Tani pas këtyre tregimeve mund të më tregoni se si braktiset kjo mirësi e madhe e besimit për të shkuar pas veseve liga që e shtyjnë njeriun, veçanërisht rininë, të bëjë punë të pahijshme; Ato shije që vijnë nga veset shfrenuara janë si mjaltë me helm që njeriun e zbresin në nivel njëqind herë më të ulët se kafsha, ku gjendja e tij është edhe më e keqe se gjendja e mosbesimtarëve të feve të tjera. Sepse ato edhe po të mohojnë Profetin e fundit mund të zënë besë Profetëve të tjerë, po të mohojnë Profetët, mund të zënë besë në Zotin e Madhëruar edhe po të mohojnë Zotin xh.sh. tek ata prapë mund të mbesë ndonjë virtyt për përsosshmërinë e njerëzimit. Por muslimani, që me anën e Hz. Muhammedit (a.s.m.) ka mundur t’i besojë All-llahut xh.sh., profetëve alejhimusselam dhe tërë përsosmërive, kur të dalë nga zinxhiri i edukatës së Muhammedit (a.s.m.) nuk beson më as një Profetit duke mohuar edhe All-llahun e Madhëruar dhe tek ai nuk mbetet më kurfarë virtyti i dobishëm. Sepse ai ka dalë nga zinxhiri i një Profeti (a s m), që është më i madhi dhe është vula e Profetëve; ligji i të cilit është i botëkuptimit që mrekullitë dhe feja e Tij është përmbi të gjitha fetë tjera. Sepse që prej 14 shekujsh Hz. Muhammedi (a.s.m) e ka vërtetuar se është mësuesi dhe lavdia njerëzimit. Pra s’ka dyshim se kush shkëputet nga ky personalitet, ai jeton duke mos parë më ndonjë grimcë drite dhe zhytet në errësirën më të madhe.

Tani, o ju që adhuroni shijet e botës së përkohshme dhe o ju të pafatët që thoni se si do të më bëhet halli në të ardhmen dhe përpiqeni ditë e natë vetëm për ardhmërinë fizike! Në qoftë se kërkoni kënaqësitë, lumturitë, shijet e rehatitë e kësaj jete, për ju le të mjaftojnë shijet në rrethin që e ka lejuar Krijuesi i Juaj. Përveç saj mos kërkoni gjë se, sigurisht me tregimin e parë e keni kuptuar se në shijen e vetëm një të palejuare ka mijëra hidhërime. Sepse siç na tregojnë nëpër kinema po të ishte e mundur që njerëzve të shfrenuar t’u tregohet jeta e tyre e pas pesëdhjetë vjeteve, ata do të shihnin se sa do të qanin për çështjen që bëjnë këtu, do të pendohen duke thënë: “Ah i mjeri, çfarë më gjeti!” Pra kush e do kënaqësinë e kësaj jete së bashku me atë tjetrën, le të jetojë në rrethin e besimit për vehten e tij duke pranuar prijës edukimin e Muhammedit (a.s.m)

***

NË NJË KOHE ISHA ULUR NË DRITAREN E BURGUT

TË ESKISHEHRIT

Para meje ishte oborri i gjimnazit ku ishin duke kërcyer vajzat e rritura që studionin aty. Në xhennetin e dynjasë, ato i pashë si në formën e hyrive të xhehennemit. Përnjëherësh, si në kinema, mua m’u sqarua jeta e tyre pas pesëdhjetë viteve; qeshja e tyre të sotme pas pesëdhjetë vite e pashë se u shndërua në vajtime të hidhura.

Pastaj dolën në shesh këto të vërteta që do t’ua shtjelloj. Domethënë, jeta e tyre pas pesëdhjetë viteve me një kinema shpirtërore m’u shfaq se: nga gjashtëdhjetë vajza që ishin aty pesëdhjetë do të ishin në varr të bërë dhé, dhe që po vuajnë torturën e zjarrit. Dhjetë prej tyre që do te jenë duke jetuar do të kishin arritë të shtatëdhjetët dhe do të ishin të shëmtuar, për arsye se nuk kanë mbrojtur namusin e tyre dhe përballeshin me mërinë e secilit. Edhe unë fillova të qajë. Në këtë rast m’u shfaq intriga e kohës së fundit që ka paralajmëruar Pejgamberi a.s.m: Intriga më e ashpër dhe më tërheqëse e kohës së fundit do të bëhet nga fytyra e grave të pafytyra: nga shkaku i sulmit të tyre mashkujt nuk do të mundin t’i dalin zot vullnetit të tyre, e do të nxitojnë të kërcejnë në zjarrin e seksit. Në këtë rast meshkujt për hir të kënaqësisë të një minuti të kësaj jete sakrifikojnë shumë vite të asaj jetës së përtejshme.

Një ditë unë duke shikuar rrugën pashë shembullimin e kësaj intrige. Pastaj të rinjtë m’u dhimbsën shumë dhe thashë: “këto të rinjtë e pafatë nuk do të mundin të shpëtojnë vehten nga ky magnetiizm tërheqës”. Unë duke kujtuar kështu momentalisht m’u drejtua përpara një person shpirtërore që duke praktikuar pati dhënë flakën e asaj intrige. Unë duke iu drejtuar atij dhe mësuesve të tij mosbesues që e kanë mësuar atë kështu u thashë:.

Ore ti i pafat! Që mundohesh të bësh qejf me hyritë e xhehennemit dhe me vullnet ke pranuar devijimin dhe ke dalur në rrugë për të plotësuar kënaqësitë e veseve epshore që përpiqesh të përhapësh ateizmin dhe ti je ai që duke dashur jetën, trembësh tmerrësisht nga vdekja dhe nuk dëshiron fare ta mendosh atë. Ti i devijuari i pafat! Saktësisht dije se: Me mosbesimin tënd, bota jote madhështore, sa një orë para këtij çasti dhe një minutë pas kësaj, dhe gjithësia jote, e kaluara dhe ardhmëria e jote, i tërë fisi që të ka ikur dhe tërë qeniet e ardhshme së bashku me brezin tend, botëra dhe popuj të kaluar dhe njerëzit dhe karvanet që do të vijnë, për ty kanë vdekur tërësisht.

Tani me anën e mendjes e me njerëzinë tënde që interesohesh, tërë botrat e tua dhe universet në kokën tënde të devijuar, përmbi kokën tënde vazhdimisht të rrëzojnë mjerime dhe vdekje të hidhura. Nëse ke vetëdije ato ta djegin shpirtin… Nëse ke shpirt ta përvëlojnë…Në qoftë se ty nuk të ka shuar mendja, ato të gulçitin me shqetësime. Po qe se vetëm një orë dehja dhe kënaqësitë e tua të pista mund të përballojnë brengat dhe hidhërimet të panumërta që ke, atëhere mos i braktis, aty qëndro… Përndryshe mblidhe mendjen!. Dhe dëgjo Kur’anin Famëlartë! Vetëm kështu mund të shpëtosh shpirtërisht nga kjo gjendje e xhehennemit. Që të kënaqesh në xhennetin e lumtur përpiqu e zotëro besimin e fesë së vërtetë - të fesë islame… Dhe shijen e pakët të përkohshme të një minuti; shndërroje me shijet e shumta të vazhdueshme të besimit.(*)

Tani a nuk është një kënaqësi e madhe kjo gjendje që e tërheq hidhërimin e ndarjes dhe takohesh me të afërmit që janë gjallë. Besimi për ty edhe në këtë jetë a nuk të ka garantuar një gjendje gëzimi që nuk tregohet: sepse besimi është i tillë që besimtarëve ua garanton xhennetin me tërë shijet e tij që ka… Dhe do t’ua garantojë”

Dhe mos thuaj se: “Unë do të kaloj jetën si kafsha duke mos menduar gjë” Sepse për kafshën nuk ekziston as e ardhmja, as e kaluara. I Gjithëdijëshmi Mëshirëplotë; që ti shpëtojë nga dhimbjet e panumërta atyre (Kafshëve) nuk ia ka treguar fshehtën. Derisa edhe kur e marrin ta presin kafshën, ajo nuk ndjejnë asnjëfarë dhimbjeje apo pikëllimi. Ajo, në momentin që e pret me brisk don të ndiejë dhimbje, prapë ikën dhe nuk ndjen dhimbje fare. Domethënë mëshira e madhe e All-llahut është që atyre nuk ia tregon të fshehtën. Veçanërisht ndaj kafshëve pa faj ajo është më e përsosur. Domethënë, ti kur shijohesh me gjërat e palejuara atëhere bie mijëra herë më poshtë se kafsha dhe nuk mund t’i arrish kafshët. Sepse mendja jote po i sheh ato gjëra që për kafshën janë të fshehta, dhe prej tyre po merr hidhërimet. Ti je tërësisht i vobektë nga qetësimet sepse ti me mendjen që ke i shikon hidhërimet.

Dhe ti që lavdërohesh me virtytet e mira siç janë humanizmi, respekti e vëllëzërimi, prej tyre mund të shijosh aq pak që, sa në fushën e madhe janë vetëm sa një gisht dhe nga koha e pafundme sa një orë. Nga mosbesimi ato të tuat janë të pathemelta, të përkohshme, artificiale, mashtruese dhe janë shumë të pakta, që duke u zvogëluar ta rrëzojnë njerëzimin dhe sedrën tënde, bile ta zbresin në asgjë.

Por vëllazërimi, nderi, dashamirësia, humanizmi i besimtarëve, që besimi atyre ia garanton bindjen në kaluarën edhe në ardhshmërinë, u rrit atyre njerëzinë dhe përsosmërinë. Ti në këtë jetë a e di se sa sukses ke… Suksesi yt i ngjan një arkatari të çmendur që copat e qelqit i blen me çmimin e diamantit. Sepse ti kohës së pakët dhe jetës së shkurtër, je duke i dhënë çmimin e kohës së gjatë e gjerë e të përjetshme. Pra, ti me siguri në atë kohë të shkurtër nga ambicia që do të jetosh pak do t’i ngadhnjesh besimtarët. Sepse ti si dashurinë edhe hakmarjen e një minuti e përjeton me ndjeshmëri dhe ambicie të furishme dhe shpenzon energji aq sa të tjerët që shpenzojnë për një vit; për këtë përkohësisht mund të dalësh sipër fetarëve.

Dhe për arsye se mendja, shpirti, zemra dhe shqisat e tua duke lënë detyrat e larta, dhe duke i ndihmuar bashkëpunojnë me dëshirat e veseve të tua të ndyra, në këtë jetë del fitues mbi besimtarët dhe në pamjen e jashtme dukesh i dashur, sepse mendja, zemra dhe shpirti yt duke shëndruar janë poshtëruar shumë. Ato, duke shndërruar vlerat ciliësore në veset e ndyra të epshit janë zhdukur. Atëherë nga kjo pikëpamje është e qartë se përkohësisht do të ishe fitimtar ti që do fitosh xhehennemin ndaj besimtarëve të shtypur që do të fitojnë xhennetin.

***

KËTË TEKST TË SHKURTËR TË MËSUESIT DUHET TË SHTOJMË NË PRIJËSIN E RINISË.

Që të mos preken gratë, duhet të tërhiqen faqet 23-24 të “Prijësit” që titullohen “Çështje e rëndisishme ardhur nga Mersini”. Sepse profesia e rëndësishme të Mesazheve të dritës mbanë mëshirë, me një sinqeritet dhe seriozitet të jashtzakonshëm, gratë interesohen më tepër se burrat dhe në shërbimin e Risale-i Nurit ato vrapojnë më tepër se burrat. Për këtë arsye duhet patur kujdes që të mos thyhet zelli i shërbimit të tyre, sepse tërhiqet vemendja që vajzat muslimane të Stambollit të mos imitojnë vajzat e Romëve dhe të Ermenëve, duke u bërë gjysëm lakuriqe si ato. Ndërsa, disa hipokritë të masonëve dhe disa gazeta që kundërshtojnë Prijësin e Rinisë, në ditët e fundit këtij problemi i kishin dhënë edhe kuptime të gabueshme dhe shpifjet e tyre për shërbimin e grave u bënë një shkak dobësimi për shërbimin e grave në Risale-i Nurit. Tani në vendin e këtyre faqeve vendosin bisedat dhe “Udhëzuesin e grave”.

Said Nursi

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 >>>