Në fytyrën e gjithësisë, në fytyrën e rruzullit, dhe në fytyrën e njeriut, njëri brenda tjetrit, njeri duke treguar mostrën e tjetrit, duken tri vula të Edukatorit të Madhërishëm.

E para: Në të gjithë sendet e Universit sqarohet ndihma, solidariteti dhe shtjellimi e ndërthurja me njeri-tjetrin. Pra përgjigjen e këtyre veprimeve që treguam, mund të merni në vulën e madhe Hyjnore, pra tek fjala “Bismil-lah”-i që Ai perballohet me të.

E dyta: Në sipërfaqen e tokës, nëpër bimët e kafshët, përngjashmëria e ekuilibrimit dhe edukimit të pagabuar na sqaron se tek ato po sundon përshtatshmëria, rregulli, kompaktësia që është dhuruar nga Mëshira e Pasosur që mban vulën e madhe të të Gjithëmëshirshmit të rrjedhur nga “Bismil-lahirrahmanirrahimi”.

Më pas shikova tërësinë e cilësive të njeriut në të cilën secila pjesë është pajisur me hollësitë e mëshirës, me ndjeshmëritë e dhimbshurisë. Këto sqarojnë se mbanin patjetër vulën e lartë të Mëshirëptotit dhe është kuptimi i Errahimit në të është një pjesë e Bismil-lahirrahmanirrahimit. Domethënë: “Bismil-lahirrahmanirrahimi” duke zbritur nga lart ka arritur të zgjatet si një rreshtë tek fleta e madhe të Universit dhe tek fruta e Gjithësisë, pra tek njeriu. Është Ai që botën e lidh me qiellin më të lartë. Ai i hap njeriut rrugën që të arrijë në vendet më të larta.

Sekreti i dytë: (Shënim) Në Kur`anin Famëlartë.

Vahidijeti: Njësinë e All-llahut xh.sh. e tregon në tërësinë e një çështjeje. Kurse Ehadijeti në pjesët e saj. Përshembull: Vahidijeti në tërësinë e njeriut, Ehadjeti në veglat e njeriut, syri, veshi, gjuha, zemra etj.

Allahu kur u tregon krijesave Njësimin e Tij, që të mos ngulçitë mendjet në Vadihijet në hapësirën e gjerë, mbrenda Vahidijetit tregon shkëlqimet e Ehadijetit. Domethënë Vahidijeti i koncepton shumë gjëra sikurse dielli me dritën e tij që i koncepton shumë sende . Për të parë vetë diellin, ne na duhet një përfytyrim i gjerë dhe një sy i madh. Që ne të mos harrojmë diellin se është e shndritshëm, ai me anën e jehonës na tregon vehten. Dhe sipas aftësisë së çështjeje secili send që ndriçon na tregon dritën, nxehtësinë, ngjyrën dhe nganjëherë në sipërfaqe më të gjerë, sikurse na tregon dritën dhe nxehtësinë na tregon edhe shtatë ngjyrat e tjera të Tijën. Njesoj Ajet24)

17_12032010025059.jpg

“Ehadijeti dhe Samedijeti İlahije” janë funksionet e Njësimit dhe Gjithëdrejtuesit Hyjnor. Duke na treguar të gjithë funksionet e Emrave të tjerë Hyjnorë në të gjithë sendet, veçanërisht në qeniet e gjalla dhe sidomos në pasqyrën cilësore të njeriut na tregon shkëlqimet e funksionet e Emrave të Vet. Njësoj, si veç e veç ashtu edhe i njësuar Vahidijeti me funksionet e Emrave tjerë, konceptojnë edhe krijesat e tjera. Tani që të mos ngulçiten mendjet me Vahidijetin dhe zemrat që të mos harrojnë Zotin e Patëmetë, duke parashtruar vazhdimisht brenda Vahidijetit na tregon vulën e Ehadijetit që:”Bismil-lahirrahmanirrahimi” na tregon tre anët e rëndësishme të tyre.

Sekreti i tretë: Po duket shumë qartë se Mëshira e ka hjeshuar Universin e paskajshëm. Dhe me siguri eshtë Mëshira që ndriçon dhe qeniet të errëta. Dhe s’ka dyshim se mëshira i edukon këto qenie që rrokullisen në nevojat e tyre të panumërta, duke ua përballuar ato (nevojat e tyre).

Si një dru frutor që me tërë mjetet ka lidhje me frutin e tij, njësoj s’ka dyshim se prap kjo Mëshirë, i ka kthyer të gjithë qeniet të vrapojnë t’i ndihmojnë dhe t’i shërbejnë njeriut. Dhe kosmosin bosh e të paanë, e ka mbushur me yje që ndriçojnë; me siguri aty prapë është Ajo Mëshirë. Dhe njeriun e përkohshëm që e ka bërë anëtar i përjetsisë dhe e ka paraqitur para një Mikut të Pafillimtë e të Pambarimtë. Me siguri e patjetër prapë është Ajo Mëshira e Mëshirëplotit.

O njeri! Mëshira e All-llahut është një forcë aq e madhe tërheqëse e shpëtuese dhe një e vërtetë e dashur. Atëherë për t’iu ngjitur kësaj Mëshire thuaj: “Bismil-lahir-rahmanir-rahim”. Vetëm në këtë mënyrë mund të shpëtosh nga vrazhdësitë absolute dhe nga nevojat e dhimbshme të panumërta. Vetëm kështu mund të afrohesh tek froni i Sulltanit të Pafillimtë dhe Pambarimtë dhe për t’iu ngjitur rrezeve të dhimbshurisë së Mëshirës dhe për t’u bërë dashamirë dhe miku i Sulltanit dëgjo fjalët e Tij!

Rreth njeriut që i sjell qeniet në formën më të dobishme të cilat duke i shërbyer i ndihmojnë dhe t’ia plotësojnë tërë nevojat që ka, patjetër nga dy alternativa, njëra është e vërteta. Apo vetvetiu secili send po e njeh njeriun. A nuk është kjo njëqind herë larg mendjes dhe e pamundur? A është e mundur që njeriu që mban një dobësi absolute ti sjellë rreth vehtes këto sende si një sulltan. Apo këto po bëhen me ndihmën e Një Fuqiploti që është pas perdes së këtij Universi. Domethënë, këto lloje që i ndihmojnë njeriut, nuk e njohin atë. Ndoshta patjetër që këto i bën një Mëshirëplotë që me mëshirën e Tij e njeh njeriun dhe në ndihmën e Tij i sjellë ato.

O njeri, mblidhe mendjen, dhe mendo!

A është e mundur ty që të mos të dijë, të mos të njohë e të mos të të shohë një Fuqiplotë që i shtyn të gjitha qeniet, që me tërë fuqinë e tyre të vrapojnë pas teje dhe kërkesave të tua dhe të të thonë vazhdimisht ty “Urdhëroni! Çfarë doni”. Dhe meqë Ai të di ty dhe po të tregon me mëshirën e Tij se po të di, edhe ti dije Atë dhe tregoja Atij nderimin tënd dhe kuptoje saktësisht se: është Mëshira e vërtetë Ajo që është duke të ndihmuar ty, një njeriut që je me dobësinë, varfërinë dhe ligështinë absolute, një njeriut të vogël e të përkohshëm, të të shërbejë Universi Madhështor. Ai, Mëshira të ndihmon ty me Gjithëdijen e Tij. Të githa i sjellë me dijen, me fuqinë dhe me ndihmën e Tij të Pashoqe. Pra, patjetër kjo Mëshirë don prej teje një falenderim të përgjithshëm dhe një nderim të pastër.

Pra, ti që të qartësosh nderimin, falenderimin e respektin me zemër, me sinqeritet thuaj: “Bismil-lahirramanirrahim” dhe hyn në ndërhyrjen e Gjithëmëshirëshmit dhe arrin Mëshirën. Ja pra, qenia dhe realizimi i Mëshirës është e qartë sa dielli. Sepse si një qëndisje që është në qendër, ajo sigurisht është formuar nga literat e gjithanshëm: Njësoj, edhe në rrethin e madh të Universit si litera janë zgjatur njëmijë e një Emra Hyjnore të shndritshëm dhe ato në fytyrën e Universit tregojnë vulën e Mëshirëplotit dhe me rrezet e Mëshirës së Tij po duket qartë se po qindisin pëlhurat e Mëshirëplotit dhe në këtë mënyrë Mëshira më i shndritshëm se dielli ua sqaron vehten atyre që logjikojnë.

Ja pra, Ai Mëshirë, me njëmijë e një Emrat Hyjnorë me Mëshirën e Pashoqe e ka qëndisur diellin, hënën, elementet, minierat, bimët e kafshët dhe i ka shtyrë ato t’i shërbejnë gjallesave. Duke dhënë pjesë nënëve të bimëve dhe të kafshëve, Mëshira i ka bërë ato sakrifikuese. Prap ajo Mëshirë, i ka bërë të gjithë gjallesat shërbëtorë të jetës së njerëzëve. Dhe Ai Mëshirë, nëpër këto veprime, me një formë të shkëlqyer, me Mëshirën e Edukatës Hyjnore dhe me funksionin e Gjithëmëshirshëm Madhështorë atë duke mos përngjanë askujtë në fytyrën e njeriut, si një vulë Hyjnore sqaron sovranitetin e Tij absolut. Njeriu duke parë këtë funksion e sheh shumë më mirë nevojën e vet absolute bashkë me dobësinë dhe varfërinë që ka.

O njeri! Në qoftë se je njeri, për të gjetur atë Mëshirë dhe për të hyrë në ndërhyrjen e Tij, thuaj “Bismil-lahirrahmanirrahim!”. Se Ai ka krijuar në sipërfaqen e tokës karvanin e katërqind mijë lloje bimëve e kafshëve, të gjitha këto pa harruar asnjërin. Pa gabuar, në kohën e duhur dhe me një përsosmëri të lartë i edukon dhe i drejton ato duke i vendosur në këtë mënyrë fytyrës së tokës vulën e Njësimit të Tij Hyjnor. Askush tjetër, por patjetër vetëm Mëshira e Tij i bën ato!.

Ekzistenca e Mëshirës duket më qartë se ekzistenca e qënieve që janë në sipërfaqen e tokës dhe këto argumente janë aq shumë sa sasia e këtyre qenieve. Ashtu si në fytyrën e tokës që ekziston një Mëshirë e një vulë e Njësimit Hyjnor, edhe në secilin njeri shpirtërisht ekziston një Mëshirë që atë e vërtetojnë argumentet sa sasia që është në fytyrën e tokës dhe në Univers, Dhe duket shumë qartë Vula e madhe e Mëshirës Hyjnore. Ndërsa tek njeriu Ajo shkëlqen e duket si një përmbledhje e njëmijë e një Emrave të Zotit xh.sh..

O njeri! A është e mundur që Zoti i Madhëruar, duke të mos dhënë rëndësi dhe duke të mos kontrolluar lëvizjet e tua të të lërë të sillesh si ndonjë vagabond kokëbosh Ty që mbanë vulën e Mëshirës dhe të Njësimit të Tij Hyjnore dhe të shkojnë kot këto shërbime që Universi të ka parashtruar ty?!

Duke mos kërkuar llogari nga ti, pema e Gjithësisë do të mbetet e kalbur dhe e prishur. Dhe a ka mundësi që të lejojë ta mohosh Mëshirën e Gjithëdijen e Tij që është e qartë si dielli dhe si drita e diellit, që nuk ka dyshim dhe nuk mohohet kurrë asnjëherë?!..

O Njeri! Dije se për të arritur në fronin e saj Mëshire “Bismil-lahirrahmanirrahimi “është një mjet shumë i bukur. Dhe që të kuptosh se sa e rëndësishëm është ky fron, shikoji zanafillet e njëqind e katërmbëdhjetë kaptinat e Kur’anit, fillimin e librave fisnikë dhe nisjet e punëve të mira që mbanin në ballë nga një” Besmele”. Pra për të kuptuar vlerën e “Bismil-lahit” shihe argumentin më të saktë që si Imam Shafija edhe personalitetet e mëdha që kanë nxjerrë kuptim nga Kur’ani, kanë thënë se: “Besmeleja është ajeti i vetëm që ka zbritur 114 herë”.

Sekreti i Katërt: Brenda Shkëlqimeve të panumërta secilit nuk po i mjafton leximi i 17_12032010025105.jpg  së; mendja po shpërndahet, nëpër shkëlqime për të konceptuar njësimin e Zotit. Atij po i duhet një stomak sa rruzulli që të mund të lexojë ajetin: . Nga kjo sekreti është se, All-llahu i Madhëruar me Ehadijetin Njësimin e Tij ka treguar nëpër pjesë të vogla edhe me Vahidijetin prapë Njësimin e Tij na tregon nëpër tërësinë e llojeve, në këtë rast brenda vulës së Mëshirës së Tij na tregon vulën e Ehadijetit, vetëm kështu me Ajetin 17_12032010025109.jpg  drejtëpërsëdrejti mund të kthehesh që të flasësh me All-llahu xh.sh.. Tani nga ky sekreti madh është se Kur’ani famëlartë kur flet për rrethin e Gjithësisë.. Përshembull kur flet për krijimin e qiellit e të tokës, menjëherë flet nga ndonjë rreth më i vogël minimal; në këtë mënyrë më një formë më qartë mund të tregojë vulën e Ehadijetit. Përshembull: Kur bën fjalë për krijimin e qiellit e të tokës, bën fjalë edhe për krijimin e njeriut; bën fjalë nga zëri i tij dhe nga mirësitë që ai ka në fytyrë, në këtë mënyrë e mbron mendjen që të mos shpërndahet, që zemra të mos ngulçitet dhe që shpirti ta gjejë adhuruesin e tij. Përshembull:

17_12032010025112.jpg

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 >>>