Pra në muajin e Ramazanit vetëm me një punë të mirë të jetës së mbrapme, përfiton njëmijë sevape. Me Kur'an dhe me hadithe të Pejgamberit (a.s.m.), theksohet se jashtë Ramazanit, për çdo shkronjë të Kur'anit që ti këndon, fiton së paku dhjetë sevape, mirësi dhe fruta të xhennetit. Në muain e Ramazanit, jo dhjetë, por për secilën shkronjë fiton njëmijë, kurse për ato të disa ajeteve, siç janë ato të “Ajetul Kursi”-së, fiton me mijëra sevape. Në të xhumatë e muajit Ramazan dhe në natën e Kadrit, për një shkronjë fiton tridhjetëmijë sevape. Ja pra, një shkronjë njeriut i jep tridhjetëmijë sevape dhe Kur'ani për atë bëhet dobiprurës në muajin e Ramazanit, si një pemë e xhennetit, “Tuba”-s, një dru frutor i shndritshëm dhe i përjetshëm.Tani ec,duke kujtuar dhe soditur këtë tregti të amshuar dhe të përjetshme dhe kuptoje se sa humbje të pafundme është për ata që nuk e çmojnë Kur'anin.
A e kuptove se Ramazani është një model ekspozite dhe shumë fitimprurës për jetën e përjetshme? Për të mbjedhur prodhimet e jetës tjetër, Ai është si ai shiu i prillit në pranverë. Prandaj ndaj mirësive dhe Edukatës së Zotit xh.sh., është si një festë dhe parakalim zyrtar. Ky është një shkak i arsyeshëm për t'i urdhëruar myslimanët të agjërojnë Ramazanin dhe të mos i shtojnë pakujdesitë. Të mos jenë të pangopur ndaj ushqimit dhe pijes hallall, larg nefseve dhe nevojave kafshërore dhe orekseve të papëlqyera. Kështu urdhërohen që për një kohë të shkurtër të braktisin veset kafshërore dhe t’u shëmbëllejnë melekëve të pamëkatshëm. Ndoshta njeriu duhet ta mendojë se ka hyrë në tregtinë e jetës tjetër, për të mbledhur prodhimet e saj, prandaj le të bëhet njeri i pamëkatshëm për një farë kohe. Shpirtërisht le t’i braktisë nevojat dhe të bëhet Pasqyra e Gjithëdrejtuesit duke pranuar dobësinë dhe varfërinë e vet.
Në muajin e Ramazanit myslimanët në këtë jetë të përkohshme, me një jetë të shkurtër u jepet mundësia të përfitojnë moshën e përjetshme dhe një jetë të përgjithmonshme.Vetëm në muajin e Ramazanit njeriu mund të përfitojë frutat e një moshe të gjatë prej tetëdhjetë vjetësh. Në Kur'an theksohet se nata e Kadrit vlen më shumë se njëmijë muaj.
Shpesh herë një Mbret i Famshëm, disa ditë të vitit i zgjedh për vetveten si ditë festimi apo kuvendi dhe shtetasit e posaçëm të vet i njeh me ligje të veçanta, ndoshta dhe u falë dhurata të veçanta, duke qëndruar ballë për ballë njëri tjetrit pa kurrfarë perdeje, ashtu siç u ka hije shtetasve besnikë.
Po kështu edhe Sunduesi i Pafillimtë dhe i Pambarimtë, Mbretëria e të Cilit arrin në njëzetetetë mijë botëra, ku të gjitha mbretëritë lëvizin me Fermanin e Urdhërave të Tij. Mesazhin dhe Fermanin më të madh dhe më të përsosur neve na i ka zbritur në muajin e Ramazanit. Kjo është edhe arsyeja që Ramazani të bëhet si festë e veçantë për All-llahun xh.sh., të Gjithdijshëm dhe të shndërrohet në një ekspozitë të madhe të Edukatorit të Vërtetë dhe në një kuvend shpirtëror. Pra kjo festë që thamë është Ramazani i Bekuar. Në të vërtetë për nga angazhimi i largimit të veseve epshore dhe të jetës kafshërore, duhet të na urdhërohet për një agjërim. Përsosmëria e Tij më e madhe është se ashtu siç na largon nga nevojat e stomakut, na pastron edhe nga zilia e shqisave; syri, veshi, zemra apo mendimet e liga të imagjinatës.
Domethënë secilës shqisë i ndalohet të ndërhyjë në shijime të ndaluara dhe të padobishme.
Përshembull: Gjuhën ta ndalosh nga gënjeshtra, përgojimi dhe nga fjalët e papëlqyera, sepse për të tilla veprime është duke agjëruar edhe ajo. Atë ta angazhosh në këndimin e Kur'anit, të bëjë “tespih”, të përmendë All-llahun xh.sh., të pendohet për gabimet dhe t’i dërgojë përshëndetje Pejgamberit (a.s.m.).
Shembull tjetër: Syrin ta ndalosh nga vështrimi i harameve dhe nga lëvizjet në vende të dyshimta, kurse veshin ta drejtosh të mos dëgjojë fjalët e liga, por Kur'anin dhe fjalët e drejta. Në këtë mënyrë edhe shqisat e tjera i shtyn të agjërojnë në këtë muaj të ndritur.
Në qoftë se gjatë agjërimit e ndalon të punojë këtë fabrikë të madhe të stomakut, tryezat e tjera do t’i përshtaten më shumë atij.
Pika e tetë: Për jetën individuale, nga dobitë e shumta që sjell agjërimi i Ramazanit, do të veçojmë vetëm njërën.
Shpirtërisht dhe fizikisht për njerëzit, agjërimi është një ilaç me shumë efekt. Nga pikëpamja mjekësore është një dietë e mirë, sepse njeriu kur ha më tepër se sa duhet dhe pa kontroll, e dëmton stomakun, gjë që mund t’i shkatërrojë shëndetin. Duke gjykuar në këtë formë, ai mund të bëhet i pavëmendshëm edhe për ushqimiet e palejuara, gjë që do ta shqetësojë shumë shpirtërisht, jo vetëm për këtë jetë por edhe për atë tjetrën. Kjo vepër e papëlqyer bëhet shkak që zemra dhe shpirti të mos u binden urdhërave të fesë Islame. Në këtë moment nefsi i pakujdesshëm i merr në dorë frerët e njeriut dhe e sundon atë, duke e çuar ku të dojë vetë. Me agjërimin e Ramazanit njeriu mësohet të mbajë dietë. Të tillë janë edhe evlijatë, që duke ngrënë pak e pastrojnë veten nga veset e nefsit. Kështu nefsi mësohet t’i bindet urdhërave dhe stomaku i dobët e fatzi shpëton nga pesha e rëndë e bluarjes, që bëhet shkak që njeriu të sëmuret shpesh. Njeriu gjatë muajit të Ramazanit disiplinohet,që ai të mos i sulet haramit, duke braktisur hallallin. Ai e mëson njeriun ta kuptojë se qëllimi i krijimit të tij është të mos e shkatërrojë jetën shpirtërore.
Njeriu në jetën e tij në shumë raste përballohet me urinë, pra agjërimi i Ramazanit është një lloj ushtrimi, që ia kalit durimin njeriut. Agjërimi i Ramazanit zgjat rreth pesëmbëdhjetë orë në ditë dhe po të mos hahet syfyr, ai zgjat njëzetekatër orë. Pra për të kalitur durimin, ky është një ushtrim shumë i mirë dhe një ilaç për atë që nuk duron dot fatkeqësinë dhe nuk ka rezistencën e duhur. “Fabrika” e stomakut (lukthit) ka shumë anë shpirtërore, sepse pajisjet e saja kanë kontakt me vetë njeriun. Po qe se nefsi nuk e duron urinë e një muaji, atëhere sundimin e merr në dorë ai dhe bëhet shkaktari i veseve të tjera, duke u dhënë pas tij dhe duke harruar detyrat e adhurimit. Shqisat tek të vegjëlit, që janë si ato dhëmbëzat interesante, duke u marrur me ulërimën dhe tymin e “fabrikës” shpirtërore të stomakut, të ngrënit i ngatërron ato dhe ua rrëmben kohën e tyre. Po të mos ishte agjërimi, do t’i shtynte të harronin detyrat. Ky është një shkak që prej vitesh shumë njerëz të shenjtë, për të arritur përsosmërinë, e kanë mësuar veten të jetojnë me pak bukë dhe ujë. Me agjërimin e Ramazanit pjesët e veglët e kësaj “fabrike” e kuptojnë se nuk janë krijuar vetëm që t’i shërbejnë asaj. Të tjera pajisje në vend që ta kalojnë kohën në ambjente të papastra të stomakut, ato duke agjëruar, kohën shpirtërisht e kalojnë duke provuar shije si melektë. Agjërimi e detyron njeriun ta kthejë vëmendjen nga ata që e kalojnë jetën pa ngrënë, si engjëjt. Për këtë shkak, në muajin e Ramazanit myslimanët shpirtërisht përparojnë në shkallë të ndryshme dhe sipas meritave fitojnë gëzime, qetësi dhe lehtësira të zemrës. Zemra, shpirti, mendja dhe sekretet e shqisave të besimtarëve në muajin e Ramazanit, për shkak të agjërimit përsosen dhe fitojnë shumë ngushëllime shpirtërore. Ato qeshin përballë vajtimeve të stomakut.
Pika e nëntë: Pikësynimin kryesor agjërimi i Ramazanit drejtëpërsëdrejti e ka të thyejë imagjinatën prej idhulli të nefsit dhe ta njohë dobësinë që të fillojë të bëjë adhurimin ndaj Krijuesit të tij. Këtu do të pasqyrojmë vetëm njërën nga dobitë e shumta:
Nefsi i njeriut nuk mund ta pranojë ekzistencën e një Edukatori të Gjithësisë. Ashtu si një faraon, ai kërkon të bëhet idhull. Megjithëse me shumë vështirësi mundohesh të ngadhnjosh nefsin, prap  damari i tij përsëri kërkon të ringjallet. Ky damar i tij mund të thyhet vetëm me anë të urisë.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 >>>