O shokët e mi, që bashkëpunojmë në shërbimin e Kur’anit! Për të fituar dhe për të mbrojtur sinqeritetin, shkaku më ndikues është të mos harrosh vdekjen. Ashtu siç mendimet e gjata janë shkak që shqetësojnë sinqeritetin, njëlloj edhe kur ta mendosh vdekjen, ajo të largon nga hipokrizia dhe të garanton sinqeritetin. Pra duke kujtuar vdekjen, të bie ndërmend se kjo jetë është kalimtare. Në këtë rast ke mundësi që të shpëtosh nga veset e këqija epshore. Njerëzit e rrugës së vërtetë, marrin mësim nga këto dy ajete:

 12_11032010123314.jpg “Secili do të shijojë vdek-jen” (Al-i Imran, 185).

12_11032010123317.jpg  “Ti do të jesh i vdekur, e edhe ato do të jenë të vdekur” (Zumer, 30).

Në këtë mënyrë mund të largohen nga mendimet e gjata. Duke imagjinuar vdekjen, larjen e kufomës dhe varrimin e vet, njeriu mund të braktisë mendimet e gjata duke bërë shumë dobi. Për këtë ky hadith thekson:

12_11032010123321.jpg

 “Eu kema kal”, që do të thotë: “përmendeni shumë vdekjen (sepse ajo i idhëton shijet)”. Kuptuat se Pejgamberi (a.s.m.) ka dhënë këshilla për të mos e shkëputur kontaktin me vdekjen. Por ne nuk jemi në rrugën e misticizmit, prandaj për ne nuk ka nevojë që ta afrojmë të ardhmen përpara, patjetër që vdekjen do ta mendojmë dhe do ta shikojmë për së largu. Një ditë sigurisht që do të përballemi me to, ajo është e vërtetë. Ashtu siç mund të shohësh vdekjen tënde personale, pak më tutje mund të shohësh edhe vdekjen e shekullit, pastaj mund të shohësh edhe atë të rruzullit tokësor. Në këtë mënyrë duke u mbështetur sa më mirë tek All-llahu (xh.sh.), zotëron sinqeritet të plotë.

Edhe ky është një shkak i fortë për të zotëruar sinqeritetin:

Me forcën e besimit të vërtetë mund të garantosh njohjen e Mjeshtrit të arteve të krijuara në gjithësi dhe në këtë mënyrë duke menduar Krijuesin Mëshirëplotë, zotëron praninë e Zotit (xh.sh.). Kur fiton praninë e All-llahut (xh.sh.) të vjen turp të kërkosh respektin e tjetërkujt dhe kështu fiton sinqeritetin, i cili ka shumë shkallë. Çdo njeri, sipas pjesës së aftësisë së vet, është aq sa mund të përfitojë dobi. Risale-i Nur të shpëton nga hipokrizia dhe të përfiton sinqeritetin, për arsye se në të janë përmbledhur shumë të vërteta.

 

III- PJESA E TRETË

FAZAT E GJYKIMIT

1- Burgosja në Eskishehir (1935)

Kanë lajmëruar se ka për qëllim të prish sigurinë e popullit, duke abuzuar fenë për të bërë reaksione.

Përgjigje: Së pari ju them se, mundësia është tjetër dhe e vërteta është diçka tjetër. Secili individ mund të vrasë shumë njerëz. Nga kjo mundësi a është e mundur të akuzohet dikush? Mundësia është që çdo fije shkrepëse të djegë një shtëpi. Nga kjo mundësi, a duhet t’i zhdukim shkrepëset?

E dyta, kurrë nuk bëhet ajo që thoni se po abuzojmë me fenë, sepse shërbimi ynë për besim (iman), bëhet vetëm për hirën e All-llahut (xh.sh.). Ashtu siç dielli nuk bëhet planet i hënës, ashtu edhe besimi që është çelësi i ndritshëm i jetës së lumtur dhe dielli i jetës se pastajme, pra feja, nuk shpërdorohet për politikën e rreme të jetës shoqërore. A ka në këtë gjithësi një çështje në madhësinë e besimit e të shpërdorohet për të!

*****

O trupi gjykues! Po qe se arrestimi im dhe torturat e juaja bëhen vetëm për jetën e botës së përkohshme, më zini besë se ashtu siç kam heshtur për dhjetë vjet, përsëri nuk do të flisja. Por meqë ky arrestim i imi shqetëson ahiretin e shumicës, sepse me Risale-i Nur, i cili i shërben besimit dhe mban vlerën e zbulimit të sekretit të gjithësisë, në llogarinë e këtij shërbimi, po të kisha edhe njëqind kokë dhe po të pritet çdo ditë nga një, përsëri nuk do të tërhiqesha. Duke shpëtuar nga ju, sigurisht që nuk do të shpëtoj nga vdekja. Unë jam plak dhe jam duke pritur tek dera e varrit. Duke shërbyer me Risale-i Nur, sekreti i Kur’anit i shërben jetës së lumtur të popullit dhe kështu jemi duke zgjidhur një problem, i cili është i secilit, pra jemi duke sqaruar se çfarë është vdekja.

Vallë a është e mundur që një njeri të abuzojë fenë për çështje politike, problem i cili për në këtë botë është çështja e vdekjes. Koha e vdekjes nuk është e caktuar, ajo çdo çast mund të ta presë kokën dhe të shërbejë si një librezë lirimi drejt një vendi më të bukur, ose për një ekzekutim të përjetshëm. Ndërsa dera e varrit që nuk mbyllet kurrë, ose është një derë e errësirës dhe e asgjësimit të përjetshëm, ose dera e një bote ndriçuese dhe të përjetshme, ku lumturia nuk soset asnjëherë.

Tani Risale-i Nur me ndihmën e Kur’anit, e argumenton si dy herë dy bëjnë katër, se është një shpëtim që xhelatin e exhelit (kohës së vdekjes) e shndërron në fletë-lirimi dhe varrin nga një pus i pafund, e shndërron në derën e kopshtit të bukur. Tani për t’i gjetur zgjidhje këtij problemi, do të sakrifikoja të gjithë botën. Dhe çdo kush që ka mend, kishte për ta sakrifikuar.

Tani ju zotërinj, ashtu siç ju tregova, Risale-i Nur ka zbuluar qindra çështje të besimit, prandaj si është e mundur që ato t’i konsideroni si libra të dëmshëm që kanë lidhje me rryma politike. Kjo s’është e mundur kurrë. Kush e pranon këtë? Cili ligj e kërkon mendimin tuaj? Përgjigjen e kësaj a nuk do t’ua kërkojnë edhe brezat e ardhshëm dhe All-llahu në jetën tjetër? Dhe ju që jeni në krye të këtij populli të atdheut të shenjtë dhe jeni duke sunduar nipat e gjyshërve të devotshëm, a nuk është e nevojshme të anoni nga stërgjyshit tuaj; dhe sistemi laik republikan, a nuk duhet të ishte i paanshëm, ku ashtu siç nuk i prek ata që janë të pa fe, po ashtu nuk duhet t’i ngacmojë edhe besimtarët me pretekste imagjinare?

E treta: Para dymbëdhjetë vjetëve, të mëdhenjtë e Ankarasë, më thirën që të më respektojnë për librin “Gjashtë hapat”, ku i kam dhënë përgjigjen e duhur anglezëve. Shkova që të punoj me ta, por gjendja e tyre nuk i pëlqeu pleqërisë sime.

Më thanë: -Puno me ne.

U thashë: -Saidi “i ri” do të punojë për jetën tjetër, me ju nuk mund të punojë. Por edhe nuk u përzihem punëve tuaja.

“Farmacia” e Risale-i Nurit sjell sigurinë dhe qetësinë e popullit me anë të mësimeve të imanit (besimit). Mosbesimi është shkak i imoralitetit. Para 20-30 viteve, pashë në një gazetë që një anglez, përgjegjës i kolonive, thonte se: “Muslimanët derisa të kenë në dorë Kur’anin, ne nuk mundemi t’ia arrijmë qëllimit që t’i sundojmë ata. Më parë duhet të përpiqemi që nga dora e tyre t’ia heqim Kur’anin, apo ta zhdukim atë”. Kjo fjalë e këtij mosbesimtari inatçor, që tridhjetë vjet ma ka lakuar kokën nga filozofët e Evropës dhe më ka bërë që të merrem me ta. Në këtë mënyrë unë nuk kam kohë të shikoj punët e brendshme. Njëkohësisht jam i bindur se edhe shkatërrimet e brendshme tonat, janë prej atyre. Unë u hidhërohem filozofëve të Evropës dhe i godas ata. Por gjithashtu e falenderoj All-llahun (xh.sh.), që Risale-i Nur i shkatërroi mendimet e atij mosbesimtari, bile jam duke i bërë të heshtin të gjithë filozofët materialistë dhe natyralistë. Pra, a është e mundur që ndonjë shtet të ndalojë prodhimin e vet fisnik dhe minierën e fortë shpirtërore, si Risale-i Nur, apo ta akuzojë autorin e tij? Liria e murgjëve të Evropës po na tregon se nuk ka asnjë ligj që i ngacmon ata që merren vetëm me jetën e pastajme.

*****

Pika e katërt: Jam akuzuar se gjoja i jap dikujt mësim tarikati, i ndaluar ky me ligj nga shteti.

Përgjigje: Së pari si dëshmitar u paraqes të gjithë librat që i keni në dorë, se unë angazhohem me të vërtetat e besimit. Dhe në disa fragmente kam shkruar se: “Nuk është koha e tarikatit, por sigurisht që është koha që të shpëtosh imanin (besimin). Pa tarikat, shumë njerëz mund të shkojnë në xhennet, por pa besim askush s’mund të hyjë në të. Për këtë arsye duhet të përpiqemi që të forcojmë besimin”.

Ata që duan të më nënçmojnë për shkak se nuk jam turk, u përgjigjem atyre kështu: -Zotërinj! Para së gjithash unë jam musliman, kam lindur në Kurdistan. Por 99 % e shërbimit tim u është bërë turqve, jeta ime më shumë ka kaluar me turqit dhe shumica e shokëve të mi më të sinqertë janë turqit dhe për arsye se heronjt e mëdhenj të ushtrisë islame kanë qenë turq, karakteri im fetar më detyron që t’i dua ata dhe të anoj nga ata. Bile u paraqes si dëshmitarë njëmijë turq të vërtetë, që u kam shërbyer turqve sa njëmijë nga ata që më nënçmojnë dhe e shpallin veten si patriotë.

Përsëri ju paraqes si dëshmitarë 30-40 librat e mi që janë në duart e trupit gjykues dhe veçanërisht pjesët “Mesazhet e ekonomisë”, “Prijësin e të moshuarve” dhe “Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët”, që i përgjigjen nevojave të fatkeqëve, të varfërve, të sëmurëve, të moshuarve dhe besimtarëve, se i kam shërbyer turqve më shumë se njëmijë nga ata. Këto libra nuk janë në duart e kurdëve, por sigurisht që në duart e rinisë turke.

*****

 12_11032010123324.jpg

Po qe se ndonjë person i pafe, i cili nuk e njeh mirë se ç’është republika laike më thotë se: “Librat e tu po i japin një rrymë të fortë fesë”, u përgjigjem kështu: “Sistemi laik i republikës, e dimë që do të thotë ta ndash fenë nga jeta e kësaj bote. Përndryshe askujt nuk i vjen ndërmend se ajo refuzon fenë, apo është një sistem fare pa fe. Këtë mund ta pranojë vetëm ndonjë i pafe budalla. Ja pra ashtu siç në rruzullin tokësor nuk mund të jetohet pa fe, ashtu edhe nuk është e mundur të jetojë pa fe populli turk, i cili kudo është quajtur si një binom, turk-musliman, megjithë një pakicë jomuslimane të tyre. Prandaj ndaj këtij populli fisnik, fetar i vërtetë, të cilët që njëmijë vjet me ushtrinë e tyre heroike, kanë ngritur qytetërimin e fesë islame nëpër botë, duke e shkruar historinë me majat e shpatave, kush do të shpifë se ky popull e refuzon fenë, apo edhe mund të mbesin pa fe, këta gënjeshtarë të pafe dhe të pakombë, do të meritojnë torturën e fundit të xhehennemit. Megjithatë Risale-i Nur, përveç çështjeve të besimit, nuk e shpjegon gjerësisht fenë...

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 >>>