Për të shfrytëzuar dhe ndikuar mbi shkaqet materiale, i duhej të angazhohej me atë që do të krijonte. Shkaqet e natyrës ndikimin e prekjes e pasqyrojnë vetëm në fytyrën e dukshme të kri-jesave të gjalla. Shumë qartë po shohim se “duart” e shkaqeve natyrore, nuk mund të arrijnë kurrë në brendësinë e gjallesave. Ajo më e pakta është dhjetë herë më e përsosur dhe më e arritshme se sa pamja e jashtme (të vështruarit). Këtu as “duart”, as “mjetet” e kushteve nuk mund të hyjnë në brendësinë e këtyre kafshëve të vogla, bile ato as pamjen e jashtme nuk mund ta sajojnë siç duhet dhe as që mund të ndikojnë dot. Është për t’u habitur që disa insekte fare të vogla, kanë një konstrukt shumë më të ndërlikuar dhe më mjesh¬tëror se sa disa krijesa të mëdha, kur dihet se ato janë krijuar në një mënyrë të pashoqe, kurse shkaqet janë të paditura dhe të pashpirta, të trasha, të largëta, të shurdhëra, të verbëra dhe njëkohësisht kundra njëra-tjetrës. Kush u beson këtyre broç¬kullave është njëqind herë më i verbër dhe mijëra herë më i shurdhër.

FJALA E DYTË:

“Teshekkele-binefsihi” d.m.th.: Formohet vet¬vetiu.

Si e para edhe kjo fjali mban shumë të pamun¬dura në vetvete. Sa për ilustrim po tregojmë vetëm tre prej tyre:

E pamundura e parë: O ti mohues këmbën¬gulës! A e di se ky “uni” yt po të çmend kaq shu¬më, sa për të pranuar gjykimin që ke, po të shtyn të pranosh njëherazi, njëqind të pamundurat. Ti duhet ta pranosh se nuk je një qenie e thjeshtë dhe e pashpirtë, që nuk shndërrohesh, por je si një bina që vazhdimisht ripërtërihet dhe si një maki¬neri e përsosur. Nuk e kupton se “veglat” e tua po pu¬nojnë ditë e natë? Ti je në kontakt me Gjithë¬sinë, e sidomosme të ushqyerit dhe vazhdimësinë e trashë¬gimërisë racore,

zhvillime këto që e bëjnë shumë interesante anën tënde të brendshme. Atomet dhe qelizat në trupin tënd janë të detyruara që të mos i shkëpusin lidhjet midis tyre. Ato hedhin hapat e tyre me shumë kujdes duke lëvizur me një mjet po kaq të kujdesshëm, në përputhje me gjendjen tënde, duke e ditur se ti ke lidhje me Gjithësinë. Ti po përfiton prej shqisave të brendshme dhe të jashtme, të krijuara me mjete të përsosura. Po qe se ti nuk i pranon qelizat e trupit tënd si nëpunës të vegjël që lëvizin sipas një urdhëri dhe ligjeve të një Fuqiploti të Gjithëfuqishëm, apo si një ushtri e Tij, po qe se ato qeliza nuk i pranon si majën e një lapsi të “Caktimit të All-llahut xh.sh.”, apo si një shenjë e Fuqisë së Tij, atëhere secilit atom të organizmit tënd, duhet t’i japësh nga një sy për të shikuar tërësinë e trupit tënd. Ai duhet të jetë i aftë, që të shohë Gjithësinë që ka kontakt direkt me të dhe që nuk mbaron me kaq, por vazhdon të shohë dhe të njohë të kaluarën, të ardhmen, fisin, racën, “burimin” e elementeve dhe minierën e ushqimeve. Pra këtij atomi të vogël i duhet një logjikë sa njëqind gjenijë të mirënjohur. Atomit të vogël të mendjes tënde të çmendur, duhet t’i japësh aq vetëdije dhe dituri sa Platonit të mirënjohur. Kjo është aq e pakuptimtë, sa që nuk mund të tregohet.

E pamundura e dytë: Trupi yt i ngjan një pallati me njëmijë kube. Kolonat e tyre qëndrojnë në ajër pa u mbështetur tek njëra-tjetra. Ai është njëmijë herë më i ndërlikuar se sa këto pallate, sepse ky “pallat” i trupit tënd përtërihet vazhdi¬misht, pa marrë parasysh asgjë. Zemra dhe shqisat shpirtërore, apo organet e jashtme të trupit tënd, janë si ato dhomat me kube interesante, ku atomet janë si ata gurët e asaj shtëpisë, që me mjeshtëri të përsosur janë vendosur kokë më kokë, duke na dhënë një ndërtesë të përkryer si një art jashtë¬zakonisht i bukur, ku syri dhe shija tregojnë për një Fuqi të Pafundme. N.q.s. këto atome nuk do t'i mbështetësh në një Mjeshtër të Gjithësisë dhe nuk do t'i konsiderosh si nëpunës të bindur dhe të përulur të Tij, atëhere secili atom së bashku me të gjithë atomet e trupit tënd, bëhen si një gjykues absolut, që sundojnë njëri-tjetrin dhe i përulen sundimit të tjetrit. Pra sundimtarët e pranojnë sundimin e shokut. O shok, jo ndryshe, por ky do të ishte një veprim dhe një art i All-llahut xh.sh., si dhe një garanci e përsosur e Njësimit të Tij, sepse Funksionet e Tij janë një burim i pashterrshëm i veprimeve të shumëllojshme. Këto veprime po qe se do t’i mbështetësh tek një atom fare i vogël, atëhere kush ka një vetëdije sa një atom, do ta kuptonte se në të, jo një, por janë ndërthyrur njëqind të pamundura.

E pamundura e tretë: Po qe se trupi yt nuk do të paraqitej si një letër e shkruar nga “dora” e Fuqishme e Zotit xh.sh. dhe po pranove se shqisat dhe organet e tua janë një botim i natyrës, apo i kanë krijuar elementet e natyrës, atëhere fillo nga qeliza e trupit tënd, deri tek formimi i secilit organ shqise, që për t’u krijuar duhen modele dhe mijëra kallëpe të natyrës.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 >>>