Ky ajet me një formë shumë qartë, si një mrekulli na tregon të vërtetën e temës sonë. Ja pra, me një sasi të pafundme duke marrë nga më i vogli e deri tek ai më i madhi duken vulat e Njësimit të Zotit duke qenë në shkallë të ndryshme janë si rrathët njëri brenda tjetrit. Por ajo vula e Vahdetit (e tekllukut) patjetër sqaron vehten edhe nëpër grupa të mëdha. Për këtë ka nevojë për Ehadijetin, sepse mendja në hapësira të mëdha ngulçitet; zemra për t’u përballur direkt me Zotin ka nevojë ta shohë edhe në pjesë të vogla vulën e Njësimit Hyjnore. Dhe Zoti i Madhëruar, për ti kthyer kokat e tyre nga Vehtja dhe për t’i tërhequr zemrat nga Mëshira e Tij dhe që të duken qëndisjat e tërheqse, drita e shndritshme dhe ëmbëlsira e shijëshme dhe bukuria e dashur ka vendosur vulën e Mëshirës. Ja pra forca e Mëshirës është se, me anën e saj shohim edhe Ehadijetin, edhe në pjesët e vogla dhe i tërheq vëmendjen e njerëzve nga Vehtja. Ato i përballon me

17_12032010025115.jpg

Tani, për këtë arsye “Bismil-lahirrahmanirrahimi “është një titulli madh, sepse është parathënie e “Fatihasë” dhe përmbledhje e Kur’anit Famëlartë. Pra kush e merr në dorë këtë titull, ai mund të shëtisë nëpër shtresat e Mëshirës, atëherë, duke parë Mëshirën e Mëshirëplotit sheh se cili sekret e ka shtyrë këtë përkthyes t’i flasë këto fjalë.

17_12032010025118.jpg

Disa tarikatçinj këtë Hadith të Pejgamberit e kanë përkthyer me një formë të habitshme që nuk përputhet me besimin islam. Derisa ajo ka rrjedhur nga disa dashnorët e All-llahut, fytyrën shpirtërore të njeriut, kanë shikuar sikur e shikon I Gjithëmëshirshmi. Këta mistikë, për këtë mund të falen, se nga dehja e dashurisë ato nuk kanë mundur të mendojnë mirë. Por ata që mund të mendojnë mirë, nuk mund t’i pranojnë mendimet e tyre këtë. Kështu, të gjithë Universin që e drejton si një vilë, si një shtëpi; dhe yjet në një formën më të mirë dhe ato në lehtësinë e atomëve që i sjellë i rregullon, atomët si nëpunësit e bindshëm që i detyron një Zot patëmeta, që nuk ka ndihmës apo shok, sepse Ajeti:”

17_12032010025235.jpg

kuptohet se asnjë send nuk i ngjanë Atij. Por ne vetëm me shembuj mund t’i njohim funksionet e Tij. Pra, ne me shikimin tonë mund ta njohim “Shikuesin” absolut. Hadithi që përmendëm më parë ka edhe shumë kuptime të tjera, por njëri është që: Njeriu është në gjendje t’i sqarojë të gjitha funksionet e të Gjithëmëshirshmit. Ja siç treguam edhe më parë funksioni i të Gjithëmëshirshmit është vetëm Ai që nga njëmijë e një Emrat Hyjnore që funksionojnë në fytyrën e Universit duke sqaruar Vehten. Pra si në fytyrën e botës dhe në vendet e panumërta me Emrin e Tij I Gjithëmëshirshëm sqaron edukatën e Tij absolute. Njësoj edhe në fytyrën e cilësive të përgjithëshme të njeriut edhe në Botën e Universin sqarohen të gjithë shkëlqimet e Gjithëmëshirshmit. Dhe me këtë japë shenjë se, Emrat e Gjithëmëshirshmit pasqyrohen në gjërat e gjalla veçanërisht nëpër njerëz që: Siç dielli kur bie në pasqyrë dikush asaj që po mund të thojë se “pasqyrë është dielli” pra edhe për arsye se tek njeriu pasqyrohet Funksioni i të Gjithëmëshirshmit është e mundur që mistikët të të thonë se “tek njeriu sqarohet funksioni i të Gjithëmëshirshmit”. Dhe për këtë arsye është se disa tarikatçinjët thonë: “Përveç Atij nuk ekziston gjë”

17_12032010025139.jpg

Sekreti i gjashtë: O njeri i pafat që rrokullisesh brenda dobësisë dhe varfërisë së paanë! Me këto që do ta tregoi mund ta kuptosh se Mëshira për ty sa është një mjet i vlefshëm. Që kjo Mëshirë të të lidhë me një Sultan të Madhërishëm që: Yjet së bashku ma atomët janë ushtarët e Tij të bindur krijuar që t’i shërbejnë ushtrisë së Tij. Dhe patjetër është se Ai Sulltani zotëron një Sovranitet Absolut.

Ja pra, Ai Sulltani është Zoti Madhështor që nuk ka nevojë as për një send dhe secili send është nën urdhërin e Tij dhe duke u poshtëruar ndaj Tij secili send i nënshtrohen Atij.

Tani o njeri! Ajo Mëshirë është që të bën një rob dhe mik të dashur dhe të sjellë para Tij që t’i dëgjosh fjalët e Sulltanit Sovran të pambarimtë. Por, ti që nuk mund të afrohesh që të arrish diellin sepse prej tij je shumë i largët. Por dielli me anën e jehonës së tij dhe me anën pasqyrës tënde të afrohet dhe dritën e tij ta jep në dorë; njësoj, edhe ne megjithëse prej Personalitetit të Sulltanit të Pafillimtë dhe të Pambarimtë jemi në largësinë e pafundme nga ku nuk ka mundësi t’i afrohemi Atij, por drita e Mëshirës së Tij po na afron tek Ai.

Tani o njeri! Kush mund të gjejë këtë Mëshirë ai ka gjetur arkën e pasosur, dhe shkaku më i madh për të arrit Tek Ai, që është Personaliteti, shembulli, gjuha dhe lajmëtari i mëshirës dhe Kur’ani atë Mëshirën trupore e përmend me Titullin e Tij “Mëshira e botërave” I Dërguari fisnik Alejhis-salatu ves-selam. Pra ti mbështetu në rrugën- synnetin e Tij. Dhe për të arritur tek Mëshira e botërave bëji Salavat Atij. Sepse edhe kuptimi i Salavatit është Mëshirë. Ndërsa gjallesat e vetëdijshme, që të arrijnë në mëshirën trupore, le të lexojnë duanë e rahmetit, pra Salavatin.

Meqë është ashtu, ti me salavatin për vehten tënde bën shkak që të arrish tek Mëshira e botrave dhe e bën Atë një shkak që të arrish tek Mëshira e Gjithëmëshirëshmit. Ummeti Mëshirës së botërave me një sasi të madhe bën salavat me fjalën e bukur Es-salatu Ves-selamu Alejke Ja Resulall-llah. Me këtë lutje që bën ummeti kuptohet se salavati është në një sipërfaqen aq të gjerë për ne, sa është një dhuratë e vlefshme e Hyjnisë.

Fund: Siç Pejgamberi Alejhis-salatu Ves-selam është një brilantë dhe një roje i Arkës së Mëshirës së Zotit të Madhëruar, Dhe çelësi i parë i asaj arke është “Bismil-lahirrahmanirrahimi”.

Dhe çelësi më i lehtë është Salavati për Pejgamberin (a.s.m).

17_12032010025143.jpg

FJALA E NJEZETE TRETE

Kjo përbëhet nga tri tema

17_12032010030030.jpg

TEMA E PARË

Bukuritë e BESIMIT ISLAM janë me mijëra: Këto do t’i tregojmë brenda pesë pamjeve:

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 >>>