Ne duhet të zotërojmë qytetërimin Japonez. Sepse duke marrë kulturën e evropiane ata nuk e morën amoralitetin e tyre, nuk i braktisën fare traditat e gjyshërve të tyre, gjë që është thelbi i përparimit të një kombi. Ne mund të përparojmë kur e përjetojmë moralin e bukur të gjyshërve tanë dhe kur marrim vetëm teknikën e evropianëve e jo amoralitetin e tyre. 
 
Bernard Shou kështu ka thënë: “ Anglezët e kanë çuar demokracinë tepër përpara. Kurse muslimanët në këtë çështje i kanë kaluar edhe anglezët.”
 
Or ti besimtar! Mos u mashtro nga qelqet e shndritshëm! Për ta mos e jep diamantin e çmueshëm!

Në këtë kohë uni-egoja aq e ka marrë frerin në dorë dhe shumë njerëz janë bërë nga një Firaun i vogël.

Hero e trim nuk është ai njeri që mposht njerëz. Ndoshta ai është hero  pasi kur nervozohet   mposht unin e tij.

Patjetër do të vijnë ato ditë që intrigat do t’i bëjë copë- copë. Nga ajo intrigë mund të shpëtojnë vetëm dijetarët.

Intrigat e tradhëtitë derisa  mbesin nën mbulesë ndikojnë shumë. Kur dalin në shesh falimentojnë dhe forca e tyre humb.

Të huajt na ngadhënjyen ne duke përparuar. Kurse ne i ndihmojmë amoralitetit të tyre, duke  i kundërshtuar drejtësisë së fesë islame.
 
Dituri e shkencë i thonë asaj që zbatohet e lulëzon. Po kur ajo mbetet vetëm në letër apo në kokë, në të nuk ka dobi.
 
Politika është shkak pakujdesie ndaj çështjeve serioze. Ajo të shtyn të harrosh se do të vdesësh. Politika nganjëherë të shtyn të përkrahësh armikun e të bëhesh ortak i gjynaheve të tij.Sepse kurrë politikani nuk mund të bëhet fetar  i devotshëm. Edhe besimtari i devotshëm nuk është e mundur të bëhet politikan.

Ata që përpiqen t’i shërbejnë fesë islame, Kur’ani i ka ndaluar nga politika. Sepse politika i ngatërron çështjet e fesë që janë si diamante me ato të të dynjasë që kanë vlerë sa qelqi i thyer. Politika bëhet shkak që njeriun si melek ta konsiderosh shejtan. Njësoj edhe  për ndonjëri si shejtan, ngaqë përkrah mendimin tënd, thua është si melek.
 
Në këtë kohë mirësia dhe detyra e madhe është ta shpëtosh besimin tënd dhe t’u ndihmosh tjerëve ta forcojnë atë.

Duhet të largohemi sa më shumë nga egoizmi dhe nga sendet që na shtyjnë të krenohemi. Duhet të përpiqemi ta braktisim pëlqimin e unit tonë, të  zotërojmë cilësinë më të madhe të njerëzimit, pra modestinë. Rreziku më i madh  i kësaj kohe është ta pëlqesh unin tënd dhe të bëhesh mendjemadh. Njeriu i mençur, duhet të mundohet duke hetuar të gjejë gabimet e tij dhe  do të detyrohet të kritikojë vehten e  jo tjetërkënd.
 
Njeriu nuk duhet të falë namaz vetëm që t’i realizohen punët e tij të kësaj dunjaje sepse adhurimi bëhet vetëm për kënaqësinë e All-llahut xh.sh. Po qe se dikush bën ibadet për qëllimin e kësaj dunjaje, adhurimi i tij nuk pranohet.
 
Në këtë kohë që ashpër na sulmojnë rrymat negative, ne mund të mbrohemi vetëm kur vendosim frikën e Allahut në zemër.         
        
Kjo  është kohë e vështirë për atë që i punon koka, sepse ai  ka si qëllim  kryesor    të forcojë  besimin. Çështjet tjera të fesë vijnë në gradën  e dytë, tretë apo në të katërtën.
 
         O vëllezër që doni t’i shërbeni Kur’anit! Juve nganjëherë po ju mbesin mbrapa punët e dynjaë. Kurrë mos harroni se kush i shërben fesë, atij i vjen bereqeti i të ardhurave.
        
Kujtesa e mirë është si përçuesi kimik, që qelqin e kthen dhe e bën diamant, dheun e bën flori.
Në këtë botë Mirësia e All-llahut kërkon nga besimtari të lutet jo vetëm për vehten e tij, por edhe për vëllezërit besimtarë.

Në këtë kohë është mirësia më e madhe dhe një detyrë amshuar është t’ia vërtetosh duke argumentuar besimin njerëzve. Sepse një njeri që mban besimin e pamohueshëm, ai për shumë njerëz është një pikë mbështetje. Ky njeri është një forcë e madhe për ata që jetojnë me besimin e imituar.
 
Vëllezër, mosni! Mos hapni derën e kritikës mes besimtarëve! Mos kritikoni njëri tjetrin. Po qe se doni të kritikoni dikë, mjaft keni armiqtë e jashtëm.
 
Për t’i udhëzuar njerëzit All-llahu u ka dërguar Kur’anin Famëlartë si ligj, që të mos ankohen, duke thënë: “Kush ne na solli këtu? Dhe për çfarë? E më në fund ku do të shkojmë?”.  
        
Njeriu që kohën e shpenzon në vende boshe ai nuk mund të arrijë qëllimin.
        
Nga mëshira e Tij All-llahu mund  të t’i falë gabimet, por drejtësia e All-llahut ka mund edhe të të torturojë.
 
Shikimi, dëgjimi, ajri dhe uji, janë shumë më të vlefshme se tërë  mirësitë e tjera. Për këtë ato e  meritojnë shumë më tepër meritojnë falenderimin. Sepse ato janë mirësitë më të vlerfshme se mirësitë  e tjera.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 >>>