Besimi me Dritën e Kur'anit më tregoi se varrin që kemi përpara dhe pas asaj që duket si bulevard i karvaneve që shkojnë në zhdukjen e përjetshme, në të vërtetë ai varr nuk është dera e një pusi, por ndoshta është dera e dritës. Bulevardi i karva¬neve nuk të çon drejt asgjësë dhe zhdukjes, por ndoshta tek ekzistenca, në botëra të ndriçuara dhe të lumturisë së përjetshme. Këto mësime që më garantoi besimi, u bënë si një ilaç i efektshëm për fatkeqësitë e mia.

Besimi për fitimin e punës që e kisha vetëm si një vullnet të pakët, duke mos zotëruar asnjë mjet tjetër përveç një aftësie fare të vogël, për të pasur një garanci në dorë, më duhej që të mbështetesha tek një fuqi e pafundme, për të bërë dobi prej Mëshirës së Pashterrshme, kurse vullneti i aftësisë duke m'u bërë një argument dhe një armë në duart e mia. Edhe për të gjithë njerëzit, ky besim është një argument bazë, meqenëse vullneti ishte me af¬tësi të kufizuara, të dobët dhe me mungesa. Ashtu si ai ushtari që kur forcën e tij të paktë e harxhon në dobi të shtetit, puna e tij ka një vlerë njëqind herë më të madhe se sa kur punon për veten. Me sekretin e besimit aftësia dhe vullneti që është gjëja më e paktë, kur mbështetesh në Rrugën e All-llahut xh.sh. të Madhëruar, bëhet shkak për të fituar një parajsë të gjerë, që sipërfaqja e gjerësisë së saj është mbi pesëqind vjet.

Besimi frerët e vullnetit i merr nga veset e nef¬sit, duke i lartësuar atje ku nuk ndikon as e kaluara, as e ardhmja dhe e shmang nga veset epshore, duke e vendosur në duart e zemrës dhe të shpirtit. Kon¬cepti i ndjenjave të zemrës dhe të shpirtit nuk përfshin vetëm të sotmen, por ndoshta, ato veprim¬tarinë e tyre mund ta shtrijnë në shumë vite, nga e kaluara dhe e ardhmja. Në këtë mënyrë vullneti i paktë shndërrohet në shumicë, gjer tek më i shumti dhe njeriu me forcën e besimit mund të kalojë edhe lumenjtë më të mëdhenj të së kaluarës. Po kështu, ai mund të shpëtojë nga errësira dhe hidhërimi. Pra nën Dritën e Besimit ai, njeriu mund të ngjitet në majat e maleve të larta dhe të shmangë frikën që ndjen. Tani o ju vëllezër dhe motra të moshuara që po vuani telashet e pleqërisë kështu si dhe unë! Meqenëse jeni besimtarë, duhet të falenderoni All-llahun xh.sh.. Sepse besimi tek feja Islame, përmban një arkë të madhe të mbushur plot me dritë, me hijeshi dhe bukuri përrallore të patreguara. Pleqëria jonë na afron më tepër pranë kësaj arke të pashterruar. Besimtarët kurrë nuk duhet të ankohen nga pleqëria, por me mijëra herë ta falenderojmë Zotin xh.sh., që na e ka dhënë atë.

Shkëlqimi i Njëzetekatërt

Tema e mbulimit të grave.

{Duke qenë çështja e dytë dhe e tretë e pikës së pesëmbëdhjetë, për nga rëndësia e saj u quajt: “Shkëlqimi i Njëzetekatërt”.}

14_11032010233927.jpg

deri në fund. Ky ajet i urdhëron gratë për mbule¬sën. Kultura e keqe, po kundërshtohet me Kur'anin, sepse nuk e pranon mbulimin, që është një nevojë e krijimit të tyre. Ajo thotë se mbulimi është një robëri. (*)

Për shkak se e kam komentuar këtë ajet, që të shkoj pas gjurmëve të tyre, po më ndëshkojnë me burgim. Po qe se në faqen e tokës ekziston drejtësi këtë vendim të padrejtë do ta refuzojnë dhe do ta anullojnë. U përgjigjemi gjykatësit që e kanë sh¬tyrë armiqtë e fshehtë të fesë Islame: Gjykimi i Kur'anit është i drejtë dhe i përgjigjet krijimit të grave. Për fjalët e pabaza të kundërshtarëve ka argumente të panumërt, por unë vetëm me katër pika do të theksoj se në të ka dobi të panumërta dhe të pamohueshme. E para; mbulesën e grave patjetër e nevojit vetë krijimi i tyre. Ngaqë ato janë krijuar të dobëta dhe nazike, kanë nevojë të hyjnë në mbrojtjen dhe ndihmën e një burri. Ato vet nuk mund të ruajnë të drejtat e tyre dhe fëmijët të cilët i duan më tepër se shpirtin e tyre. Pra gruaja nuk mund t'u zbulojë burrave të huaj pjesët e trupit, sepse e humbet besën ndaj burrit të vet dhe i zbehet dëshira ndaj tij, duke ia shtuar mërinë dhe urrejtjen. Ndër dhjetë gra gjashtë apo shtatë prej tyre mund të jenë plaka apo të shëmtuara të cilat nuk duan ta tregojnë pleqërinë apo shëmtinë e tyre. Apo mund të jenë xheloze ndaj bukurisë së tjetrës dhe nuk duan që të bien më poshtë se ajo. Shumë e rrallë është ajo grua, që nuk frikësohet nga dhuna apo shpifjet se atë mund ta sulmojë ndonjë njeri. Në këtë rast a nuk do të jetë fajtore dhe a nuk do t'i thotë me të drejtë burri i vet tradhëtare? A nuk e kuptoni se për dobinë e vet, gruaja duhet të mbulohet?

Po ta vëmë re se, më shumë mbulohen të mo¬shuarat. Atëhere edhe këtë duhet ta pranojmë, se nga dhjetë gra, vetëm dy apo tre dalin që janë të reja dhe të bukura dhe të mos frikësohen nga vësh¬trimi i burrave të huaj. Është e ditur se çdo njeri, prej atyreve që nuk i do, për arsye se ngushtohet nuk dëshiron as pamjen e tyre dhe në këtë mënyrë tërhiqet dhe preket nga vështrimet. Me të vërtetë një grua e bukur që shpalos pjesët e trupit të vet, nga dhjetë vetë që e shohin atë, ka dëshirë ta sho¬hin vetëm dy apo tre mashkuj, kurse të tjerët n.q.s. ka mundësi i shmang dhe i dëbon. Duhet të dimë edhe këtë se një grua e bukur që nuk i ka humbur vlera e nderit femëror, është shumë nazike dhe i preken shpejt ndjenjat e saj. A ka mundësi që kjo grua të mos shqetësohet dhe frikësohet nga vështri¬met e burrave të paturpshëm? Ne po dëgjojmë se në vendin e zbulimit Europë, disa gra ishin ankuar në organet e qeverisë duke thënë: “Këta të poshtër po na burgosin nën vështrimet e syve”. Pra “kul¬tura” që ka grisur mbulesën e grave, ka rënë në kundërshtim me nevojën e krijimit të tyre. Kur'ani i Bekuar duke urdhëruar mbulimin e grave, përpu¬thet me krijimin e tyre. Me këtë urdhër gratë si mi¬niera të mëshirës, janë krijuar për burrat e tyre si shoqe të ndershme dhe të vyera, me një dashuri që vazhdon deri në përjetësi. Gratë vetëm atëhere kur të mbulohen, mund të shpëtojnë nga brengat shpirtërore dhe nga robëria e përjetshme.

Ato në vetvete mbajnë një frikë ndaj burrave të huaj. Vetë frika e tyre e bën të nevojshme që ato të mbulohen, që të mos përballohen me problemet e mashtrimit. Ndodh që për një kënaqësi prej shtatë tetë minutash, të vuash në mënyrë të tmerrshme, hidhërimin e barrës së një fëmije për një kohë të gjatë prej shtatë tetë muajsh. Por edhe kjo nuk mjafton, sepse i duhet të mbajë dhe të rrisë një fëmijë pa baba. Ky është rezultati i një kënaqësie të palejuar me një afat shumë të shkurtër prej shtatë tetë minutash. Meqenëse këto raste nuk janë të pakta, gratë me një seriozitet të madh duhet të ru¬hen nga burrat e huaj, duke mos i hapur oreksin me zbulimin e pjesëve të trupit të vet. Gruan karakteri i saj i dobët, e detyron që të hyjë nën mbrojtjen e kalasë së mbulimit të vet.

Shokët e mi më treguan se në qendrën e kryeqy¬tetit tonë, në drekë, në mes të pazarit, në sy të popullit, gruan gjysmë lakuriqe të një personi me pozitë të lartë e kishte tallur, një lustraxhi këpu¬cësh. Ky shembull u jep një shuplakë të ashpër në fytyrë të gjithë atyreve të paturpshmëve, që kun¬dërshtojnë mbulimin e gruas.

E dyta; dëshirat, interesi dhe lidhjet e gruas me burrin, nuk rrjedhin vetëm nga nevojat e kësaj jete. Gruaja nuk është shoqe e burrit vetëm për interesat e kësaj bote. Ndoshta ajo në botën e përjetshme akoma do që ta vazhdojë jetën e saj me të. Meqë¬nëse është kështu, ajo bukurinë e vet duhet ta ruajë për të shoqin dhe nuk duhet të tërheqë burrë tjetër me këtë bukuri përveç tij. Ajo me të ka lidhur një ortakëri dhe miqësi të përjetshme dhe nuk duhet ta zhgënjejë dhe ta tradhëtojë, sepse përndryshe i kushton shumë shtrenjtë. Meqënëse burri i saj ësh¬të besimtar, me sekretin e besimit, me gruan e tij nuk e ka lidhur jetën vetëm për këtë jetë të përkohshme, vetëm për kohën e lulëzimit të buku¬risë së saj dhe për interes të fizikut të saj joshës, por edhe kur t'i ketë humbur këto hijeshi, ai me të do të jetojë deri në lumturinë e përjetshme. Edhe më me dëshirë të thellë do të vazhdojë shoqëria e tyre dhe nderi i saj do të ruhet jo vetëm në kohën e bukurisë së saj, por edhe kur të jetë plakur dhe kur të shëmtohet, do të vazhdojë nderi, dëshira serioze dhe respekti i burrit për bashkëshorten. Dihet se gruaja ndaj njerëzve të tjerë për të ruajtur nderin e burrit të vet, duhet të mbrojë besnikërinë dhe buku¬rinë e saj, që janë të paracaktuara vetëm për të sho¬qin. Ndryshe, fiton pak dhe humbet shumë. Feja ua këshillon të jenë të barabartë me cilësi që përpu-then. Ky ekuilibrim dhe përputhje është i palë-kundur kur bashkohen dy karaktere fetare.

Lum ai burrë, që ka pasur fatin të martohet me një grua besimtare, që edhe ai të mund të ndjekë rrugën e saj. Për të mos e humbur gruan e tij në jetën e përjetshme edhe ai bëhet besim¬tar. Fatbardhë është edhe ajo grua që ka gjetur burrin besimtar dhe thotë: “Aman të mos mbe¬tem pa burrë në jetën e mëpasme”. Prandaj përpiqet ta arrijë atë, duke u bërë një grua e devotshme.

Mjerë ai burrë që për të hyrë në mëkate, e humbet gruan e tij të devotshme. E pafat është edhe ajo grua që nuk e ndjek burrin e vet, i cili frikësohet nga All-llahu xh.sh., duke e humbur atë në jetën e përjetshme.

Fatbardhë është edhe ajo grua që ka gjetur burrin besimtar dhe thotë: “Aman të mos mbetem pa burrë në jetën e mëpasme”. Prandaj përpiqet ta arrijë atë, duke u bërë një grua e devotshme.

E treta; jeta e lumtur në një familje bëhet kur të dy partnerët janë besnikë ndaj njëri-tjetrit, duke treguar dashuri dhe respekt të ndërsjelltë bile edhe në gjendjet e papritura të jetës. Këtë nder dhe këtë respekt më së shumti e shkatërron mosmbulimi i gruas ndaj burrave të huaj. Në dhjetë gra, vetëm njëra mund të dalë që nuk mund të shohë tjetërkënd më mirë se burrin e vet dhe nuk mundohet të tërheqë lakminë e burrave të tjerë, kurse nëntë të tjerat, mundohen të ndjellin dëshirën e tyre. Prej njëzet burrave, vetëm njërit i duket më e bukur gruaja e tij. Në këtë mënyrë jo vetëm nderi midis tyre cënohet, por këto pasione bëhen shkak që të lulëzojnë veset e fëlliqura dhe dëshirat e shfrenuara të tyre. Kështu: Njeriut ndaj motrave të veta nuk i ngjallen epshet, sepse fy¬tyrat e tyre mbajnë vulën e afërsisë me vëlle¬zërit e tyre. Mëshira e vëllait ndaj të afërmit ia thyen atë dëshirë të keqe. Por këmbët e motrës ngaqë nuk e mbajnë atë dallim, me fe është e ndaluar të shpallen ndaj vëllait, sepse ajo për ndjenjat e epshit dhe vesit është një katastrofë e madhe. Vula e fytyrës së motrës prej së largu lexohet, por kofsha nuk e ka atë shans, sepse ka rënë në një pozitë me vajzat e huaja. Tani e kuptoni më mirë se një motër nuk pajtohet me nderin e femrës, që të zbulojë pjesët e trupit ve¬tëm përjashta, por edhe ndaj vëllait të vet nuk ka leje të tregojë kofshët. Pra një motër që ruan nderin femëror, kurrë nuk duhet të bëhet shkak i katastrofave familjare. Vetëm mendimi për këtë fakt të trishton. E katërta: Është e ditur se kushdo ka dëshirë ta shtojë dhe trashëgojë fisin e vet. Nuk ka asnjë shtet apo popull në botë që të mos dëshirojë shtimin e gjeneratave. Edhe Pejgam¬beri (a.s.) në hadithin e tij ka thënë:

14_11032010233931.jpg

Lakuriqësia e grave përkundrazi martesën e sh¬mang, sepse asnjë i ri i shthurur dhe vagabond nuk e dëshiron martesën dhe nuk ka dëshirë që të mar¬tohet me një vajzë si veten e vet të pandershme. Ngaqë nuk do të martohet me një vajzë të tillë gjysmë lakuriqe dhe të rrugëve, mund të ngelë edhe beqar. Gruaja nuk ka forcë që ta mbajë nën sundim burrin, por megjithatë ajo është si një “ministre e brendshme”, sepse shpenzon dhe mbron mallin dhe pasurinë së bashku me sendet që ka siguruar burri i saj. Nga kjo kuptohet se vlera më e madhe e gruas është besnikëria ndaj të shoqit. Një grua që shpërdoron këtë besim, kurrë nuk mund të mbrojë interesat e burrit të vet dhe e bën të vuajë shpirtin e tij të ndjeshëm. Tek burri gjen¬den dy cilësi të vyera; trimëria dhe bujaria, të cilat po të ekzistonin ato tek gratë, kjo do ta dëmtonte shumë besnikërinë, duke kaluar në amoralitet dhe shthurje. Burri nuk është i dety¬ruar të rrijë në shtëpi dhe të dëgjojë çdo fjalë të gruas, ndoshta i duhet ta mbrojë atë me një mëshirë dhe respekt të konsiderueshëm. Prandaj burri nuk është i detyruar të mos dalë nga fjala e gruas. Po qe se i del e nevojshme, ai edhe mund të martohet me ndonjë grua tjetër. Vendet tona nuk i ngjajnë Euro¬pës, sepse atje në një mënyrë shumë të tmerrshme dalin në duel për të mbrojtur nderin e tyre. Sepse në disa vende të Europës gruan e ndershme të dikujt nuk mund ta vështrosh para se të vendosësh qefinin në qafë.( )

Europa është një vend i ftohtë me klimë të ash¬për dhe natyra e europianëve është e vranët. Ven¬det aziatike, pra kontinenti i muslimanëve, në kra¬hasim me Europën është një kontinent i ngrohtë. Është vërtetuar se gjeografia e vendosjes së njerë¬zimit luan një faktor të rëndësishëm dhe ndikues tek njeriu. Duhet ditur se në vendet e ftohta zbu¬limi i grave nuk luan ndonjë rol të dukshëm dhe pamja e këmbëve-kofshëve nuk tërheq vëmendjen aq sa tek ne. Në këtë arsye nuk ka shumë abuzime tek gratë. Për kontinentin e ngrohtë zbulimi i gruas e shtyn ndjeshmërinë e mashkullit dhe i prek ndjenjat e tija, duke e shtyrë në rrugën e shthurjes, gjë që degjeneron brezat e ardhshëm dhe dobëson fuqinë e një populli. Nevoja e bashkimit të çifteve normalisht mund të bëhet çdo muaj ose çdo njëzet ditë, kohë që është plotësisht e mjaftueshme. Duke qenë e zhveshur gruaja që ecë përjashta, bëhet shkak për të tjerët që me gratë e veta të bëjnë bashkime më të shpeshta. Kështu duhet të marrësh parasysh edhe këtë se, burri me gruan e tij s’mund të bashkohet kur të dojë, sepse periudha e zako¬neve të grave zgjat deri pesëmbëdhjet ditë, arsye kjo që myslimani duhet të ndahet nga bashkë¬shor¬tja e vetë dhe në këtë mënyrë lakuriqësia e jashtme duke thyer ligjin e All-llahut i shtyn të bashkohen më shpesh duke iu futur rrugës së shthurjes.

Për nga ana e lakuriqësisë: Gratë e qytetit nuk mund të krahasohen me ato të fshatit. Gratë e fshatit, meqenëse janë të thjeshta dhe jo aq të bu¬kura nga lodhja fizike dhe nga punët e rënda, nuk kanë kohë t'i kushtojnë rëndësi bukurisë. Këto pu¬nëtore të pamëkatshme nuk janë nazike si ato të qytetit, prandaj edhe pse nuk mund të mbulohen ashtu siç duhet nuk i ngacmojnë dëshirat epshore të burrave. Plus kësaj, në fshat shumë të paktë janë rrugaçët dhe vagabondët dhe shkatërrimi i moralit tek ata është në 10% dhe bie menjëherë në sy dhe për këtë arsye nuk mund të krahasohen me ato të qytetit.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 >>>