E dyta, qëllimi i formulimit të kësaj pjese është si kundërvënie e pikëpamjeve të vetëdijes. Kjo natyrë, për krijesat e vetëdijshme, është si një libër voluminoz, ku paraqiten shumë shkenca të larmishme, që lënë përshtypje tek gjallesat e vetëdijshme, tek të cilat mbizotëron logjika. Për ta ekziston edhe një fletore e botërave të fshehta, që i largon nga kjo botë. Domethënë, secila gjallesë, që humbet shijet dhe mendimet për këtë fazë kalimtare dhe mendon për të ardhmen, shpirtërisht ajo fiton shumë. Meqenëse ekziston All-llahu xh. sh., me Diturinë e Tij universale, Ai çdo gjë e përcakton në kujtesën e besimtarëve.

Ndarja, humbja, mosekzistenca, zhdukja dhe përkohshmëria, nuk ekzistojnë për muslimanin. Kjo ngjet vetëm për mosbesimtarët, të cilët mendojnë se pas vdekjes, çdo gjë shkatërrohet dhe kthehet në formën fillestare. Për ta çdo gjë shkon nga asgjëja dhe konsumohet plotësisht. Këtë fakt e shpjegon shumë mirë kjo fjalë e urtë, që do të nënvizojmë më poshtë: “Nëse mendimi yt është përqendruar tek ekzistenca e All-llahut xh. sh., atëhere për ty çdo gjë ekziston. Kush thotë se nuk ka All-llah, për të asgjë nuk ekziston”.

Besimtarin, besimi për jetën tjetër, në çastin e vdekjes e ngushëllon edhe pse në këtë botë ai mund të ketë bërë një jetë të mirë dhe të veçantë. Por me mosbesimtarin ndodh e kundërta. Ai me mosbesimin e tij absolut, ashtu siç mohon Zotin e vet, po ashtu edhe jetën që është duke jetuar ende, e shkatërron shpirtërisht dhe e helmon atë. Le t’u buçasin veshët atyre që pëlqejnë më shumë këtë jetë të përkohshme dhe le të gjejnë një zgjidhje për të shpëtuar nga torturat e tmerrshme.

5_24022010153426.jpg

Kam shumë nevojë për duanë, lutjen tuaj! Vëllai juaj që ju do shumë.

Said Nursi

* * *

 

(Nga fjala e njëzetegjashtë)

FUNDI I TEMËS SË TRETË DHE TEMA E KATËRT

Po qe se më thua “Besimi në Kaderin”, në caktimin e Zotit xh. sh., për ne a nuk është një peshë e shtrëngim që shpirti duke qenë dashnori i lirisë, besimi në kader a nuk ia ka humbur lirinë e shpirtit”

Përgjigje: Kurrë, asnjëherë! Por, përkundrazi, besimi në Kader ta garanton sigurimin, gëzimin, rehatinë dhe dritën e shpirtit. Sepse njeriu po qe se nuk beson në Kaderin e Zotit xh. sh., në rrethin e tij të vogël, me një liri të paktë të përkohshme, në shpirtin e tij të pafat detyrohet të ngarkojë barrën e rendë sa bota e madhe.. Sepse njeriu ka lidhje me tërë universin. Ai mban qëllime dhe dëshira të panumërta. Kurse fuqia, vullneti dhe liria e tij nuk arrijnë një nga miliona. Me këtë kuptohet se çfarë vështirësi dhe nën çfarë shtrëngim është ai që nuk i beson Kaderit (caktimit të Zotit xh. sh.). Besimtari në Kader, e ngarkon në anijen e Kaderit të gjithë atë peshë që e ka në trup.

Në këtë rast zemra e besimtarit në Kader dhe shpirti i tij me lirinë dhe rehatinë e plotë lartësohet nga përsosmëria. Besimi në Kader ia anullon lirinë e veseve të këqia. Duke e penguar e ndalon, nuk e lë të lirë të bëjë mëkatet, ia then idhujin e tij të firaunit. Besimi në Kader është aq i shijshëm dhe i kënaqshëm sa nuk tregohet. Vetëm me një shembull do të tregojmë se çfarë shije dhe kënaqësi i garanton njeriut besimi në Kader: Dy vetë shkojnë tek mbreti. Hyjnë në pallatin e tij të çuditshëm. Njëri prej tyre që nuk beson se ka mbret, pasi hyri në kopështin e pallatit të mbretërisë dhe duke uzurpuar, fillon të vendoset aty. Por e sheh se nuk i arrin fuqia t’i plotësojë kushtet që i duhen atij pallati: Të drejtojë kopështin, makinat; të ushqejë kafshët e ndryshme që qëndrojnë aty.

Kopështi dhe pallati duke qenë si një xhennet, nga mospërballimi për peshën e shpenzimit u shndërruan në xhehennem. Këtij i dhimbset shumë, po ama çfarë të bëjë, nuk po mundet të plotësojë kushtet e tyre. Duke u shqetësuar kalon kohën bosh. Më vonë, nëpunësit e mbretit e kapin atë dhe e fusin në burg, duke e konsideruar hajdut.

Tjetri, duke e njohur mbretin, e di se vetë është mysafir i tij dhe beson se gjithë punët e kopështit dhe të pallatit kryhen me programin e një rregullatori, vështirësitë, i braktis ligjeve të mbretit, vetë duke u mbështetur mëshirës dhe sjelljes së bukur të tijën, shijohet e kënaqet me shijet e kopështit, sikur kënaqen në xhennet dhe secilin send e mirëpranon dhe vazhdon jetën duke kënaqur me shije të ndryshme. Tani, mendoje kuptimin e

5_24022010153429.jpg

TEMA E KATËRT

Po qe se thua: “Ti në temën e parë e ke argumentuar se Besimi në caktimin e Zotit xh. sh. është i mirë, i dobishëm, biles edhe dëmi që vjen prej tij është i mirë, edhe shëmtimi i saj është i mirë. Kurse në këtë jetë që po përballemi me fatkeqësira e belara, kundërshtojnë mendimin tënd!”.

Përgjigje: O nefsi im dhe shoku im, që tmerrshëm po ndjeni dhimbje nga mëshira që mbani në zemër! Ekzistenca është një dobi e pastër dhe mosekzistenca komplet është dëm; të gjithë bukuritë dhe përsosmëritë janë ekzistencë, njësoj edhe themeli i mëkateve dhe fatkeqësive dhe mangësive është zhdukje dhe shkon drejt nga hiçi. Këto dy cilësi që treguam, në vetvete janë argument i mjaftueshëm.

Pra, meqë mosekzistenca komplet është e keqe, edhe shkaqet dhe veglat e tyre janë dëm dhe zhdukje. Për këtë arsye, drita e shndritshme e ekzistencës janë gjallesat dhe jeta e njerëzve, këto forcohen dhe pastrohen vetëm kur rrokullisen nëpër grindjet e ndryshme që nuk pajtohen njëri me tjetrin dhe marrin forma të ndryshme, që të japin rezultatin e duhur. Në këtë mënyrë, këto më mirë mund t’i shikosh nëpër disenjot e Bamirësit.

Nga kjo e vërtetë del se krijesat e gjalla përballohen me gjendje të ndryshme, si vështirësira, dhimbje e fatkeqësira. Me këto forma e gjendje të ndryshme jeta e qenieve përsëritet dhe shkëlqen më mirë duke u larguar nga mosekzistenca. Në këtë mënyrë atyre i pastrohet jeta. Sepse ndalja, heshtja, moslëvizja, pushimi dhe jeta monotone janë nga një mosekzistencë. Bile edhe shijet e mëdha të moslëvizjes janë nga një shkatërrim dhe shkojnë drejt hiçit.

Fund: Meqë jeta e krijesave të gjalla, na tregon dizenjimet e Emrave të Bukura të Zotit xh. sh. në këtë rast, me çfarë do sendi që krahasohet koka e njeriut?! Përshembull: Një mjeshtër superior që ka dijeni nëpër zeje të ndryshme dhe është pasanik, një të varfrin e zë me para për të bërë model dhe për ta provuar kostumin që eka qepur për dika. Dhe kostumin ia vesh ia ngre dhe ia ul krahun poshtë dhe i thotë ulu e ngrihu. Mjeshtri atë e shndërron në gjendje të ndryshme. Vallë, ky njeri që është zënë me pagesë, a ka të drejtë t’i thotë padronit “Çfarë më bën kështu mua?! Po më prish hijeshinë duke ma shkurtuar dhe ma zgjatur kostumin, më rrotullon në gjendje të ndryshme, më thua ulu e ngihu?! Qenke fare pa mëshirë, kjo e jotja shumë po më mërzit!”. A ka të drejtë të thojë këto fjalë?.

Tani njëlloj si ky, edhe mjeshtri i Madhëruar dhe Krijuesi i Pashoq, krijesat i ka pajisur me shumëlloj shqisa dhe elemente. Atyre ua ka dhënë një trup, i ka zbukuruar me sy, vesh, mendje, zemër dhe me shumë shqisa të shumëllojshme. Pra, të gjitha këto që All-llahu ia ka dhënë njeriut, vetëm për të treguar dizenjimet dhe emrat e bukur të Tij e fut atë në shumë gjendje dhe e rrotullon andej këtej duke e shtyrë në forma të ndryshme, i jep atij dhimbje dhe fatkeqësira. Në të gjitha këto ka bukuri dhe shkëlqime të mëshirës së All-llahut xh. sh. dhe këto duken vetëm se me syzet e besimit.

* * *

 

Nga fjala e njëzete gjashtë

FUND

 (Saidi i vjetër me pesë tregime të shkurtëra duke kritikuar nefsin e tij kështu i thotë vetes: O nefsi im kokëlartë, vagabond, lavdrimtar dhe hipokrit!)

E para: Meqë qeniet ekzistojnë dhe krijimi i tyre është i logjikshëm, në të ka mentalitet. Atëherë patjetër ato kanë një mjeshtër. Siç është vërtetuar edhe në njëzetë e dytën fjalë. Në qoftë se këto nuk i ka krijuar Njëri i vetëm, krijimi i çdo individi të tyre bëhet i vështirë si krijimi i të gjithë krijesave. Por, po qe se krijimin e të gjithë krijesave ia japim njërit atëherë krijimi i gjithë qenieve bëhet i lehtë njëlloj sikur kur krijon një send të vetëm. Pra, meqë rruzullin dhe qiejt Njëri i ka krijuar dhe i ka shpikur, atëherë Ai Mjeshtri dhe Personaliteti i Gjithëdijshëm, a e lë në dorën e tjetërkujt frutin, qëllimin dhe rezultatin e krijimit të qiellit dhe të tokës, pra njeriun?! A i dorëzon në dorën e tjetërkujt që t’i zhvlerësojë ato?! Dhe falenderimet dhe adhurimet që bëhen ndaj mirësive nuk do t’i lirojë që të ikin tjetërkund.

E dyta: O nefsi im kokëlartë! Ti i ngjan një hardhije rrushi, mos u lavdëro se kalaveshët e rrushit nuk i ka ngjitur aty vetë hardhija, por tjetërkush.

E treta: O uni im hipokrit! Ti mos bëj kryelartë duke thënë se po i shërbej fesë. Sepse me sekretin e këtij

Hadithi:

5_24022010153433.jpg

Ti vehten mund ta konsiderosh një prej atyre. Ti dije se shërbimin dhe adhurimin je duke e bërë si falenderim për krijimin tënd, që je i krijuar si mjeshtri i përsosur. Vetëm kështu mund të shpëtosh nga kokëlartësia!

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 >>>