“...Nga hëna e gjelbër e shtetit Osman, Said efendi Nursiut i jepen 60 lira me vlerë 1254 marka...”

10 tetor 1916  

Bediuzaman Said Nursi kur ka qenë oficer i ushtrisë

 12_11032010115545.jpg

c) Jeta e robërisë së Said Nursiut në Kosturmë

Bediuzzamani rreth dy vjet e gjysmë jetoi në internim në robëri. Të gjithë kohën e tij që jetoi në Kosturmë dhe Siberi, e sakrifikoi në rrugën e All-llahut (xh.sh.), që të ngjallet sundimi i Kur’anit, fesë islame dhe sunnetit të Pejgamberit (a.s.). Në këtë mënyrë edhe në kampet e robërve ai vazhdonte duke dhënë udhëzime dhe këshilla.

Në lidhje me veprimtarinë nëpër kampe ai na tregon: “Në kampin e robërve në Kosturmë, Rusi, ishim së bashku me nëntëdhjetë oficerë tonë në një kapanon. Nganjëherë i jepja mësim këtyre oficerëve. Një ditë erdhi komandanti rus. Kur më pa duke i dhënë mësim oficerëve tha: “Ky kurdi që ka qenë kryetari i regjimentit vullnetar, ka prerë shumë ushtarë tanë. Tani edhe robërve, shokëve të tij, është duke i dhënë mësim politik, unë po e ndaloj që mos të japë mësim më”. Pas dy ditësh erdhi dhe më tha: “Meqenëse mësimi juaj nuk ishte politik, por mësim feje dhe morali, vazhdoni”, dhe më lejoi.

Për arsye se shokët që ishin me mua në kampe më respektonin pa masë, mësimet e mia e mposhtën zhurmën e tyre. Por nganjëherë ngaqë vinin shtrëngime nga burgu bëheshin debate të tmerrshme. Për të ndërprerë zhurmat e tyre zgjodha 3-4 vetë dhe u thashë: “Shkoni ku bëhet debati, dilni në krah të të padrejtëve, në këtë mënyrë u nderprenë debatet e dëmshme. Pastaj më pyetën: “Cila është arsyeja që na mësove këtë masë të padrejtë? I thashë: - Ai që është i drejtë është edhe i sjellshëm. Një gram të së drejtës së tij e sakrifikon në favor të njëqind dobive të përgjithshme. I padrejti në shumë raste është mendjemadh, hakun e vet nuk e sakrifikon dhe bën zhurmë.

Një ditë gjatë robërisë komandanti i forcave ruse Nikolla Nikollaviç erdhi në kamp që të kontrollojë robërit. Duke kaluar para Bediuzzamanit, komandanti sheh se ai nuk i ngrihet në këmbë. Përsëri i kalon përpara, prapë nuk ngrihet. Së treti i qëndroi përpara dhe i thotë përkthyesit:

— A nuk më njohi?

— Po të njoha, ti je Nikolla Nikollaviç, daja i carit dhe kryekomandanti i frontit të Kaukazit,- tha Bediuzzamani.

— Atëherë për çfarë më fyu?

— Jo, i lutem, unë atë nuk e kam fyer, por unë kam zbatuar urdhërin e fesë time,- tha Bediuzzamani.

— Çfarë urdhëron feja e tij?

— Unë jam një dijetar, në zemrën time kam besim dhe besimtari është më i lartë se ai që s’ka besim. Unë në rast se do të ngrihesha në këmbë, atëherë unë do të kisha bërë mosnderim ndaj fesë time. Për këtë arsye unë nuk u ngrita në këmbë, - i thotë Bediuzzamani.

— Në këtë mënyrë duke më konsideruar të pafe, më ke ofenduar mua, ushtrinë time, popullin dhe carin. Menjëherë të dalë përpara gjyqit ushtarak,- tha komandanti.

Me këtë urdhër u vendos gjyqi ushtarak. Përnjëherë afër Bediuzzamanit u afruan oficerë turqë, gjermanë dhe austriakë, që ishin edha ata robër dhe iu lutën Bediuzzamanit duke i thënë: “Kërko falje nga komandanti se e ke punën në rrezik.” Përgjigjja e Bediuzzamanit ishte interesante:

— Unë dëshiroj të largohem për në jetën tjetër e të jem pranë me Resulullahun a.s. dhe mua më duhet një pasaportë. Nuk është e mundur për mua të veproj kundra besimit tim.

Askush nuk mund të fliste përballë këtyre fjalëve, por mbetej vetëm të prisnin përfundimin e gjyqit. Gjyqi sipas ligjit ushtarak për poshtërimin e ushtrisë dhe carit, vendosi dënimin me vdekje të menjëhershme dhe për të zbatuar vendimin erdhi një oficer me një skuadër ushtarësh. Bediuzzamani me një gëzim të madh u tha: “A më lejoni 15 minuta që të kryej detyrën e fundit të obliguar. Pasi e lejuan mori abdest dhe u falë, ku pastaj erdhi Nikolla Nikollaviç dhe i tha: “Ju kërkoj falje se unë kujtova se gjendja e juaj e parë, ishte për të më ofenduar mua, për këtë arsye unë ju solla në gjyq. Por tani unë e pranoj se sjellja e juaj është nga besimi yt dhe qenke duke zbatuar urdhërin e amshuar të fesë tënde. Unë e anulloj vendimin e gjyqit ndaj teje. Ju meritoni urime se jeni besimtar i devotshëm dhe më falni shumë ju lutem se iu shqetësova.

Bediuzzamani vetë nuk ka folur për këtë ndodhi, derisa pas 30 vjetësh u shkrua nëpër gazeta nga të tjerët si kujtime lufte, por i ka tërhequr vërejtjen duke thënë se detyra e tij është shërbimi ndaj Kur’anit dhe: “Ajo ngjarje është e vërtetë, por nuk është e rëndësishme. Unë nuk kam folur për të sepse nuk kam pasur dëshmitarë. Unë për arsye se nuk e dija rusishten, nuk i kam kuptuar fjalët e komandantit. Oficeri musliman që e ka shpjeguar, siç duket e paska ditur gjuhën, që e ka transmetuar.  Unë në këtë kohë vetën nuk e konsideroja plak, por ai që i sheh luftërat botërore përballohet me ajetin që thotë:
 
12_11032010115548.jpg

Kështu unë duke qenë në këtë gjendje më erdhi ndihma nga Kur'ani dhe thashë:
 
12_11032010115552.jpg

Mes netëve të gurbetit me pikëllimet e ndarjeve, ligështia dhe dobësia ime më solli strehim tek Zotit (xh.sh.) dhe aq më ndihmoi sa nuk mund t’ua tregoj. Sepse pas disa ditëve pa e imagjinuar fare, u arratisa duke marrë udhën për një kohë shumë të shkurtër, e cila në këmbë zgjaste një vit. Kjo u bë vetëm me ndihmën e All-llahut (xh.sh.) që e solli mëshirën ndaj dobësisë dhe ligështisë time. Falenderoj All-llahun që shpëtova, dhe duke kaluar nëpër Varshavë e Austri, erdha në Stamboll. Kaloi lehtë dhe ishte një udhëtim i mrekullueshëm. Kështu e kreva atë udhëtim që shumë vetë më trimat dhe më të shkathtit, duke ditur edhe rusisht s’kanë mundur t’ia arrijnë.

ç) Shpëtimi nga robëria

Bediuzzamani disa të afërmeve të vet shpëtimin nga rusët e ka shpjeguar kështu: “Në ditët e robërisë kur mendoja të arratisesha hynte e dilte në kamp shumë herë një person i veshur me rroba arabe, i cili një ditë më tha:

— A do të arratisesh?

— Dua por si të arratisem kur kampi është i rrethuar me mure të larta?

Më tha:

— Shumë e lehtë, unë të jap rrobat e mia, kur t’i veshësh askush nuk të thotë gjë. Jashtë takohemi prapë dhe ta tregoj rrugën.

Unë i vesha rrobat e tij, dola nga porta, askush nuk më tha gjë. Pastaj erdhi ai njeri dhe ia ktheva rrobat dhe ma tregoi rrugën. Duke ecur gjatë, hyra në një mal e aty e humba rrugën, shikova andej këndej dhe pashë një lopë duke kullotur. Thashë me vete sigurisht kjo lopë më çon tek vendi ku ka njerëz dhe duke ndjekur lopën nga pas, mbërrita tek një shpellë. Pas lopës edhe unë hyra në shpellë ku pashë një plak. I dhashë selam, i cili ma mori selamin pastaj ma ktheu bashkë me emrin, mbiemrin dhe titullin tim. Më uli në një vend dhe më tha:

“Me siguri ju jeni i uritur, buka dhe ushqimi më është mbaruar, por prisni pak se do të mjeli lopën dhe të jap pak qumësht ta pish. Pasi piva qumështin më tha: “Do të hasësh fatkeqësi të mëdha, por ti ke për t’i refuzuar për këto shkaqe:

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 >>>