Domethënë kush do që të shkojë në rrugën e axhzimendive (të pranojë dobësinë ndaj All-llahut), ai patjetër duhet të jetë i tillë: Krejtësisht ta konsiderojë veten të pafuqishëm, të varfër, të jetë i zellshëm ndaj hirës së All-llahut dhe të falenderojë në mënyrë të tillë:

"2_01022010005059.jpg"

"2_01022010005103.jpg"

TEMA E DYTË
( Nga “Shkëlqimi i Njëzetedytë”)

Kjo është tema e “Elhamdulil-lah-it” (falende-rimit ndaj All-llahut xh.sh.,) e cila emërohet “tema e dytë”, ku në këtë kapitull do të tregohen “nëntë” nga dobitë e panumërta të besimit, që e shtyn njeriun të thotë: “El hamdulil-lah!”

"2_01022010005445.jpg"

Pika e parë: Fillimisht me anë të dy pikave do të vini re se:
1– Filozofia është një lente, që secilin send e tregon në mënyrë të shëmtuar dhe të trishtuar. Besimi është një lente, që çdo gjë njeriut ia pasqyron të bukur, të dashur, të kthjelltë dhe të ndritshëm.
2– Njeriu ka gjashtë anë, të cilat janë e djathta, e majta, e para, e pasmja, e sipërmja dhe e poshtmja dhe ky njeri ka lidhje me të gjitha krijesat, prandaj mban marrëdhënie me ta. Fqinjësohet me gojë dhe shpirtërisht, kështu për vetë karakterin e tij është i detyruar të takohet dhe të bisedojë me to.
Kur njeriu t’i vendosë në ballë këto dy lente, atëhere pozitën e qenieve do ta shohë identike si ajo që thamë më parë.
E djathta: Kjo ka si qëllim të kaluarën, kështu që me sytë e filozofisë, së kaluarës i ka ndodhur kijameti, pjesa e poshtme ka dalur përsipër. Ajo duket e frikshme dhe e errët dhe ngjan si një vend i varrimit të madh. Nuk ka dyshim se kjo gjendje e shtyn njeriun në trishtim dhe pesimizëm. Po ta shikosh me lenten e besimit po këtë të kaluar edhe pse në dukje paraqitet sikur fundi i rruzullit ka dalur përsipër, me fytyrën e besimtarit kjo lexohet sikur me besimin e tyre, besimtarët që kanë vdekur nuk janë zhdukur, por kanë ikur në një atdhe shumë më të mirë se sa ky. Ata janë transferuar në këtë rast, në një botë të shndritshme, gjë që tregon se ato gropat-varre i konsideron si tunele të nëndheshme, për të arritur në një atdhe tjetër shumë më të ndritur.
Domethënë: Besimi njeriut i jep një bindje, qetësi dhe lehtësi, që për këto mirësi e shtyjnë atë të thotë me mijëra herë “Elhamdulil-lah!”
E majta: Po qe se të ardhmen e sheh me syzet e filozofisë, do të të duket e mbushur plot me akrepë dhe gjarpërinj, si një varr i stërmadh, i trishtuar dhe i errët. Po qe se i sodit me syzet e besimit, të njëjtat gjëra do të duken si ekspozita, që Krijuesi i Mëshirshëm dhe Mëshirplotë, i ka shtruar në vende të bukura si sofra të mbushura me ushqime të shijshme dhe pije erë këndshme të të gjitha llojeve. Duke parë të gjitha këto, me mijëra herë ato të shtyjnë të thuash: “Elhamdulil-lah!”
E sipërmja: Kur sodit qiejt në hapësirën e pafundme, me “syzet” e filozofëve do të shohësh miliarda yje që vrapojnë, si ata kuajt kur bëjnë gara, apo si në një manovër ushtarake, ku lëvizin me shpejtësi të ndryshme. Këto lëvizje njeriut i sjellin një trishtim të madh dhe e frikësojnë llahtarshëm. Por një besimtar kur ta shohë këtë pamje, i shtohet besimi, sepse mendon që ato lëvizin nën urdhërin dhe kontrollin e një Komandanti. Ato ashtu siç hijeshojnë qiellin, na shërbejnë edhe neve si kandilë të shndritshëm. Vrapi i tyre jo vetëm që nuk të frikëson, por i sheh si gjëra të dashura. Besimi e paraqet qiellin në këtë formë, sepse ai është një mirësi që i duhet thënë me mijëra herë “Elhamdulil-lah!”
E poshtmja: Kush e shikon me “syzet” e filozofëve rruzullin tokësor, do t’i duket sikur kjo botë madhështore, po lëviz rreth diellit kokëbosh, e lidhur me kapistër, si një kafshë rrugaçe, apo si një anije e shkatërruar dhe pa kapiten, që duke e imagjinuar në këtë mënyrë, të trishton dhe të shtyn të tmerrohesh. Por kur ta shohësh me besim, do të thuash se kjo është një “anije” e të Gjithëmëshirshmit dhe lëviz nën komandën e All-llahut xh.sh., e mbushur me ushqime, pije dhe veshmbathje, për të bërë qejf njerëzit rreth diellit, ku ata shëtisin me anijen e All-llahut xh.sh.. Edhe ndaj kësaj mirësie të madhe duhet të shprehësh “Elhamdulil-lah” disa herë me radhë.
E përparmja: Të gjitha këto qenie të gjalla, kur t’i shohë një filozof materialist, njerëz apo kafshë, karvan pas karvani, me një shpejtësi të madhe i duken sikur po humbin dhe po shkojnë drejt asgjësë. Ngaqë ai është duke u besuar këtyre pamjeve, sepse edhe vetë është udhëtar i kësaj rruge, bie në gjendje të mjeruar. Një besimtar që i shikon me besim të plotë këto qenie që janë duke ikur njëra pas tjetrës, ndryshe nga filozofët që mendojnë se po shkojnë drejt zeros, ai i konsideron sikur për të marrë ajër të pastër ikin nga një bjeshkë në tjetrën dhe mendon se kjo është një shpërngulje nga vendi i përkohshëm në përjetësi, nga çifliku i shërbimeve në vendin e shpërblimit. Po kështu njerëzit ikin nga atdheu i vuajtjeve në atë të mëshirës. Ata nuk shqetësohen, përkundrazi me thelbin e zemrës pushojnë të qetë. Ata besojnë se rrugët që përfundojnë në botëra të ndritshme, kalojnë nëpër varre dhe lumturia është rezultat i vështirësive.
Përshembull: Duhet ta dini se mbretëria e Hazreti Jusufit alejhisselam, është rezultat i momentit, kur vëllezërit e hodhën në pus dhe e burgosun, që shpifi Zelihai. Kështu edhe një fëmijë porsalindur, ai pas shumë vështirësive ka mundur të dalë në dritë.
E prapmja: Me këndvështrimin filozofik materialist, kur të hedhësh vështrimin nga ato që do të vinë më pas, do të thuash: Nga po vijnë dhe ku po shkojnë këto? Për çfarë qëllimi kanë ardhur në këtë botë?” Duke mos e dhënë dot përgjigjen e kësaj pyetjeje, do të ndëshkohesh me torturën e habisë dhe paqartësisë.
Drita e besimit e bind njeriun se këta njerëz që janë përhapur nëpër botë, janë një nga mrekullitë e All-llahut xh.sh., që ne e sodisim të mahnitur. Duke i parë mendon se ato janë mrekulli që nuk mund të vlerësohen dhe që shkalla e vlerës së tyre lartësohet sipas shkallëve të vlerave që u ka dhënë Krijuesi i tyre. Në këtë mënyrë beson se një ditë do të kthehemi tek Sunduesi i Përjetshëm. Për mirësinë e këtij mendimi që të dha besimi, shtyhesh të thuash me gjithë zemër “Elhamdulil-lah!” Edhe pse e ke falenderuar All-llahun xh.sh. për këto mirësi dhe ke thënë “Elhamdulil-lah”, përsëri edhe kjo thënie në vetvete është një mirësi. Për falenderimin e dytë duhet një e treta dhe për të tretën një e katërta e kësaj;

"2_01022010005449.jpg"

Që do të thotë se nga një falenderim tek tjetri, bëhet një radhë e gjatë…
Pika e dytë: Edhe për të gjashta anët që shëndrisin nga besimi, duhet falenderuar All-llahu xh.sh.. Besimi duke shpërndarë errësirën e të gjashtë anëve, ka larguar të keqen, duke bërë një mirësi të madhe. Shpërndarja e errësirës është një mirësi, sepse edhe ndriçimi i të gjashtë anëve në vetvete është një mirësi. Ngaqë njeriu që në temperamentin e tij përmban qytetërimin, ka kontakte me të gjitha qeniet që e rrethojnë në të gjashta anët. Pra mirësia e besimit është një arsye për të bërë dobi nga këto qenie.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 >>>