Ndërsa Europa nuk është një po dy. Njëra Europë është ajo që ka marrë kulturën e vërtetë të fesë së Isait a.s. dhe duke hyrë në ndërhyrjen e tij, i ka paraqitur njerëzimit zejet e dobishme dhe shkencat fizike i shërben të drejtësisë dhe të vërtetës. Ne, këtë Europë mirëpranojmë dhe me këtë nuk kundërshtohemi. Por ne kemi fjalë me Europën e dytë, që është duke mirëpranuar argëtimet e dëfrimet e tepruara, duke u bashkuar me errësirën e filozofisë së natyralizmit dhe duke përhapur veset e liga të njerëzimit, i ka futur njerëzit në batakun e devijimit. Unë me këtë Europë kam fjalë. Kështu që:

Në atë kohë unë, duke qenë në udhëtimin shpirtëror, fillova të depatoj me atë Europë që ka marrë në dorë, përveç bukurive të kulturës dhe të shkencave të dobishme. Unë diskutoj dhe debatoj me Europën e dytë që, për të prishur njerëzimin ka marrë në dorë filozofinë e natyralizmin dhe vrapon që të prishë njerëzit duke u paraqetur atyre dëfrimet e lojrat boshe. Pra unë me këtë Europë kam fjalë. Atëherë unë kështu i pata thënë Europës së dytë:

Dije o Europa e dytë! Ti me dorën e djathtë ke kapur filozofinë sakate dhe i devijuar dhe me dorën e majtë ke kapur një kulturë të keqe dhe e dëmshme dhe je duke treguar se, njerëzimi me këto dy shkaqe mund të kënaqet. Le të copëtohen këto dy duar e tua dhe këto dy dhuratat e tua të ndyra! Le të hani kokën tuaj! Dhe patjetër që do ta hani!!

O shpirt i pafat që je duke shpërndarë mohimin dhe ateizmin! Vallë, a ka mundësi njeriu të kënaqet, kur fatkeqësitë, shpirtin, ndërgjegjen, mendjen dhe zemrën e tij tmerrshëm ia shqetësojnë? Edhe në qoftë se në dukje trupi i tij është duke gulçitur me shije dhe begati të rreme a ka mundësi të kënaqet ai? A ka mundësi t’i themi i lumtur atij? Vallë, a nuk je duke parë se njeriun po e shqetëson një ndodhi e vogël? Nga një dhimbje e imagjinuar po mbetet pa shpresë dhe një punë e pavlerë atij po ia shkatërron të gjithë mendimet e imagjinuara dhe punët e mira dhe po e torturon atë. Bota e tij i bëhet terr dhe e shtrëngon atë.

Çfarë ua jep fatëbardhësia që ti ia premton njerëzimit kur ata në thellësinë e zemrës dhe në mbrendësinë e shpirtit kanë përjetuar goditjen më të vështirë të devijimit dhe ai devijimi është shkaku që atij ia ka ndërprerë të gjithë shpresat që imagjinonte ai?!. Sepse devijimi është baza e të gjitha vështirësive. Pra, a ma tregoni se cilën lumturi mund t’ia garantosh këtij njëri që ka rënë në këtë gjendje? Vallë trupi i njeriut çfarë lumturohet me parajsën e rreme e kalimtare, kur shpirti dhe zemra e tij tmerrohet me torturën e xhehennemit? Tani a e pe se si ia prishe kokën njerëzimit? Duke i futur në xhennetin e rremë, njëkohësisht ato janë duke djegur me torturën e xhehennemit.

O ju që jeni duke nxitur veset e liga të popullit, shikoni këtë shembull! Me të mund ta kuptoni se ku jeni duke dërguar njerëzit.

Përshembull: para nesh janë dy rrugë. Ne duke udhëtuar në këtë rrugë shohim se në secilin hap qëndrojnë njerëzit të pafat dhe të mjerueshëm. Mizorët, duke sulmuar ia kishin plaçkitur teshat dhe mallin e tyre, bile disa prej tyre edhe i kishin plagosur dhe ia kishin rrëzuar edhe shtëpinë e tyre të vogël. Në këtë gjendje e keqe ku kishin rënë prej mjerimit të tyre edhe qielli qante. Kjo që thashë nuk ishte vetëm në një vend, por prej tyre kishte gjithkund. Në këtë rrugë ku dëgjohen zërat, ishin zhurmat e mizorëve dhe vajtimet e të shtypurve. Të gjithë i kishte kaplluar pikëllimi.. Nga që, njerëzimi i njeriut për pak e shqetësohet, bile kur llogaritë edhe dhimbjet e të tjerëve, atë e shqetësojnë edhe dhimbjet e panumërta që atij mendja ia sjellë në kokë. Ndërsa ndërgjegja e njeriut nuk po mund ta durojë gjithë këtë dhimbje; detyrohet të ngarkohet me njerin alternativë të asaj rruge: Ose do të zhveshet nga njerëzimi duke u bërë si një egërsirë që, kur e garanton shpëtimin e tij, atë nuk e shqetësojnë pikëllimet e të gjithë të tjerëve; ose do ta anullojë nevojën e zemrës dhe të mendjes.

O Europa e dytë ti duke larguar nga feja e Isaut a.s. je prishur me argëtime e devijimet që ke rënë! Ti me gjeninë tënde të verbër, je bërë tamam si dexhxhalli që është me një sy. I ke dhuruar njerëzimit gjendjen e ferrit të tmerrshëm! Më pas të bie ndërmend se ajo, dhurata jote është një gjendje pa ilaç që njeriun nga shkalla më e lartë e zbret në shkallën më të ulët të kafshëve. Përballë kësaj sëmundjeje ke gjetur ilaçin, lojrat tërheqëse dhe fantazimet dhe ke liruar veset e liga të njeriut që të anullojë ndjeshmëritë e njeriut. Këto ilaçet e tua le ta hanë kokën tënde dhe mos dysho fare se do ta hanë!. Rruga që ke hapur dhe lumturia që ua ke dhënë atyre i ngjanë shembullit që parashtruam më lart.

Rruga e dytë është e Kur’anit famëlartë. Ai në këtë mënyrë i ka udhëzuar njerëzit:

Përshembull: Në secilin stacion, në secilën shtëpi dhe në secilin qytet të kësaj rruge shohim se shëtisin ushtarët e rregullt të sulltanit të drejtë. Nganjëherë me urdhërin e tij e çlirojmë ndonjërin prej tyre ushtarëve, duke i marrë atij armët dhe pajisjet ushtarake. Nga njëra anë, ngaqë është mësuar me kuajt dhe armët ushtarëve, ushtarit nuk i vjen fare mirë për lirimin nga detyra e tij. Në anën tjetër, i vjen mirë dhe gëzohet, për arsye se po shikon praninë e sulltanit që do ta vizitoje Atë. Nganjëherë nëpunësat e lirimit po hasin në do ushtarë që pa një dëshmi nuk i njohin nëpunësat kur i thonë atij: “Dorëzoje pushkën!”. Ushtari u thotë: “Unë nuk i dorëzoj! Unë jam ushtari i mbretit, pas obligimit do të shkoj tek ai. Kush ju jeni që më detyroni?

Në qoftë se keni ardhur me lejen e tij, atëherë urdhëroni, po ju pranoj mbi kokën dhe syrin. Përndryshe, zhdukuni, qëndroni larg. Edhe sikur unë të jem i vetëm dhe ju me mijëra, prap luftoj me ju. Jo për veten time. Sepse unë nuk jam pronë e imja, jam i sulltanit. Ndërsa, unë me gjithë armët e mia janë amaneti i Tij! Unë për të ruajtur dhe për të mbrojtur amanetin dhe sedrën e sulltanit nuk dorëzohem!” (Këtu e pamë se si besimtari çfarë paraqitet kur i vjen engjëlli që t’ia marrë shpirtin.)

Tani, për të tjerët ti mund të gjykosh vetë. Këtu ua parashtruam vetëm njërën nga mijëra dobi të udhëtarëve të Kur’anit. Në udhëtimin e rrugës së dytë të Kur’anit, lindjet janë nga një gëzim e ngazëllim që ngjajnë mobilizimit ushtarak. Njësoj, edhe vdekja është për to një gëzim e ngazëllim që i ngjan çlirimit të ushtarëve, që duke gëzuar dhe me muzikë ikin nga shtëpia. Tani e patë se çfarë rruge i ka dhuruar njerëzimit Kur’ani. Pra kush e pranon dhuratën e Kur’anit, ai ec i sigurtë në rrugën e dytë dhe për vehten e tij garanton lumturinë e të dy jetëve. Ai, as nuk mbetet i hidhëruar nga e kaluara dhe as nuk frikësohet nga e ardhmja.

O Europa e dytë që je prishur! Parimet e tua të pathemelta bazohen në këto vende të kalbura! Ti po thua se: “Nga ëngjëlli më i madh e deri tek peshku më i vogël, çdo send i gjallë, ekziston prej vehtes së tij dhe është i tij, atribojn për vehte dhe punon për shijet e tija. Ai ka drejtë të jetojë. Qëllimi i përpjekes së tij dhe pikësynimi i tij është të garantojë vazhdimësinë e jetës së tij” Duke mohuar Principet e ligjit të Krijuesit Bujar që janë duke sunduar në këtë botë, është shumë e qartë se, është një ndihmë e përgjithshme që po na mban në këmbë. Bimët vrapojnë në ndihmë të kafshëve, kurse kafshët në ndihmë të njerëzve. Atëherë ti, me ç’arsye, duke gjykuar si i çmendur, po thua se “jeta është një luftim” Vallë, çfarë luftimi po realizohet në qelizat e trupit të njeriut? Kjo çfarë përpjekeje është? Jo, jo!

Ajo nuk është gjë tjetër, vetëm me urdhërin e një ZOTIT Bujar realizohet ajo parimi i ndihmës.

Është parim i kalbur i yti kur thua se: “Secili send është pronë i vetevetes!”. Do t’ua vërtetojmë që as një send nuk është pronë e vetvetes. Ja në këtë botë, me shkakun më i ndershëm dhe vullnetin më i gjerë që mban njeriu dhe nga veprat e vullnetit te tij, më qartë: të folurit, mendimet dhe ngrënia e tij. A e dini se kjo që thashë vetëm një për qind realizohet me vullnetin e njeriut. Atëherë si mund të thuhet se është zoti i vetevetes? Pra, më i ndershëm edhe më i vullnetshmi që është njeriu, po qe se ai nuk mund t’i dalë zot një pune të vogël, si mund t’ i dalë zot punëve më të mëdha, duke pasur duart e lidhura në të dhe duke qenë i vobektë nga shpenzimi i kesaj?!.

Për kafshët dhe gjërat pa shpirt kush thotë se: “jane zoti i vetvetes”, ai verteton se është më kafshë se kafsha dhe më pa shpirt se të pashpirtët dhe më budalla se ata që janë pavetëdije. Në këtë gjendje të gabuar dhe në këtë rrezikun ku ke rënë, ty të ka hedhur gjenia jote me një sy. Dhe zgjuarsia jote e jashtëzakonshme që është e mallkuar, se ajo e jotja është e një anshme. Ti duke mohuar metafizikën, beson vetëm atë që sheh. Ti me gjeninë tënde të verbër, duke ia mbeshtetur natyrës së imagjinuar secilin send, harrove Krijuesin e çdo sendi; mallin e Krijuesit ia shpërndave idhujve bosh. Në këtë pikë dhe në pikëpamjen e gjenisë tënde, si është?

A ma tregon se si secila krijese e gjallë dhe njeriu si do te mbrohen nga armiqtë e panjohur dhe si do t’i përballojë i vetëm gjithë ato nevoja. A nuk je duke ditur ti se njeriu është duke mbajtur, një aftësi e vogël sa të një atomi, një vullnet i hollë sa një tel, një vetëdije kalimtare si një shkëlqim, një jetë që shuhet si nje flakë dhe një moshë që kalon si një minut i vetëm. Me të gjitha këto, si mundet njeriu t`i bëjë ballë këtyre armiqve dhe si mund t’i plotësojë gjithë ato nevoja që ka? Ndërsa kapitali i gjallesave të pafat nuk u mjafton të përballojnë njërën nga mijëra nevojat që kanë. Si mund ti dalin Zot atyre natyra e shkaqet e shurdhëra e të verbëra kur ato perballen me fatkeqesira?! Ne këtë rast përballen me trembjen Hyjnore që thotë

5_24022010155126.jpg

Ky gjeni yti i errët, ditën e njerëzimit e shndërroi në natë. Ti në natën e errët po i mashtron njerezit duke i ndriçuar me llamba të rreme dhe të përkohshme. Llambat e përkohshëm nuk po qeshin në fytyrën e njerezve. Ndërsa llambat e tua të rreme pi mashtrojn dhe po qeshin me gjendjen e tyre të vështirë duke i mahnitur ata.

Ne pikëpamjen e nxënësve të tu, secili është një fatkeq dhe fukara që qendron përballë armiqve të tmerrshëm.. Në pikëpamjen e tyre gjthë dynjaja është një vend për të mbajtur zi. Për ta, të gjithë zërat që dëgjohen janë zërat e pikëllimit që vijnë nga vdekjet dhe dhimbjet. Mësimi yt origjinal e bën njeriun një Firaun. Por është një Firaun i poshtër që adhuron çdo send nga i cili pret interes e pranon si Zot.

Dhe nxënësit e tu janë inatçorë. Por ai është nje inat i poshtër që për një shije të vogël e pranon poshtërsinë më të madhe. Pra poshtrohet aq shumë sa per interesin më të vogël bie në shkallën më të ulët që t’i puthë këmbën një shejtani!

Dhe nxënësit e tu janë mizorë. Por ngaqë nuk kanë ndonjë mbështetje të fortë në zemër, në realitet janë despotë dhe kokëfortë të poshtër. Qëllimi i përpjekjes së tyre është t’i plotësojnë dëshirat epshore. Bile edhe nën perden e patriotizmit dhe nacionalizmit negativ, kërkon dobinë e tij dhe është dredharak që përpiqet të qetësohet me ambiciet e intrigat e ndryshme. Ai, nuk don seriozisht askënd, përveç vehtes së tij. Për nefsin e tij sakrifikon çdo send.

Por, nxënësi i sinqertë i Kur’anit pranon se është një krijesë e Zotit xh. sh.. Por nuk përkulet të adhurojë as krijesis më të madh dhe përballë ibadetit që bën as xhenneti nuk është qëllimi i tij, pra është një rob me sedër të lartë.

Dhe është i varfër. Por, ngaqë jeton me shpresë se Pronari i tij atij i ka depozituar dhurata të çmuara, pra është një varfëri e pasur. Dhe është i dobët. Por është mbështetur në fuqinë e ZOTIT të Fuqiplotë, pra është një i dobët i fortë. Në të vërtetë, Kur’ani nxënësit të tij, as xhennetin e përjetshëm nuk i lë të bëjë qëllim kryesore për jetën e tij; Meqë është kështu, si ka mundësi që njeriu ta bëje kryeqëllim këtë botën kalimtare e të përkohshme? Tani me këtë mund të kuptosh sa kanë dallim studenti i filozofisë së materialiste dhe ai i Kur’anit famlartë.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 >>>