Shkurt, nëse dëgjon nefsin dhe shejtanin, e ke zhytur veten në fundin e ferrit. Nëse rrugës së drejtë i përmbahesh dhe i nënshtrohesh Kur’anit, atëhere arrin kulmin e lartësive në formën më të bukur të Gjithësisë”

Pika e pestë: Njeriu është dërguar në këtë botë si një mik dhe nëpunës i Zotit xh. sh.. Atij i janë dhënë aftësi të konsiderueshme dhe sipas këtyre aftësive është ngarkuar me detyra të rëndësishme. Për të përmbushur këto qëllime shpesh nxitohet dhe trembet shumë. Këtë gjendje të tij e kam sqaruar në tjetër vend, por këtu po i biem shkurtimisht, derisa të kuptohet sekreti se është një ekzemplar i bukur dhe në formën më të hijshme.

Njeriu që kur ka ardhur në këtë botë është i ngarkuar me dy adhurime. I pari është forma e padukshme që arrihet kur njeriu formon një mendim të drejtë për Gjithësinë, për madhështinë dhe përsosmërinë e krijesave të Zotit xh. sh.. I dyti është forma e dukshme që shprehet përmes lutjeve që njeriu duhet të bëjë ndaj Zotit xh. sh.. E para ka një domethënie. Në këtë Gjithësi që ne vështrojmë çdo ditë, duket Mbretëria e Edukatorit dhe ti o njeri duke iu nënshtruar Mbretit tënd do të vërtetosh se ka një Mjeshtër, Përsosmërinë e të Cilit do ta soditësh i mahnitur. Veç kësaj, ti do të bëhesh shpallësi dhe reklamuesi i Arteve të Bukura, që pasqyrojnë Emrat e Lartë të Hyjnorë, sepse këto paraqiten edhe në pikëpamjet e njeriut.

Këto funksione të Emrave të Bukur nga ana shpirtërore janë një arkë e mbushur me ndjenjat e zemrës dhe me peshoren e logjikës, të cilat duhet t’i vlerësosh dhe t’i përkujtosh. Gjithashtu, fytyrën e krijesave ta vlerësosh si një libër të shkruar me lapsin e Fuqisë Hyjnore kudo që janë, në qiell apo në tokë dhe mundohu ta lexosh mirë. Duke i soditur këto stoli të hijshme, që janë Mrekullitë e Hyjnore, nga soditja dhe përfillja që do të tregosh ndaj Mjeshtërisë së këtyre arteve, do të bëhesh një Adhurues i apasionuar i tyre. Ky pasion dhe kjo përfillje shumë shpejt do të të tërheqin në rrugën e Tij të Drejtë, të All-llahut të Plotfuqishëm.

Ana e dytë e Adhurimit. Duke e konsideruar veten pranë Mesazhit të Zotit xh. sh. dhe duke soditur Artin dhe Mjeshtërinë e Tij, vëre se Mjeshtri Madhështor kërkon të reklamojë dhe njoftojë Mrekullinë e Veprës së Tij. Njeriu e merr përsipër me besim dhe kurajo këtë detyrë dhe bëhet njoftuesi i Zotit xh. sh.. Nga ky obligim do të vësh re se Zoti xh. sh. i Gjithmëshirshëm do që t’i sqarojë frutet e Mëshirës së Tij dhe t’i shtyjë robërit e vet ta duan Atë. Pasi ta duan, pa iu shmangur, të shpallin pa ngurruar dëshirën dhe adhurimin e tyre ndaj Krijuesit. Pastaj do të shohësh se si një Bamirës Fisnik do ta kënaqë njeriun shpirtërisht dhe materialisht. Njeriu nga ana e tij u përgjigjet këtyre mirësive me përulje, me punë, me shpirt dhe me mirënjohje. Me të gjitha shqisat, po të mundte, njeriu do të falenderonte All-llahun xh. sh..

Një Bukuri Ngadhnjimtare në pamjen e qenieve do ta pasqyrojë Madhështinë dhe Përsosmërinë e Bukurisë së Vet dhe do të shpallë Ngadhënjimin e Vet duke e kthyer për nga vetja botëkuptimin e njerëzve. Njeriu nga ana e tij i përgjigjet duke thënë: “All-llahu Ekber, Subhanall-llah”, me një nënshtrim të plotë dhe të mahnitshëm, me dëshirë bie në sexhde. Më pas duket se sheh një Padron të Përgjithshëm, me një Fisnikëri Absolute, me një Besnikëri të madhe që shpall pasurinë dhe hambaret e tij të pafundme. Njeriu me varfërinë e tij, në përulje të plotë dhe me nderim kërkon prej Krijuesit të vet Mëshirë. Do të shohësh se Krijuesi i Madhërishëm e shpalos sipërfaqen e tokës si një ekspozitë të stërmadhe, ku ka ekspozuar të gjitha Artet dhe Antikat e Veta. Duke parë këto Mrekulli dhe duke i vlerësuar ato, do të thuash:

“Mashaall-llah”. Duke i pranuar këto Bujari do të thuash:

“Barekall-llah” dhe i habitur nga të gjitha këto mirësi do të thuash:

“Subhanall-llah”. Pasi t’i kesh pëlqyer këto, thuaj:

“All-llahu Ekber”. Shiko se në këtë Gjithësi ka vetëm një Vulë të pafallsifikueshme, që mban Firmën e Tij të pamohueshme që e ka vënë në Fermanin e tij të pakundërshtueshëm. E gjithë Gjithësia ka vulën e Njësisë vetëm të Tij. Argumentet e Njësimit të Vet i ka qëndisur kudo. Në çdo skaj të Gjithësisë valviten flamujt e Tij të Njësisë, që duket sikur thonë: “Ne i përkasim Edukatorit të Gjithësisë”.

Njeriu i përgjigjet duke pohuar dhe besuar. Ai duke iu bindur dhe përulur Atij, thotë: “O Zot! Ti je Një dhe vetëm Një!” Me këto fjalë dëshmon Adhurimin ndaj Zotit xh. sh..

Me këto cilësi dhe me adhurimin e vet njeriu arrin në natyrën e tij të vërtetë dhe vërteton se ai është krijuar si një ekzemplar shumë i bukur. Me besimin e tij të plotë vërteton se ai mban në dorë me besnikëri dhe respekt kalifatin e botës.

O njeri i pavëmendshëm, që je krijuar si një ekzemplar i bukur, mos e shpërdoro detyrën që të është dhënë dhe mos bëj të kundërtën. Nga gremina ku ke rënë ngrije veten në lartësitë e ndriçuara!

Dëgjo! Edhe unë si ti, me dëshirat e rinisë së pakujdesshme, më parë pëlqeja këtë jetë. Në mëngjesin e pleqërisë kur u zgjova, e pashë veten se nga sa kisha pëlqyer në këtë jetë, në të gjitha veprat e mia nuk kishte rendimente të “Ahiretit”. Ajo më dukej një e kaluar e shëmtuar dhe e vështirë.

5_24022010152425.jpg

* * *

DEGA E PESTE E TË NJËZETE PESTËS FJALË

Kjo degë përbëhet nga pesë “fruta”

E para: O egoja ime që i bindesh veseve!... O shok që e adhuron botën!... Dashamirësia është shkaku i krijimit të universit, është shkaku i lidhjes mes qenieve me njëri –tjetrit që të mos shkapërderdhet. Është edhe drita, edhe jeta e saj. Meqë njeriu është një fruti i përgjithshëm i këtij universi, atëherë në farën e këtij fruti, pra në zemrën e njeriut, është vendosur një dashamirësi që kaplon gjithësinë. Dashamirësinë e pafundme e meriton vetëm përsosmëria e pafundme. Tani, or nefs dhe or shoku im! Në brendësinë e njeriut janë vendosur dy vegla që përmbledh frikën dhe dashamirësinë. Njëkohësisht ato, do të kthehen ose nga Krijuesi i gjithësisë ose nga populli. Ndërsa ti friksohesh popullit! Është një bela e madhe, t’i duash ato, është një fatkeqësi e madhe që ti u friksohesh atyre që nuk kanë fare mëshirë dhe nuk ta pranojnë lutjen fare. Në këtë gjendje frika jote kthehet kundra teje. Kurse dashamirësia jote nganjëherë shkon kot, nganjëherë ndodh që ti e don atë, por ai nuk të njeh kush je ti dhe pa thënë mirupafshim shkon, siç janë malli dhe rinia. Apo të krititkon përse e ke dashur atë. Shih gjendjen e shumë dashnorëve që 99% ankohen nga njëri-tjetri. Sepse zemra e njeriut është pasqyrë e All-llahut. Ajo nuk është një vend që ta mbushësh me çfarëdo lloj gjërash apo me vlerat e përkohshme që janë në vlerën e kryqeve, që zemra i çvlerëson dhe i refuzon sepse ato nuk përputhen me krijimin e njeriut. (Dashmirësitë seksuale janë jashtë temës sonë).

Domethënë gjërat që i do ti ose nuk të njohin fare ose nuk bashkëjetojnë me ty, ose të kritikojnë për shkak se i don ato. Dhe si për inat, tamam në momentin kur pret rezultatin e tyre, ndahen prej teje dhe ikin. Meqë është kështu, ti fytyrën e dashamirësisë së bashku me frikën që ke ktheje ndaj Personalitetit që frika ty të të japë kënaqësi dhe dashamirësia jote të mos detyrojë të poshtërohesh. Ndërsa duke mos humbur sedrën tënde ajo duhet të të garantojë lumturinë e duhur.

Ja pra, friksimi nga Krijuesi Mëshirëplotë ka këtë kuptim: Ti të gjesh një rrugë që të mbështetësh në Mëshirën e tij. Pra, frika është një kamxhik që të tërheq në prehrin e Mëshirës së Tij sikur se nëna kur e qorton vogëlushin e saj. Në këtë rast çfarë bën ky fëmijë?! Afrohet dhe mbështetet në gjoksin e nënës së tij. Këtu kuptohet se frika e nënës për vogëlushin është shumë e shijshme, sepse nëna me atë e ka tërhequr në prehërin e mëshirës së saj. Ndërsa mëshira e të gjithë nënave pranë mëshirës së Mëshirëplotit është vetëm se një shkëlqim. Meqë frika e Zotit xh. sh. është aq e shijshme, atëherë mund ta mendoni vetë se sa e shishme mund të jetë dashamirësia ndaj Tij. Ndërsa kush i friksohet Allahut xh. sh ai shpëton nga friksimet e dhimbshme të njerëzve. Bile edhe dashamirësinë ndaj krijesave që ka bërë në emrin e Zotit nuk i bëhet i hidhur.

Ja, pra Njeriu më përpara e don vehten e vet, të afërmit, mbrapa popullin, pastaj krijesat e gjalla e tjerë, pastaj botën, universin. Me gjithë këto ai ka kontakt, sikurse që merr shije kur marrin shije ato, njësoj edhe kur hidhërohen ato, ai merr pjesë nga hidhërimi i tyre. Por, nga stuhitë e kësaj jete, asnjë send nuk qëndron njësoj. Nga secili send po plagoset zemra e njeriut të pafat. Në çdo send që po kapet ai, ato ikin nga dora e tij, apo duke ikur po ia çjerrin duart e tij, ndoshta ia këpusin duart dhe njeriun e mjerë e linin kokë më kokë me hidhërimin, apo nga pakujdesia bëhet një pijanec.

O nefsi im! Meqë është kështu atëherë mblidhe mendjen dhe që të shpëtosh nga këto halle dhe bela, dashamirësinë që ke jepja Atij që i takon. Vetëm në këtë mënyrë mund të shpëtosh! Sepse këto dashamirësitë e panumërta, i takojnë Atij që mban hijeshinë dhe përsosmërinë e pafundme., Kur dashamirësinë ia jep Zotit të vërtetë, atëherë ti, në Emër të Tij dhe në llogarinë e Tij, pa u ngushtuar fare mund të duash secilin send. Domethënë: Dashamirësinë nuk duhet ta shpenzosh drejtpërsëdrejti krijesave. Përndryshe dashamirësia kthehet dhe të kundërshton ty.

. Edhe këtë duhet ta sqarojmë se: Or nefsi im! Ti të gjithë dashamirësinë po e shpenzon në interesin e nefsit tënd. Ti vehten tënde po e respekton si hyjninë; je duke adhuruar veten tënde. Secilin send po e sakrifikon për të. Në realitet, shkaku i dashamirësisë është pikërisht ky hyjnizim. Është vepër humanitare përsosmërija që në të vërtetë të shtyn të duash atë apo është interesi, apo është shija, apo është ndonjë vepër humanitare, apo është ndonjë virtyt i bukur që të shtyn ta duash atë?!

Tani or “Nefsi” im! (Uni, Egoja apo veset e liga që mban njeriu) nëpër disa vende unë kam vërtetuar se: Ti je gatuar nga gabime, mangësia, varfëria dhe dobësia:

Siç grada e errësirës që tregon gradën e dritës, njësoj edhe ti duke qëndruar në anën negative bëhesh pasqyrë e Përsosmërisë Hyjnore dhe në këtë mënyrë ajo del në pah. Pra kanë të drejtë të duhen Përsosmëria, Bukuria, Fuqia dhe Mëshira e pafundme. Domethënë:

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 >>>