4- Risale-i Nur ka tërhequr vëmendjen duke thënë: Feja kurrë nuk ndahet nga shkenca. Mendimin që propozohet duke u thënë se shkenca kundërshtohet me fenë është problemi më i madh për njerëzimin në shekullin e fundit. Bediuzzamani duke na treguar gjithësinë thotë: “Gjithësia është një libër që me të gjithë dekoret e saj na tregon Shkruesin e vet, ajo është një vilë që me të gjitha pjesët e saj na tregon për Mjeshtrin, ajo është një laborator që me tërë stërhollësirat e saj na tregon për një Edukator të Ditur. Risale-i Nur duke iu afruar realitetit, nuk është i huaj për njerëzit e modernizuar. Njerëzit e modernizuar të Evropës janë njoftuar me përpunimin e gjithësisë, janë mësuar ta sodisin atë dhe pikësynimi i tyre është qëndrimi mbi univers. Në këtë mënyrë me syrin e shkencës kush shikon gjithësinë ai medoemos do ta pranojë Risale-i Nurin, sepse ai duke parashtruar tezat, shumë herë fenomenet i hulumton nën dritën e shkencave, pra gjeologjinë apo biologjinë. Tani e kuptuat se evropianët i thërret me një zë që ato kanë kontakt me të.

5- Në një vend tjetër thotë kështu: “Ja pra në luftën e jashtme duhet të paraqitet me shpatë të diamantë të drejtësisë së fesë Islame, qytetërimet mund t’i luftojmë duke i bindur ato. Lufta nuk bëhet duke i detyruar e trajtuar si të egjër. Ne jemi sakrifikues të dashamirësisë, nuk kemi kohë për t’u armiqësuar.

Siç e shikuat edhe vetë Said Nursiu akoma në fillim të shekullit, ka paraqitur metodën e paqes ndaj të huajve.

 "12_11032010113239.jpg"

“Dhe ata të cilët besojnë në atë që t'u shpall ty dhe në atë që është shpallur para teje dhe që janë bindur plotësisht për (jetën e ardhshme në) botën tjetër.”(Bekara, 4)

All-llahu (xh.sh.) me këtë ajet na tregon se si t’i paraqitemi atyreve që u kanë zbritur librat dhe si t’i ftojmë në fenë Islame. Kuptimi i ajetit është i tillë: “O ju që i besuat librave të zbritur më parë! Për të pranuar fenë Islame për ju nuk ka ndonjë vështirësi. Mos t’iu vijë rëndë! Sepse feja Islame nuk ju urdhëron t’i braktisni tërësisht fetë e juaja. Mjafton vetëm të përmirësoni besimin tuaj, duke përmirsuar kështu fenë që keni pasur më parë.” Ja pra në këtë i fton, sepse Kur’ani në vetvete ka përmbledhur cilësitë e të gjitha librave të zbritura më parë dhe themelet e ligjeve të tyre. Pra principi i Kur’anit është rruga e drejtë e mesme dhe ligjet e feve tjera i futë në rrugën e mesme. Kur’ani ndërton vetëm ato pjesë që nën ndikimin e kalimit të kohës dhe të vendit, kanë qenë nën shtrëngimin e shndërrimit, pra ato pjesë të degëve i përmirson duke i realizuar. Bediuzzamani thotë: “Në këto që thamë a ka ndonjë send që është jashtë logjikës”. -

Dr. Mary Weld

?

Padyshim këto fjalë i pëlqejnë njerëzve të Evropës, feja islame që është e vendosur në mendimet reale, atyre do t’i ndihmojë më shumë.

Ndikimi i horizontit të Risale-i Nurit nuk është kufizuar vetëm me popullin turk. Said Nursiu me veprat e tij Risale-i Nur, të vërtetat e Kur’anit ia ka shpallur të gjithë botës, duke përdorur një metodë të pranueshme për të gjithë shekujt, kulturat, biles të pranueshme edhe për kulturën moderne.

Nga këto cilësi të bukura të tij, ashtu siç përhapet Risale-i Nur pa problem nëpër shtetet e Evropës, njëlloj po përhapet edhe në ato vende që me periudha të gjata e kanë humbur kulturën e fesë islame, pra në Azinë e Mesme dhe në vendet ballkanike, duke u bërë kështu një derë shprese.

Prof. Dr. Abdulaziz Shahbar

?

Duke u shpjeguar forca e bukurisë shpirtërore të veprave të Bediuzzamanit, mund t’i tërheqim drejt besimit zemrat e muslimanëve të kohës moderne dhe në këtë mënyrë përsëri ato mund t’i kthejmë tek burimet e besimit. Kështu në qoftë se kthehen sa më parë drejt këtyre burimeve do të mund të mbrohen nga krimet e egra bashkëkohore. Në veprat e Bediuzzamanit ka metoda të fuqishme bindëse në lidhje me besimin. Është detyra jonë që muslimanëvë të Bosnjës, Malit të Zi dhe Kosovës t’ia bëjmë të njohura këto metoda me qëllim nxitjen e fuqisë shpirtërore.

Azra Kasëmoviç

?

Risale-i Nur kur arriti në krahinat tona na gëzoi në atë masë, sa na dukej sikur lindëm për së dyti. Ne turko-azeritë e përjetonim në thellësi dhimbjen e tmerrshme të mohimit dhe të devijimit nga komunizmi i shtatëdhjetë viteve, ku me filozofinë matarialiste të pafe, na ka djegur në një xhehennem shpirtëror. Megjithatë ne e ndjenim se në krijimin tonë ndodhet dëshira për të përjetuar lumturinë e përjetshme dhe kështu tek ne u zgjua një zell për të gjetur Zotin tonë, duke thënë: “Ah si mund ta njohim atë Zot i Cili është Krijuesi ynë?” Dikur nëpër shkolla All-llahun, Profetin dhe Kur’anin na i paraqitnin si mit e përralla, duke na thënë se s’ka jetë tjetër, prandaj kënaquni deri sa të vdisni. Ne me shpirt duke thënë se vallë a ka mundësi të gjejmë ndonjë libër që na tregon jetën e përjetshme, luteshim me lot në sy: “O Zot (xh.sh.) na njofto Vetën Tënde se duam të të njohim Ty, s’duam të jemi të përkohshëm, sillna ta përjetojmë atë jetë”. Falenderoj shumë All-llahun (xh.sh.) që na dërgoi Risale-i Nurin për të shpëtuar njerëzimin si një dorë që zbret nga xhenneti. Në këtë moment erdhën nxënësit e Risale-i Nurit të Bediuzzamanit, që vrapojnë majtas djathtas për të gjetur ndonjë njeri që e ka habitur materializmi dhe t’i paraqesë dhuratën më të madhe, Risale-i Nurin, që i garanton njerëzimit besimin, i cili ka për shpërblim xhennetin e lumtur. Atë e pimë si ujë e All-llahu i Madhëruar ashtu siç e ngjall tokën e vdekur duke ia zbritur shiun nga qielli, njëlloj na ngjalli edhe neve shpirtin me Risale-i Nur. Këto vepra nuk ishin si ato që ua lyen ndonjë melhem plagëve por këto të vdekurit i japin shpirt. Ne në atdheun tonë, Azerbajxhan, duke lexuar Risale-i Nur, në shpirtat tonë ndiejmë një lumturi të madhe. Tani ne jemi të lumtur e pa fije hidhërimi dhe që në këtë jetë po përjetojmë kënaqësinë e xhennetit.”

Dr. Rauf Samidli

?

Lëvizja e Bediuzzaman Said Nursiut është një lëvizje e gjerë. Ai është një model shembullor edhe për muslimanët e vendeve të tjera në lidhje me temat e zhvillimit dhe rinovimit. Sepse Bediuzzamani është një prijës shembull në pikëpamjen e lidhjes me zbatimet e jetës së Hz. Muhammedit (a.s.m.). Metoda e Bediuzzamanit nuk është vetëm për disa popuj dhe shtete të caktuara, përkundrazi ajo është një metodë që mund t’i përgjigjet nevojave të secilit komb dhe shteti. Sepse ai mban vlerat e metodës së Kur’anit famëlartë që është i parashtruar në sunnet të Pejgamberit (a.s.m.) dhe në jetën e sahabeve të tij.

Dr. Hasan Abbas Zeki

?

Shërbimet e besimit dhe politika

Në çdo vend ku bëhet temë shërbimi ndaj besimit, politika ia turbullon mendjen njerëzve, duke hedhur dyshime se ky shërbim a ka kontakt me politikën apo jo. Përgjigjja e kësaj pyetjeje ka dalur shumë qartë në shesh në jetën e Bediuzzamanit, ku do ta vërejmë edhe në deklaratat e vyera të dijetarëve të famshëm të botës islame, si p.sh. të Said Ramazan El-Butiut:

“Zoti e mëshiroftë Bediuzzamanin. Duke përfituar prova nga fraksione të polikës që bëjnë lojra të ndryshme rreth vetes, ai ia tërheq vëmendjen nxënësve të tij në këtë pikë: Ndërtimi i një ndërtesë islame me një sinqeritet të plotë për t’i ftuar njerëzit në rrugën e All-llahut dhe tek muslimanët për të sjellur dashurinë e fesë islame, ka lidhje me mosrënien pre e politikës, moshyrjen në centrifugën e saj dhe mosmarrja pjesë në një grup duke u bërë kundërshtar i të tjerëve.

Pra pas gjithë këtyre provave dhe vuajtjeve të vështira, Bediuzzamani rezultatin e pastër e ka nxjerrë në këtë mënyrë: “Unë padyshim theksoj se në popullin arab apo në popujt e tjerë muslimanë, është i ditur përfundimi i atyre që janë përzier me politikë.

Shumica e grupeve që kanë dalë në emër të shërbimit islam kanë rënë në batakun e politikës. Bediuzzamani na këshillon që të jemi të kujdesshëm, sepse politika i ka detyruar të bashkohen me ato fraksione që nuk kanë qëllim tjetër përveçse partinë e vet dhe politikën e kanë mjet lëvizje dhe qëllim kryesor. Provat po na tregojnë se pas një farë kohe e hedhin poshtë mendimin e thirrjes në islam. Në fillim duke menduar se politika i ndihmon shërbimit të fesë dhe rrugës së All-llahut (xh.sh.), në momnetin që i rrezikohet karrika, fillojnë që të luhaten e të ndeshen për pushtet. Për arsye se përkrahën këto rrugë të gabuara, bënë marrëveshje me njerëz të ndryshëm për të forcuar luftën ndaj të tjerëve. Por në qoftë se pyesni se cili është rezultati, mund t’ju them këtë se, mbeti e pavlerë fjala e atyre që premtuan se do ta njoftojnë Zotin dhe do ta tregojnë fenë e Tij. Mjerisht këtë zbrazëtirë e plotësuan misionerët, rrugaçët dhe ata që mbanin qëllime të këqija.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 >>>