“Krahina e kurdëve në sundimin e Perandorisë Osmane, është një bazë e rëndësishme dhe megjithëse për gjendjen e tyre shteti ka dijeni, përsëri rreth shërbimit të diturisë së amshueshme do t’u sqaroj disa kërkesa të mia. Qytetet dhe fshatrat e popullit kurd, në këtë shekull të përparimit, së bashku me vëllezërit e tjerë, në garën e qytetërimit edhe ata kanë marrë pjesën e tyre që u takon. Duke ju falenderuar për këtë ndihmë, për ndërtimin e shkollave që keni bërë deri tani, mjerisht perandoria nga shkaku se është përhapur në tërë botën, arsimi po bën dobi vetëm në ata fëmijë që dijnë gjuhën turke, por bijtë e kurdëve nuk e zotërojnë gjuhën turke dhe kështu për ta vetëm medresetë janë burimi i përparimit, por edhe shumica e arsimtarëve nuk e dinë gjuhën kurde. Fëmijët e kurdëve po mbesin të vobektë ndaj diturisë së shkencave. Kjo nuk është gjë tjetër vetëm se ftesë për prapambetje dhe zakonisht bëhet shkak që të duartrokasin ardhjen e shteteve të huaja. Ky është edhe shkaku i mospërparimit dhe i qëndrimit vetëm në imitim. Në këtë mënyrë ka mundësi që të përballoheni me dyshime. Më parë popujt e tjerë të cilët kanë qenë nën popullin kurd, tani i kanë tejkaluar kurdët tanë, duke mbetur pa shkencat fizike. Këto pika të cilat i rradhita si më sipër, bëhen shkak që në të ardhmen të bëhet ndonjë luftë dhe për ata që mendojnë gjatë kjo është një shkatërrim.

Shpëtimi prej këtij problemi bëhet me një punë shembullore që ta kenë lakmi edhe të tjerët, prandaj kërkoj që në zonën e kurdëve, të ndërtohen tre medrese, që aty të marrin mësimin e fesë së bashku me atë të shkencave.

Në këto medrese të hapen edhe vende ku të bëhet edhe praktika, të ketë kapacitetin minimum 50 nxënës dhe mbështetja e tyre të bëhet nga ana e shtetit. Kjo bëhet shembull për gjallërimin edhe të disa medreseve të tjera. Kështu fizikisht dhe shpirtërisht bëhët shkak përparimi edhe për krahinat kurde. Vetëm në këtë mënyrë merret kultura e duhur. Ky është edhe shkak bashkimi, sepse me përçarjet e brendshme, është duke u dëmtuar shteti. Shkolla që kërkoj ka një arsye mjaft të madhe për t’u realizuar, që shteti forcën jo ta shpenzojë për paqen e brendshme, por ndaj armiqve të jashtëm. Populli ynë vetëm në këtë mënyrë mund të përparojë, duke i treguar atyre virtytet e vyera që mbart në dijet e tij, duke sqaruar kështu drejtësinë e tij të qytetërimit.”

Ja pra Bediuzzamani ka parë se muslimanët mosdijen e kanë armikun më të madh. Dhe zgjidhja e këtij problemi realizohet duke dhënë mësimin e fesë së bashku më ato të shkencave, duke bërë kështu të ditur pikëpamjen e tij.

Gjatë udhëtimit ka vizituar një medrese, një nxënës i së cilës thotë kështu: Një ditë në medresenë tonë erdhi një i ri 22 vjeçar me fytyrë ngjyrë gruri. Në këmbët e tij kishte çizme, në kokën e tij një fes dhe në brez mbante një thikë. Mësuesi ynë u ngrit në këmbë dhe iu drejtua:

“Eja Molla Said efendi” dhe i tregoi vendin për t’u ulur, duke e respektuar jashtëzakonisht. Gjatë bisedës, e pyet se për çfarë po shkonte në Stamboll. Përgjigjja e tij ishte e tillë:

— Unë jam duke shëtitur Anadollin për të hetuar më afër gjendjen e atdheut. Po shkoj në Stamboll që të takohem personalisht me sulltanin, për t’i paraqitur mendimin tim që të vendosin nëpër shkollat e shkencave mësimin fetar dhe nëpër medrese mësimin e shkencave.”

Mësuesi ynë e pyeti përsëri:

— Çfarë dobie ka Molla Said? Molla Saidi:

— Kur bëhet arsimi në këtë mënyrë ata që mbrojnë shkollën nuk bëhen të pa fe dhe nxënësit e medreseve shpëtojnë nga fanatizmi.

a) Një shpallje interesante në hotelin “Shekerxhi”

Bediuzzamani për t’i tërhequr vëmendjen padishahut (sulltanit), shtetit, teologëve dhe dijetarëvë të shkencës, në mënyrë që të shohin se çfarë niveli diturie kanë njerëzit e krahinave lindore, ka marrë një dhomë në hotel dhe i thërret të diskutojnë e të debatojnë për çështje të çdo diturie, të gjithë dijetarët, nxënësit, politikanët dhe ushtarakët. Në derën e dhomës varej një shpallje e tillë:

“Nga njerëzit e shkollave laike dhe fetare, nga filozofët, fetarët dhe afetarët, mund të pyesin nga unë pyetje nga çdo dije dhe shkencë. Pyetja nga ju, përgjigjja nga unë.... por unë nuk i bëj pyetje askujt.”

Pas kësaj shpalljeje të çuditshme, Bediuzzamani mbeti nën turrën dhe sulmin e shumë dijetarëve dhe nxënësve, por ai asnjë pyetje nuk e la pa iu përgjigjur.  Njërën prej pyetjeve kur ishte i internuar në Emirdağ na e tregon kështu: “Një vit pas lirisë në Stamboll sheh Bahid efendiu, rektor i Universitetit El Ez’her në Kajro e pyet Saidin :

12_11032010114817.jpg

— Shteti Osman është shtatzënë me Evropën. Një ditë do të lindë një shtet si Evropa, njëlloj edhe Evropa është shtatzënë më islamin dhe një ditë do të lindë islamin.

Pas kësaj përgjigjeje rektori i Universitetit El Ez'herit, Kajro, thotë:

“Po ta vërtetoj fjalën tënde”, dhe u thotë shokëve të pranishëm: “Unë me këtë njeri nuk mund të bëj debat”.

Lindjen e parë, atë të osmanllinjeve e pamë edhe vetë, që ka më se një çerek shekulli që (Turqia) u largua nga feja më tepër se Evropa. Dhe lindja e dytë inshallah do të ndodhë pas 20-30 vjetëve. Nga lindja dhe nga perëndimi shumë shenja janë dukë na dhënë sihariqin që brenda Evropës do të dalë një shtet islam .

Bediuzzamani është tërhequr në këto proçedime nga ana e Allahut, e jo me vullnetin e tij, për të dhënë rezultatin me Risalei-Nur. Ai thotë:

“Jo vetëm unë, por edhe vëllezërit e mi që i kanë shërbyer Risale-i Nurit, janë përgatitur për këtë shërbim fisnik. Si për shembull, Hysrevi, Fejziu, Hafiz Aliu, Nafizi dhe shumë vëllezër të tjerë, dëshmojnë se jeta e tyre ka kaluar nëpër forma të ndryshme, për të dhënë frutin e dritës (risalet).

Duke ardhur për në Stamboll më ranë në dorë dy libra filozofie, të cilat i lexova me kujdes. Kur mbërrita në Stamboll, pa ndonjë arsye lajmërova se çdokush mund të pyeste çka të dëshirojë. Është për t’u habitur se të gjitha pyetjet ishin nga ato librat që lexova” .

Në hanin “Shekerxhi” me sukses i dha përgjigje pyetjeve dhe nëpër Stamboll, Bediuzzamanit iu rrit fama aq shumë saqë menjëherë smirëzitë vrapuan në pallatin mbretëror, duke thënë: “Një i ri që çdo gjë e di dhe secilës pyetje i përgjigjet, sigurisht që është i çmendur” dhe kështu e çojnë në spitalin e çmendurisë.

Bediuzzamani në lidhje me këtë, gjatë një vetëmbrojtjeje në gjyq ka thënë: “Kam lindur në fshatin Nurs të vilajetit të Bitlisit. Kur isha nxënës sa herë që përballesha me dijetarë, me ndihmën e Allahut (xh.sh.), në çdo çështje ato i mundja. Në këtë rast erdha në Stamboll, ku fama ime e papëlqyer ndikoi keq nëpër rivalët e mi, derisa përdorën edhe padishahun e ndjerë, me urdhërin e të cilit më dërguan në spitalin e çmendurisë.”

Kur e dërguan në spitalin e çmendurisë, Bediuzzamani i thotë doktorit: “Zotëri doktor! Ti dëgjo, unë do të flas dhe në këtë mënyrë do të kesh në dorë edhe një argument. Sigurisht që do të dëshironi ta dëgjoni një të çmendur që do të japë përgjigje pa e pyetur fare. Unë shqyrtimin tim e dua që ta konstatosh në formë gjykimi, ndërgjegjja jote le të bëhet gjyq. E di mirë se doktorit është e kotë t’i japësh mësim mjekësie, por pacienti për të lehtësuar mjekimin, është e nevojshme t’i radhisë ankesat. Dhe në fakt që të mos ju gënjej, e ardhmja e ndiej të nevojshme që të më dëgjoni. Tani duhet të merreni parasysh këto katër pika!..

*****

Këto pika janë shkaku që më kanë sjellë këtu. Unë ato i kam bërë me vetëdije që të më analizojnë thellësisht:

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 >>>