Prandaj mirësitë e All-llahut xh.sh., që i koncepton “Hafizijeti” (Mbrojtësia), ekzistojnë nëpër të gjithë hapësirën dhe ky (Mbrojtës) është një mirësi mbi të gjitha mirësitë. Mbi bazën e kësaj konsiderate, duhet të bëjmë një falenderim, pra një “Elhamdulili-lah”, aq sa është kjo botë e madhe. Për të krahasuar më mirë mirësitë e panumërta të All-llahut xh.sh., këta katër emra të përmendur, duhet t’i shohim brenda të gjithë Emrave të Bukur të Tij (Esma-ul Husna). Në këtë rast do të bindesh se duhet t'i bëjmë falenderime të panumërta.
Duhet ta dish se shkaku i hapjes së këtyre thesareve të panumërta dhe sundimi i hapjes së tyre është në duart e Muhammedit Alejhissalatu vesselamit. Ekzistenca e këtij Personi të Ndershëm është një mirësi kaq e madhe, saqë njerëzimi i është përjetësisht i detyruar ta lavdërojë këtë dhe ta përshëndesë.
Vetë mirësia e fesë Islame dhe ekzistenca e Kur'anit është një përmbledhje dhe një burim që meriton falenderime të panumërta.
Pika e tetë: Atë, All-llahun xh.sh, duhet ta falenderojmë shumë, që ka krijuar një “Libër të Mrekullueshëm”, Gjithësinë, komenti i të cilit është Kur'ani i Famshëm. Ai tregon se kjo Gjithësi me anë të kapitujve, broshurave, librezave, radhëve dhe shkronjave, tregon se me Funksione të Bukura, i Madhërishëm ekziston një All-llah xh.sh. dhe pandërprerë Atë duhet ta falenderojmë.
Kështu: Secila qëndisje e këtij libri të gjithësisë, që mund të jetë e vogël apo e madhe sipas rastit, sado pak apo shumë, Një All-llahu që për asgjë nuk ka nevojë dhe çdo gjë Atij ia ka nevojën, ne si robtë e Tij, duhet ta falenderojmë për ato qëndisje të Funksionarit të Madhërishëm. Prandaj duke treguar secilën shkronjë të atij Libri ku janë pasqyruar Funksionet e Mëshiruesit Mëshirplotë, medoemos detyrohesh t’i falenderosh në një sasi të pafundme.
Të gjitha shkronjat, pikat dhe qëndisjet e atij libri, janë pasqyrat e shkëlqimeve të Emrave të Bukur, pra edhe për këtë shkak, duhet të falenderosh All-llahun xh.sh. dhe ta lartësosh, duke thënë Subhanall-llah dhe duhet të bëjmë të ditur se Ai është i pastër nga të metat, duke thënë: “O Zot, Ty të falenderojmë!” Përsosmërinë, rregullin dhe qëndisjet e vetë këtij “Libri”, duhet pranuar se i ka krijuar një Fuqiplotë i Ditur, prandaj All-llahu xh.sh. duhet lartësuar.
Said Nursi

Fjala e pestë:

2_01022010005640.jpg

Të gjitha mirësitë janë prej Atij dhe burimin e tyre e ka vetëm Ai. Të gjitha thesaret janë të të Plotfuqishmit. Kjo Fjalë e Famshme jep këtë lajmërim:
“O njeri, mos u dëshpëro nga mbarimi i të mirave (nimeteve)! Mos bërtit dhe mos u alarmo, sepse burimi i këtyre mirësive është i pashterrshëm dhe vjen nga mëshira e paskajshme e Tij. Nëse një pemë frutore është e përjetshme edhe frutat e saj nuk sosen, të tjera e ndjekin pas. Falemderimi i yt për Bamirësin e këtyre prodhimeve, është njëqind herë më i shijshëm, se sa vetë shija e mirësive. Shija e një molle që të ka dhuruar mbreti, ka njëqind, ndoshta njëmijë herë më shumë shije, se sa një mollë e zakonshme.
Njëlloj edhe fjala:

2_01022010005644.jpg

Që do të thotë, duke falenderuar dhe respektuar All-llahun xh.sh., e pranoj se të gjitha bamirësitë janë të Tijat. Në këtë mënyrë vazhdimisht njoh dhe pranoj Bamirësin, Mëshiruesin dhe simpatinë ndaj Tij. Ky veprim ty ta hap derën e kënaqësisë, bile më shumë se sa shija e një mirësie të vetme.

Dije o shok i dashur!
All-llahu i Madhëruar ty të ka krijuar nga asgjëja dhe të ka ngritur në majën më të lartë të ekzistencave. Me anë të cilësive të fesë Islame, të ka zbukuruar në trajtën e njeriut. Që nga embrioni nga të ka krijuar deri në përfundim, ke marrur një trajtë shumë të bukur, ke kaluar nëpër shumë faza dhe secila prej tyre ka qenë një mirësi e regjistruar në fletoren e veprimtarisë tënde. Prandaj në shiritin e kohës tënde janë radhitur mirësitë në vlerat e një diamanti, të vendosur si një gjerdan apo si një kuti xhevahirësh. Kështu për të gjitha periudhat e ndryshme që ke kaluar në jetën tënde, do të pyetesh: Si ua arrite atyre mirësive? Si i meritove ato? A ke falenderuar për ato mirësi? Ki kujdes, sepse për tërësinë e këtyre pyetjeve do të pyetesh një ditë. Ti patjetër do të pyetesh për ato gjëra që të kanë ndodhur. Për ekzistencën duhet të pyetesh dhe të japësh përgjigje. Për ato që nuk ike përfituar, nuk do të përgjigjesh. Për mirësitë që nuk ke falenderuar në të kaluarën do të bësh “kaza” (do ta lash borxhin).
Pra qëllimi dhe rezultati i kësaj jete është jeta e përjetshme, si dhe një prej frutave të saj, është që ta duash Atë dhe gjithashtu duhet të bësh falenderimet dhe adhurimet e duhura, ndaj të Gjallit dhe Ringjallësit të Përhershëm. Ashtu siç janë këto falenderime, dashuri dhe adhurime, frute të jetës, po ashtu edhe jeta vetë është qëllimi i krijimit të Gjithësisë.
Prej këtyre tregimeve, duhet të marrësh vesh se qëllimi i kësaj jete nuk është si ata që e shpërdorojnë dhe shpesh thonë: “Unë kam ardhur në këtë jetë që të bëj ca qejfe, të jetoj në mënyrë luksoze dhe të shijoj jetën e shthurur. Gjithashtu edhe të plotësoj dëshirat e mia epshore.” Por kush flet këto fjalë, ai është një injorant, mohues dhe mosbesues. Kush nuk i pranon këto mirësi të jetës dhe veçanërisht, dhuratën e vetëdijes si një mirësisë së madhe të mendjes dhe i poshtëron ato, ky person ndaj këtyre mirësive ka bërë një zhvlerësim të tmerrshëm.
Said Nursi

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14