Meqë vdekja nuk po vdes dhe exheli është fshehtë, që nuk dihet se kur do të vijë dhe meqë nuk po mbyllet dera e varrit; karvanet që po vijnë grupe-grupe po shkojnë atje dhe po humbin; meqë Kur`ani i famshëm ne na tregon se vdekja për besimtarin është një shkak çlirimi nga ekzekutimi i përjetshëm dhe për ata që kanë rënë devijim dhe jetojnë shfrenuar është një ekzekutim që njeriun e ndanë përgjithmonë nga dashamirët. Atëherë patjetër dhe pa kurrfarë dyshimi; me i fatbardhë është ai që periudhën e burgut e kalon duke duruar dhe falenderuar All-llahun madhëruar dhe ditët e fundit i kalon duke bërë dobi nga Risale- Nuri nga ku merr mësimin e duhur dhe e vazhdon jetën në shërbimin e Kur`anit dhe të besimit islam.

Or ti njeri që s’mund t’i braktisësh shijet e përkohshme të kësaj bote! Mua, në këtë moshën time 75 vjeçare, mijëra provat e mia më kanë bindur se:

Shijet e vërteta dhe kënaqësia e lumturia pa hidhërim është vetëm tek besimi dhe rreth të vërtetave të besimit. Përndryshe, secila shije e kësaj bote mbanë shumë hidhërime; bota jote duke të shijuar ty sa një kokërr e vetme e rrushit të, të godit dhjetë shuplaka dhe ti humb shijet e jetës.

Or ju të pafat që keni rënë nëpër burgje! … Meqë jeni pikëlluar dhe po qaheni nga kjo jetë, përpiquni që në jetën tjetër të mos vuani hidhërime duke bërë dobi nga burgu, embëlsojeni dhe shndërrojeni në gazmend jetën tjetrër. Se duhet ta dini se nganjëherë nën kushtet vështira, kur përballë armiqve bëhet një orë rojë mund të vlejë sa një vit adhurimi. Njesoj edhe orërat tuaja të ibadetit që po bëhen nën këto kushte të vështira për ju mund të kthehen në mëshirë dhe vlejnë sa shumë orë të adhurimit

* * *

5_24022010151212.jpg

TË NDERUAR VËLLEZËR TË SINQERT!.

Për ata që janë në burg dhe për personat që ua sjellin ushqimin shokëve që janë në burg, do t’ua tregoi një ngushëllim të fortë brenda tri pikave.

Pika e pare: Për secilën ditë që kaloni në periudhën e burgut mund të të garantojë sevapin e dhjetë ditëve të adhurimit. Dhe frutet e orës së jetës së përkoshme shpirterisht mund të të kthehen në një jetë të përjetshme. Dhe pesë apo dhjetë vitet të dënimit tuaj mund të të bëhen shkak që të shpëtosh prej dënimit të përjetshme. Për besimtarët paraqita këto fitime të mëdha që janë shumë të vlefshme mund të fitohen vetëm me një kusht: kur i fal namazet farz dhe duke duruar, kur falenderon All-llahun xh. sh. dhe kur pendohesh për mëkatet që të kanë sjellë në burg. Por edhe vetë burgu është një shkak që të pengon nga shumë mëkate.

Pika e dytë: si humbja e shijes që është një pikëllim po ashtu edhe kur të ikin dhimbjet të vijnë shijet.

Ja, secili kur mendon ditët që i kanë kaluar me shije e gazmend e ndien pikëllime të hidhura, bërtet duke thënë “ah i mjeri!”. Njësoj kur mendon për ditët që e kanë pikëlluar atë; kalimi i tyre të shtynë të marrësh frymë lirisht dhe të thuash “oh shyqyr, iki duke braktisur sevapet”. Domethënë pikëllimet e një orës që kanë kaluar në shpirtin tënd braktisin shijet shpirtërore, kurse orët që ke kaluar me shije, ato përkundrazi, pasi ikin të pikëllojnë. Meqë e vërteta është në këtë drejtim, dhe meqë orët e fatkeqësisë janë zhdukur megjithë pikëllimet e tyre dhe ditët e fatkeqësisë së ardhmërisë tani nuk na shqetësojnë ne: A nuk është i çmendur ai që sot vazhdimisht pi ujë e ha bukë nga mundësia që pas disa ditësh mund të mbesë i uritur dhe pa ujë?!

Njësoj, a nuk është një çmenduri më e madhe se ajo që, duke humbur durimin kur mendon edhe pikëllimet e keqësive të ditëve ardhshme dhe të kaluara të cilat sot nuk ekzistojnë fare. Ti që duke u ankuar nga All-llahu thua: “of ç’më gjeti”, dhe nuk shikon gabimet e tua, gjë që është një gafë e madhe. Por, po qe se durimin që e ke nuk e shpenzon djathtas apo majtas, atëherë duke e përmbledhur vetëm në këtë orë e në këtë ditë, atëherë ty të mjafton durimi. Në këtë rast niveli i pikëllimit tënd nga dhjetë mund të zbresë në një të vetëm. Derisa (jo për ankesë) kur unë u burgosa së treti në Medresenë e Jusufit (a.s.)  (mësuesi, burgjet i konsideronte mësonjëtore e Jusufit (a.s.)) brenda disa ditëve që fizikisht dhe shpirtërisht vuajta plot ndëshkime e pikëllime të ashpra; veçanërisht shpirtin e zemrën ma ndëshkuan shumë, atëhere kur më pengonin të mirrem me shërbimet e Nurit, por falenderoj All-llahun që nga ndëshkimet që pata më shpëtuan ato mendime të vërtetave që ua rradhita më parë. Sepse unë duhet të falenderoj shumë se një të pafatin si unë, që jam duke pritur në derë e varrit, ma zgjatën moshën dhe orët që i kaloja me përkujdesje ndaj jetës tjetër, shyqyr fatkeqësirat ma zgjatën moshën duke i bërë nga dhjetë orë adhurimi.

Pika e tretë: Me pak punë ata fitojnë shumë kur i shërbejnë të burgosurve për nevojat që kanë duke u ndihmuar atyre, si duke ua sjellë ushqimin, ashtu edhe me fjalë të bukura kur u japin ngushullime. Në këtë rast në fletoret e tyre regjistrohen sevape, njelloj si ata që janë për jashta dhe japin sadaka. Veçanërisht sevapi i shtohet shumë kur u shërbehet pleqve, të sëmurit, të varfërit apo një personit që është në kurbet.

Tani, si thashë edhe më parë shërbimi që të bëhet për kënaqësinë e All-llahut xh. sh., ka nevojë të përputhet me kushtet e saj, pra falurit e namazit farz dhe kushti i dytë është në shërbimin e tyre të vraposh me sinqeritet duke mos pritur fare mirënjohje prej tyre.

* * *

5_24022010151216.jpg

VLLËZËR MUSLYMAN TË BURGOSUR ME MUA

Më thotë zemra ime që t’ua tregoi një të vërtetën që ajo t’ju shpëtojë nga tortura e kësaj bote me gjithë atë të tjetrës.

Si shembull; njëri e kishte mbytur vëllanë e njërit apo një afërmin e tij. Më pas këtij i del përpara një afërm i mbyturit; ky që për një moment fiton një shije hakmarjeje duke mbytur të parin duhet të vuajë miljona minuta angështime të zemrës dhe torturën e burgut. Njësoj edhe të afërmve të atij që është vrarë jetojnë me shqetësime të hakmarjes, duke menduar se ku do të përballen me armikun i humbë tërësisht shija dhe lumturia e jetës së tyre duke vuajtur torturën e frikës dhe e hidhërime të kësaj gjendjeje.

Kjo situatë ka vetëm një rrugëdalje. Ajo është pajtimi, siç ka urdhëruar Kur’ani duke regjistruar në të vërtetat e fesë së vërtetë të İslamit. Kjo rrugëdalje është dhe puna më e mirë sepse momenti i vdekjes është një moment që nuk ndryshohet. I vdekuri sigurisht nuk do të qëndronte më tepër se momenti që ika ardhur vdekja por katili është bërë shkak që të realizohet Gjykimi Hyjnor. Për këtë feja İslame na urdhëron me vëllanë musliman që të mos mbajmë hidhërim më tepër se tri ditë. Po qe se ajo ndodhi që u bë prej një armiqësie apo urrejtjeje, apo grindjeje me shtytjen e një hipokriti; është shumë e nevojshme që të realizohet paqa sa më shpejt. Përndryshe ajo fatkeqësi e vogël rritet dhe vazhdon.

Po qe se pajtohen dhe katili duke u penduar fillon të lutet për mbytësin, në këtë rast të dy palët fitojnë shumë, dhe prapë mund të kalojnë si vëllai me vëllanë. Në vendin e një vëllau që ka vdekur mund të fitojnë disa vëllezër musliman duke falur gabimin e njëri-tjetrit, këtë do të mund të bënin vetëm ata që mbështeten në caktimin e All-llahut xh. sh.. Të braktisin hidhërimet është e rëndësishme veçanërisht për ata që janë bërë nxënësit e Risale-i Nurit. Kjo është shumë e nevojshme si për qetësimin individual ashtu edhe për jetën shoqërore.

Ndikimin e këtyre parimeve Risale-i Nuri e sqaroi shumë mirë në burgun e Denizlisë dhe bëri që të gjithë të burgosërit duke qenë armiq të vëllazërohen me njëri tjetrin. Bile për të na liruar ne u bënë shkak këto parime, ndikimi i të cilave i shtyri edhe mosbesimtarët dhe vagabondët që të thonë “Mashaall-llah!” Pas kësaj edhe të burgosurit u rehatuan. Unë në këtë gjendje, duke parë këto shembuj arrita përfundimin që: Nga shkaku i një njeriu të vetëm po vuajnë angështime njëqind vetë, bile duke mos mundur të dalin përjashta bashkë të marrin frymë.

Pra mund të mendoni vetë se a nuk është ky një dëm, kurse një trim bujar për një interesin e tij të vogël kurrë nuk lejon që t’i dëmtojë besimtarët e tjerë. Po në qoftë se gabon përmenjëherë duhet të pendohet dhe kaq.

* * *

5_24022010151521.jpg

TË NDERUAR VËLLEZËRIT E MI TË RİNJ DHE TË BURGOSURIT E VJETËR!

Unë jam i bindur se; ështe një qëllim i bukur hyjnor që ju ka sjellur të vini këtu. Domethënë: këtu keni ardhur që Risale-i Nuri t’ju garantojë të vërtetat e besimit dhe të shpëtoni nga shtrëngimet e burgut dhe nga shumë dëme të kësaj jete, duke mos lënë të kalojë jeta në vende boshe, duke ju mbrojtur të mos ua çojë jeta tjetër siç e keni çuar këtë jetë, duke u dhënë një ngushëllim të mirë ju ka shpëtuar nga brengosje të kota. Meqë e vërteta ështe në këtë drejtim; edhe duhet të bëheni si nxënësit e Nurit të burgosur në burgun e Denizlisë. Edhe vetë po shihni se: po kontrollojnë të gjithë rrobat tuaja që vijnë nga jashtë, bile edhe bukën e supën, që të mos hyjë ndonjë brisk për të mos sulmuar njëri-tjetrin. A nuk po shihni se po vuajnë ndëshkime gardianët që ju shërbejnë me sinqeritet dhe nuk po mundeni të dilni të gjithë së bashku përjashta. Gjoja do të sulmoni njëri tjetrin si ndonjë egërsirë.

Tani ju shokët e rinj që në vetvetë jeni duke mbartur damarin e heroit!

Në këtë kohë më një trimëri të madhe shpirtrore i thoni komisionit të gjyqit se: “Jo brisk, po edhe të na jepni pushkë, mauzerë dhe revole; bile edhe të na urdhëroni, prapë ne nuk do t’i ngacmojmë shokët tanë të pafat. Edhe sikur të kishim qindra armiqësitë mëparshme, do t’i hedhim ato, duke u përpjekur që ti mos hidhërojmë shokët tanë, do t’i falim hakun tonë duke bërë hallall, duke marrë këto urdhëra nga Kur’ani famëlartë dhe nga vëllazërimi i fesë İslame. Në këtë mënyrë e kemi marrë vendimin”. Vetëm në këtë mënyrë mund ta ktheni burgun në një mësonjëtore fisnike.

* * *

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 >>>