All-llahun xh.sh. se një pjesë e sekretit të këtij hadithi e kuptova! Këtu do ta sqarojmë shkurti¬misht. Të vegjëlit e njerëzve, nuk janë njëlloj si ato të kafshëve, sepse ato nuk mund të bëhen zot të vetvetes, duke qenë të privuar nga aftësitë që kafsha i fiton brenda dy tre muajve. Fëmijëve u nevojitet një mëshirë dhe ngrohtësi e madhe për një kohë prej dhjetë vjetësh e më tepër. Nga ky sekret del se ndryshe nga kafshët, tek njerëzit në vetitë e tyre ekziston një mëshirë, që mund të vazhdojë për shumë vite. Tek burrat ka depërtuar nderi dhe mbrojtja e namuzit pak më tepër, për arsye se ka për detyrë të marrë përsipër dhe të mbrojë fëmijët e paaftë, për të ruajtur nderin e tyre nga prapësitë. Tek burrat All-llahu xh.sh. ka vendosur një fuqi të tillë, për të mbrojtur nderin dhe virtytin, sa që ata pa shpresuar kurrë për shpër¬blimin e obligimit të tyre, këtë detyrë e kryejnë më së miri. Mjerisht, kjo dhunti e vyer, në këtë shekull me shumë shfaqje të papëlqyera është dëmtuar tepër. Por tek gratë, që në krijimin e tyre më tepër lindin dhuntitë e ndjenjës së mëshirës heroike të kultivuar në vetvete, mëshirë e cila ende nuk është dëmtuar. Kuptohet se hadithi i Pejgamberit (a.s.) në mënyrë alegorike shënon se All-llahu xh.sh. e ka vendosur këtë mëshirë tek ato që me krijimin e tyre. Në kohën e “ahirzamanit” (koha e fundit), këto cilësi heroikisht do t'i shërbejnë fesë Islame.

Said Nursi

NJË PËRGJIGJE PYETJEJE

TË SHTETEVE TË HUAJA

14_11032010233857.jpg

[Kjo është një përgjigje për disa njerëz të shteteve të huaja, që më pyesin me anë të gazetës: “Për çfarë arsyeje, me beqarinë tënde t’i kundërshton synnetin( ) e Pejgam¬berit (a.s.)?”]

Unë duke mos dashur të isha në këtë gjendje të vështirë, do të shkruaja një letër më të hollësishme, por po më shihni edhe vetë se gjendja ime është rënduar shumë. Kjo nuk po më lejon që t’u shkruaj vëllezërve të bekuar, që janë shokët e mi në shërbim të Kur'anit. Megjithatë, duke iu referuar disa pikave, unë po iu përgjigjem atyre :

E para: Që prej dyzet vjetësh po përballo-hem me sulmet e tiranëve të tmerrshëm të armi¬qëve të fshehtë. Për të plotësuar këtë synnet, më është dashur të sakrifikoj çdo gjë të shtrenjtë të jetës time. Por unë për shërbimet ndaj Kur'anit, jo vetëm lumturinë e kësaj jete por edhe atë të jetës së përjetshme do ta sakrifikoja. Pra unë me sinqeritet të vërtetë, për t'i shërbyer të vër¬tetave të Kur'anit, jo të martohesha me vajzat e kësaj bote që në të vërtetë është një synnet, por ndoshta edhe po të më jepeshin dhjetë “Huri” të xhennetit, në mënyrë të prerë do t'i refuzoja ato. Ndaj sulmeve dhe intrigave të këtyre tra¬dhtarëve të pafé, ishin të nevojshme sakrifikime të mëdha. Kurse për të zbatuar urdhërat e fesë Islame, jo ndonjë interes tjetër, por ishte e mjaf¬tueshme vetëm kënaqësia, hira e Zotit xh.sh.. Disa teologë të pafatë dhe njerëz të devotshëm, për shkak të ushqimit të familjeve të veta u dhanë “fetva” (leje) disa veprimtarive që nuk i lejon feja, bid'ateve( ), apo që u dukeshin të këtilla. Veça-nërisht, përballë ndalimit të mësimit të fesë Islame dhe mosthirrjes së “Ezanit Muhamedije”. Kështu tek muslimanët po zbatoheshin sulme të tmerrshme, që nevojitnin sakrificë dhe qëndresë të jashtë zakonshme. Kur përballë çdo nevoje të duhet të kundërvësh syrin e ngopur, unë e braktisa një synnet të vetëm, për të mos hyrë në shumë harame, si dhe për të kryer më shumë “vaxhibe” dhe “farze”, që janë urdhëra të All-llahut xh.sh.. Përfundimi, kuptohet se për çfarë kam vepruar në mënyrë të tillë, që për hatrin e një synneti të mos hyj në njëqind gjynahe. Brenda dyzet vjetëve, disa teo¬logë (hoxhallarë), për të kryer një synnet të vetëm, u detyruan të bëjnë dhjetë mëkate të mëdha dhe të braktisin disa synnete dhe farze të tjera.

E dyta: Ajeti i Zotit xh.sh.:

14_11032010233901.jpg

dhe hadithi i Pejgamerit (a.s.):

14_11032010233904.jpg

nuk janë urdhëra të domosdoshëm dhe të vazh¬dueshëm. Ndoshta ato kanë vlerën e (synnetit mustehab). Këto zbatohen vetëm atëhere kur plotësohen kushtet, meqë nuk janë urdhëra të vazhdueshëm që i takojnë secilit. Dhe hadithi:

14_11032010233907.jpg

Kuptimi këtu nuk është që në fenë Islame nuk ka murgërim, karakteristikë e disa kisha ve ku priftërinjtë dhe murgeshat, rrinë të pamar¬tuar”. Sqarimin e kësaj çështjeje, e realizon ha¬dithi që vjen.

14_11032010233909.jpg

Me sekretin e këtij hadithi do të thuhet: Për t’i bërë të mira popullit kërkohen sakrifica të mëdha, si deri tek beqaria. Po të mos ishte kësh¬tu, atëhere mijëra njerëz të devotshëm në she¬kujt e kaluar, nuk do të ishin tërhequr nga bukuritë e kësaj bote që të mbeteshin në një vetmi të plotë dhe nëpër shpella. Kjo ishte një sakrificë, që do t’i shërbente jetës së lumtur dhe të përjetshme. Shumë nga njerëzit e periudhave të kaluara e kanë privuar veten nga shijet e kë¬saj bote të përkohshme. Kjo sakrificë nuk bëhej vetëm për interesa personale, por edhe për të shpëtuar besimin e njerëzve dhe për t'i larguar ata nga porta e xhehennemit. Në këtë mënyrë njerëzit do të fitojnë një xhennet të lumturisë së përjetshme dhe do t’i shërbenin Kur'anit të Bekuar. Kështu ata kundërshtonin edhe mosbe¬simtarët e brendshëm dhe të jash-tëm dhe për të fituar kënaqësinë e xhennetit kanë braktisur shijet e jetës së përkohshme. Kjo nuk është një kundërshtim me synnetin e Pej¬gamberit (a.s.), përkundrazi ajo pa asnjë lë¬kundje i vjen për¬shtat këtij synneti. Pra ky Saidi i pafat në jetën e tij është larguar nga të gjitha shijet dhe të mi¬rat, për të arritur në vet¬vete atomin e sakrificës si një prej shokëve të Hz. Muhammedit (a.s.), Hz. Ebubekri (r.a.), i cili ka thënë: “O All-llahu ynë, ma rrit aq shu¬më trupin tim në xhehen¬nem, sa të mos mbetet më vend për besimtarët muslimanë.”

E treta: Nxënësve të Risale-i Nurit nuk u kam thënë që të mos martohen. Ata janë ndarë në disa kategori; njëri për të mos e humbur sinqeritetin e vërtetë dhe për të mbrojtur sakrificën e duhur dhe besnikërinë, një pjesë të moshës së vet e ka ndarë për të mos u lidhur me nevojat e kësaj jete. Po qe se gjen një grua, që atë e ndihmon në shërbim të besimit dhe të Kur'anit të Bekuar atë ai e merr. Shërbimin e tij ky veprim nuk e dëmton. Falenderoj All-llahun xh.sh., që shumë nga nxënë¬sit tanë janë të tillë, që gratë e tyre i tejkalojnë shërbimet e tyre, sepse mbanin në vetvete ndjenjën e sakrificës dhe mëshirën e jashtëzakonshme të he¬roit. Pa pritur fare shpërblim, ato shërbejnë vetëm për Hirën e All-llahut xh.sh..

E shumta e kategorisë së dytë nga nxënësit e Risale-i Nurit janë martuar, duke e zbatuar këtë synnet të Pejgamberit (a.s.). Risale-i Nur atyre u thotë: “Shtëpia juaj le të bëhet një shkollë e Risales dhe e diturisë së shkencave. Në këtë rast fëmijët tuaj, jo vetëm në këtë jetë që kur marrin mësimet e besimit bëhen njerëz të vërtetë, por ndoshta edhe në jetën tjetër, do të bëhen ndih¬mësit tuaj të denjë. Përkundrazi siç po shohim këto tridhjetë vitet e fundit, kur po marrin mësime nga kultura Europiane, ata edhe në këtë jetë nuk po mundin të japin frutin e duhur, kurse në jetën tjetër do të bëhen paditësit e prindërve të tyre. Ata do t’u thonë: “Pse nuk ma shpëtuat besimin (imanin)?” Në këtë mënyrë atje do ta shqetësojnë prindin e tyre.

Po që se martohet një njeri, pa i marrur këto parasysh, ai nuk ka fare njohuri nga synneti i Pej¬gamberit (a.s.).

SHTATË SHPRESA

14_11032010233913.jpg

 [Hadithit të mëposhtëm që në këtë libër përsëritet tre herë, do t'i shtojmë edhe “Shtatë shpresa”, nga libri “Mesazhe të moshuarve”.]

14_11032010233917.jpg

Shpresa e parë: O ju vëllezër dhe motra të moshuar, që u ka arritur mosha e përsosmërisë! Edhe unë jam një i moshuar si ju. Dëshira ime është që edhe juve t’iu bëj ortakë në shpresat dhe ngushëllimet e ndritshme që kam gjetur në këtë moshë të pleqërisë sime. Tani do t’u tregoj disa raste që më kanë ndodhur gjatë jetës time. Në të vërtetë ato kanë ndodhur në moshën kur e kam pasur mendjen të lodhur dhe të ngatërruar. Nga All-llahu i Madhëruar shpresoj që aftësitë tuaja të pastërta, shpresat e mia do t’i forcojnë dhe do t’i shndrisin. Burimi, kroi, miniera dhe shpresa ime që përjetoj, është besimi (imani).

Shpresa e dytë: Në kohën e pleqërisë, në stinën e vjeshtës dhe në kohën e “ikindisë” e shikova botën nga një mal i lartë. Menjëherë m'u shfaq një ndjenjë e hidhur dhe e errët. Vura re se jam pla¬kur. Edhe ditët, vitet dhe bota ishin plakur. Pleqëria që po më afrohej do të më largonte nga kjo botë dhe nga të dashurit e mi. Kjo ndjenjë më tronditi tepër. Në këtë rast m'u shfaq Mëshira e All-llahut xh.sh., që m'i shndrroi shqetësimet në shpresa dhe ngushëllime. Ja pra ju të moshuarit e moshës time, All-llahu xh.sh. në Kur'anin e Tij të Bekuar, në njëqind vende na paraqitet me mëshirën e Funksioneve të Tij të Gjithëmëshirshme dhe të Plotmëshirshme.

Gjithmonë në faqen e tokës ata që kanë kërkuar ndihmë dhe mëshirë nga Ai, nuk u ka munguar dhe u ka ardhur. Nga ana tjetër ua ka sjellur stinën e pranverës të mbushur plot me mirësi dhe dhurata. Si ushqim i ka shkëlqyer mëshira e Tij nevojtarëve sipas shkallës së varfërisë dhe dobësisë, mëshirë e cila është e mjaftueshme për një krijesë nga ana e Krijuesit të Plotmëshirshëm dhe ajo është një Dritë e Pashterrshme. Këtë mëshirë e gjejmë vetëm tek Ai, kur të kemi falur farzet e urdhëruara duke iu nënshtruar Atij.

Shpresa e tretë: Në një moment kur u zgjova nga errësira e rinisë në mëngjesin e pleqërisë, pikë¬risht në këtë kohë e pashë veten dhe vura re se trupi im po zbriste drejt teposhtës. Në këtë çast thashë si Nijazi Misriu dikur:

“Çdo ditë bie nga një gur i ndërtesës së pa-llatit të moshës time”.

Shpirti im edhe pse nuk pajtohet me shkatë¬rrimin e trupit tim, përsëri ai po shkatërrohet dhe çdo ditë po rrënohet, duke u kthyer në një rrënojë.

Kështu mua më priten shpresat që më lidhin fort me këtë botë. Po e ndjej se po më afrohet koha që do të ndahem nga të dashurit, të afërmit dhe miqtë e shumtë. Duke kërkuar melhemin e kësaj plage të thellë shpirtërore, thashë përsëri si Nijaziu:

“Zemra kërkon Përjetësinë, kurse Zoti xh.sh., kërkon vdekjen e trupit tim.”

Rashë në një dëshpërim kaq të madh, sa që edhe Llukmani nuk ka njohuri. (Shënim):

Në këtë moment, shembulli i njerëzimit dhe përfaqësuesi i All-llahut xh.sh., Pejgamberi (a.s.), më drejtoi në rrugën e drejtë që u bë për pleqërinë time një melhem i efektshëm. Dëshpërimin e thellë ma kthei në një shpresë dhe dritë. Pra o ju të moshuar, që ju ka mbërthyer pleqëria kështu si mua! Patjetër edhe ne do të shkojmë. Dëshpërimi nuk të sjell fare dobi. Po qe se mbyllim sytë, në këtë rast padyshim kemi përpara transformimin. Errësira e pakujdesshme e imagjinatës, apo mosbe¬simi, na e shfaqin jetën e varrit si një ndarje dhe errësirë të përjetshme. Por në të vërtetë ajo është një vend grumbullimi për të dashurit. Së pari aty është një vend ku do takohemi me Ndihmësin tonë të dashur, Muhammedin Alejhissalatu uesselam dhe me të gjithë dashamirët e tjerë. Një fjalë e bukur me sekretin e saj thotë:

14_11032010233920.jpg

Profeti ynë që njëmijë e treqind vjet, ka qenë Prijësi i treqind milionë njerëzve, si dhe Edukatori i shpirtërave të tyre. Ai ka qenë Mësuesi i men¬djeve dhe më i dashuri i tyre. Çdo ditë sevapet e muslimanëve shkruhen në fletoren e veprimtarisë së Tij dhe Profeti ynë Muhammedi (a.s.), u bë shkak për të vlerësuar rolin e duhur dhe qëllimin Hyjnor, si edhe për të lartësuar qeniet në vendin ku u takon. Me anë të transmetimeve të sakta vërte¬tohet që ka thënë që kur ka lindur: “Ummeti, ummeti!” (ummet quhen të gjithë muslimanët pa marrë parasysh kombësitë). Pra që do të thotë se Ai na paska kërkuar si popullin e Tij që në momentin e Lindjes. Po kështu me anë të haditheve të trans-metuara dhe thënieve të njerëzve të shenjtë është vërtetuar se edhe në ditën e gjykimit kur secili do të përpiqet të shpëtojë vetveten, përsëri Ai duke bërë sakrificën më të lartë, do të kërkojë popullin e vet, (muslimanët) duke thënë: “Um¬meti, ummeti”

Pra e kuptove se me çfarë Personi dhe me çfarë Ndihmësi të popullit do të takohemi? Atje ka evlija të panumërt, që janë grumbulluar përrreth Atij Dielli. Në atë botë që do të shkojmë edhe ne për të pasur ndihmën (shefaatin, ndërmjetësinë)e këtij Personi famëlartë dhe për të përfituar nga Drita e Tij që të shpëtojmë nga errësira e jetës së varrit, ka vetëm një rrugëdalje të vetme, të mbështetemi tek Kur’ani dhe synnetet e Tij.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 >>>