(Shënim) Si më parë që fraksionet e fshehta përpiqeshin që të largojnë rininë nga feja ato duke e futur nëpër rrugë të liga; përsëri këto fraksione të fshehta afetare përpiqen që të largojnë gratë nga rruga e drejtë. Që të mos përballen me shpifje të fraksioneve jepuni atyre që të lexojnë nga një prej Prijësit të rinisë me gjithë tekstin që është deklaruar më parë.

Në vendin e këtyre dy faqeve që do të hiqen, gratë le të lexojnë pjesën e plakave dhe të vajzave që është në librin “Udhëzuesi i grave”.

MOMENTALISHT ZEMRËS SIME I TËRHIQET VËREJTJA PËR NJË ÇËSHTJE TË RËNDËSISHME!

Në kohën e fundit (ahirzaman) rolin e ashpër që do të luajë karvani i femrave e kanë theksuar edhe Hadithet e Pejgamberit (a.s.m.). Ja pra, si në historinë e kohërave të lashta që tregohet për një karvan ushtarësh formuar nga gratë e armatosura titulluar “Amazonat” që kanë luftuar jashtëzakonisht shumë; njësoj edhe në këtë kohë, ateistët të shfrenuar në luftën e tyre përballë Islamit, lëvizjen më të madhe do ta bëjnë me programin e formuar që nën komandën e shejtanit e përdorojn veset epshore. Pra, karvanin e ashpër të femrave gjysëm lakuriqe, të atyre femrave me kofshë gjysëmlakuriqe që me ato thika sulmojnë ashpër besimtarët mashkull veçanërishtë dgjemt e ri duke mbyllur rrugën e kurorëzimit e zgjerojnë rrugën e seksit, e robërojnë epshin e shumicës me seks duke ia plagosur shpirtin dhe zemrën e tyre. Ndoshta DISA PREJ TYRE I MBYSIN. Për hir të disa viteve që femrat ua tregojnë të huajve vendet lakuriq, ato kofshë do të bëhen druri i xhehennemit. Që aty së pari do të digjen ato kofshë dhe nga arsyeja që në këtë botë kanë humbur besën, për të rehatuar nuk do të mundin të gjejnë burrin që të martohen e të rehatohen, se në krijimin e tyre të hyrin nën mbrojtjen e burit e kanë nevojën më të madhe, në këtë gjendjen e keqe ndonjëra edhe të gjejë jo tjetër, mbi kokën e tij ka gjetur një bela. Bile nga hadithet e Pejgamberit ky kuptohet se, në kohën e fundit nëpër disa vende duke mos vlerësuar kurorëzimin femrat aq do të zhvlerësohen sa një burrë i vetëm do t’i mbrojë dyzet gra.

Meqë e vërteta është kështu, dhe meqë e bukura e don bukurinë e saj, me një zell të jashtëzakonshëm përpiqet që të mos t’i dalë ajo nga dera e saj, jeton duke mos dashur që t’i prishet bukuria. Dhe meqë bukuria është një mirësi, pra, kush falenderon mirësinë-bukurinë që ia ka dhënë Zotit xh.sh. asaj i shtohet bukuria, por po qe se nuk falenderon ajo shndërohet e shëmtohet. Atëherë është e sigurtë se kush ka mend, nuk do ta shpërdorojë bukurinë që ta prishë atë duke u futur në mëkate, dhe të bëhet shkak që ta sodisin meshkujt që të hyjnë edhe ata në mëkate. Pra bukuria e saj duke qenë një mirësi, kur e shpërdoron atë, ajo bëhet një shkak torture.

Tani, me këto masa që parashtruam, mendoni vetë:- kush është e mençur a mund të zbulohet që ta hedhë vehten në zjarr?!. Por po qe se don ta përjetësosh bukurinë e 5 apo 10 vjetëve, ato mbroje vetëm për burrin tënd, atëhere ajo quhet një falenderim për bukurinë që e ke.

Përndryshe, përveç torturës së Xhehennemit, kur të plakesh do të përballesh edhe me mëri; duke mbetur pa shpresë, në periudhën e moshës së gjatë do të qash.

Por, po qe se do të jetosh në rrethin e edukimit të fesë islame dhe do të hijeshohesh me bukurinë e Kur’anit, atëhere ajo bukuria e përkohshme, shpirtërisht do të shndërrohet, në jetën përjetshme dhe në Xhennetin e lumtur bukuria e jotja e ndritshme do të tejkalojë edhe bukurinë e hyrive (vajzave) të Xhennetit dhe nuk ka për të ikur kurrë. Pra, ajo vazja e bukur, po qe se mendon pak nuk do ta humbë këtë rezultat të shkëlqyer që nuk soset asnjëherë.

***

17_12032010020753.jpg

Të nderuar vëllëzërit e mi të sinqertë!

“Ky është një mësim dhe një vërejtje për të rinjtë që janë në rrezik. Me këtë mund të kuptojnë se sa i vlefshëm është për nxënësit e Nurit me moshë të re orientimi me synnetin e Pejgamberit (a.s.m). Që ata të mbajnë sjelljet e bukura të islamit. Këtu vërtetohet se rinia e vërtetë që e përjeton synnetin është forma e të rinjve fatbardhë. Në këtë rast në gjendjen të bukur të nxënësve të Nurit mund ta shihni cila është në të vërtetë rinia e popullit.

17_12032010020756.jpg

Vellai i juaj

Said Nursi

PËR DISA TË RINJ ËSHTË NJË MËSIM E NJË VËREJTJE.

Një ditë m’u afruan disa të rinj të shkëlqyer për të më kërkuar një këshillë ndikuese për t’u mbrojtur nga jeta e shfrenuar e rinisë. Ua dhashë të njëjtën përgjigje që u pata dhënë atyre që kërkonin zgjidhje nga Risale-i Nuri:

Është e padyshimtë se rinia e juaj do të ikë. Po qe se s’do të mbetni në rrethin hallall, atëhere rinia e juaj do të zhduket, por kjo rini si në këtë jetë, edhe në varr edhe në jetën tjetër do t’ iu sjellë në kokat tuaja më tepër mundime se sa lumturi. Por nëse mirësinë e rinisë suaj e mbroni me falenderimin e edukatës së fesë islame, duke e përdorur atë pa asnjë shpërdorim ndaj ligjeve të fesë së vërtetë, atëhere duke përjetuar atë, rinia e juaj do t’iu bëhet shkak që të përjetoni lumturinë përrallore në Xhennet.

Por, po qe se nuk zotëroni besimin në këtë botë, dhe po qe se kundërshtimi i juaj ndaj fesë e pengon ndikimin e besimit, atëherë në dukje jeta e juaj gjoja merr nje shije të pakët, por mijëra herë më tepër ajo ju ndëshkon me shqetësime shpirtërore. Sepse mendja e meditimi, përkundrejt kafshëve, e lidh njeriun edhe me të kaluarën edhe me të ardhmen; jo vetëm me këtë kohë por edhe njëkohësisht; mendja të pushton me shijet edhe me hidhërimet e atyre kohëve. Por për arsye se kafsha nuk mbanë meditim, përkundrejt njeriut, asaj, as hidhërimet e kohës së kaluar as frika e së ardhmes nuk ia prishin shijen e jetës. Por njeriu, në qoftë se ka rënë në devijim apo është i pakujdesshëm, atëherë hidhërimet e kohës së kaluar dhe frika e së ardhmes, duke ia bërë jetën helm, ia prishin shijen që ekzistonte, domethënë se njeriu këtu nuk mund të marrë shije as sa për gjendjen e shijes së kafshëve. Ndërsa ekzistenca e jeta e atyre që kanë rënë në devijim dhe janë të pakujdesshëm është vetëm dita e sotme; njekohësisht të gjitha kohrat e botërat e kaluara në pikëpamjen e devijimit të tij kanë vdekur dhe janë zhdukur. Mendjen atij ia rrëzon vazhdimisht errësira e frika, kurse me mosbesimin e tij për to koha e ardhme nuk ekziston, sepse ndarjet e përjetshme që përballohen me zhdukje, i derdhin vazhdimisht errësirë në rrugën e meditimit të jetës së tij.

Por, po qe se besimi ia ngjall atij jetën, atëherë do të ndriçojnë me dritën e besimit e kaluara me gjithë ardhmen dhe do të bëhen nga njëjta ekzistencë. Në dukje si koha e tashme edhe e ardhmja e tij ndriçohen, duke ia garantuar atij shijet e larta trupore. Këtë çështje mund ta shikoni edhe në “Mesazhet për pleqtë”, meqë aty është sqaruar mjaft mirë.

Ja, e patë se çfarë është jeta… Pra po qe se doni të kënaqeni me shijet e jetës, jetën tuaj ngjalleni me besim dhe hijeshojeni atë duke ua nënshtruar urdhërave të All-llahut xh.sh. dhe mbrojeni atë duke u mbrojtur nga mëkatet.

Në secilën ditë, në secilin vend dhe në çdo kohë që kufomat dhe vdekjet na tregojnë fytyrën e tmerrshme të së vërtetës së vdekjes. Pra këtë do t’ua tregoj edhe ju, duke sqaruar siç u kam treguar edhe të rinjve të tjerë që më pyetën.

Si përshembull: Këtu para syve tuaj është ngulur një trikëmbësh për të varur njerëz; pranë saj një llotari, por ajo nuk i ngjan llotarive tona, sepse shet bileta me shpërblime të jashtëzakonshme. Ne gjithsej dhjetë vetë që jemi këtu, pa tjetër dhe pa kurfarë alternative do të ftohemi aty, në një kohë që ajo nuk na është bërë e njohur fare duke na thënë se: “Eja merre biletën e ekzekutimit dhe hipë në trekëmbëshin.” Apo: “Eja merre biletën e shpërblimit që të ka dalë prej një miliardë florinjsh.” Tek dera ku ne jemi duke pritur këtë biletë, arritën dy njërëz: njëri ishte një femër e bukur që ishte gjysëm lakuriq dhe mashtruese, duke patur në dorë ëmbëlsira me helm dhe perpiqet që të na mashtrojë që të na shtyjë t’i hamë ato dhe tjetri ishte një burrë serioz që asnjëherë nuk mashtrohet dhe nuk mashtron kënd. Duke hyrë pas asaj femre, burri na tha ne:

Ja, ua solla një ilaç të efektshëm e një mësim. Në qoftë se e lexoni këtë dhe nuk e hani atë embëlsirën që ua dha ajo, atëherë do të shpëtoni nga ekzekutimi dhe plus do ta merrni letrën e dhuratës së florinjve. Tani edhe vetë jeni duke parë se kush ha nga ato ëmbëlsira që dha ajo, po ikën drejt trekëmbëshit për t’u ekzekutuar, bile deri po shkonin aty nga helmi e saj i tmerrshëm po ndjejnë dhembje stomaku. Në dukje edhe ata që po marrin biletën e shpërblimit aty po ikin bashkë me të tjerë duke hipur në trekëmbësh. Por miliona persona të drejtë na dëshmojnë se, ata nuk po ekzekutohen, ndoshta ata trekëmbëshin po përdorin si shkallë që të hipin për të marrë biletën e shpërblimit. Ja shihni nga dritaret e fjalëve të nëpunësit më të lartë dhe dëgjoni personat që kanë lidhje me këtë. Ata me zë të lartë po na lajmërojnë duke thënë se: besoni sikur po e shihni me sy, dhe mos dyshoni fare se, ata që përdorën ilaçin magjepsës e morën biletën e shpërblimit të dhuratës se madhe.

Tani si ky shembull që treguam, mëkatet e kënaqësitë e të rinjve janë në rrethin e palejuar njëlloj si mjalti me helm. Dhe me siguri kënaqësitë e shfrenuara janë bërë shkak që të humbim biletën e thesareve të përjetshme, pra besimin. Se ato janë shkak që vdekja të bëhet dera e ekzekutimit për të përfunduar në pellgun e thellë të errësirave të tmerrshme. Pra a nuk duhet të trishtohemi nga “exheli”, vdekja, që mund të vijë pa u dalluar si xhelat të marrë shpirtin e plakut, por edhe të të riut njësoj mund t’ia këpusë kokën duke ia marrë shpirtin. Por, po qe se duke i rënë shqelm e braktisim jetën e shfrenuar, që është si një mjalt plot me helm dhe nga e cila na ka ndaluar Zoti i Madhëruar, po qe se në jetën tonë kur i përdorim ilaçet e magjepsëse të Kur`anit dhe kur zotërojmë një besim të fortë dhe kur zbatojmë urdhërat e Tij, ne do të marrim biletën e lumturisë së përjetshme që mëshira e All-llahut xh.sh ua ka premtuar njerezimit dhe se atë e vërtetojnë pa dyshim njeqindenjezet ekatër mijë Profetë së bashku me evlijatë që janë të panumërt, të cilët në jetën e tyre kanë sqaruar “Qeramete” (mrekullitë) dhe vërtetuar veprat e besimit.

Fund: Rinia do të ikë… Në qoftë se ke kaluar jetën duke mos larguar nga mëkatet; atëherë si kjo jetë, edhe ajo tjetra do të kalojë me fatkeqësi dhe vuajtje. Kjo jetë kur kalon me mëkate bëhet shkak dhe të çon nga abuzime dhe sëmundje dhe nga vesvese të bini nëpër vende të liga që nuk pajtohen fare me jetën njerëzore; prapë jeta shfrenuese është bërë shkak që të rinjtë të vrapojnë nëpër pijetore për t’u bërë pijanecë dhe përkohësisht ajo ju largon shqetësimet e mendjes suaj. Po qe se nuk më zini besë se këto ua sjellë rinia çfrenuar, shkoni e pyetni nga spitalet, burgjet dhe nga varrezat duke u thënë atyre se:

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 >>>