Unë që kam dalur në këtë rrugë për të shpëtuar besimin e popullit, e sakrifikova edhe jetën e ahiretit. Mua as xhenneti nuk më gëzon, as xhehennemi nuk më tremb. Për besimin e popullit turk prej njëzetepësë milionëve, jo një Said, por i sakfikoj edhe njëmijë Saidë. Kur’ani po qe se mbetet pa xhema’at (bashkësi) unë as xhennetin nuk e dua, sepse atëhere edhe ai më bëhet një burg. Po qe se sigurohet besimi i popullit musliman, atëhere pranoj të digjem edhe në flakët e zjarrit të xhehennemit. Në këtë rast, trupi im duke u djegur, zemra ime bëhet lulishtë trëndafilash...”

Bediuzzamani po gufonte. Nxirrte llavë si një vullkan. Ai dallgëzonte detin e shpirtit si një furtunë. Si me zemzemet madhështore të një ujvare, përplasej në pikat më të thella të shpirtit. Ishte entuziasmuar së tepërmi. Vazhdonte si një ligjërues në podiumin e parlamentit dhe nuk lejonte që t’ia ndërprisnin fjalën. E ndjeva që ishte lodhur...

Biseda me të kishte zgjatur shumë. Duke marrë leje u ndava dhe pashë se koha kishte ecur mjaft.

1952

Eshref Edip

12_11032010131631.jpg

Hafiz Eshref Edip Fergan me origjinë shqiptare ka qenë gazetar mbi 50 vjet. Ka lindur më 1882 në Serez të Kosovës. Ka vdekur më 1971 në Stamboll.

d) Said Nursiu dhe nxënësit e tij

“Një i moshuar fatbardhë. I rrethuar nga të gjithë brezat nga tetë deri në tetëdhjetë vjeç, me mosha dhe mendime të ndryshme. Në këto ndryshime nuk ka kundërshtime. Sepse të gjithë i kanë besuar një gjëje, All-llahut, Zotit dhe Edukatorit të gjithësisë, të Dërguarit të lartë të Tij dhe Librit të madh të Tij. Të gjithë kishin një gjendje sikur e kishin gjetur atë çka kërkonin dhe sikur kishte zbritur atëherë Kur’ani. Njeriu kur i sodit nxënësit e Said Nursiut, e konsideron veten se është në “asri saadet” (“shekullin e lumtur”, në të cilin ka jetuar Pejgamberi a.s.). Fytyra e tyre dritë, brendësia e tyre dritë, jashtë dritë... Ata janë lidhur me një send të pastër dhe të lartë, Ai është Krijuesi i gjithësisë, ku prania e Tij ekziston në çdo vend. Nuk mund të tregohet lumturia e një personi që ecë në rrugën e Tij dhe jeton sipas urdhërave të Tij.

Said Nursiu ka përjetuar tre epoka të rëndësishme për vendin e tij, duke kaluar sprova të ndryshme. Ai ka jetuar tre periudha të rëndësishme të vendit, kushtetutën pseudo-demokratike, pluralizmin dhe shpalljen e republikës. Këto tre epoka kanë qenë plot peripecira, shkatërrime dhe shembje të mëdha sociale! Në këto kohëra të gjithë ishin rrëzuar! Vetëm njëri qëndronte në këmbë... Ai është një person që ka ardhur nga bjeshkët e Lindjes, aty ku lind dielli, dhe ka ardhur deri në Stamboll. Besimi i tij është i fortë si vargmalet. Ky person ndaj ligësive të tre epokave është strehuar në besimin e tij të fortë. S’ka thënë gjë tjetër përveç se: “All-llah” dhe “Pejgamber”. Koka e tij lart dhe krenare si një mal i lartë. Asnjë mizor s’ka mundur ta lakojë kokën e tij. Asnjë dijetar s’ka mundur ta mundë atë... Vendosmëria e tij e fortë si shkëmbi... një logjikë e tillë si rrufe... Ja pra ky është Said NURSI. Gjyqet ushtarake, revolucionet, reformat, trekëmbëshat e varjes dhe internimet, nuk mundën ta kthejnë këtë person. Atë s’mund ta pengonte asgjë. Ai këto sprova dhe vështirësi i përballonte me një trimëri të veçantë dhe me besim të fortë. Kur’ani në Ali Imran, 139, thotë:

“Ju jeni më të lartë, po qe se jeni besimtarë të sinqertë.”

Kjo fjalë e Zotit ka shkëlqyer plotësisht në zotërinë e tij, Said Nursiun! Ia dëgjuam mbrojtjet kur i bënte në gjyq, mbrojtje të cilat s’kanë qenë të vetes së tij. Ato kanë qenë mbrojtje të idesë së besimit, sepse ai ka qenë simbol i kurajos dhe trimërisë.

Pse Aristoteli është kaq i madh? Për arsye se e ka çvlerësuar jetën e tij ndaj idesë së vet, apo jo? Said Nursiu më së paku është një Aristoteli. Por për armiqtë e islamit ishte një reaksionar e një fanatik, sepse sipas mendimeve të tyre për të qenë njeri i madh duhet të ishe perëndimor, i huaj. Atë e shpërngulën nga gjyqi në gjyq. Por edhe i burgosur ai ishte sundimtar. Ai burgjet i bëri shkolla. Said Nursiu shndriti burgjet dhe ndërgjegjet me nur, dritë. Sa e sa kriminelë të ashpër, armiq të sistemit shtetëror u shkrinë përpara tij dhe u bënë njerëz të tillë sikur ishin krijuar për së dyti. Të gjithë u bënë nga një besimtar i sjellshëm dhe nga një atdhetar i ndershëm. Këtë virtyt cila shkollë dhe cili sistem edukues i juaji mund t’i bënte dhe t’i bëjë?

Çdo vend që u internua, u bë atdheu i tij i vërtetë. Ku e dërgonin, menjëherë e rrethonin besimtarë të mirë. Është interesante se ligjet, ndalimet, policia, xhandarmëria dhe muret e trasha të burgut, atë asnjë çast nuk mundën ta ndajnë nga besimtarët e mirë. Ndërmjet prijësit të madh dhe nxënësve të tij, nuk mundën të krijojnë ndonjë pengesë, sepse ato pengesa përballë zellit të besimtareve, u shndërruan në një dritë shkëlqimi. Cytjet dhe pengesat e fuqisë së verbër dhe materies së vdekur, sollën dallgë të mëdha përballë oqeanit shpirtëror. Dallgë të cilat u endën nëpër të gjithë vendin, duke u zgjatur deri tek portat e universiteteve.

Këto fëmijë që për shumë vite janë përmalluar për besim dhe brezat e etur për ujin e besimit, vrapuan pas gjurmëve dhe rrugës së tij. Librat e mësuesit Bediuzzaman filluan të shëtisnin dorë më dorë, krahinë më krahinë. Të rinj dhe pleq, të paditur dhe intelektualë, nga tetë deri në tetëdhjetë vjeç, morën diçka prej tij, duke u shndritë me dritën e tij. Secili nxënës u bë një shtypshkronjë. Besimi e ngadhënjoi teknikën. Librat e Risale-i Nurit me mijëra herë u shkruan e u kopjuan.

Por ata të cilëve u është shuar drita e syve, ata që i ka kaplluar errësira e jetës së tyre, u frikësuan prej kësaj drite. Ata nuk e hoqën goje fjalën se, “po kundërshton me laicizmin dhe revolucionin tonë”, dhe e çuan shumë herë nëpër gjyqe, por ai është liruar gjithmonë si pafajshëm. Më në fund drita e tij, drita e Kur’anit, drita e All-llahut, i tejkaloi kufinjtë dhe zuri vend nëpër të gjithë botën islame. Tani jo vetëm në Turqi, por nëpër të gjithë botën, përpara të gjithë shoqateve, përpara të gjithë atyre që e dojnë atdheun, është një fuqi që meriton nderim dhe respekt. Pra Said NURSIU dhe nxënësit e tij. Këta nuk kanë shoqatë, lokal, apo vend të caktuar. Nuk kanë parti, zhurmë, festime e parakalime. Këta janë karvani i të panjohurve, ata të cilët veten e tyre e kanë dhënë pas një ideje të madhe, besimtarë të vetëdijshëm me një besim të plotë.”

Osman Jyksel Serdengeçti (gazetar)

Mehmet Akif Ersoj Pejani poet i shquar me origjinë shqiptare nga Peja e Kosovës, autor i himnit kombëtar turk. Në “Dar’ul-Hikmetul islamije” ka qenë shok i Bediuzzamanit, i cili për të ka thënë: “...Madje edhe Shekspiri e homologët e tij vetëm se janë nxënës të Bediuzzaman Said Nursiut, në përdorim e figurave stilistike”.

12_11032010131634.jpg

e) Reportazh me Hakan Javuz

Gazeta “Milliyet” me datën 18 shtator 1996, ka bërë një reportazh me z. Hakan Javuz.

Hakan Javuz është një politikan i cili studion rrymat islame në Turqi dhe në Lindjen e Mesme. Ka mbaruar Universitetin e Ankarasë në Fakultetin e Shkencave Politike. Ka mbrojtur doktoratën në 1996 në Universitetin Wisconsin, SH.B.A.. Në periudhën 1993-1995 ka hulumtuar mbi rrymat islame të Turqisë dhe Azisë së Mesme, uzbekëve dhe kirkizëve, i financuar nga fondacioni Mac’Arthur. Jep mësim edhe në Universitetin Bilkent.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 >>>