Po qe se thua se këto qenie ia atribon natyrës, do të përballohesh me vështirësi të panumërta. Sikur ta mbështesim tek Një Zot i Madhërishëm këtë krijim, çfarë mrekullie do të shikonim dhe pamundësitë do të thjeshtoheshin dhe do të bëheshin pendë të lehta.

Përgjigje: Në të pamundurën e parë, kur dhamë shembullin e diellit, vumë re se ndikimi i tij realizohej me lehtësi, që nga kristalet e vogla deri tek oqeani madhështor. Ky ndikim vërtetohet shumë lehtë, sepse po nuk i ndriçoi dielli, as pika e ujit dhe as oqeani, nuk do të dukeshin si mijëra diej të vegjël nga pasqyrimi i tij. Ato dritën e tyre e përfitojnë nëpërmjet një dielli të zakonshëm. Pra kur secilën qenie t’ia dedikosh një Dielli të Pafillimtë që i krijon me një lehtësi të madhe, atëhere përnjëherë do të bëhen nga arsyeja e ne¬vojtarëve. Po e përsërisim se, po ndërpreve marrë¬dhëniet me ekzistencën e një All-llahu xh.sh. të Vetëm, me kokën e turbullt, secilin send duke ia veshur natyrës që është pjesë e gjithësisë, pranon se ajo është në gjendje të krijojë dhe mbrojë intereset e veta, gjë e cila është e pamundur. Ky mendim përmban në vetvete mijëra të pamundura, sepse ai nuk është në gjendje që të krijojë një mizë të vogël, që në fakt është një makinë e përsosur dhe një model i gjithësisë.

Përmbledhje: Është e padyshimtë se All-llahu xh.sh. nuk ka ndihmës dhe shok. Po kështu edhe në edukimin e gjithësisë dhe në krijime, nuk pranon ndërhyrjen e askujt.

Por, vështirësitë e “Çështjes së Dytë”, siç janë vërtetuar edhe në vepra të tjera të Risale-i Nurit, të gjithë gjithësinë, me çfarë përmbledh brenda saj, ia atribon një Zotit të Vetëm. Në këtë mënyrë ky problem zgjidhet fare lehtë si një çështje e vetme. Po ia dedikove natyrës, atëhere vetëm një çështje duket e vështirë sa të gjitha çështjet e botës. Këtë të vërtetë e kam treguar edhe më parë, këtu do ta parashtrojmë përmbledhjen e një argumenti. Një ushtar, apo një nëpunës është lidhur me anë të detyrës së tij me mbretin, duke kryer detyrën e ngarkuar me fuqinë e shtetit, vepra e të cilit është me mijëra herë më e madhe se e tyrja. Ndodh që ushtari, me atë forcë, ndonjëherë kryetarin e një qyteti e robëron, sepse mjetet dhe forca e punës së vet, lidhjen e kanë tek shteti, që i shërben edhe si pikëmbështetje për t’u pajisur me armë, ku gjenden të gjitha arkat me municione. Kjo do të thotë se një pjesë e mjeteve të tij për kryerjen e detyrës, ndodhen në duart e ushtarëve të tjerë, që edhe ata kryejnë detyrën që u është ngarkuar në sektorin përkatës. Pra secili lidhet nëpërmjet njëri-tjetrit dhe të gjithë së bashku kryejnë detyrën e shenjtë të mbrojtjes së atdheut. Ky organizim i përsosur është një vepër e shkëlqyer dhe superiore, siç janë në të vërtetë të gjitha punët e një mbreti të urtë dhe të drejtë. Për ilustrim p.sh. një milingonë kur bëhet nëpunëse e Zotit xh.sh. dhe vihet në shërbim të Tij, atëhere mund të shembë edhe një piramidë faraonash. Po kështu edhe një mizë e vogël mund të ngordhë një “nemrud”. Duke u nisur gjithmonë nga ky parim, bërthama e farës së pishës e kompletuar me të gjitha mjetet e nevojshme, ngre në shpinën e saj të vogël një dru shumë të madh pishe. (Shënim) Po qe se i ndërpret kontaktet me Zotin xh.sh. dhe nuk vazhdon të jetë nëpunës i Tij, atëhere detyrohet të pajiset me mjetet e punës dhe kështu mund të punojë sipas fuqisë së krahut dhe pajisjeve që ka me vete.

Po t’i gjykosh çështjet në këtë këndvështrim, në rastin konkret duke u mbështetur tek Fuqia e Tij, çdo punë kryhet me lehtësi dhe shpejt. Po qe se i shkëput lidhjet me Zotin xh.sh. dhe të gjitha fenomenet ua vesh shkaqeve, atëhere do të të duheshin mjetet, forca e krahut e ushtrisë që do të të mbajë mbi shpinë, me të gjitha pajisjet luftarake të mbretit dhe gjithashtu edhe fabrikat e Tij. Ndonjë maskara që kërkon të argëtojë popullin me këto përralla i duhen këto gënjeshtëra imagjinare.

Njerëzit e ndershëm, do t’u largohen këtyre përrallave të turpshme të imagjinatës së sëmurë.

Përmbledhje: Po qe se çdo fenomen e mbësh¬tesim tek një Zot xh.sh. i Vetëm, me një lehtësi të çuditshme do të kryhet çdo veprim. Po pranove mendimin e kundërt se çdo fenomen e krijon natyra, do të përballohesh me vështirësi të madhe dhe jashtë logjikës.

E pamundura e tretë: Për të marrë për¬gji-gjen e kësaj pamundësie duhet t’i drejtohemi Risale-i Nurit, ku që më parë janë parashtruar dy shembuj.

Shembulli i parë: Supozojmë një pallat që ndo¬dhet në një vend të pabanueshëm, por i ndër¬tuar në mënyrë të përsosur dhe me stilin e një teknike të fundit. Në këtë trevë i ka rënë rruga një udhëtari të thjeshtë dhe të pashkolluar. Kur ka hyrë brenda ky udhëtar, është befasuar me një art të shkëlqyer nga mijëra krijime të bukura, që nuk i ka parë kurrë në jetën e tij. Duke menduar sipas budallallëkut të vet, në mënyrë të palogjikshme thotë: “Nuk ma ha mendja që këto mrekulli t’i ketë krijuar dikush nga jashtë. Këto mund t’i ketë krijuar ndonjë prej këtyre sendeve që ndodhen brenda këtij pallati”. Duke menduar me këtë lloj mendime, ai ka filluar të hetojë me vëmendje se cila nga këto sende mund ta kishte bërë këtë mrekulli. Pasi ka hetuar një farë kohe, nuk i është mbushur mendja se ndonjëra prej tyre mund ta kishte bërë këtë kryevepër. Kështu gjeti një fletore në një qoshe të pallatit, ku ishte shkruar i gjithë programi dhe planimetria e ndër¬tesës, si dhe preventivi i shpenzimeve dhe kostoja e saj. Pa e lexuar deri në fund fletoren, filloi të mendojë: “Kjo fletore nuk ka asnjë shans për t’u quajtur si krijuesja e kësaj çudie, sepse nuk ka as gojë, as dorë, as sy dhe as vegla pune. Ajo nuk ka asnjë aftësi për të zbu¬kuruar këtë pallat. Përsëri mbeti në mëdyshje dhe filloi ta parapëlqejë këtë fletore dhe ta vlerësojë më shumë se sendet e tjera, sepse ajo përmbante në vetvete disa rregulla dhe ligje të shkencës së ndërtimit, si dhe programin e punimeve, prandaj mendoi: “Kjo fletore duhet të jetë ndërtuesja e këtij pallati, sepse kjo i ka të gjitha mjetet e duhura për ndërtim, si dhe planimet¬rinë e tij”. Pastaj i gëzuar bërtiti: “Pikërisht kjo është ndërtuesja e këtij pallati, ajo e ka hijeshuar, e ka zbukuruar, rregulluar dhe çdo send e ka vendosur në vendin e duhur”.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 >>>