Janë interesante bisedat që bënte me fëmijët të cilëve u jepte shumë rëndësi, bile më shumë se të moshuarve, duke i thënë se: “O bijtë e mi, ju jeni fëmijët e pamëkatshëm. Unë jam shumë i sëmurë, bëni dua për mua, sepse lutja e juaj tek All-llahu është e pranueshme. Unë juve iu kam futur brenda lutjeve të mia, duke iu quajtur si nxënës dhe bij të mi shpirtërorë.” Në këtë mënyrë edhe fëmijët nga sytë e të cilëve rridhte drita e dashamirësisë, e përshëndesnin atë. Mësuesi thonte se: “Këto fëmijë në të ardhmen do të bëhen nxënës të Nurit. Shkaku i kontaktimit të tyre me mua është se ata janë duke parandierë se Risale-i Nur ka ardhur për t’u ndihmuar atyre, prandaj ata po tregojnë këtë dashamirësi.”
 
12_11032010124035.jpg

Bediuzzamani edhe të tjerëve u këshillonte që të vazhdonin leximin e risaleve, duke thënë se: “Për ju do të ishte dobi dhe lumturi e madhe atëherë kur do të mbroheni nga rreziqe të imoralitetit, duke vështruar mbi rëndësinë ndaj të falurit. Le të turpërohen ata që për fenë islame thonë se është shkak i prapambetjes”! Fjalë këto që tek shumica e të rinjve sillnin një zgjim. Këtu parashtruam vetëm disa nga këshillat e tij të dobishme, kurse tani do të radhisim disa këshilla të tjera:

1- Një ditë bashkë me mësuesin ishim në hotelin “Jëlldëz”, në Eskishehir. Disa punëtorë dhe mjeshtër të fabrikës së sheqerit erdhën të vizitojnë Nursiun, i cili i tha: “Po qe se i falni farzet e namazit, atëhere të gjithë punët tuaja që keni bërë në fabrikë, regjistrohen në fletoren e sevapeve tuaja. Sepse me këtë punë tuajën fisnike, jeni duke përballuar një nevojë të domosdoshme të popullit.”

2- Përsëri një ditë duke udhëtuar, u ulëm rreth hekurudhës dhe filluam të lexojmë librin “Prijësi i rinisë”, kur erdhi një punëtor. Njëlloj edhe atij i tha: “Po qe se i falë farzet dhe ruhesh nga mëkatet e mëdha, atëherë të gjitha punët tuaja quhen ibadet, sepse jeni shkaktarë, që rruga e dhjetë orëve të merret për një orë. Kjo punë e juaja nuk mund të shpërblehet vetëm me një shpërblim material, por sigurisht edhe në jetën e ahiretit do të keni dobi të mëdha.”

3- Një ditë tjetër në Eskishehir, njëlloj u jipte këshillë edhe punëtorëve të aeroportit, oficerëve dhe ushtarëve, duke u thënë se: “Do të vijë një ditë kur këto aeroplanë do t’i shërbejnë shumë fesë islame. Ju po qe se e falni namazin farz dhe i bëni kaza ato (i falni pas kohës së caktuar) për shkak se jeni ushtarë, çdo orë e juaja përfiton sevapet e dhjetë orëve të adhurimit plus, veçanërisht ushtarët e aviacionit përfitojnë sevapet e tridhjetë orëve të adhurimit. Për ju është e mjaftueshme besimi që keni në zemër dhe të plotësoni nevojën e besimit, pra të falni namazin.

4- Nganjëherë kur u takonte me barinjtë u thoshte: “Mbikqyrja e juaj mbi këto kafshë, është një lloj ibadeti (adhurimi). Edhe disa nga profetët kanë qenë barinj. Ju duhet t’i falni namazet farz, që puna e juaj të jetë për hir të All-llahut.”

5- Një herë tjetër punëtorëve të centralit elektrik u tha: “Prej kësaj rryme populli bën shumë dobi. Për të marrë pjesën e duhur nga këto dobi, faleni namazin... atëherë e gjithë puna e juaj bëhet një ‘tregti’ dhe për ju shkruhet ibadet (adhurim).”

ç) Botimi i librit “Pjesa për Të (për All-llahun)”

Të nderuar vëllezërit e mi të sinqertë!

Duke menduar kuptimin e ajeteve  12_11032010124039.jpg “S’ka Zot tjetër përveç All-llahut” dhe 12_11032010124042.jpg  “Thuaj që All-llahu është Një”, momentalisht ana e dukshme e këtyre ajeteve më bëri të shoh një pikë të bukur. Me “dylbi” pashë se në rrugën e të devijuarve dhe të ateistëve, ka vështirësi dhe pamundësi të pambarim. Këtë pikë të gjerë dhe të gjatë, do t’ua sqaroj me një shenjë të shkurtër.

Ja pra ashtu si një grusht dhé që ështe në vazo i japin jetë mijëra lloj luleve, në këtë rast këtë vepër, po qe se ia japim natyrës dhe fenomeneve të verbëra, atëhere në atomet e dheut dhe në sasinë e luleve, duhet të ishin makina dhe fabrika të vogla, që të dinë të krijojnë pajisjet dhe veçoritë e ndryshme të gjallesës së atyre luleve. Pra çdo atom duhet të jetë si një hyjni që të ketë aftësinë e pafundme dhe diturinë e pambaruar...

Njëlloj edhe në fjalën  12_11032010124046.jpg (Ai, pra All-llahu), janë grumbulluar atomet e ajrit që duke pranuar All-llahun e Madhëruar, kryejnë vepra interesante, ku nëpër të gjithë botën bartin zërat e telefonëve dhe telegrafëve. Ndoshta nga fuqia e fjalës  12_11032010124049.jpg (Ai, pra All-llahu), marrin aq fuqi, saqë në cepat e atomeve të ajrit përmblidhen aftësitë në sasinë e atomeve që ka nevojë t’i dijë gjuhët dhe nevojat e telefonëve dhe telegrafëve, nevojën e luleve, e bartjes së erës dhe disa të tjera. Për të kryer këtë detyrë është e nevojshme të zotërojnë një aftësi sa të gjithë telefonistët, telegrafistët dhe stacionet e radiove (dhe të televizioneve), sepse këto punë janë duke u krijuar dhe atribuar vetëm nga ana e atomeve të ajrit, të cilat mbajnë këtë aftësi.

Tani shikoje të pamundurat dhe mitet e rrugës së natyralistëve dhe materialistëve. Aty nuk është vetëm një e pamundur, ndoshta numri i të pamundurave të tyre është sa atomet e gjithësisë. Këto punë të paimagjinueshme, kur ia atribuojmë Mjeshtrit Madhështor, atëhere me urdhërin e Tij ajri i bëhet shërbëtor. Me lejen dhe fuqinë e All-llahut duke u mbështetur në Të, punët e mëdha bëhen aq shpejt, saqë puna e të gjitha atomeve bëhet lehtësisht. Me lehtësinë e vetëm të një atomi, sa të thuash 12_11032010124053.jpg  (Ai), atëhere botërat e ajrit bëhen një faqe e një elementi superior për të shkruajtur fjalët e fuqisë së All-llahut (xh.sh.). Ato duke “shkruar” me majat e lapsave të atomeve, mbajnë nga një pikë mrekullie, pra krijohen në lehtësinë e lëvizjes së një atomi.

Me mendimet e mia duke udhëtuar në fjalët e shenjta  12_11032010124056.jpg (Le ilahe il-All-llah-S’ka Zot tjetër përveç All-llahut) dhe 12_11032010124059.jpg  (Kul hu vall-llah, “Thuaj që All-llahu është Një), për të vërtetuar Njësinë e All-llahut të Madhëruar, hodha sytë që të sodis botërat e ajrit dhe të lexoj elementet në mënyrë përmbledhëse në ajër, dhe në fjalën  12_11032010124046.jpg (Ai), saktësisht m’u sqarua kjo e vërtetë dhe Njësimi i All-llahut m’u vërtetua në ajrin e Tij, ku në të gjeta një argument të ndritur. Në këtë mënyrë e kuptova se për çfarë Kur’ani i famshëm dhe ato që bëjnë dhikër (përmendje të Zotit) dhe për ta vërtetuar Njësimin e All-llahut (xh.sh.), shumë herë, e përsërisin fjalën e shenjtë  12_11032010124049.jpg (Ai). Shkëlqimi i kësaj fjale për Njësimin e All-llahut (xh.sh.) ndrit në shumë shenja materiale dhe po ashtu edhe shpirtërore.

Ja disa shembuj: Një krijesë e vogël po të marrë mbi vete një peshë të rëndë, do të shtypet, një vesh zërat e ndryshëm nuk do të mund t’i dëgjojë, ashtu edhe gjuha s’mund të flasë përnjëherë shumë fjalë. Duke filluar nga ky ekuilibrim, me çelësin e 12_11032010124049.jpg  (Atij), kur fillova të udhëtoj në mend në shtresa dhe në elementet e ajrit, me çelësin dhe busullën 12_11032010124053.jpg  (e Tij), në secilin cep dhe në brendësinë e secilit atom, pashë mijëra pika, germa apo fjalë të ndryshme, që përsëri nuk ngatërrohen, rregulli i tyre nuk prishet, bile ato duke kryer detyra të ndryshme dhe të shumta përsëri krijojnë pa u ngatërruar fare dhe megjithëse atomi më i vogël mban pesha të rënda, përsëri nuk tregohet i dobët dhe nuk ngelet mbrapa, e kështu ua dërgon tek gjuhët interesante, tek veshët e vegjël të atomeve të ajrit, me një përsosmëri superiore, duke hyrë dhe dalur, pa fare ngatërrim. Ato copa dhe atome të ajrit, duke krijuar këto punë të mahnitshme, duke u sjellur dhe lëvizur andej-këndej dhe duke dëshmuar  12_11032010124056.jpg (Le ilahe ilall-llah-S’ka Zot tjetër përveç All-llahut) dhe me fuqinë e 12_11032010124059.jpg  (Kul hu vall-llahu ehad-Thuaj që All-llahu është Një), mund të ecin dhe lëvizin atomet e ajrit, duke formuar stuhitë, vetëtimat dhe rrufetë, brenda përplasjeve të valëve me një lëvizje të shpejtë e të ndryshme. Rregulli i tyre nuk prishet dhe ato në drejtimet e tyre nuk gabojnë, njëra punë nuk i bëhet peng tjetrës.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 >>>