Si këto dhe shumë detyra të tjera në lidhje me Profetin, janë një argument bindës dhe i pa kun¬dërshtueshëm, që të lënë të kuptosh se

All-llahu xh.sh. nuk mund të kuptohet pa një Profet si Muhammedi a.s.m..

A e kupton tani se ç’dua të them me këtë rrë-fim? A nuk e kupton se nuk ka dalë dhe s’ka për të dalë një tjetër i dytë si Muhammedi (a.s.m.), që të sjellë shpalljet e Zotit mbi tokë? Detyrat e All-llahut xh.sh. nuk mund t’i plotësojë askush tjetër qoftë dhe një pjesë fare të vogël të Profetit Muhammed (a.s.m.).

Hz. Muhammedi (a.s.m.) ka qenë më i madhi i të gjithë Profetëve, Imami dhe Udhërrëfyesi i të gjithë njerëzve. Ai ka qenë më afër tek All-llahu xh.sh., nga të gjithë të afërmit e tjerë, ka qenë më i përkryeri i të gjitha krijesave dhe Prijësi i të gjithë të dërguarve.

Hulumtuesit e fesë Islame, unanimisht kanë thënë: Ai e ka ndarë hënën në dy pjesë dhe prej gishtit të Tij ka rrjedhur ujë. Si këto fakte edhe njëmijë mrekulli dhe argumente të tjera janë përpara jush.

Kur’ani Famëndritur, që është me dyzet Mre-kulli, ka sqaruar profetësinë e Muhammedit a.s.m., që është një argument bindës për të vërtetuar pejgamberllëkun e Hz. Muhammedit (s.a.v.s.).

Meqë ky fakt tregohet edhe në libra të tjerë siç është “Fjala e njëzetepestë”, me kaq e lojmë.

Shenja e tretë: Mos mendo se ky njeri i vogël, që jeton dhe punon në këtë botë të madhe, do ta gëzojë atë përjetësisht. Ti kujton se një botë tjetër nuk ekziston për të? Do ta dish se ky njeri që është krijuar i vogël, është i lidhur me të gjitha qeniet dhe është kryetar i tyre dhe mbi të gjitha, ai është lajmëtar i Mbretërisë së Allahut xh.sh. dhe rret¬hohet simbolizohet me të gjitha adhurimet.

Meqenëse ky njeri ka një rëndësi të madhe, mos thoni se me një jetë të shkurtër, si mund të meri¬tohet dënimi i shenjtë (xhehennemi) i përjetshëm?

Kufri (mosbesimi) këto argumente bindëse që ndodhen në këtë gjithësi dhe të cilat janë nga një literaturë e lartë, kërkon t’i poshtërojë dhe t’i rrë¬zojë. Ai të gjitha qeniet i ulë në një shkallë të ras¬tësishme, kur thotë se ato janë të pakuptimta dhe ordinere, pa asnjë farë qëllimi. Mosbesimi mohon funksionimin e Emrave të Bukur, mundohet të përgënjeshtrojë me argumente të pabazuara ekzis¬tencën e All-llahut xh.sh.. Ky është një krim i madh dhe i paskrupullt, që meriton një dënim të rreptë.

Shenja e katërta.

Në të “Dymbëdhjetë format” e treguara, vumë re se një Zot e Mbret i Plotfuqishëm, krijoi këtë han të bollekut, ku njerëzit jetojnë jetën e për¬kohshme, si shembull të Bujarisë së Tij të Paku¬fishme. Kështu ky Bujar i madh si ka mundësi të mos krijojë një botë tjetër të Përjetshme? Nuk bëjmë asnjë gabim, po ta përsërisim edhe njëmijë herë të tjera, se ky Dijetar gjenial, i Shenjtë e i Madhërishëm, këtë botë e krijoi si një arë pjellore gjigande, si një ekspozitë madhështore me mijëra ekzemplarë antikash, për t’u treguar njerëzve, se qëllimi final i të gjitha këtyre që shihni dhe shijoni është Bota e Mbrapme.

Janë “Dymbëdhjetë Dyer” për të hyrë e për t’i parë këto të vërteta që thamë më lart. Çelësat e këtyre “dyerve” janë “Dymbëdhjetë të Vërtetat”. Po fillojmë me radhë:

E VËRTETA E PARË: Është dera e Eduka¬torit dhe e Mbretërimit. Është pasqyrimi i emrit “Rabb”.

A është e mundur që Edukatori i madh të mos e krijojë këtë gjithësi për një qëllim të madh dhe të përsosur, për të treguar përsosmërinë e madhe me mënyra të veçanta dhe të stërholluara të kësaj Mbretërie? Pastaj ndaj qëllimeve të Tij të larta duke besuar dhe duke adhuruar, kush i përulet Atij të mos e shpërblejë dhe duke mosbesuar kush e kundërshton, të mos e dënojë, a është e mundur?

E VËRTETA E DYTË: Është dera e Buja-risë dhe e Mëshirës. Është pasqyrimi i emrit Kerim dhe Rrahim.

A është e mundur që të mos shpërblejë sipas nderit dhe mëshirës së Tij dhe të mos dënojë sipas sedrës së tij, në bazë të veprave konkrete të cilat tregojnë Edukatorin e botërave me bujarinë, mëshi¬rën dhe Sedrën e Tij të pafundme? Pra kur të shikosh vijueshmërinë e kësaj bote, e kupton mirë se nga më i dobëti dhe i pafuqishmi (Shënim), deri tek më i forti, të gjithëve po u jepet ushqim i mjaftueshëm dhe i përshtatshëm. Kush është i brengosur dhe i dëshpëruar, ndihma e pakursyer i vjen në çast prej Tij. Kjo na tregon se për të gjitha këto çudira, ka një Mëshirues të padukshëm, që me fisnikëri të lartë shtron gosti, bën bamirësi të shumta dhe u gjendet pranë krijesave të Tija. Le të japim një shembull konkret:

Në stinën e pranverës, të gjithë drurët si Huri të Xhennetit, i vesh me lule, që më pas lidhin fruta të shijshme. Ato shtrijnë degët e tyre të ngarkuara me fruta të pjekura dhe na i dhurojnë ato neve. Bleta për të shëruar sëmundjet, na dhuron mjaltin e shijshëm dhe ushqyes. Me anë të një insekti pa duar na përgatitet një petk i butë dhe i bukur për t’u veshur. Në një farë të vogël është fshehur një hambar bujarie. Këto dukuri dhe këto shenja të Mëshirës së bukur, janë dhurata të All-llahut xh.sh.. Këtë ti duhet ta kuptosh o njeri!

Pra, jo vetëm njerëzit dhe kafshët, por edhe dielli dhe hëna bashkë me të gjitha krijesat e shumëllojta, secili kujdeset për detyrat e veta. Kjo tregon se secili vepron dhe lëviz sipas një rregulli dhe urdhëri të Shenjtë.

Kafshëve, All-llahu u ka dhuruar nga nënat e tyre qumështin për të porsalindurit, si ushqim për zhvillimin e tyre  (Shënim). Edhe ky është një fakt, për të treguar Mëshirën e pakufishme të Krijuesit.

Bujari i këtyre botërave është Mëshirues i Madh. Nderi i Tij i pafund dhe Mëshira e Tij e pakufishme, duhet nderuar dhe respektuar me adhurim. Mosplotësimi i këtyre detyrimeve nga krijesat e Tij, meriton dënimin më të rreptë në jetën e pafundme.

Në botën e përkohshme, ku jeta është e shkur¬tër, nga të gjitha kënaqësitë e saj njeriu vetëm njëra prej njëmijë pjesëve që përfiton është sa dhe pika e ujit në detin e paanë. Kjo do të thotë se njeriun e presin kënaqësi të tjera më të mëdha në botën e Përjetshme. Të mos e pranosh këtë, bëhesh pa dashje budalla. S’ka se si të mohosh praninë e diellit në mes të ditës. Po e bëre këtë marrëzi, atëhere ti ke mohuar edhe Mëshirën e Bujarit të All-llahut xh.sh.. Për ty o njeri, çdo gjë do të sillet për së prapi, sepse kush nuk beson se pas vdekjes ka ringjallje atij do t’i duket mëshira si përbuzje, dashuria si armiqësi, mirëqenia si varfëri, lumturia si hidhërim dhe mendja si mjet i brengosjes. Pra po e pranove vdekjen si të përjetshme ti ke pranuar edhe fikjen e mëshirës së vërtetë.

Duhet të besosh se Ai, All-llah, siç ka vetinë e të Ndershmit Madhështor dhe Mëshiruesit të paku¬fishëm, ka edhe një vend dënimi, për kokëfortët dhe të paturpshmit. Në këtë botë vrasësi dhe smi¬rëziu kanë mbetur në guackën e tyre, kurse i shty¬puri në vuajtjen e tij. Këta kështu ndahen nga kjo botë dhe në këtë mënyrë ikin në botën tjetër. Mos mendo se ky fund do të mbetet përjetësisht kështu. Çdo gjë do të lihet për në një gjykim më të madh. Ka mjaft raste ku edhe në këtë botë, dënimi i All-lşlahut ka goditur disa popuj inatçorë në she¬kujt e kaluar. Kjo tregon se njeriu nuk është krijuar për t’u sjellur kokëboshë si kafsha e pavetëdij¬shme. Mëkatari gjithmonë mund të përballohet me dëni¬min e All-llahut. Brenda qenies së vet, njeriu është i obliguar të kryejë detyrat e veta të rëndësishme.

Edukatori Veten e Vet, e bën të njohur me këto krijime të çmuara dhe për këtë kërkon t’u përgje¬gjemi duke shpërblyer ato.

Domethënë njeriu duhet t’iu përgjigjet me nderim të mirave të All-llahut xh.sh., me besimin dhe adhurim ndaj Tij. Po nuk bëri këtë detyrë,   njeriu nuk pret përveç dënimin e Tij!

Për këto fruta të shijshme, për këtë bollek të bujarisë së Tij, Ai, Zoti meriton dashamirësinë dhe respektin më të lartë. Ai meriton përuljen më të thellë.

Sepse All-llahu xh.sh. me këto mirësi të pallo¬garitshme, ka shpallur Mëshirën e Tij, kurse njeriu duhet të shpalosë falenderimin e vet si kundër¬shpërblim.

Duke parë veprimet e mëkatarëve All-llahu i Madhërishëm, s’ka se si të mos përgatisë vendin dhe kushtet e dënimit për këto kokëfortë. Mos u mashtroni: Përveç përuljes përpara All-llahut, s’ka rrugë tjetër shpëtimi!

Përsëri po e theksoj, a është e mundur dhe brenda logjikës, që përballë të gjitha këtyre fakteve të njohura dhe të panumërt, njeriu të mos tregojë adhurim dhe përulje përpara All-llahut xh.sh.?

Duke iu bërë të ditur vendin e kënaqësisë së Përjetshme, All-llahu xh.sh. e ka sqaruar gjithmonë dhe s’ka se si të mos i kënaqë dhe të mos i shpër¬blejë atje!

E VËRTETA E TRETË: Është dera e “Hik¬metit”, të mbarë dijes së mrekullueshme dhe Drej¬tësisë së kulluar. Është pasqyrimi i Emrit “Hakim” dhe “Adil”.

A është e mundur të mos e kuptosh se duke filluar nga atomet e padukshme deri tek dielli i ndritshëm, ka një vijë të qartë që tregon se prapa tërë këtyre ndodhive, punon Një Mbret dhe Mësues i Shenjtë, (Shënim) i mbështetur në krahun e fortë të Diturisë universale dhe Drejtësisë së Tij të Kulluar. A ka vallë njeri që të mos përulet me adhurim dhe besnikëri përpara Atij All-llahut xh.sh.? A është e mundur që këta njerëz, Atë të mos e duan dhe respektojnë?

Ata që mohojnë funksionin e Tij, po shkojnë nga kjo botë pa dënim dhe njerëzit e devotshëm dhe besimtarë, pa shpërblim.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 >>>