Duke u lutur me përkushtim tek Ai, shpalle dhe tregoje me bindje se je robi i Tij dhe thuaj:

9_24022010183040.jpg

Mos thuaj: “Unë jam një hiç, ç’ka kam rëndësi që All-llahu me Diturinë e Mrekullueshme dhe të Kulluar të Tij, tërë Gjithësinë e ka vënë në shër¬bimin tim dhe kërkon nga unë një falenderim të përgjithshëm”. Ke shumë të drejtë, duke iu nën¬shtruar nefsit tënd, bie në gjendjen e një “hiçi”. Por po qe se do ta vlerësosh detyrën tënde, siç duhet dhe të njohësh pozitën tënde ti do të jesh një vrojtues i kujdesshëm dhe një lexues i saktë i librit të madh të Gjithësisë.

Pra o njeri! Ti me trupin tënd të brishtë dhe me nefsin (pangopësinë) tënde shtazore, je më i vogël se të vegjëlit, je një krijesë e varfër dhe e dobët. A nuk e sheh se je duke u zhytur në dallgët e rrëm¬byera, midis qënieve të tmerrshme? Me dritën e dëshirës Hyjnore që mban në vetvete, si pasqyrë e dritës së besimit dhe e edukatës së fesë Islame, si të mbushesh dhe të pasurohesh me cilësitë e llojit tënde, me robërinë tënde tek Zoti do të jesh bërë një mbret. Individualiteti yt është kompletuar e nga vogëlsia jote ke dalë dhe në vetvete ke përqëndruar të gjitha botërat. Nga pozita e ulët (poshtërimi) ke fituar një pozitë dhe rrethvështrim më të gjerë. Si të kesh arritur në këtë arsyetim, do të thuash: “O All-llah! Mëshira Jote e Plotë këtë botë ma ka ndërtuar si një shtëpi. Hënën dhe diellin si një llambë për të ndriçuar shtëpinë time. Pranverën ma ke sajuar si një buqetë me lule, verën si një sofër plot me prodhime (nimete). Kafshët i ke krijuar që të vihen në shërbimin tim, kurse bimët të më hijeshojnë kopshtin”.

Shkurt, nëse dëgjon nefsin dhe shejtanin, e ke zhytur veten në fundin e ferrit. Nëse rrugës së drejtë i përmbahesh dhe i nënshtrohesh Kur’anit, atëhere arrin kulmin e lartësive në formën më të bukur të Gjithësisë”.

Pika e pestë

Njeriu është dërguar në këtë botë si një mik dhe nëpunës i All-llahut xh.sh.. Atij i janë dhënë aftësi të konsiderueshme dhe sipas këtyre aftësive është ngarkuar me detyra të rëndësishme. Për të përm¬bushur këto qëllime shpesh nxitohet dhe trembet shumë. Këtë gjendje të tij e kam sqaruar në tjetër vend, por këtu po i biem shkurtimisht, derisa të kuptohet sekreti se është një ekzemplar i bukur dhe në formën më të hijshme.

Njeriu që kur ka ardhur në këtë botë është i ngarkuar me dy adhurime. I pari është forma e pa¬dukshme që arrihet kur njeriu formon një mendim të drejtë për gjithësinë, për madhështinë dhe për¬sosmërinë e krijesave të All-llahut xh.sh.. I dyti është forma e dukshme që shprehet përmes lutjeve që njeriu duhet të bëjë ndaj Zotit xh.sh.. E para ka një domethënie. Në këtë gjithësi që ne vështrojmë çdo ditë, duket mbretëria e Edukatorit dhe ti o njeri! Duke iu nënshtruar mbretit tënd do të vërtetosh se ka një Mjeshtër, përsosmërinë e të cilit do ta soditësh i mahnitur. Veç kësaj, ti do të bëhesh shpallësi dhe reklamuesi i arteve të bukura, që pasqyrojnë Emrat e Lartë të Hyjnorë, sepse këto paraqiten edhe në pikëpamjet e njeriut. këto funksione të Emrave të Bukur nga ana shpirtërore janë një arkë e mbushur me ndjenjat e zemrës dhe me peshoren e logjikës, të cilat duhet t’i vlerësosh dhe t’i përkujtosh. Gjithashtu, fytyrën e krijesave ta vlerësosh si një libër të shkruar me lapsin e fuqisë Hyjnore kudo që janë, në qiell apo në tokë dhe mundohu ta lexosh mirë. Duke i soditur këto stoli të hijshme, që janë Mrekullitë e Hyjnore, nga soditja dhe përfillja që do të tregosh ndaj Mjesh¬tërisë së këtyre arteve, do të bëhesh një adhurues i apasionuar i tyre. Ky pasion dhe kjo përfillje shu¬më shpejt do të të tërheqin në rrugën e Tij të drejtë, të All-llahut të Plotfuqishëm.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 >>>