E dyta është sëmundje artificiale. Ilaçi i kësaj sëmundjeje është që të mos i japësh shumë rëndësi. Sikur ta mblivlerësosh këtë lloj sëmundjeje, ajo rritet dhe shtohet. Po e nënvleftësove, sëmundja tretet dhe shpërndahet. Është njëlloj sikur po t’i trembësh grerëzat, ata kthehen dhe të thumbojnë. Po si ngacmove, ata rrinë sa rrinë dhe shpërndahen e shkojn në vendet e tyre ku ekan grum¬bullin e tyre. Po i dha rëndësi një peri të hollë të varur në errësirë, para syve të tu ai do të duket i stërmadh, duke ta prishur mendjen, deri sa të vësh re se nuk është gjë tjetër, veçse një pe i zakonshëm. Pastaj fillon e qesh me budallallëkun tënd. Meraku i madh dhe iluzioni për sëmundjen mund t’i kthehet në një sëmundje të vërtetë. Tek njeriu me iluzione dhe stimulant shfaqen nervozizmi dhe sëmundjet nervore. Ato shumë lehtë mund të nguliten tek kjo kategori njerëzish. Kjo është njëlloj sikur një farë të vogël ta zmadhosh sa një kodër të lartë. Në këtë mënyrë morali shpirtëror dobësohet, sidomos kur vizitohesh tek një mjek çnjerëzor. Ky në vend që të largojë iluzionet, t’i shton ato. Duke ndjekur kë¬shillat e vizitës së këtij mjeku, jo vetëm që bën shpenzime të kota, por edhe shëndeti të humbet.

KURA E NJËZETENJËTË

O vëlla i sëmurë!  

Në sëmundjen tënde ka dhimbje fizike, por për t’i lehtësuar ato,duhet të mos u japësh shumë rëndësi dhe të bësh durim. Morali dhe këshillat janë tepër të dobishme për këtë rast, meqenëse qetësia shpirtërore të ka ikur, nuk duhet abuzuar me vërejte pa vend dhe të pamenduara.

Së pari, ta zëmë se ke nënën, babain apo të afërmit e tjerë qëndrojn tek koka në kohën e së-mundjes, që të ngushëllojnë sikur të ishe fëmijë. Atëherë sëmundja jote lehtësohet. Po të mendosh edhe mysafirët, që akoma nuk të kanë ardhur dhe rrinë prapa perdes magjepëse, vetëm me ngushë¬llimin e tyre mund të lehtësohet sëmundja jote. Dashami¬rësia dhe mëshira ta largon sëmundjen. Duke të lavdëruar dhe çmuar për shërbimet që më parë i ke bërë dikujt, për të fituar dashamirësinë e tyre ndaj vetes, sëmundja jote ka bërë që të vlerë¬sohet ky kontribut i mëparshëm. Mëshira është kthyer nga ti. Ke fituar vështrimin e pikëlluar dhe ndjesh¬mërinë e ndjenjave të holla të njerëzve. Duke mos pasur shok, me anën e sëmundjes ke mundur të fitosh dashamirësinë dhe miqësinë e vërtetë dhe të drejtën e çlirimit nga punët e vësh¬tira. Tani po pushon. Patjetër që sëmundja jote është shkak për të falenderuar.

KURA E NJËZETEDYTË

O vëlla që të ka rënë kjo sëmundje parali-zuese!  

Më parë po të jap një sihariq (lajm) se paraliza është një sëmundje e rëndë e bekuar dhe e shenjtë. Këtë të vërtetë e kam dëgjuar para shumë kohësh nga njerëz të shenjtë. Ajo e mban një fshehtësi të tillë, siç ma kanë treguar. Të adhuruarit e All-llahut xh.sh., për të arritur tek Ai, sepse Ai të shpëtoje nga ligësitë, vështirësitë e kësaj bote dhe për të garan¬tuar miqësinë e Tij të përjetshme njerëzit e shenjtë kanë marrë parasysh dy gjëra:

Së pari, duke i mbajtur kontaktet me vdekjen kanë kuptuar se kjo jetë është e përkohshme dhe se njeriu këtu është si një mysafir, prandaj duhet punuar që të fitohet jeta e përjetshme, për të aritur këtij qëllimi sëmundjet veçanırisht paraliza është një shkaku i fort.

Së dyti, për t’iu bërë ballë veseve të këqija dhe për t’iu shmangur paturpësive të nefsit kanë zgje¬dhur mundimet, vështirësitë, urrejtjen ndaj fëlli¬qësive. Për këtë duhet të vësh në dispozicion të gjitha dijet dhe zgjuarsinë tënde. Pra o vëlla që ke humbur shëndetin, të janë dhënë dy rrugë për të fituar kënaqësinë e All-llahut xh.sh..

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 >>>