Shenja e dytë: T’ua tregoj edhe përkthimin e lutjeve të mia që bëj për Hz. Muhammedin (a.s.m.) që i kam bërë zakon për vete t`i këndoj mes lutjeve të mia të përditshme.

12_11032010130717.jpg

Një përkthim i shkurtër i saj shënon se: Muhammedi (a.s.m.) është i Dërguari i All-llahut (xh.sh.). Kështu që:

E para: Këtu parashtrohet një argument i përmbledhur nga njëmbëdhjetë gjendje të ndryshme. Ja Ai person fisnik, duke qenë “ummi” (duke mos ditur as shkrim e as këndim), ka habitur edhe filozofët gjenialë të katërmbëdhjetë shekujve. Ai ka paraqitur një fe që i tejkalon të gjitha fetë qiellore. Le të mos harrojmë se megjithëse ai ka dalur befasisht në shesh, përsëri të gjitha veprat e tij janë të papërngjashme, sepse si nga fjala, puna dhe gjendja e tij, me fenë islame ua ka shndritur mendjet, zemrat dhe shpirtrat e treqind e pesëdhjetë milionë njerëzve, duke i edukuar e duke u dhënë këshilla të bukura atyre. Mezashet e tij janë bërë shkak shpëtimi edhe për popujt më të kulturuar. Ai ashtu si me drejtësinë e fesë islame, edhe me ligjet e tij të sakta, 20% të llojit të njerëzve, në një periudhë të gjatë prej katërmbëdhjetë shekujsh, shpirtërisht dhe materialisht i ka bërë anëtarë të fesë së Tij. Përsëri ky personalitet (a.s.m.) me një bindje dhe besim, doli në shesh, ku të gjithë njerëzit e vërtetë, duke marrë frymëzim nga besimi i tij, së bashku dhe unanimisht dëshmojnë se feja që ka ardhur me anën e tij, është më e fortë dhe në shkallën më të lartë. Ai është i papërsëritshëm dhe askush nuk mund të arrijë tek forca e besimit të tij. Ai doli në shesh me një adhurim duke mos imituar askënd dhe bashkoi adhurimin e zanafillit me ato të fundit. Edhe ky argument si ato të parët tregon se ai është i papërngjashëm, sepse ai ndaj Krijuesit të tij është falur, përulur e lutur, në një shkallë të atillë që askush nuk ka mundur ta arrijë. P.sh. me lutjen e tij të “Xheushenul Kebir”-it, Krijuesin e vlerëson me admirim. Ai edhe në ibadet është i paarritshëm, sepse si ai askush nuk ka mundur të arrijë që ta njohë Zotin e Madhërueshëm. Ai i ka ftuar njerëzit tek feja e vërtetë, megjithëse, fisi, xhaxhai, shtetet e mëdha të botës dhe anëtarët e feve të vjetra ishin armiq me të. Megjithatë ai pa u tërhequr, pa u trembur, pa iu dridhur qerpiku, me një trimëri të madhe ka vazhduar deri në fund. Edhe kjo gjendje tregon se Muhammedi (a.s.m.) është i veçantë.

Tani përmbledhja e këtyre tetë gjendjeve të përmendura, a nuk është një dëshmi e mjaftueshme për ta vërtetuar profetësinë e tij të pashoq? Sepse këto gjendje për të vërtetuar besnikërinë, bindjen dhe seriozitetin e Pejgamberit (a.s.m.), janë një argument i fortë e i pamohueshëm. Për këtë arsye e gjithë bota islame çdo ditë pas çdo namazi, kur ulen në teshehhud, e përshëndesin me këto fjalë Profetin tonë (a.s.m.):

12_11032010130721.jpg

Dhe kështu vërtetojnë punën, bindjen dhe drejtësinë e fesë së vërtetë që na ka sjellur ai. Me fjalën: 12_11032010130724.jpg  “Bekimi dhe paqja qofshim mbi ty o Profeti i Zotit” shpirtërisht paraqesin përshëndetjet e pesëdhjetë milionëve, ndoshta përshëndetjen e miliarda muslimanëve, e në këtë mënyrë shpallin falenderimin, mirënjohjen dhe dëshirën që duan të takohen dhe ta vizitojnë të Dërguarin (a.s.m.)...

E treta, dëshmia e përgjithshme që mban me vete mijëra dëshmi:

12_11032010130728.jpg

Domethënë: Ky personalitet (a.s.m.) për profetësinë e tij është dëshmitar vetë, njelloj si dielli për vete. Sepse me një moral të mrekullueshëm, ka shpallur mijëra mrekulli dhe përsosmëri, që ato për Dërguarjen dhe besnikërinë e tij, janë argumente të forta. Ja pra Risale-i Nuri në fragmentet e “Mrekullive të Muhammedit (a.s.m.)”, me hadithe të vërteta ka shpallur mbi treqind mrekulli me saktësinë e ajeteve

12_11032010130739.jpg

Vërtetohet se me një gisht të dorës së tij, e ka ndarë hënën në dysh. Me hadith të saktë vërtetohet se nga gishtat e dorës së tij ka rrjedhur ujë si nga pesë çezme, duke i shuar etjen tërë ushtrisë, e kjo ka ndodhur dy herë. Në një sulm ndaj armiqve i ka hedhur një grusht dhé, ku secilit ushtar i ka hyrë nga një grusht në sy dhe kështu ia kanë mbathur. Nga dora e tij gurët e vegjël, njëlloj si njerëz kanë thënë “subhanallah” duke bërë dhikër. Këto qindra mijëra dëshmitarë dëshmojnë dhe theksojnë me të vërteta të sakta. Njëlloj e vërteton edhe historia. Pra për të vërtetuar profetësinë e tij, a nuk mjaftojnë afër një mijë mrekulli, të vërtetuara edhe prej armiqve të tij . Këtë e vërtetojnë edhe miliarda njerëz, pra muslimanët e devotshëm, duke pranuar se me fenë e vërtetë që u ka sjellur ai, me personalitetin e tij, kanë arritur në persosmërinë e njerëzimit. Kjo do të thotë se edhe ai vetë (a.s.m.) është dëshmi e fortë dhe e shkëlqyer për Dërgueshmërinë e personalitetit të tij (a.s.m.).

Argumenti i katërt mban me vete shumë dëshmi të forta:
 
12_11032010130743.jpg

Domethënë: Kur’ani me argumente të panumërta, vërteton profetësinë e personalitetit të tij (a.s.m.). Ja pra fragmenti (Dhulfikar), ka vërtetuar se Kur’ani me dyzet anë është mrekulli dhe 20% e njerëzimit katërmbëdhjetë shekuj pa ndërprerje e pa ndërruar ligj i ka ndriçuar. Ai i ka ftuar kundërshtarët që të formojnë të paktën një sure të vetme. Por asnjëri nuk ka pasur guxim që t’i afrohet kësaj pune. Në fragmentin “Ajetul kubra” (Argumenti i madh) të Risale-i Nurit, është vërtetuar se gjashtë anët e Kur’anit janë të shndritshme, ku në ta dyshimet nuk mund të hyjnë kurrë. Edhe gjashtë pozita të larta kanë nënshkruar se Kur’ani është i drejtë dhe ështe mbështetur në gjashtë të vërteta që kurrë nuk lëkunden. Kur’ani lexohet prej njëqind milionë njerëzve me nje zell dhe respekt të madh dhe në çdo minutë në zemrat e miliona hafizëve, regjistrohet amshueshmëria e tij. Nga ai kanë buruar të gjitha shkencat e besimit islam, ai i ka vërtetuar të gjithë Librat e Zbritur, të cilët edhe ato shpirtërisht e vërtetojnë Kur’anin famëlartë. Kur’ani është një mrekulli e pamohueshme, i cili gjithashtu vërteton me të gjitha argumentet besnikërinë dhe profetësinë e Muhammedit (a.s.m.).

*****

E dhjeta: Pas profetëve menjëherë vendin e fisnikërisë e marrin sahabet, të cilët kanë përparuar për arsye se me kujdes çdo veprimtari të Pejgamberit (a.s.m.) e kanë zbatuar dhe megjithëse të pashkollë, për një kohë të shkurtër janë ndriçuar me dritën e Muhammedit (a.s.m.), duke marrë sundimin nga lindja e deri në perëndim, duke u bërë kështu përparimtarë, shkencëtarë e diplomatë. Në shekullin e tyre ka sunduar drejtësia superiore, periudhë e cila është quajtur “Asri saadet” (Shekulli i lumtur).

Sahabet mrekullitë e Pejgamberit (a.s.m.) duke i parë me sytë e vet, kanë braktisur të gjitha hidhërimet dhe armiqësitë që kanë pasur mes tyre dhe profesionet e këqija të trashëguara nga stërgjyshërit e tyre. Madje sahabe si Halid bin Velidi dhe Ikrimme Ibni Ebu Xhehli, ndaj të vërtetave të pamohueshme të Pejgamberit alejhissalatu vesselam, janë ndarë nga të afërmit dhe nga prindërit e tyre. Ata janë lidhur me shpirt me fenë islame, duke sakrifikuar gjithçka, duke u lidhur pas profetësisë së Muhammedit (a.s.m.).

E njëmbëdhjeta: Dijetarë gjenialë, filozofë gjeni të islamit, Ibni Sina dhe Ibni Rushdi, e mijëra si këto, në degët e ndryshme të shkencës fizike me mentalitetin e tyre intelektual, duke parë argumente të forta, kanë pranuar fenë dhe profetësinë e Muhammedit (a.s.m.).

Tani nga dëshmitarët e panumërt që dëshmojnë për profetësinë e Hz. Muhammedit (a.s.m.) në këtë kohë është edhe Risale-i Nur.

“O Mëshiruesi i mëshiruesve, për nder të të Dërguarit fisnik, mos na ndaj nga strehimi dhe përkrahja e Hz. Muhammedit (a.s.m.) dhe sjellna ta përjetojmë synnetin e tij dhe në jetën e lumtur të bëhemi fqinj me familjen dhe me shokët e tij (a.s.m.).

Amin ... Amin ... Amin ...

*****

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 >>>