“Veten time e lartësoj duke mos e ndëshkuar armikun me demaskime dhe përgojime”.

“Përgojimi është arma e të poshtërve dhe e të ultëve”.

Meqë pyetët se ç’është “Përgojimi”, po ju për¬gjigjem:

— Ai njeri, që merret nëpër gojë duke mos qenë aty, me qenë aty po qe se me atë fjalë hidhërohet, kjo vepër është “gijbet”, pra përgojim. Edhe në qoftë se thua nuk bëra shpifje sepse ato që thashë nuk i sajova nga vetja, por janë të vërteta, përsëri është përgojim. Po nëse nuk ka pasur asnjë të vërtetë nga ato që ke thënë, kjo është shpifje dhe është dyfish më e keqe.

Ka disa raste kur përgojimi lejohet.

P.sh. në formë ankese. Një nëpunës që ankohet tek pronari për shefin e tij, nuk eshtë përgojim sepse ai të ka ngrënë hakun tënd padrejtësisht.

Këtu qëllimi nuk është për përgojim, por ndoshta vetëm një njoftim, sa për të bërë të ditur veprimin e keqëbërësit.

Ose p.sh. një njeri është bërë objekt i përgojimit për shkak se mëkatet e tij duken sheshit dhe ai as që e vret mendjen për ato që thuhen. Kështu vazh¬don rrugën e mëkateve pa marrë në konsideratë fare këshillat e njerëzve. Këtë njeri ta marrësh nëpër gojë nuk është gijbet.

Në këtë mënyrë ti meqenëse vetëm i jep vlerësimin këtij veprimi mund ta marrësh nëpër gojë. Përndryshe ashtu si zjarri, që i djeg dhe i sosë drutë edhe gijbeti, veprimet e mira që vlejnë për jetën e amshueshme, i ha dhe i sosë.

Në qoftë se ke përgojuar, duhet të lutesh kështu:

"10_24022010233647.jpg"

Kur të përballohesh me atë që e ke marrë nëpër gojë duhet t’i thuash:

— Ma bën hallall (se të kam marrë nëpër gojë).

"10_24022010233650.jpg"

Said Nursi

KJO PJESË ËSHTË HUMË E RËNDËSISHME DHE ME VLERË

All-llahu i Madhëruar prej Bujarisë dhe prej Mëshirës së Pafundme, veprave të mira shpejt i përgjigjet me dhurata, kurse punët e këqija i ndëshkon. Punët e mira shtojnë sevapet dhe ruajnë një shije shpirtërore të këndshme. Mëkateve, All-llahu u jep një dënim të ngjashëm me torturën e ditës së mbrapme.

Dashuria midis besimtarëve është një cilësi e mirë dhe me vlerë. Kjo dashuri ruan shije të ëmbla shpirtërore, kënaqësi dhe qetësi të zemrës.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 >>>