KURA E GJASHTË (Shënim)

O ti i sëmurë që kujton shijimet e kësaj jete dhe hidhërohesh nga sëmundja!

Sikur kjo botë të ishte e përjetshme dhe të mos kishte vdekje, shkatërrimi prej ndarjes dhe humb¬jet të mos ekzistonin, edhe dimrat, furtunat, fatke¬që¬sitë shpirtërore të mos njiheshin, atëhere edhe unë bashkë me ty do të hidhëroheshim për gjendjen tënde.

Nuk  duhet të harrojm se do të vijë një ditë që kjo botë do të na lërë dhe ne do t’i braktisim të mirat e saj. Pra sëmundja na paralajmëron dhe na thotë: “Trupi yt nuk është ndërtuar as prej hekuri dhe as prej guri. Ai është ndërtuar nga elemente të ndryshëm, që në çdo rast mund të shpërbëhen. Hidhe poshtë kryelartësinë dhe njihe dobësinë tënde! Mëso për çfarë qëllimi ke ardhur në këtë botë dhe pronë e kujt je! Njihi këto detyra, sepse sëmundja jote në veshin e zemrës t’i përsërit këto fjalë çdo çast.

Lumturitë e përkohshmë nuk vazhdojnë gjatë. Kënaqësitë e ndaluara jo vetëm që janë të për¬kohshme, por edhe shkaktojnë dhimbje dhe mëka¬te. Prandaj mos u anko, pse për shkak të sëmundjes po largohesh nga këto kënaqësi, përkundrazi, kujto sëmundjen tënde, që s’është gjë tjetër veçse një adhurim shpirtëror dhe mendo të mirat e jetës së përtejme. Duke kujtuar dobitë e sëmundjes mun¬dohu të ndiesh shijen e tyre.

KURA E SHTATË

O ti i sëmurë që ke humbur shëndetin!

Sëmundja jote nuk po ta dëmton shëndetin dhe të mirat që të ka dhënë All-llahu xh.sh., përkun¬drazi, ajo po të vë në dijeni dhe të kujton vazh¬dimisht gjendjen tënde si një gjë e shijshme që po të vazhdojë gjatë, ajo e humb shijen.

Njerëzit e ditur kanë thënë:

8_24022010173418.jpg

Po të mos ekzistonte errësira, dritës nuk do t’i dihej vlera dhe do të humbaste shija e shkëlqimit. Po të mos ishte i ftohti, të nxehtit nuk do të kuptohej. Po të mos ndiente uri stomaku, buka nuk do të shi¬jonte aq shumë. Etja e shton kënaqësinë e ujit, etj.

Pra po të mos jetë sëmundja, shëndeti nuk do të njihej fare dhe nuk do t’i dihej vlera. Krijuesi për të treguar shijen e të gjitha bamirësive të Tij, i shtyn njerëzit t’i shijojnë ato, me qëllim që të falenderojnë All-llahun xh.sh.. Këtë gjë Ai e bën sepse nga të gjitha krijesat e kësaj bote ka para¬pëlqyer njeriun, të cilit i ka dhënë arsyen që të njohë me lehtësi mirësitë që vijnë nga Ai, pra All-llahu xh.sh.. Midis shumë dhuratave, All-llahu xh.sh ashtu siç i ka dhënë njeriut shëndet, do t’i japë edhe sëmundje, dhe fatkeqësi.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 >>>