“Çfarë ju solli në këto vende, a nuk ju solli rinia e shfnenuar?!”

Pa dyshim është se nga gjuha e gjendjes së spitaleve do të dëgjoni gjëmimet e mjerueshme të atyre që kanë keqpërdorur mirësinë e rinisë që ua ka dhënë All-llahu xh.sh. Njëlloj, ankesat e të rinjve do t’i dëgjosh edhe nga burgjet që nga ndëshkimet bërtasin:” Ah çfarë na bëri jeta e rinisë sonë që e përjetuam duke i kundërshtuar hyjnisë sonë, kurse edhe ndëshkimet e torturat e varrit bëhen më tepër nga abuzimi i rinisë. Këtë e vërtetojnë edhe “Keshfelkuburut” (evlijatë që e shohin gjendjen e kufomave në varreza) së bashku me të gjithë njerëzit që lëvizin në rrugën e drejtë të fesë islame.

Për Këtë mund të pyesni edhe pleqtë e të sëmurët që përbëjnë shumicën e njerëzëve. S’ka dyshimt që se do të merrni përgjigjen plot pikëllime të mjerueshme. Ata duke ankuar tregojnë se çfarë u ka sjellur periudha e rinisë, duke thënë:” Ah të mjerët! Rininë e kaluam në vende, të dëmshëm dhe boshe. Mosni, mos bëni edhe ju si ne!” Sepse për pesë apo dhjetë vjet të shijeve pa lejuara të rinisë, këtu, në këtë jetë, do të vuajmë shumë vjet pikëllime, në jetën e varrit torturë e dëm, në jetën e ahiretit do të përjetojmë vuajtjet që vinë nga ndëshkimet e xhehennemit të “Sakar”, bile edhe duke vuajtur këto ndëshkime me sekretin

17_12032010020759.jpg

që thotë: Kush pranon dëmet me kënaqësinë (vullnetin) e tij ai nuk meriton mëshirë.

Pra: All-llahu i madhëruar ju dhe ne së bashku na shpëtoftë nga forca tërheqëse e kohës së fundit të ahër zamanit! Amin!

***

NJË PËRGJIGJE PYETJEJE TË NXËNËSVE TË NURIT

Pyetëm mësuesin: “Për ç’arsye që prej dhjetë vjetësh, as nga ne as nga Emini që të shërben ty, duke mos i dhënë rëndësi fare nuk pyet për çështjen më të serioze të luftës së tmerrshme botërore (Lufta e Dytë). Vallë a gjykon ndonjë gjë më të rëndësishme se kjo çështje që nuk e vlerësoni fare atë? Apo interesimi për to është i dëmshëm.” Mësuesi na u pergjigj kështu:

Ja pra çështja e luftës botërore pranë çështjes serioze që ekziston është një gjë shumë e pavlerë. Sepse çështja e luftës botërore në të cilën dy shtete mundohen ta marrin sundimin e botës në dorë, pranë Gjykimit të Madh, që do të bëjnë debat për fetë qiellore me afetarët dhe me anë të debatit që do të kërkojnë drejtat e tyre borgjezët nga socialistët që do të ishte një padi aq e madhe sa që sasia e pjesës së njëriut të vetëm është më e madhe se sa rëndësia e luftës botërore.

Ja ajo padi është që: Në këtë kohë për secilin besimtar, bile për secilin njeri, është hapur një padi për një pronë sa kjo bota, me begati përrallore, hijeshuar skaj më skaj me kopshte e vila që nuk ta merr mendja dhe mosha e tyre në të nuk do t’i soset kurrë. Domethënë në kokën e secilit njeri ashtu është hapur një plagë që: në qoftë se ato kanë mend, po të kishin pronë e fuqi sa shteti Anglez së bashku me atë Gjerman, për të fituar atë padi do t’i sakrifikonin të gjitha. Pra në këtë rast me të vërtetë është i çmendur ai, që pa e fituar këtë, merret me të tjera gjëra. Ndërsa në këtë kohë ajo padi aq ka rë në rrezik saqë një evlija kishte konstatuar se në varreza nga dyzet të vdekur vetëm një e kishte fituar padinë, pra kishte vdekur me besim, tridhjete nëntë të tjerë e kishin humbur atë. (Ky ndollje nuk shtë për ndonjë vend të huajave por pë vendin ku jetojn muslimanët).

Tani si ka mundësi të braktisim atributin e një padije të rëndësishme që kryen detyrën e Avokatit duke shpëtuar padin e 80% të njerëzve.

Pra ai që s’është çmendur nuk do t’i braktisë shërbimin dhe përpjekjet që ai të përfitojë avokatin e fortë që atë e mbron prej zhdukjes së përjetshme, gjë që për të mban rëndësinë mbi të gjitha.

Pra, mijëra njerëz dëshmojnë se në këtë kohë patjetër ai mbrojtësi (avokati) parë i padisë është Risale-i Nuri që ka buruar prej mrekullisë shpirtërore të Kur’anit famëlartë.

Ja pra, në këtë botë secili njeri është i dërguar me detyrë të rëndësishme, këtu është një mysafir i përkohshëm dhe krijimi i tij na tregon se patjetër do të ikë në një jetë të përjetshme. Ndërsa është e padyshimitë se në këtë kohë janë tronditur shkaqet e jetës së përjetshme që e mbrojnë kalanë e besimit: Në këtë rast a nuk është e nevojëshme të përpiqesh që ta fitosh padinë e pasurisë së përjetshme që është një vend mijëra herë më e mirë se kjo botë; duke patur aty me vete edhe të gjithë dashamirët që ke pasur këtu. Por po qe nuk mund ta shpëtosh bindjen dhe besimin e fortë, do ta humbësh atë begati përrallore. Vallë i cili send mund ta plotësojë vendin e çështjes së besimit që të kënaqet me një jetë të përjetshme?..

Tani duke patur parasysh këto të vërteta, ne me vëllezërit tanë, edhe sikur të kishim mend njëqind herë më tepër se sa kemi, shpirtërisht mezi do të mjaftonin për shërbimin e kësaj detyre madhështore. Në këtë rast, ne na duket e kotë të angazhohemi me gjëra të tjera, vetëm se nuk duhet të kundërshtoni nxënësit e Nurit që kanë braktisur shërbimin për mbrojtjet që kanë bërë ndaj sulmeve pa shkak që i bënin të çmendurit, bile edhe këto na kanë detyruar të tjerët që të bëjmë pa dashje.

Dhe duhet ta dini këtë se, ne na dëmtojnë interesimet për çështjet e tjera përveç çështjes sonë të madhe siç janë grindjet e debatet e kota. Ne ato nuk duhet t’i mendojmë duke anuar nga ata me zemër.

Sepse, a është e drejtë të tërheqësh vemendjen rretheve të gjera duke harruar detyrën që ke dhe të anosh nga entuziasmi i vetë politikës. Dhe me të vertetë ky është një gabim që të pengon nga shërbime të amshuara që ke. Kur kujdesesh ndaj politikës mund të ikësh në rrjedhën e saj. Duke i humbur mendimet reale e humb edhe shëndetin e zemrës edhe nuk mund të mbrosh sinqeritetin që ke ndaj shërbimit dhe mund të mbetesh ndër faje. Bile, duke u gjykuar në gjyq kur më sulmuan, u thashë:

“Si ka mundësi të vërtetat e Kur’anit e te besimit të kërkojnë mbrojtje nga dritat të tuaja të përkohshme, kurse dritat të Kur’anit mbajnë një forcë tërheqëse si dielli madhështor. Kush i njeh mirë Ato, ai ato nuk abuzon për gjërat e përkohshme të kësaj bote, bile ato nuk i shpërdoron edhe t’ia japësh gjithësinë madhështore” Në këtë mënyrë ua mbylla gojën atyre.

Këtu u mbyll përgjigja e mësuesit tonë.

Ne nxënësit e tij ia vërtetojmë me të gjithë fuqinë tonë

Nxënësit e Risale-i Nurit

17_12032010020802.jpg

KY ËSHTË NJË SHËNIM I POZITËS SË DYTË TË FJALËS SË TREMBËDHJETË PREJ DREJTËPESHIMEVE TE

RISALE-I NURIT

Të burgosurit kanë shumë nevojë për ngushëllimet që i paraqet Risale-i Nuri. Veçanërisht rinia që e kanë shpërdoruar rininë dhe nga shuplaka - goditja e saj moshën e tyre te freskët kalojnë nëpër burgje të vështira. Parimet e Risale-i Nurit janë në vlerën e bukës.

Ja pra në moshën e rinisë, tek njeriu ndikojnë veset më tepër se mendja, porse veset janë shqisa qorre që s’mund ta shohin ardhshmërinë. Për një gram shije që e ka përpara, e sakrifikon shumë nga shija e ardhmërisë, për shijen e hakmarjes që për një minutë e mbytë njeriun, vuan ndëshkimet e tetëdhjetëmijë orët e burgjeve; për qefin e një orë që bënë dhunë ndonjë namusit, vuan torturën e mijera ditëve dhe humbë lumturinë duke patur frikën e armiqve. Kur bëni këtë krahasim, këtyre mund t’u shtosh akoma që veset, të rinjve të pafatë, ditët e ëmbëla ua shndërrojnë në jetë të hidhur dhe ata bien në gjendje që të dhimbsen.

Një shtet i madh i anës verore, duke përdorur veset e të rinjve, na trondisin veçanërisht ashpër me stuhira të këtij shekulli. Sepse vajzat e gratë e bukura të njerëzve që jetonin me nder të lartë, ato ua dhuroi të rinjve që lëviznin duke mos parë ardhmërinë. Sidomos kur i lejoi të lahen nëpër banjo femra lakuriqe së bashku me meshkuj, duke shtyrë të bëjnë seks aty, i dogji ata. Bile të gjithë bota u trishtuan për arsye se vagabondëve dhe të varfërëve ua shpërndau mallrat e padronëve.

Tani në këtë shekull për t’i përballuar këto dy sulme të rrezikshme, të rinjtë e muslimanëve dhe të popullit turk është shumë e rëndësishme të zotërojnë shpatat e mprehta të Risale-i Nurit, veçanërisht fragmentet që quhen “Argumentet e Besimit” dhe “Prijësi i Rinisë”. Ndryshe, të rinjtë e pafat, si ardhmërinë e kësaj jete ashtu edhe lumturinë e ahiretit do ta zhdukin duke e kthyer në torturë. Pra, të rinjtë duke shpërdoruar rininë po binin nëpër spitale dhe duke u mbështetur veseve shfrenuese po ndëshkohen me burgje dhe në moshën e pleqërisë ato do t’i pasojnë hingëllimet e qarjet e tmerrshme.

Por, po qe se të rinjtë, rininë e tyre e mbrojnë me edukimin e Kur’anit dhe më të vërtetat e Risale-i Nurit, atëhere bëhen nga një hero dhe njëri i përsosur dhe nga një musliman i lumtur dhe nga një sulltan krijesave të tjera.

Ja pra një i ri që ka rënë në burg, ai nga njezetekatër orë të kapitalit të moshës vet, e ndanë vetëm një orë për të falur pesë kohët e namazit; dhe pendohet për mëkatin që është bërë shkak për të rënë burg. Burgu është duke e penguar atë nga mëkatet e shumta. Në këtë rast për ardhmërinë e jetës së tij dhe për afërmit e tij dhe për atdheun bëhet i dobishëm, me moshën e tij të pesëmbëdhjetë viteve të rinisë do të fitojë rininë e paskajshme dhe shumë e ndritshme. Për këto që i radhitëm këtu janë duke dhënë sihariq dhe na vertetojnë këto vërteta që thamë këtu, të gjitha fetë qiellore me gjithë Kur`anin.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 >>>