Unë varrin nuk e shoh si ti që e konsideron bujtina e egërsirave dhe fyti i zhdukjes; ai është një dashamirës që më bashkon me miqët; atij nuk i hidhirohem si ti.

***

Ai nuk më shqetëson, sepse është dera e mëshirës e dritës dhe e drejtësisë, Me emrin e Zotit duke mos trishtuar e mos parë mbrapa trokas në atë derë. (Shënim-1)

***

Mua nuk më vjen vështirë, unë nuk trishtohem, duke falenderuar shtrihem dhe qetësohem në varr. Me borinë e “Israfilit” ringjallem duke thënë: “All-llahu është më i madh” (Shënim-2)

***

Jam në strehimin e Kur’anit dhe më mbron mëshira Hyjnore, për këtë unë nuk shqetësohem; për të shkuar në hijen e të Gjithëmëshirshmit pa u ndalur do të fluturoj. Nuk habitem si ti.

***

"17_12032010022753.jpg"

TË NDERUAR VËLLEZËRIT E MI

Së pari: Jua uroj Bajramin të gjithë nxënësve të Nurit dhe gjithë Haxhive që tani janë duke përmendur All-llahun xh.sh. dhe janë duke krijuar haxhin e madh. Ky urim ndodhi në një ditë që shumë shtete muslimane janë liruar nga kolonia e armiqve, si India dhe vendet arabe që janë shtetet e mëdha të botës Islame. Ne jemi duke shpresuar se ato do të formojnë shtetet e mëdha të islamit. Sepse vetëm India është njëqindë milion një shtete myslimane. Indopnezia mbi pesëdhjetë million, këtyre shtoji edhe vendet arabe që përbëhen katër-pesë shtete të Islamit. Pra ky festimi i Bajramit të haxhit është një paralajmërim i festimeve të mëdha të Islamit.

E dyta: Sipas shkrimeve të Rifat Beut dhe të Mustafa Uruçit që më kanë dërguar nga Stambolli, në ballën e derës së Universitetit dhe në derën e ushtrisë Islame, që me gurët e mermerit patën mbuluar Ajetet e Zotit.

"17_12032010024113.jpg"

Përsëri siç ishte shkruar me shkronja të mëdha. Lajmi i tyre na gëzoi shumë që ato shkrime tani i kishin zbuluar. Ky lajm është një paralajmërim që do të lirohen edhe shkrimet e Kur’anit në orgjinal. Është një lajm gëzimi për idenë e Risale-i Nurit që në të ardhmen Universiteti do të bëhet një shkollë për t’i mësuar edhe “Mesazhet e Dritës”. Disa nga nxënësit e Nurit të qytetit te Denizlisë Ahmedi (*) më tregojnë për dijetarin dhe mendimtarin e madh, për Bismarkun që ai është sociologu më i madh i shekull të nëntëmbëdhjetë që ai në një anekdotë të librit të tij kishte thënë kështu:

“Unë Kur’anin e studiova tërësisht. Në secilën fjalë të Tijën u përballova me dobi dhe me vërteta të mëdha. Për të drejtuar njerëzimin nuk mund të gjeni një libër tjetër ligji si Ky dhe asnjëherë nuk mund të vijë ndonjë si Ky”

Dhe për Profetin Muhammed (a.s.m.) thotë kështu:

“O Muhammed: Për arsye se nuk kam patur fatin të përjetoj shekullin tënd jam shumë i mjeruar. Njerëzimi njëherë ka parë një fuqi si Ti! Më nuk do të mundë ta shohë! Prandaj unë, duke treguar ndaj Teje nderim e respekt, përkulem para Teje.” Dhe ka nënshkruar Princ Bismarku(* )

Unë i vertetova fjalët e tyre dhe thashë:

Bismarku ka qenë mendimtari, filozofi, politikani dhe personaliteti më i madh i shekullit të nëntëmbëdhjetë. Jo vetem ky lajm, por janë edhe disa të tjerë që na gëzojnë, sepse edhe bota islame nëpër disa vende po fiton pavarësinë dhe shtetet e huaja janë duke kërkuar të vërtetat e Kur’anit, si në lindje ashtu edhe në Perendim. Në favor të Kur’anit është një rryma e madhe dhe filozofi madh dhe i famshem të Amerikës “Mister Karlajli” që duke i dalë zot Kur’anit ka folur njësoj si Bismarku. Duke dhënë vendim e pretekst ka thënë kështu:

“Librat e tjerë nuk mund të arrijnë Kur’anin në asnjë drejtim. Ai është fjala e drejtë. Duhet të dëgjojmë Atë. Ne këtë e kemi shkruajtur edhe para tridhjetë viteve në veprat e vjetra, pra në komentin “ISharatul Ixhaz” që është në arabisht. Sepse, na shtojnë edhe më shumë gëzimin këto fjalë të vërteta të këtij personi të famshëm duke parë që nëpër çdo anë me shpejtësi të madhe po shtohet edhe ngadhënjimi i Risaleve. Këto shenja, po na paralajmërojnë se edhe nëpër vendet e huaja do të dalin shumë Bismarkë dhe Mister Karlajle. Këto paralajmërime po jua dërgoj si një dhuratë bajrami sepse këto mbajnë gëzime të mëdha.

Të gjithëve ua përshëndes Bajramin!

Vëllai i juaj Said Nursiu

Në tregimin e letrës së Ahmedëve, është deklerata e Bismarkut e shkruar në këtë mënyrë:

I nderuar mesuesi dhe zotria ynë!

Do t’ua parashtroi deklaratën e Kryetarit të famshëm Gjerman, të princ Bismarkut që ka parashtruar mendime ndaj feve qiellore, veçanërisht për fenë tonë Islame. Me këtë tregim do të kuptohet se sa është duke përparuar Islami në vendet perëndimore.

Ai është një personalitet i shekullit nëntëmbëdhjetë. Unë i kam parë shkrimet e tij duke u interesuar për jetën shoqërore. Këto janë mendimet e Bismarkut për fetë qiellore dhe gjykimi i tyre është i ngritur. Ndërsa Bismarku këto fjalë i ka deklaruar pak para se të vdiste:

“Megjithëse gjerësisht i kam hetuar të gjitha librat që thuhen se janë hyjnorë, për arsye se janë përballuar me fallsifikime, tek asnjëri nuk kam mundur të gjej përpikmërinë që ka kërkuar. Në fund mora vendimin se këto libra jo një popull, por as lumturinë e një familjeje nuk mund ta garantojnë. Kurse Kur’ani i muhammedive ishte larg prej këtyre. Sepse unë e hetova Kur’anin gjithësisht dhe në secilën fjalë u përballova me dobi dhe të vërteta t mëdha megjithëse armiqtë e muhammedive thonë se Muhammedi (a.s.m.) vetë e ka shkruar. Por mendja e pastër ato thënie nuk i pranon kurrë, sepse asnjë logjikë superiore nuk mund të japë këtë prodhim. Ky mendim kundërshtohet me të vërtetën dhe diturinë reale, sepse në qoftë se dikush mbyll sytë ndaj të vërtetave të pamohueshme, ka bërë një gabim të madh. Unë pohoj se Muhammedi (a.s.m.) është një fuqi e posaçme. Sepse diçka e tillë nuk është e mundur në botën e qënieve. Le të paraqitet një fuqi tjetër si ky.

O Muhammed (a.s.m.) për arsye se nuk kam pasur fatin të përjetoj shekullin tënd, jam shumë i mjeruar. Ti që je mësuesi dhe shpallësi i Kur’anit famëlartë, ai nuk është prodhimi i yt, por është një libër hyjnor. Ta mohosh këtë fakt, është një marrëzi dhe i ngjan mohimit të të gjitha shkencave. Kështu, Ty njerëzimi njëherë të ka parë, nuk është e mundur më të shohë. Unë duke shpallur nderime, dashuri të sinqertë dhe të përsosura, të përkulem ty.”

Princ BISMARKU

***

ÇESHTJA E PESTE

Unë them se, meqë kjo botë është e përkohshme dhe meqë mosha është e shkurtër dhe meqë punët e vlefshme janë të shumta, meqë jeta e përhershme këtu do të fitohet, meqë kjo botë nuk është pa Zot, meqë në këtë bujtinën e vizitorëve gjykon një Gjykatës i Gjithëdijshëm dhe meqë nuk do të mbesin as të mirat pa shpërblim dhe as të këqijat pa dënim dhe meqë me sekretin e Ajetit:

"17_12032010024116.jpg"

nuk jemi të obliguar me atë që s’mund ta përballojmë dhe meqë rruga e sigurtë preferohet ndaj asaj të rrezikshmes dhe meqë vlera e pozitave të kësaj bote vlen vetëm deri tek varri; atëhere me siguri është fatbardhë ai që për jetën e shkurtër, nuk e harron jetën e përhershme, jetën e paskajshme nuk e sakrifikon për këtë të përkohshme dhe nuk e prish jetën e paskajshme dhe jetën e kësaj bote nuk e harxhon në vende boshe. Duke e pranuar veten si mysafir, të mos kundërshtoje urdhërat e të Zotit të shtëpisë dhe në këtë mënyrë me një besnikëri të madhe mund ta hape derën e varrit që të hyjë në lumturinë e përjetshme.

PYETJE E SHTATË

"17_12032010024119.jpg"

A është ky një Hadith? Dhe çfarë qëllimi ka kjo fjalë?!

Përgjigje: Më kanë thënë se është Hadith. Dhe ka këtë qëllim: “I riu më fatbardhë është ai që jeton si ndonjë plak duke menduar vdekjen dhe përpiqet që të mos humbë Ahiretin; mbrohet të mos e pushtojnë veset epshore dhe pakujdesia e rinisë. Dhe plaku më i keq ai është që jeton duke u përpjekur t’i ngjajë të rinjve që mashtrohen prej veseve dhe jeton si fëmijë që duke mos u kujdesur u dorëzohet veseve epshore”

Pjesa e dytë e tabelës- pllakës tënde që e ke të varur, mban këtë kuptimin të vërtetë që: Edhe unë mbi kokën time e kam varur atë si një pllakë të rëndësishme që, çdo mëngjes e mbrëmje, duke parë atë po marr mësimin tim:

“Po qe se don një mik, të mjafton All-llahu”.

Pra, në qoftë se Ai është mik, secili send është miku yt.

“Po qe se don shoç për shpirt të mjafton Kur’ani”.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 >>>