9- Udhëtimi i dytë për në Stamboll i Bediuzzamanit

Sulltan Reshati kur doli në udhëtim për në Ballkan, ftoi edhe Bediuzzamanin si përfaqësues i krahinave lindore. Në qershor të vitit 1911, dolën në det me anijen “Barbaros”. Flota osmane me 7 qershor mbërriti në Selanik dhe prej aty me 11 qershor me tren arritën në Shkup, atëhere krye-qendër e vilajetit të Kosovës.

Bediuzzamani u rrethua nga dijetarët e Shkupit, të cilët i bënin pyetje të ndryshme.

Në përshëndetjen që bëri Sulltan Reshadi në ballkonin e shkollës “Idadije”, pranë tij qëndronte edhe Bediuzzamani, ku i përshëndesnin mijëra shkupjanë mes duartrokitjeve.

Me 16 qershor shkuan në Prishtinë dhe Fushë Kosovë, ku vizituan edhe varrin e Sulltan Muradit dhe pastaj falën namazin e xhumasë me një xhemat prej 100 mijë vetësh.

Në këtë rast në Shkup u hodh themeli i një universiteti. Bediuzzamani Sulltan Reshadit i paraqiti dëshirën për nevojën e një universiteti edhe në Lindje, sepse atje është qendra e botës islame. Ai i paraqiti kërkesat e tij si qeverisë ashtu edhe opozitës, në mënyrë të një dialogu:

— O ju shtresa e lartë!

Ne shtresa e thjeshtë dhe anëtarët e medresesë, kërkojmë nga ju të drejtën tonë.

— Çfarë kërkoni?

— Kërkojmë që puna e juaj të vërtetojë fjalën tuaj, për gabimin tuaj të mos paraqitni si pretekst gabimet e tjetërkujt, punën tuaj të mos ia angazhoni të tjerëve, të mos bëheni dembelë për të kryer shërbimet që keni marrë mbi vete, sepse janë vaxhib (të detyrueshme), të pyesni mbi problemet tona, të shpenzoni edhe për nevojat tona dhe pjesërisht të braktisni rehatinë tuaj për të menduar edhe për tonën!

Shkurt duam të na plotësoni nevojat tona. Duam pjesën tonë të “Bashkimit dhe Përparimit”. Duam diçka që për ju është shumë e lehtë, por për ne është e rëndësishme.

— Sqaroje qëllimin se nuk e ke të qartë.

— Duam një Medrese të Lartë, pra një universitet, si vëlla i Universitetit të El-Ez’herit me emrin “Zehra”, ku të studiohen edhe shkencat fizike, të ndërtohet me qendër në Bitlis dhe me dy filiale, njërin në Van dhe tjetrin në Dijarbakër.

12_11032010115538.jpg

— Si? Për çfarë?

— Me disa kushte dhe të ardhura.

— Cilat janë kushtet?

— Janë tetë.

E para: Të emërohet si medrese, emër ky fisnik, që tek populli është i vyer, sepse deri tani ka fituar nder dhe respekt.

E dyta: Shkencat fizike të studiohen së bashku me ato të fesë... gjuha arabe të jetë e detyruar, ajo kurde e lejuar, kurse gjuha turke e domosdoshme.

— Çfarë rëndësie ka bashkimi i tre gjuhëve që i kërkon vazhdimisht?

— Për t’i shpëtuar mendjet nga ngatërresat, për të cilat vazhdimisht bëhet demagogjia e saj nga ana e filozofëve.

Drita e ndërgjegjes është dituria e fesë. Drita e mendjes është dituria e shkencave fizike. E vërteta del në shesh atëherë kur bashkohen këto vlera. Një nxënës vetëm me këto dy krahë mund të fluturojë. Po qe se ndahen këto, atëhere nga njëra del fanatizmi, kurse nga tjetra hileja dhe dyshimi.

E treta: Emërimi i mësimdhënësve nga zonat për rreth, në mënyrë që të dinë gjuhën kurde për t’u marrë vesh më mirë.

E katërta: Kuvendimi me inteligjencën kurde, me ata që nuk përmbajnë mendime negative.

E pesta: Puna të shpërndahet nëpër ekspertë.

Më në fund Bediuzzamani me këto fjalë ka sqaruar mendimin e tij se edhe në Azi është i nevojshëm një universitet islam si ai në Kajro, në mënyrë që racizmi të mos shkatërrojë edhe popujt muslimanë si, arabët, indianët (pakistanezët), persët, kaukazianët, Turkistanin, kurdët, etj..

“...Sepse muslimanëve i mjafton kombi islam, që të lulëzojë ligji i Kur’anit sipas ajetit “Me të vërtetë besimtarët janë vëllezër”. Dhe në këte mënyrë do të pajtohet filozofia e shkencës fizike me ato të diturisë së fesë islame. Sigurisht që e kuptuat se për çfarë kërkojmë që të themelohet në mes të Anadollit “Medresetu-z-Zehra”, në rangun e Universitetit të Ez’herit, duke i dhënë dritë edhe popujve të tjerë islamë. Ja pra kam kaq vjet që jam duke u përpjekur për një universitet që të ketë të ndërthurur vlerën e shkollës normale së bashku me ato të medresesë.”

Në këtë kohë filluan luftërat ballkanike dhe projekti i universitetit të vilajetit të Kosovës (Shkup) u pezullua. Kështu një pjesë nga fondi i përcaktuar për të, iu dha Nursiut për hedhjen e themeleve të universitetit, sipas plan-projektit të tij.

Themeli i Universitetit “Medresetu’z-Zehra”

“Mendimin tim në lidhje me universitetin fillimisht e mori parasysh vetë Sulltan Reshadi dhe premtoi se do të japë njëzet mijë lira florinj. Si fillim mora një mijë florinj dhe menjëherë hodhëm themelet në Edremit, pranë liqenit të Vanit. Por fatkeqësisht filloi Lufta e Parë Botërore dhe edhe kjo u anullua.”

Në dimrin e vitit 1913, Saidi nxënësve të tij u tha të bëhen gati se është duke u afruar një fatkeqësi e madhe. Në këtë rast Said Nursiu për të përballuar terrorizmin e armenëve, nxënësve u jepte mësim edhe teorikisht, por i ushtronte edhe në përdorimin e armëve.

Në të kaluarën, nxënësit e Saidit “të vjetër” ndaj mësuesit të tyre kanë pasur lidhje aq të forta, saqë ishin gati të sakrifikonin edhe shpirtrat e tyre. Sulmet e forta të armenëve që bëheshin ndaj qytetit Van dhe Bitlis, Saidi me nxënësit e tij heroikë, i vinte përballë duke ia zënë frymën. Duke i dhënë nxënësve të tij edhe ushtrime luftarake, e kishte bërë medresenë si një lloj kazerme. Në medrese librat gjendeshin së bashku me pushkët. Një herë pati ardhur një oficer i cili i tha: “Kjo nuk është medrese por kazermë.”

Kështu shteti u shqetësua dhe urdhëroi që t’i mblidhen armët, të cilat ishin pesëmbëdhjetë pushkë që i kishin rënë në dorë, por pas tre vitesh plasi lufta botërore dhe i morën përsëri.

Në lidhje me këto ngjarje e pyetën Bediuzzamanin se: “Për ç’arsye armenët po largohen me frikë prej jush. Vallë cila është ajo fuqi që e bën këtë?”

Bediuzzamani: “Armenët luftojnë për këtë jetë të përkohshme. Prandaj s’është e mundur që të na bëjnë ballë neve që përpiqemi për jetën e pafundme dhe mundohemi që të mbrojmë interesat pozitive të ummetit (pupullit) islam dhe besojmë se exheli (vdekja) është një. Po qe se është e nevojshme të sakrifikojmë edhe shpirtin për muslimanët, pa u tërhequr aspak, do ta përballojmë vdekjen, koha e së cilës është e caktuar.”

Bediuzzamani ka konstatuar diagnozën e popullit duke thënë se ekzistojnë tre sëmundje: injoranca, përçarja dhe varfëria. Për këtë arsye nga njëra anë me tërë fuqinë e tij përpiqet për arsimimin e popullit, nga ana tjetër përpiqet të pengojë ata që mundohen të fusin përçarje në popull. Në këtë mënyrë duke paraqitur një shembull, thotë: “Pak para Luftës së Parë Botërore, kur isha në Van, m’u afruan disa besimtarë të devotshëm duke më thënë se: “Po shihet qartë se disa komandantë janë pa fe, na ndihmo që t’i kundërvihemi atyre.”

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 >>>