Përfundimisht agjërimi i Ramazanit e ka qëllimin drejtëpërsëdrejti të thyejë faraonësinë e nefsit, duke i treguar dobësinë, varfërinë dhe pafuqinë e tij. Ai e njofton se është një rob dhe asgjë më tepër.
Hadithi  Pejgamberit e ka theksuar se
All-llahu i Madhëruar, nefsit i ka thënë:”Kush je ti, kush jam Unë”. Nefsi i është përgjigjur: “ Unë jam unë, Ti je Ti”. E ka torturuar, e ka futur në ferr dhe përsëri e ka pyetur, por ka marrë të njëjtën përgjigje: “Ene ene, ente ente” (Unë jam unë, Ti je Ti) dhe asnjë torturë nuk i ka mjaftuar për t'ia thyer egon. Më pas All-llahu xh.sh. i ka bërë torturën e urisë, pra e ka lënë pa ngrënë dhe e ka pyetur: “Kush jam Unë, kush je ti?” Atëherë nefsi ka thënë:

2_1yq5xr18wvnewcku.jpg

Kërkoj falje sepse ky kapitull është shkruar brenda dyzet minutave dhe nga se unë së bashku me shokun tim kemi qenë shumë të sëmurë, nuk mundëm ta korigjonim dhe ka mundësi që nëpër shkrim të ketë paqartësira. U lutem vëllezërve të mi të nderuar të jenë dorëlëshuar ndaj nesh. Po ta gjejnë të papërshtatshëm mund ta korigjojnë.

2_30r6ys29xxofxdmv.jpg

Të nderuar vëllezërit e mi të sinqertë!
Fillimisht ju uroj natën e “Beraatit” së bashku me Bajramin që po vjen. I lutem Zotit xh.sh. për natën e Kadrit që do të vijë, për të regjistruar në fletoren e veprimeve tona, të mirat, që do të bëhen dobiprurëse sa një mijë muaj. Vendosëm që të lexojmë këtë dua (lutje):

2_ec4ib5ela91rapx8.jpg

Inshaallah për të gjithë besimtarët do të kthehet në një arsye bollëku (bereqeti) dhe sevapi. Lutem me sinqeritet dhe shpresoj ndaj Mëshirës Hyjnore, që të gjitha ditët e Ramazanit të na i shpërblejë me sevapet e Natës së Kadrit. Amin!…..
Tani vendosëm që në secilën ditë, secili nxënës i Risales të këndojë një “xhuz” (dhjetë fletë të Kur'anit), në mënyrë që në secilën ditë të Ramazanit të bëhet nga një “hatme” (lexim i plotë i Kur'anit). Kjo të bëhet në formën e “nakshive”, të cilët kur përmendin All-llahun xh.sh., ulen rreth e rrotull, duke marrë pjesë përqark atij rrethi të madh ku do të këndohet Kur'ani. Pra ato “hatme” të amshuara, të këndohen për një qëllim të lartë dhe shpresojmë që të pranohet me sukses ndaj Mëshirës së All-llahut xh.sh..

SAID NURSI

Shënim: Në prefektura krahina dhe fshatra ku jetojn nxënësët e rinj së bashku me tëvjetrët, çdo ditë të Ramazanit të këndojn nga një “Xhuz” të Kur’anit në mënyrë  që ato duke u mbështetur tek këshillat e mësuseve tëtyre, t’i shpërndajn këto mendime të shpërndaj këto të mbushura me thevap dhe dritë. Kështu ato dotë arrijn të fitojn thevapet e “hatmes” së çdo dite  të Ramazanit , meqense i këndojnë më një qëllim të lartë dhe pa kurfarë interesi materjal, vetëm për tua dhuruar besimtarëve të botës që kan ndru jetë më parë.

KAPITULLI I EKONOMISË

2_mjbpjdmthh8yix6g.jpg

Ky ajet i Zotit xh.sh., duke na dhënë një mësim të rëndësishëm, me saktësi na urdhëron të ekonomisim dhe na ndalon të shpenzojmë pa kriter. Kjo temë përmban tre pika:
Pika e parë: Krijuesi Mëshirëplotë nga njerëzit përballë mirësive që ka dërguar, kërkon “shyqyr” pra falenderime. Shpenzimi pa llogari e kundërshton falenderimin dhe është një nënvlerësim ndaj mirësive. Ekonomia është një nderim i plotë i fitimeve ndaj mirësive. Pra ekonomia është falenderim përkundrejt mirësive dhe nderim ndaj Gjithëdijes Hyjnore, si dhe një shkak i fortë për të fituar, duke e lehtësuar trupin e njeriut. Ekonomia të shpëton edhe sedrën, që të mos përulesh e të lypësh dhe të falë shijen e mirësive që nuk e ke provuar kurrë më parë. Shpenzimet pa llogari kanë një fund të tmerrshëm për shkak se kundërshtohet me parimet që përmendëm më lart.
Pika e dytë: Krijuesi i Gjithdijshëm trupin e njeriut e ka krijuar në formën e një vile të përsosur, apo të një qyteti të rregullt. Shqisa e shijes në gojë si një portier, nervat dhe damarët i paralajmëron që të bëjnë marrëveshjen midis shijeve të gojës dhe të stomakut. Ato janë njëlloj si telat e telefonit, po qe se nuk ka nevojë, stomaku i thotë gjuhës është i ndaluar dhe i kthen jashtë ushqimet. Nganjëherë po qe se trupi s’ka nevojë për to dhe ndonjë ushqim është i hidhur apo i thartë, menjëherë ia hedh jashtë, duke ia pështyrë fytyrën. Siç e shikuat, shqisa e shijes është një “portier”. Nga pikëpamja e kursimit të trupit, stomaku është si një zotëri dhe sundimtar. Pra në qoftë se dhurata e sundimtarit të vilës apo tëqytetit vlen njëqind lira, portieri meriton vetëm pesë lira dhe jo më tepër. Nuk duhet të paguhet portieri më tepër, sepse duke harruar detyrën kryelartësohet dhe e humbet mendjen, duke futur brenda “vilës” provokatorët. Nga ky sekret propozojmë dy kafshata, njëra që përmban djath dhe vezë dhe vlen dyzet para, e cila ka një ushqim të fortë, kurse tjetra bakllavaja më e shijshme, vlen katërqind para. Këto dy kafshata, para se të hyjnë në gojë, dhe pasi të kalojnë nga fyti, nga pikëpamja e ushqimit truporë nuk kanë dallim. Ndoshta nganjëherë djathi të ushqen më mirë, vetëm se nga pikëpamja e shijes së gojës, vetëm një gjysmë minute më tepër e kënaq këtë shqisë dhe kaq. Pra për hatrin e një gjysmë minuti nga dyzet para të hipësh në katërqind, është një shpenzim i pavlerë dhe kuptohet,se është pa kurrëfarë dobie. Nuk ia vlen që portierin ta nderosh nëntë herë më tepër se sundimtarin e vilës. Kur atë e vlerëson, atëhere kryelartësohet dhe thotë: “Këtu unë jam sundimtar, kush më jep më tepër dhurata apo shije, atë e marr brenda”. Ti nuk mendon se brendësinë e trupit po e ngatërron dhe po e zhyt në zjarr. Kjo do të të bëjë të bërtasësh me të madhe: “ Aman thirreni doktorin të më shuajë zjarrin!” Kur i bindesh Zotit xh.sh. dhe bën ekonomi, je mbështetur në Gjithëdijen e Tij dhe shqisën e shijes e konsideron si portier duke e respektuar sipas detyrës që ka. Ngaqë shpenzimi pa kriter kundërshton Gjithëdijen Hyjnore, nuk do të kalojë shumë kohë dhe do të marrësh një shuplakë syve. Gjithashtu duke e ngarkuar stomakun, e humb oreksin e mirë. Me një oreks artificial duke u ushqyer me ushqime të shumëllojshme, që të mundojnë dhe të sëmurin.
Pika e tretë: Në pikën e dytë thamë se shqisa e shijes është portier. Me të vërtetë që është e tillë për ata njerëz që në ritin e falenderimit, nuk kanë përparuar shpirtërisht dhe që janë të pakujdesshëm. Për hatrin e shijes është e mjaftueshme të shpenzojmë një para, por në fakt ne harxhojmë dhjetë. Por për ata që hanë vetëm për falenderim, që janë njerëz të vërtetë dhe që përparojnë shpirtërisht, ata barazpeshohen me tregimet e “Fjalës së Gjashtë”, që thotë: “..shqisa e shijes së tyre është një kontrollues dhe inspektor i kuzhinëve të Mëshirës së Zotit xh.sh., që shërben për të shijuar dhe vlerësuar të gjithë sasinë e mirësive. Pra gjuha me peshoret e shijeve, duke drejtëpeshuar në formën e një falenderimi mirësitë e Zotit xh.sh., ia lajmëron trupit dhe stomakut.
Pra e kuptoni se me këtë tregim shqisa e shijes nuk ka detyrim vetëm për anën fizike të trupit dhe ndoshta pikësynimi i saj është që stomaku të mos i kundërvihet zemrës, shpirtit dhe mendjes së njeriut. Kushdo në këtë mënyrë, mund t’i njohë shijet me këto katër kushte:
I pari: Kur nuk shpenzon më tepër se sa duhet;
I dyti: Kur i ndjen të gjitha llojet e shijeve të mirësive për të bërë detyrën e falenderimit .

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 >>>