushqimit të ndaluar, mund të ngopen me mundim të madh. Kjo tregon se:
Ambicja është shkaku i mjerimit.
Bindja ndaj All-llahut xh.sh. është një arsye e Mëshirës së Tij. Në rruzullin tokësor, më shumë se popujt e tjerë, çifutët vërtiten me ambicje të madhe pas fitimeve, duke vlerësuar së tepërmi jetën e përkohshme. Nuk mund të bëjnë hajr nga të ardhurat që nxjerrin nga kamatat. Rrëmbejnë disa prona që nuk u përkasin dhe më vonë marrin dënimin me përmbytje dhe shkatërrime. Kjo tradhëti tregon se:
Nga ambicja vjen shkatërrimi dhe humbja. Njeriu ambicioz, gjithmonë është në humbje. Shumë ngjarje bëhen shkak për të përmendur këtë fjalë të urtë:

"2_01022010004021.jpg"

Po qe se mallin e do shumë, atëhere kërkoje nga All-llahu me bindje dhe jo me ambicje. Që ta kuptoni më mirë se sa humbje keni nga ambicja dhe se sa fitim nga bindja, po ju parashtroj këtë shembull:
Dy vetë kanë hyrë në dhomën e pritjes së një të pasuri. Njëri prej tyre thotë me vete: “Vetëm të mos na lëjë përjashta do të ishim të kënaqur edhe sikur në këmbë të rrimë brenda. Mjafton të na pranojë. Edhe në një vend nga fundi të na ulë, për ne është nder”.
Tjetri duke e quajtur veten të barabartë me pasanikun, kur hyrën mbreda mendjemadhsi ulet në një karrike në krye të vendit dhe i ngul sytë me ambicje, në vendin më të lartë të qoshes, por zotëria i ofron një vend andej nga fundi për t’u ulur. Ky njeri në vend që të kënaqej që nuk mbeti jashtë dhe të falenderojë zotërinë, mban inat me të.
I pari i nënshtruar, po që hyri u ul në karriken e fundit. Me këtë veprim ai fitoi mëshirën e padronit, që më vonë e ftoi atë në një vend më afër tij. Duke u lartësuar pozita e tij edhe kënaqësia dhe falenderimi iu shtua.
Pra kjo botë është vendi i gostitjes nga ana e të Gjithmëshirshmit. Faqja e tokës është një sofër e Mëshirës së Zotit xh.sh.. Mundësitë e furnizimit janë të ndryshme, siç e kemi treguar edhe më lart. Edhe në punë shumë të vogla shihet ndikimi i ambicjes.
Shembulli i parë: Dy lypësa, njëri që i vardiset atij që nuk i jep dhe tjetri që e shpreh varfërinë e tij duke ndenjur urtë dhe qetë. Këtij të fundit i jepet diçka nga dhimbshuria që të ngjallë qëndrimi i tij.
Shembulli i dytë: Natën kur nuk ke gjumë, kur shtrihesh për të fjetur, duke e kërkuar gjumin me insistim, ai të largohet më tepër, por po e prite i qetë mund edhe të të zë.
Shembulli i tretë: Kur pret ndonjë dhe ai nuk të vjen, më në fund nga ambicja, durimi të soset dhe ti ikën. Sapo ikën ti, personi që po prisje vjen. Në këtë rast humbja është e jotja. Sekreti i këtyre punëve është i njëjtë me ekzistencën e një buke, që lidhet me arën, lëmin, mullirin dhe me furrën. Edhe në çështjet e rradhës dhe përfundimit të saj, sundon një përqendrim i Diturisë së të Gjithëditurit. Ambiciozi meqenëse nuk ecën me maturinë e nevojshme të Dijes së All-llahut xh.sh., nuk mund të shohë ecurinë e problemeve dhe duke kapërcyer dy shkallë përnjëherësh rrëzohet dhe thyen kokën.
Tani o vëllezër që vraponi me nxitim pas përfitimeve të përkohshme, jeni hutuar nga ambicja dhe ecni si të dehur. A nuk e dini se ambicja është e dëmshme dhe e mjerueshme? Me çfarë mendje po vraponi pa dalluar mirë hallallin nga harami? Për jetën e mëpasme po humbisni shumë përfitime. Ju keni braktisur edhe gjënë më themelore të besimit, që është dhënia e zekatit. Zekati është mbifitimi i bereqetit dhe dhënia e tij është e domosdoshme për largimin e fatkeqësive. Në qoftë se i takon për të dhënë zekatin dhe nuk e jep, ta dijë mirë se ka për t’i dalë nga duart po aq mall, duke i shkuar edhe dëm.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 >>>