Më pyesin: “Përse nuk u martove?” Unë kam kaluar një jetë të tillë, që jo të martohem, bile nuk kam pasur kohë as që ta mendoj atë. Në këtë mënyrë kam mbetur larg nga kënaqësia e shijes së mëshirës ndaj fëmijës.

E para me sekretin e hadithit  12_11032010130746.jpg  “Binduni fesë së grave moshuara”  që ka kaluar edhe në Risale-i Nur, pleqëria i ka futur gratë në rrethin e librit “Udhëzuesi i grave”, që të bëjnë pak më tepër dobi, duke kërkuar shijet shpirtërore. Ata ma heqin mallin për nënën time që më ngushëllonte me mëshirën e saj të veçantë. Sepse përballë shijes që vinte nga mëshira e saj, All-llahu (xh.sh.) me mëshirën e Tij më dhuroi mijëra nëna fisnike, ashtu edhe mallin e dashamirësisë që kisha për motrat e mia të mëshirshme, mëshira e All-llahut (xh.sh.) ma hoqi mallin duke më dhuruar qindra mijëra motra fisnike. Ato lexojnë Risale-i Nurin dhe me lutjet e tyre që bëjnë për mua, më ndihmojnë, po ashtu edhe lidhja e tyre me Risale-i Nurin më gëzon jashtëzakonisht. Përballë motrave të mia që kam humbur, janë argumente të shumta se kam një karvan të madh motrash shpirtërore, të cilat më gëzojnë dhe m’i japin shije zemrës dhe shpirtit tim. Njëlloj edhe përballë dashurisë dhe ndihmës së dy-tre vëllezërve të mi, All-llahu Mëshirëplotë mua më solli dhe më dhuroi vëllezër të panumërt. Ata shpenzojnë të gjithë kapitalin në shërbim të Risale-i Nurit dhe përpiqen t`i ndihmojnë atyre që besimi u është në rrezik. Tani mos t’u vijë keq se nuk kam fëmijë në këtë jetë. Përballë vobektësisë së virtyteve të shijshme që vjen nga dashuria e dy-tre fëmijëve, mëshira e All-llahut më ka dhuruar fëmijë të panumërt e pa mëkate.

Shumë vëllezër e dinë se në Emirdag shumë fëmijë më donin dhe më respektonin më tepër se prindërit e tyre, duke dalur në rrugë për të më përshendetur. Ashtu siç disa shpirtëra fisnikë parandjejnë diçka, ashtu edhe shpirtrat e fëmijëve po parandjejnë që në të ardhmen Risale-i Nur si në këtë jetë, ashtu edhe në atë tjetrën, do të bëhet një edukues dhe mbrojtës për ta. Për këtë shkak edhe fëmijët e vegjël, shërbëtorëve të Nurit i bëjnë respekt më tepër se prindërve të tyre. Edhe një vajzë tre-vjeçare që se kam parë kurrë më parë, vraponte këmbëzbathur drejt meje, nga fytyra e së cilës lexohej respekti. Madje nganjëherë miqtë tanë kur më merrnin me makinë, megjithëse në shpejtësi, përsëri është e pamundur të mos ndaleshim për fëmijët që na dilnin përpara.

2- Jeta e Bediuzzamanit në 1949, në Emirdag

Në jetën e Bediuzzamanit u shfaq një lulëzim pas burgut të Afjonit. Deri në këtë kohë dera e tij qëndronte e mbyllur. Pas burgut të Afjonit disa nxënës mbetën në shërbim të mësuesit. Dhoma e mësuesit ishte e ndarë.

Vetë Bediuzzamani theksonte se pas burgut të Afjonit, jeta e tij mori formën e Saidit të tretë. Sepse pas kësaj periudhe lulëzimi i shërbimit të Nurit, lakoi në faza të tjera, filloi të përhapet nëpër vende të ndryshme. Pas kësaj periudhe shumë njerëz vrapuan që të marrin pjesë në shërbim të risaleve, veçanërisht nxënësit e universitetit. Në këtë rast mëshira e All-llahut të Madhërishëm, fatkeqësitë e burgut të Afjonit i shndërroi në mëshirë.

Në ditët e gjyqeve, nxënësit e Nurit vinin nga shumë vende për t’u prezantuar njëri me tjetrin, po ashtu edhe me mësuesin dhe me idenë e tij të Risale-i Nurit. Në këtë mënyrë nxënësit lidhnin një kontakt të fortë vëllazërimi shpirtëror, duke formuar bashkëpunim në drejtim të parimeve të Risale-i Nurit. Këtë e bënin vetëm për dashamirësinë e All-llahut (xh.sh.). Pra këto gjyqe bëheshin nxitës që të mësojnë popullin se çfarë sakrifice kërkon shërbimi i besimit të fesë islame. Për kundra mendimeve të armiqve, fatkeqësia e burgut nxori në shesh trimat e sakrificës që të marrin mbi shpatulla shërbim përballë çdo fatkeqësie. Në këtë rast ato morën mbi vete pesha të shërbimit të Risale-i Nurit, duke e bërë për veten e tyre qëllim parësor. Pasi u lirua nga burgu Bediuzzamani, përpara shtëpisë së tij bënin roje dy policë, që të mos e vizitonte kush. Gjatë periudhës së burgut për të trembur popullin, vazhdimisht nxirrej lajmi që Bediuzzamanin do të dënohej me vdekje.

a) Si vazhdoi shërbimi i Nurit, pas burgut të Afjonit?

Në qytetin Isparta përqafuesit e risaleve merreshin me shpalljen e veprave të Nurit. Mësuesi gjithnjë u angazhonte me korigjime. Kurse pas periudhës së burgut shërbimi u nda në disa pjesë.

1- Në qytete dhe krahina të ndryshme në të gjithë ato vende ku janë nxënësit e Nurit angazhoheshin duke lexuar dhe shkruar vetë dhe t’ia mësonin edhe tjetërkujt që ta garantojnë shpalljen e tij.

2- Si në Isparta edhe në Inebollu merreshin me kopjimin me makina, duke e dërguar edhe nëpër rrethe.

3- Në Ankara dhe në Stamboll shërbimi u përhap nëpër shtresa të ndryshme të shoqërisë. Kështu shërbimi i Nurit filloi të depërtonte edhe nëpër studentet e universitetit, nxënësit e shkollave të mesme, tek të rinjtë, nëpunësit, gjithashtu edhe tek gratë. Në këtë mënyrë u garantua që të përhapet nëpër këto dy qytete të mëdha dhe u garantua kontakti i ngrohtë mes popullit.

Pas shpalljes së pluralizmit, në 1950, në Turqi fitoi Partia Demokratike. Pas lirimit Bediuzzamani filloi të bëjë dobi nga mirësia e demokracisë. Nga njëra anë angazhohej që të përhapeshin Risale-i Nur, në anën tjetër me gazmend duartrokitej ringjallja e simboleve islame, si Ezani Muhammedi që fillojë të këndohej në gjuhën arabe, ashtu siç ishte kënduar në shekuj. Me këtë rast mësuesi për t’i përgëzuar muslimanët shkroi këtë letër:

“Me rastin e lirimit të këndimit të Ezanit Muhammedi në arabisht.

Të nderuar vëllezërit e mi, së pari po ju uroj juve dhe të gjithë muslimanëve për fillimin e festave, që sot në atdheun tonë këndohet Ezani Muhammedi. Ky është një lajm i gëzueshëm, sepse liria do të shndrisë edhe në fusha të tjera të jetës. E uroj të gjithë popullin për gëzimin e madh që tani e mbrapa nëpër dhjetëra mijëra xhami, do të këndohet Ezani Muhammedi pa problem. Për këtë ne themi: «Amin! O All-llah pranona duatë edhe adhurimet në këtë muaj të bekuar të Ramazanit, që shpresojmë se çdo natë e Ramazanit, të fitoje sevapet sa nata e Kadrit, sepse ajo ka mundësi të na përfitojë sevapet e mbi tetëdhjetë vjetëve.»

Nga dobësia dhe sëmundjet e mia të tmerrshme, nuk mundem të shërbej mjaft. Për këtë kërkoj nga ju ndihmë shpirtërore.” 

Bediuzzaman Said Nursi në vitin 1959 në Ankara me nxënësit e tij duke dalur nga hoteli.

12_11032010130749.jpg

b) Vizita e Ekber Shahut

Sejjid Ahmed Ekber, udhëheqësi i Pakistanit erdhi në Turqi. Tevfik İleri që ishte nga kabineti i Partisë Demokratike, lajmëroi nxënësit e Nurit se Ekber Shahu, dëshiron të vizitojë Bediuzzamanin.

Salih Özxhan që e dërgoi Ekber Shahun në Emirdag, na e kumton kështu vizitën e Ekber Shahut:

“Në vitin 1952 së bashku me Gamalmazin, morëm vizitorin dhe shkuam në një hotel të Emirdagut, ku ishte edhe Bediuzzamani, i cili pasi hymë kërkoi prej nesh një karrikë për Ekber Shahun. Menjëherë u soll një karrikë. Ai filloi t’i tregonte shërbimet e Risale-i Nurit dhe gjendjen aktuale të botës islame. Unë bëja përkthimin, por se biseda e tyre mori një formë të tillë, që më s’mundja t’i interpretoja fjalët. Në këtë rast mësuesi u ul në gjunj dhe filloi të flasë shumë qartë arabisht. Në fund Ekber Shahu tha: “A më pranon mua të bëhem nxënësi yt?” Bediuzzamani: “Po si jo, unë tash njëzet vjet të kam pranuar si vëlla.”

Në këtë rast Ekber Shahu e ftoi Bediuzzamanin në Pakistan dhe i tha: “Atje do të mundësohesh shumë më mirë të bësh sukses në shërbimin tënd. Atje të japim në shërbimin tënd edhe stacion radioje, shtypshkronjë, etj..” Bediuzzamani iu përgjigj kështu: “O vëllai im Ekber Shah! Është e nevojshme që shërbimi të bëhet gjoks më gjoks. Pas frontit nuk bëhet shërbim. A e di se kjo sëmundje së pari këtu ka filluar? Të them të drejtën unë të isha edhe në Mekke, përsëri do të kisha ardhur këtu, shërbimi është këtu, fronti është këtu.”

Bediuzzamani i dha Ekber Shahut disa libra dhe pastaj u ndamë. Sejjid Ali Ekber Shahu u nda shumë i gëzuar dhe vazhdimisht falenderonte All-llahun që ia solli atij këtë vizitë. Atë natë e kaluam bashkë në hotel. E pyeta Ekber Shahun për Bediuzzamanin. Më tha se, “ky person të gjitha fjalët i fliste nga Kur`ani Famëlartë. Unë deri tani përveç këtij nuk kam dëgjuar kënd tjetër ta flasë aq kthjellët gjuhën e Kur’anit”.

Kërkoi që të takohej përsëri, por Bediuzzamani nuk mundi t’i jepte përgjigje pozitive. Por se në momentin që do të niseshim, pamë se kishte ardhur që të na përcillte. U ulën pranë njëri-tjetrit në autobus dhe shtatë-tetë kilometra udhëtuan bashkë. Ekber Shahu mbeti shumë i gëzuar për takimıin e dytë.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 >>>