Pika e dymbëdhjetë: Tani Pejgamberi Fisnik (a.s.), për ekzistencën e Krijuesit të gjithësisë është një argument i vërtetë dhe një dëshmi që flet qartë për Ringjalljen dhe Lumturinë e Përjetshme. Ai është një dëshmitar i Fortë, për të vërtetuar ekzistencën e Lumturisë së Përjetshme, si dhe për të treguar mënyrën për ta arritur atë. Lutja e tij është një arsye e krijimit të xhennetit, siç është theksuar në librin “Ringjallja”. Meqë ka lidhje me këtë temë përsëri po e përsërisim se i Dërguari Fisnik (a.s.m.), në Namazin e Madh dhe në Adhurimin e Lartë, lutet për Lumturinë e Përjetshme. Gjithashtu jo vetëm gadishulli, por e gjithë bota, kudo që janë myslimanët, luten së bashku dhe bashkohen me lutjen dhe adhurimin e Tij madhështor, sepse falja e tij është një përmbledhje e të gjitha adhurimeve të atyre që kanë pranuar fenë e tij. Hz. Muhammedi (a.s.m.) është përfaqësuesi i të gjithë profetëve. Në këtë namaz ai shpreh të gjitha adhurimet dhe respektin e tyre të thellë. Ky namaz i madh i tij është si një bashkim i të gjithë namazeve të bijve të Ademit, që nga ajo ditë, deri në ditën e kijametit. Të gjithë njerëzit e devotshëm dhe të ndershëm që ndjekin rrugën e Tij, kësaj lutjeje në një kor të madh po i thonë: “Amin!” (pranona o Zot). Shiko Pejgamberin tonë që lutet për nevojat e të gjithë njerëzve dhe për ata që janë në qiell, ndoshta për të gjitha qëniet, të cilat së bashku duke u pajtuar me lutjen e tij, po thonë: “Po, jepe o Zot atë që ai kërkon!” Kështu me këto fjalë, atë e shoqërojnë të gjitha qëniet, duke u lutur me një zë të ëmbël dhe të dashur, që shpreh varfërinë, dobësinë, modestinë dhe dashamirësinë e tyre ndaj All-llahut xh.sh., duke kërkuar që lutja e tij të dëgjohet. Duke u lutur kështu, ata e bëjnë gjithësinë të lotojë.

O vëlla! Ta dish se vetë jeta e Pejgamberit Fisnik, tregon se ai lutet për një qëllim të madh; që jo vetëm të shpëtojë njeriun, por ndoshta të gjitha qeniet nga pusi i thellë, nga asgjëja, nga zhvlerësimi, nga padobishmëria dhe t’i ngrejë në pozitat më të larta, që të shkojnë në përjetësi dhe të fitojnë vlerat e duhura.     

Shiko! Ai lutet me një zë të ëmbël dhe kërkon ndihmë duke u shpërndarë zëri i Tij në të gjithë qiejt dhe tek të gjitha qeniet, të cilat sëbashku, Lutjes së Tij i përgjigjen me këto fjalë të bukura: “Amin, All-llahumme Amin!” Nevojat e Tij ia kërkon edhe Dëgjuesit dhe Vëzhguesit të Plotmëshirshëm dhe të Ditur, sepse Ai këto nevoja të të gjallëve, sado të vogla, i sheh dhe i dëgjon dhe Mëshira e Tij e Madhe i pranon dhe i plotëson. Kjo ndodh edhe për arsyen se jo vetëm për faktin që këto kërkesa janë paraqitur me gojë, por ato shprehin edhe me gjendjen e tyre të vërtetë, në një mënyrë të qartë që tregon për një vetëdije të mrekullueshme. Duke dëgjuar këto lutje bëhet fare e qartë dhe e padyshimtë se çdo gjë është realizuar dhe është parë nga ana e Shikuesit dhe Fisnikut të Plotmëshirshëm si një vepër e rrallë.

Pika e trembëdhjetë: I Dërguari i Posaçëm me vete ka tërhequr të gjithë bijtë e Ademit dhe duke dalur në podium, është kthyer nga “Arshi i Madh” me duart e ngritura dhe ka bërë dua (është lutur). Profeti që është edhe lavdia e njerëzimit, po lutet me zërin e Tij që gjëmon në të gjitha kohërat dhe që e dëgjojnë të gjitha qeniet. Cila është kërkesa e Tij? Ai kërkon lumturinë e Përjetshme, Jetën e Paskajshme në parajsën e lumtur dhe të takohet me të Madhin Zot, All-llahun xh.sh.. Veç kësaj, ai kërkon të përballohet me të gjitha bukuritë e amshueshme dhe me madhështitë e funksioneve të të gjithë Emrave të Bukur (Esma ul-Husna). Bile, Mëshira, Ndihma dhe Dituria e Kulluar e Drejtësisë Absolute, edhe po të mos kishte nevojitur krijimin e xhennetit, vetëm lutja e të Dërguarit mjafton për të krijuar parajsën, lumturinë e përjetshme, gjë shumë e rëndësishme, krijim që për All-llahun është i lehtë si krijimi i pranverës. Pra siç është pejgamberia e Tij një arsye dhe shkak për të sqaruar këtë vend të provës, po ashtu edhe lutja me Ibadetin e Tij, është një arsye e qartë, për krijimin e Jetës së Lumtur. Njerëzit e mençur të krahut të vërtetë ç’i ka shtyrë të thonë:

"16_12032010013622.jpg"

Ky rregull i përsosur dhe i veçantë i natyrës është krijuar vetëm prej një Plotëmëshiruesi. Vetëm Ai mund të krijojë këto arte dhe relike me një bukuri të pashoqe. A e vëren se Edukata e Tij nuk pajtohet me të shëmtuarën, smirën, pamëshirshmërinë dhe çrregullimin? Me sytë tanë po e shohim se dëshirat dhe kërkesat më të parëndësishme Ai po i pranon. Po si ka mundësi të mos pranojë lutjen e Ringjalljes të Lumturisë së Përjetshme, që është gjëja më e rëndësishme? A ka mundësi që Ai këto të mos i krijojë? Jo kjo nuk do të ndodhë kurrë! Bukuria e Tij e rrallë nuk mund të shëmtohet kurrë në këtë mënyrë.

O shok imagjinar! Kjo që ju thamë është e mjaftueshme, por le të kthehemi tani pak më mbrapa, sepse përndryshe edhe njëqind vjet tek ky gadishull po të qëndronim, përsëri veprimtarinë e çuditshme dhe detyrat e habitshme të Profetit, ne nuk mund t’i konceptonim dot. Tani duke u kthyer mbrapa, do të shohim se në secilin shekull me Dritën e Uruar të Diellit së Fesë së Tij, akoma më shumë lule kanë lulëzuar, siç janë Ebu Hanife, Shafii, Bejazidi Bistami, Shejhi Gejlani, Shejhi Nakshibendi, Imami Gazali, Imami Rabbani, si dhe miliona rubinë të tjerë ndriçues. Shpjegimet dhe thëniet e mia po i lëmë në udhën e tyre, për tjetër herë, si dhe mrekullitë e pasosura të tij, për t’i shprehur atij një përshëndetje:

"16_12032010013625.jpg"
"16_12032010013628.jpg"

Pika e katërmbëdhjetë: Thesari i Mrekullive dhe Mrekullia më e Madhe është zbritja e Kur’anit të Famshëm, që vërteton edhe Profetësinë e Muhammedit (a.s.m.), në atë mënyrë sa nuk lë vend për vërejtje të tjera. Mrekullitë e tij shpesh janë kundërshtuar nga shumë njerëz të paditur.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 >>>