Fjala e shtatë:

9_24022010184218.jpg

Prej botës së përkohshme ta ndërron vendin dhe nga pesha e barrës së rëndë të jetës së përditshme të shpëton. Pra Ai nga jeta e përditshme, në jetën e Përjetshme të dërgon. Kjo Fjalë e Famshme, duke iu drejtuar xhindve dhe njerëzve, këtë Mesazh të rëndësishëm iu përcjell kur thotë: “Juve po iu jap një lajm sihariq të madh! Vdekja nuk është dënim apo gremisje drejt hiçit. Kjo është largim nga jeta e përkohshme, kjo të shpëton nga shka¬tërrimi i kësaj jete dhe të dërgon në jetën e Përjetshme. Kjo nuk është një rastësi, patjetër që për qëllimet e Krijuesit të madhërishëm, kjo është një çlirim, çmobilizim dhe një këmbim banese. Është dera e një lumturie të Përhershme, kalimi nga vendbanimi i sotëm në vendbanimin e ri, ku janë mbledhur nëntëdhjetë e nëntë përqind nga të afërmit tuaj. Ky është një kalim për në “Alemi berzah” (jeta e varrit), e cila është dera e hyrjes për në jetën e vërtetë.

Fjala e tetë:

9_24022010184221.jpg

Në të gjithë ekzistencën e gjithësisë janë shpalosur në shesh të gjitha bukuritë, përsosmëritë dhe Bamirësitë që janë shenjat e bamirësive që do të na jipen. Në jetën e mbrapme (Ahiret) ty po të pret një All-llah, që këto mirësi të jetës së për¬ditshme t’i ka përgatitur, ato të atjehit janë shumë herë më të bukura dhe më të begatshme. Ato janë të pasosura. Ti po shkon tek një Adhurues i përjetshëm, tek një Dashamir që nuk humbet kurrë, ku vetëm një shkëlqim i Përsosmërisë së Tij zëvendëson të gjitha këto bukuri, bamirësi dhe për¬sosmëri të kësaj bote. Jeta e Tij është e pafundme. Ai është i përkryer dhe i pastër nga të gjitha rëndomësitë e jetës së përditsh¬me. Kjo fjalë e famshme xhindëve, njerëzve, krijesave të vetë¬dijshme dhe atyre që mbajnë cilësi dëshirash dhe dashurish u thotë: “Lajmi sihariq është për ju. Ja ku e keni Dashamirin e për-hershme, gjë që do të thotë se Ai është i Përjetshëm dhe çdo gjë e bën me lehtësi. Për këtë mos u bëni merak! Mbase të gjithë dashamirët tuaj nga shkaku i dashamirësisë, për përsosmërinë, bamirësinë dhe bukurinë që kanë pasur, kanë kaluar nëpër kuintat e bukurisë së Dashamirësit të Përkryer. Ata kanë mundur të marrin pjesë vetëm e vetëm si hija e hijes, por humbja e tyre të mos ju hidhërojë. Ata janë një lloj pasqyre. Kur ndërrohen pasqyrat, bukuritë bëhen më të dukshme me këmbimin e tyre ato shkëlqejnë duke u rifreskuar. Meqë Ai ekziston, për ju ekziston çdo gjë!”

Fjala e nëntë:

9_24022010184224.jpg

Secila vepër që kemi bërë është shkruar në fletoren e Tij. Pra kjo Fjalë e famshme e xhindëve dhe njerëzve u lëshon këtë kushtim, kur thotë: “O ju të pafatë! Kur shkoni në varr, mos thoni: “I mjeri unë! Malli më humbi dhe e gjithë puna më shkoi kot! Nga kjo botë shumë e bukur hymë në një gropë dhéu të ngushtë!”

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 >>>