Ja pra politika, pikëpamjen time nga vendi minimal, e solli në horizonte të gjera dhe në këtë rast për të vizituar varrezat, shkova në Ejup, lagje në Stamboll dhe e ndjeva veten sikur do të vdes, imagjinova se po më del shpirti dhe më tha: “A thua shkrimet e gurëve të varrezave janë shkak që ti imagjinove kështu” dhe momentalisht i ktheva sytë dhe u drejtova nga varrezat. Në këtë rast erdha në mendimin se, në këto varreza ka njëqind Stambolla, sepse Stambolli njëqind herë është derdhur këtu dhe ti nuk mund të shpëtosh nga fuqia dhe dituria që Stambollin e ka sjellur këtu. Me këtë imagjinatë të tmerrshme, duke u larguar nga varrezat, shkova në xhaminë e vogël të Ejup Sulltanit dhe duke hyrë në të, mendova se unë në tre anë jam mysafir (në këtë botë).

Ashtu siç jam mysafir në këtë dhomën e vogël, jam mysafir edhe në qytetin e Stambollit. Në këtë botë ku jam mysafir, duhet të mendojmë udhëtimin tonë dhe siç do të dal nga kjo dhomë një ditë, po ashtu do të dal edhe nga kjo botë. Tani në këtë gjendje, zemrën dhe kokën time e mbuloi hidhërimi i ndarjes, sepse nuk është se po humbi një apo dy miq, por ashtu siç do të ndahem nga mijëra miq të Stambollit, po ashtu do të ndahem edhe nga vetë Stambolli që aq shumë e kam dashur. Duke menduar se do të ndahem nga bota me gjithë miqtë që kam pasur në të, përsëri shkova tek vendi i lartë i varrezave. Nganjëherë për të marrë mësim, kam shkuar në kinema, tani njerëzit e Stambollit, duke ecur m’u dukën sikur i pashë në formë kufomash. Në këtë rast, imagjinatës sime i thashë që, këta njerëz të cilët janë duke pushuar në këto varreza më duket sikur ecin në kinema. Pra mos dysho që të kesh parasysh se një ditë këtu do të vijnë edhe ata që janë duke ecur andej këndej. Ja pra edhe ata janë kufoma. Momentalisht me dritën e Kur’anit dhe me urdhërin e Gavsi Azamit, Gejlaniut, ajo gjendje nga hidhërimi u kthye në gëzim. Kështu që drita e Kur’anit më ndihmoi që gjendjen e parë të errësirës ta kthej në dritë, duke më thënë se në kampin e robërisë, në Kosturmë, nga oficerët që kam pasur shokë, e kam ditur se një ditë do të pyesin: “A do të ikësh në Stamboll, apo dëshiron të qëndrosh këtu?” Me siguri që ai i cili ka mend sa një kokërr gruri, i gëzuar do të jepte përgjigjen se, “dua të iki në Stamboll”. Sepse nga një mijë e një, nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë prej miqve janë atje, këtu kanë mbetur dy vetë që nuk ka dyshim se edhe ata do të shkojnë. Pra Stambolli për ty nuk është vetëm vend hidhërimi apo ndarje, ti e pe vetë sa u gëzove kur erdhe. Falendero se ke shpëtuar nga atdheu i armiqve, me netë të errëta dhe dimra të ftohtë e të stuhishëm. Erdhe në Stambollin e bukur që është si xhenneti i kësaj bote. Edhe nga mosha fëmijërore, dashamirët e tu janë në varreza dhe këta që të kanë mbetur një apo dy edhe ata do të ikin. Në këtë botë vdekja jote nuk është ndarje, por takim me grupet e dashamirëve. Ja pra e vërteta e Kur’anit dhe e besimit, çështjen tonë e kanë vërtetuar dhe vetëm ai që i ka pushuar zemra apo nga devijimi u janë verbuar sytë, nuk e sheh. Kjo është aq e qartë, saqë duhet ta besosh sikur e sheh me sytë e tu. Sepse në këtë botë me mirësi të panumërta që na ka hijeshuar All-llahu (xh.sh.), Ai duke paraqitur dhuntitë dhe begatitë e panumërta, tregon bujarinë e Tij.

Pastaj më arriti ndihma e Zotit (xh.sh.) për të më shpërndarë pakujdesinë që më nxorri përpara libri “Futuhul Gajb” i Gejlaniut. Siç kam treguar edhe në “Letrën e njëzet e tetë”, Gavsi Gejlaniu është shkak që Saidi “i vjetër” të shndërrohet në “të ri”. Kështu e mora librin e Gejlaniut të titulluar “Futuhul Gajb” dhe më doli përpara ky tekst:

12_11032010120409.jpg

— O ti i pafat, në “Darul hikmetul islamije”, ti mundësh t’i kurosh plagët e muslimanëve, por ti je vetë i sëmurë. Ti së pari kërko mjekun se ke nevojë të shërohesh vetë në fillim, pastaj të mundohesh të kurosh plagët e të tjerëve. Ja pra me sekretin që unë pa ndonjë qëllim e hapa atë libër, solli që sëmundja shpirtërore të më kurohet. Nga zemra ime i thashë Gejlaniut që të bëhet mjeku im. Në librin e tij “Futuhul gajb”, një nxënësit i thoshte: “O djalë”. Fjalët më operonin (në shpirt) shumë tmerrshëm. Unë duke e vendosur veten në vend të atij djali, u pikëllova. Ai shprehej më fjalë të rënda: “O munafik (hipokrit), d.m.th. o ti që ke shitur fenë për hir të kësaj bote. E lexova vetëm deri në gjysmë dhe për një javë e braktisa atë. Pas atij operimi, filluan të rrjedhin shijet, mbrapa me një zell të madh si një ilaç i hidhur apo sulfat, “e piva” krejt, duke falenderuar All-llahun i pranova gabimet, sepse plaga ime, mendjemadhësia, m’u thye.  Pastaj pashë “Mektubatin” e Rabbaniut.  E mora në dorë pa asnjë qëllim, por më doli përpara letra që ishte shkruar për “Bediuzzamanin”. Është për tu çuditur se vetëm në dy vende është përmendur ky titull. Babai quhet Mirza dhe aty shkruhet një letër për Mirza Bediuzzamanin. Kur e pashë thashë: “Fesubhanallah”. Siç e dini edhe ju unë mbaj titullin “Bediuzzaman”. Ndërsa në historinë arabe para 300 viteve ka qenë Bediuzzamani Hemedani pastaj  e nuk njoh dikë tjetër që të ketë pasur këtë titull. Mendova se kjo letër është shkruar për ata persona që kanë pasur të njëjtat brenga si unë dhe gjendja e tyre është sikur e imja, që m’u paraqiten si kura për brengat e mia. Vetëm se Rabbaniu në ato letra më këshillonte që ta kthej fytyrën dhe të drejtohem vetëm në një anë. Domethënë të shkoj vetëm pas një mësuesi dhe jo pas shumë vetash. Pastaj mendova shumë, se cili është ai mësues që më këshillon dhe mbeta në dyshim se cili kishte një joshje të veçantë dhe pas cilit duhet të shkoj, e unë nuk mund të mjaftohesha me një.

Në këtë mënyrë mëshira e All-llahut derdhi në zemrën time mendimin që kreu i këtyre rrugëve, liqeneve dhe lumenjve dhe dielli i këtyre planeteve, është Kur’ani i famshëm, kibleja (drejtimi) i vërtetë, ana e sigurtë vetëm ai mund të bëhet. Pra mësuesi më i mirë dhe udhërrëfyesi më i amshueshëm vetëm ai mund të jetë, kështu që u mbeshteta tek ai.

Tani pasi e mora këtë frymëzim që të shkoj vetëm pas Kur’anit, fillova t’i dua ato varreza, vetmia dhe mërgimi më vinin më të shijshëm, se sa të përzihem me njerëz dhe në këtë rast e gjeta një vend për vete në grykën e Bosforit në Stamboll. Gavsi Gejlaniu me “Futuhul Gajb”-in, ashtu edhe imam Rabbaniu me “Mektubat”-in, më udhëzuan dhe më mjekuan. Librat e tyre m’u bënë miq dhe mësues të dashur. Atëherë u gëzova që jam plak dhe jam ndarë nga shijet e qytetërimit e jetës shoqërore dhe falenderova All-llahun (xh.sh.)”.

Bediuzzamani thotë se: “Njerëzve gjithmonë i mjafton rrisku hallall që të marrin dhe të plotësojnë nevojat e duhura. Nuk është nevoja të hysh në haram kurrë”. Said Nursiu për të gjetur të vërtetat e besimit, kërkoi të lëvizte mes dijeve filozofike, ashtu sikur mistikët. Por nuk mjafton vetëm me zemër si misitikët, sepse mendja dhe zemra e tij ishin plagosur me dituritë e filozofisë dhe patën nevojë të shërohen. Sepse dyshimet që të sjellin, të shtyjnë t’i kundërvihesh edhe adhurimeve të zakonshme. Jo me sy mbyllur, por me bashkëpunimin e zemrës dhe të mendjes, ashtu si Imam Gazaliu, Mevlana Xhelaleddin dhe Gejlaniu, të cilët kanë lëvizur duke pasur syrin e shpirtit, zemrës dhe të mendjes hapur. Me këto mendime format e vërteta të Kur’anit e ndihmuan dhe ia treguan rrugën. Ndërsa edhe Risale-i Nur është duke treguar se Saidi “i ri” me idetë e tij e ka sqaruar dhe është duke zbuluar kuptimin:
 
12_11032010120412.jpg

Për arsye se vazhdoi në rrugën e bashkëpunimit të mendjes dhe zemrës, ashtu si Mevlana Xhelaleddin Rumiu, Imam Rabbaniu dhe Imam Gazaliu, në këtë mënyrë mundi që të mjekojë plagët e zemrës dhe të shpirtit, duke hapur një rrugë që të shpëton nga veset e nefsit dhe të egos. E falenderoj shumë All-llahun se në këtë mënyrë Saidi “i vjetër” u kthye në atë “të ri”.

b) E ardhmja do të jetë e islamit

Ditët e fundit të Bediuzzamanit në Stamboll, ishin edhe ditët e fundit të shtetit islam 600 vjeçar, Perandorisë Osmane. Jetoheshin veç shkatërrime dhe kapitullime njëra pas tjetrës. Çdo ditë vini lajme të zeza nga çdo vend i perandorisë, zemrat e besimtarëve çdo ditë digjeshin nga hidhërimi. Kështjellat e islamit po rrëzoheshin njëra pas tjetrës. Askush nuk mbante shpresë për të ardhmen. Nga njëra anë shtetet e perëndimit kishin marrë në dorë armët e shkencës dhe të filozofisë, duke mos i njohur asnjë të drejtë muslimanëve dhe nga ana tjetër intelektualët muslimanë kishin kohë që psikologjikisht kishin humbur përballë perëndimit. Armiqtë e islamit po bënin të pamundurën për t’i dhënë goditjen edhe më të ashpër, duke bërë vazhdimisht propagandë se shkaku i rënies ishte feja. Në kohën kur të gjithë horizontet i kishte kaplluar errësira dhe secili ishte shembur, vetëm njëri s’ishte rrënuar. Ai ishte në këmbë dhe sfidonte:

“Mos i humbni shpresat! Se në mes revolucioneve dhe ndryshimeve të së ardhmes, zëri më i lartë ka për të qenë zëri dhe jehona e islamit.”

Si përgjigje ndaj atyre që Bediuzzamanit i thonin se humbja e jonë dhe Lufta Botërore e kanë dobësuar shumë atë, ai i thoshte: “Unë isha duke i duruar hidhërimet e mia, por m’u shtuan edhe ato të popullit musliman. Sepse goditjet që bëheshin mbi kokat e muslimanëve, i ndjeja në thellësitë e zemrës time. Kjo po më shqetëson së tepërmi. Por jam duke parë një dritë dhe inshall-llah shpresoj se ajo do të më sjellë që ta harroj atë dhe të filloj të buzëqesh.”

Bediuzzamani shpjegon një ëndërr, në kohën kur secili ishte i pashpresë. Kjo ëndërr atij i tregonte popullit musliman, diellin. Një ëndërr me pyetje dhe përgjigje.

“Në shtatorin e vitit 1919, nga shqetësimi i rrezikut të kohës, po kërkoja një dritë. Atë s’mund ta gjeja në gjendjen e zgjuar, atë shpirtërisht e gjeta në gjumë, që në të vërtetë është një zgjim. Duke lënë mënjanë komentet, dua t’ju tregoj vetëm dialogun që u bë:

Një natë të premte pashë një njeri në ëndërr që më tha:

— Ty po të thërret kuvendi madhor që është mbledhur në dobi të së ardhmes islame. Shkova dhe aty pashë se ishin disa persona të ndritur, që nuk i kisha parë në këtë jetë. Ata ishin si përfaqësues të shekujve të kaluar. I emocionuar mbeta në derë.

Njëri nga ata më tha:

— O njeriu i shekullit të shkatërruar dhe të rrëzuar, edhe ti je anëtari i këtij kuvendi, shfaqi mendimet që ke!

Duke qëndruar në këmbë thashë:

— Pyetni t’u përgjigjem.

Njëri më tha:

— Cili do të jetë përfundimi i humbjes së muslimanëve dhe çka do të ndodhte sikur të kishte fitore.

Thashë:

— Ashtu siç fatkeqësitë nuk janë të dëmshme gjithmonë, ashtu edhe nëpër lumturi mund të gjendet ndonjë fatkeqësi, edhe nga fatkeqësitë mund të dalë lumturia. Meqë më parë ky popull e ka kryer detyrën ndaj Zotit (xh.sh.), duke marrë mbi vete luftën e “farzit kifaje” (urdhër që bie nga detyrimi me kryerjen e dikujt) dhe duke sakrifikuar veten në dobinë islame, e kanë kryer detyrën duke mbartur flamurin e hilafetit. Pra rrëzimin dhe shkatërrimin e popullit musliman, përsëri ky popull do ta këmbejë me lumturinë e së ardhmes, duke u sjellur muslimanëve qetësinë përsëri.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 >>>