Tani uni-egoja e një njeriut duke qënë në këtë gjendje, edhe pse mund të dijë mijëra shkenca, prapë është në injorancën më të madhe. Sepse ai kur niset të mendojë dritat e Universit, tek vetja dhe nëpër shqisat e veta nuk mund të gjejë aspak cilësi që ta vërtetojë atë dritë. Për këtë arsye shuhet jeta e tij. Tek ai që vjen çdo dituri ngjyroset me bojën e unit dhe bëhet një firaun. Bile, dhe po të vijnë shkencët më të dobishëm, prap tek ai shndërrohen e bëhen gjëra të thjeshta. Sepse me mosbesimin e tij, të gjithë krijesat janë malli i shkaqeve dhe ngjyra e unit të tij është ateist.

Në këtë rast, Universi edhe po të ishte plot me argumente të shndritshëm, ajo pika e zëzë e unit të tij, ajo e shndërron në errësirën e zezë. Uni i tij, dritën e tyre e shuan dhe nuk e lë të duket. Me një ekuilibër të fortë kemi sqaruar edhe në “Njembëdhjetën Fjalë” se uni është si një përmbajtje e gjërë dhe një hartë e përsosur; si një pasqyrë e madhe dhe kalendar për të treguar sa më mirë për Gjithësinë. Këtu duke punuar se sqarimi i saj është i mjaftueshëm do ta ndërpresim parathënien.

Ec po fillojmë të vërtetës.

Tani shiko: Vargun e fisit të njerëzimit, duke filluar nga Profeti Adem (a. s) e deri tani është si një rrymë e madhe, që duke lulëzuar si një dru i madh ka vazhduar me dy palë mendime. Njëri është vargu i Profetëve dhe e fetarëve, tjetri i diturisë së filozofëve. Në këtë mënyrë kanë ardhur deri këtu dhe po vazhojnë më tej.

Kur janë bashkuar filozofia me fenë? Domethënë: zinxhiri i filozofëve duke iu bindur asaj kur është mbështetur tek vargu i fetarëve, në jetën shoqërore ka vazhduar jetën e tij të shndritshme dhe të lumtur. Kur ata janë ndarë, drita e dobitë komplet janë grumbulluar tek ajo e Profetëve dhe tek feja, kurse dënimet e devijimet janë mbledhur përreth zinxhirit të mendimeve të filozofisë. Tani shohim se ku e kanë pikëmbështetjen këto:

Së pari do ta parashtrojmë mendimet e filozofëve që nuk binden vargut të dijetarëve të fesë dhe kanë vazhduar duke marrë formën e frutit të xhehennemit që quhet “Zakkum” përpara njerëzimit parashtruan devijimin dhe çështjet si idhuj. Derisa në degën e forcës mendore, si rezultat ka dhënë frutet “Dehrinjtë, natyralizmin dhe materializmin”. Në degën nervore, si frutë ka prodhuar “Nemrudin, Faraunin e Sheddadin” dhe i ka hipur përmbi kokën e njerëzimit. (Shënim) Në degën e epshit shtazarak si frut ka dhënë rezultatin) Idhujt, kryqet dhe ato që ngrenë krye dhe thonë se janë Zot. Përballë kësaj ideje të keqe, që është si fruta e xhehennemit, që përpiqet t’i zbresë njerëzit në nivelin e kafshëve, ka dalë vargu i profetëve dhe fytyrën e tokës ka bërë vreshta duke zgjatur degët e fesë të frutëve të buta si fruta e xhennetit e quajtur “Tuba”.

Pra ky varg në degën mendore ka dhënë si rezultat të Dërguarit, Profetët, Evlijatë dhe njerëzit e rrugës së vërtetë. Në degën e drejtësisë ka arritur Gjykatësit e drejtë dhe Kryetarët e drejtë si melaqe dhe në degën e forcës tërheqëse të njerëzve u ka dhënë frutet e bukura pa aspak imoralitet fisnik e bujar. Tani, si vargu i profetëve e të fetarëve që radhitëm më në fund njekohësisht edhe ai vargu i të devijuarëve mbështetet në unin, që Profetët e kanë kultivuar atë, kurse filozofët e kanë lënë pa kultivuar fare. Prap për ta sqaruar më mirë do vazhdojmë akoma:

Njërën fytyrë të unit kanë shfaqur profetët dhe tjetrën e kanë shfaqur filozofët dhe vazhdojnë.

Fytyra e parë është e profetëve, është rruga që në të kanë buruar njerëzit që e adhurojnë All-llahun xh. sh. Domethënë: Vetë uni kur është në dorën e besimtarit e din se është një krijesë. Dhe e pranon se tjetërkush e ka krijuar atë dhe ekzistenca e tij varet nga tjetërkush; se vetë është duke i shërbyer tjetërkujt dhe se ai mban cilësitë e një vegle për të treguar mjeshtrin e saj.

Domethënë ai vetë qëndron me lejen e Krijuesit të tij, vetë është një gjë e përkohshme, është i vobektë si një hije e një druri dhe si një shkëlqim i një pasqyre dhe është një bilanc i vetëdijshëm për të peshuar funksionet e vlerat e punëve të Krijuesit të tij. Tani a e kuptove se çfarë e quajnë unin Profetët dhe udhëtarët e rrugës së Profetëve që kanë qenë njerëzit e rrugës së vërtetë? Ata, duke parë anën e këtij uni, kanë kuptuar të vërtetën. Në këtë mënyrë kanë mundur ta braktisin të gjithë pasurinë duke sjellë vendimin se: Ai i pasuri madhështor as në pronën e tij, as në Edukatën e tij, as në Hyjninë e tij, nuk ka shoq. Atij nuk i nevojitet as ndonjë ndihmës apo ministrër.

Ai e ka në dorë çelësin e çdo gjëje. Fuqia e tij Apsolute arrin të përballojë çdo gjë. Shkaqet janë vetëm një perde; natyra është ligji i Hyjnisë dhe një përmbledhje e ligjeve të tij dhe një vegël për të treguar Fuqinë e tij. Ngaqë kjo fytyrë ka marrë formën e një fare domethënëse të gjallesave, është bërë e shdritshme dhe e shkëlqyeshme për fetarët. pra prej kësaj fare, Krijuesi i Madhërueshëm ka krijuar drurin e “Tubait”, drurin e xhennetit Pra, uni me këtë anë tregon se është robi i All-llahut xh. sh. dhe për të shpërndarë errësirën, secilën anë të njerëzimit e ka hijeshuar me frutet e tij fisnike.

Errësirën e të gjithë kaluarës e shpërndan dhe tregon se ajo kohë e gjatë e të kaluarës nuk është një varr i madh i një fushe hiçi, siç thonë filozofët materialistë. Ndoshta është një vend për të kërcyer në lumturinë e përjetshme, për të ikur në botën e shpirtrave dhe vdekja është një mjet për të lehtësuar. Me shkakun e vdekjes njeriu i braktis barrët e rënda të jetës, sepse ai është një mjet me shumë shkallë për të lartësuar nëpërvende të shndritshme dhe për të ikur nëpër vende të ndritur, me to njeriu mund të ndahet nga bota e përkohshme. Pra, vdekja është shkak për të parë ato kopshte të bukura që ka përpara.

Të dytën anë të lumit ka hapur filozofia materialiste. Ajo pikëpamjen e sjell rreth vetes, nuk interesohet fare se kush e ka krijuar atë. Thotë: Trupi i çdo personi është shenjë e vetvetes, tregon për veten e tij, në të nuk ka tjetër kuptim. Po ashtu thotë se secili në llogarinë e tij kontribon. Dhe mendon se trupi i tij është krijuar nga vetvetiu. Domethënë: Filozofët thonë se: Trupi i çdo personi është pronë e tij personale dhe ka të drejtë të jetojë... si të dojë ai dhe ka të drejtë ta shpenzojë atë ku të dojë ai. Duke gabuar, mendon se vetë është një figurë e palëkundshme. Dhe thotë: Askush nuk ka të drejtë të ma prishë qefin dhe nuk ka të drejtë të më detyrojë kush, dhe vazhdon....

Filozofët kanë prodhuar për qëllimet e tyre të pathemelta si këto që thashë edhe shumë të tjera. Ne me saktësinë e palëkundshme kemi mposhtur edhe nëpër tjera debate parimet e tyre, duke treguar se sa mendimet e tyre boshe dhe të pathemelta janë, veçanërisht në librin “Fjalët”, pikërisht në Njëzetë e tretën Fjalë. Derisa edhe personat të famshëm të filozofëve si Pitoni, Aristoteli, Ibni Sina-Avi Cenna dhe Farabija kanë thënë se “Qëllimi kryesor i njerëzimit është (teshebbuhu bil-vaxhib) Domethënë t’i përngjajë një Zotit të patjetër”

Pra ajo nuk është tjetër, por si firauni kanë dhënë një gjykim, duke i rënë kamxhik egos që të vrapojë lirshëm nëpër lumenj që t’i bëjnë ortak Zotit. Dhe njerëzit, duke i quajtur ata të mençur, për të plotësuar nevojën e adhurimit kanë adhuruar shkaqet, kryqet, natyrën e yjet; si këto kanë hapur vend edhe për lloj-lloj karvane të idhujve të tjerë duke mbyllur kështu portat e nevojave që në të vërtetë ka njeriu; pra nevojën e adhurimit ndaj Krijuesit të tij.. Ndërsa njeriu duhet të pranojë dobësinë dhe pamundësinë, varfërinë dhe nevojshmërinë, mangësitë dhe gabimet e veta që ka ndaj Krijuesit të tij., Duke mbyllur rrugën e Adhurimit ndaj Krijuesit të tyre, ata janë zhytur në batakun e natyralizmit, që të mos të dalin kurrë. Fatkeqësisht nuk kanë mundur të gjejnë derën në të cilën duhet të falenderohet për mirësitë e panumërta...

Por Profetët ua kanë sjellë njerëzve moralin e pastër hyjnor dhe nëpër zemrat e tyre kanë mbjedhur cilësi të bukura. Duke pranuar se janë të dobët kanë ndjerë nevojën të mbështëten tek fuqia e All-llahut të Madhëruar; duke parë varfërinë e tyre kanë ndjerë nevojën që të besojnë se është Mëshira Hyjnore, për të kërkuar ndihmë nga Ai. Rruga e Profetëve na mëson të dimë gabimet tona dhe të kërkojmë falje nga Hyjnija ynë. Duke ditur mangësitë të bëjmë tespih dhe të themi: “O zot! Ti je pa të meta!”. Dhe në këtë mënyrë kanë mësuar që të japin gjykimin se duhet të adhurojmë Krijuesin tonë.

Për arsye se filozofët nuk i binden fesë, kanë humbur rrugën dhe ua kanë dhënë frerin në duart e egos dhe vrapojnë nëpër shumë lloj devijimesh. Kjo është arsyeja që përmbi kokën e egos së tyre ka lulëzuar druri Zakkumit të xhehennemit, bile rruga e keqe është hapur përmbi gjysmën e njerëzimit.

Pra, në degën e forcës së epshit të jetës shtazore të këtij druri, ua ka dhënë njerëzve si frut kryqet dhe idhujt. Sepse në themelin e filozofisë materialiste, parapëlqehet forca. Derisa edhe parimi themelor i tyre është kjo fjalë: “Kush është më i fortë, ai është e drejt” (Shënim) Domethënë: Kjo është shpirtërisht një duartrokitje ndaj mizorëve; me këtë i ka ngopur zullumqarët, despotët i ka detyruar të bëhen idhuj. Dhe Bukuritë e krijesave dhe hijeshitë e Dizenjatorit ua japin mjeshtërisë dhe dizenjave.

Secili send, duke sqaruar shkëlqimin e Krijuesit të patëmeta, duke shkëputur kontaktin nga Ai, atë mjeshtrinë e bukur ia shpërndan shkaqeve. Në vend që të thonë “Sa mirë është krijuar!”, ata thonë “Sa e mirë është!”. Në këtë mënyrë atë e bëjnë një idhull, e adhurojnë dhe e vendosin në rradhën e një kryqi. Dhe kjo filozofi e bëri njeriun si një mall pa vlerë me dukuri me kokëfortësi. Secilin e bëri nga një hipokrit që mundohet të shitet secilit dhe të duartrokasë hipokritët, si kryqet që janë idhuj. (Shënim). Filozofia materialiste, në kokën e njerëzimit, në degën nervore të saj druri ka rritur si frut shumë Nemruda, Firavuna e Sheddade të mëdha apo të vogla. Në degën e forcës mendore në trurin e njerëzimit ka rritur frutet si Dehrinjët, Materialistët dhe Natyralistët. Në këtë mënyrë trurin e njerëzimit e ka copëtuar në njëmijë copa.

Tani, për ta vërtetuar themelet e kalbur të filozofëvë materialistë dhe themelet e drejtë të rrugës së Profetëve, nga mijëra shembuj ne do t’u tregojmë tri- katër të vërteta.

Përshembull: Ku është njëri rezultat i bukur rrugës së Profetëve që për jetën individuale thotë kështu

5_24022010154123.jpg

Pra duke u përkulur kthehuni nga All-llahu i madhëruar dhe mos harroni se ju jeni i dobët, i varfër dhe plot me gabime, pra jeni robi i tij “Ky është parimi i filozofëve që njerëzve ua mëson të bëhen hipokritë duke u thënë “Përpiquni t’i përngjani Zotit të patjetër!”

Ja, pra, mendoni vetë se tek njeriu si mund të bashkohen dy cilësi të kundërta: cilësia e njeriut që është përgatitur nga brumi i dobësisë, i paaftësisë dhe është nevojtari i apsolutshëm. dhe ku ka mundësi të bëhet ai si hyjni me funksionet apsulute të All-llahut xh. sh. që është i fuqishëm, i Mundshëm, i Pasur dhe i Panevojshëm!

Shembulli i dytë: Nga rezultatet e principeve të Profecisë në jetën shoqërore, duke filluar nga dielli dhe hëna e deri tek bimët secili vrapojnë në ndihmën e njëri-tjetrit; bimët në ndihmën e kafshëve, kafshët në ndihmën e njerëzve, derisa edhe atomet e vdekur të ushqimit vrapojnë në ndihmën e qelizave të njerëzve. Ato i sjell të vrapojnë në shërbimin e tyre ligji fisnik i Zotit xh. sh.. Ja pra ku është bukurija e saj që rradhitëm, ku është jeta shoqërore e filozofëve që është vendosur mbi luftën. Filozofët i shpërdorojnë shumë personat pa fat, për t’u sjellë dobi disa mizorëve të egër. Dhe parimin e luftës e kanë pranuar si të mahnitur, si ndonjë ligj themelor që thonë: “Jeta është luftë!”

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 >>>