Besimi, për të plotësuar detyrën e krijimit të njerëzve, e bën të nevojshme lutjen. Këtë e ka saktësuar Kur’ani me ajetin:

"9_24022010182409.jpg"

Por, po qe se njeriu e zë në gojë shpesh këtë fakt, duke thënë se po lutem, por lutja nuk po më pranohet, ky ajet na tregon se në përgjithësi All-llahu lutjeve i përgjigjet: “Secila lutje ka një për¬gjigje”. Atëherë ju replikoni: “Të përgjigjesh është një gjë tjetër dhe të pranosh është gjë tjetër”. Secila lutje ka një përgjigje, por për ta pranuar këtë dhe për të dhënë pikërisht atë që kërkon, kjo nuk për¬puthet me diturinë e Tij Abso¬lute”. Për shem¬bull: Një fëmijë i sëmurë bërtet: “O doktor, shikoma pak plagën dhe më jep këtë ilaç!” Dhe mjeku, pasi dëgjon ankesën, i jep ilaçin e duhur duke ia plo¬tësuar kërkesën, por duke iu referuar shkencës së mjekësisë. Mjeku e di se cila është mire, fëmijës cili ilaç i nevojitet për kurimin e dhimbjeve, cili ilaç është më i efektshëm, ndërsa ilaçi që kërkon fëmija, nuk bën efekt, ndaj fëmije dhe mjeku nuk ia jep, edhe pse ai kërkon atë.

Pra All-llahu i Madhërishëm, ngaqë është Mbizo¬tërues Absolut dhe Mbikëqyrës, secilin nga robtë e Vet nuk ia lë lutjen pa përgjigje. Në qoftë se ndokush është në gjendje të trishtuar, All-llahu atij i paraqitet shpirtërisht duke i thënë: “Robi im, mos u trishto dhe mos u frikëso! Unë, Krijuesi yt, jam pas teje!” Zoti më mirë se kushdo tjetër e di se cila nevojë duhet përmbushur më parë, sepse kjo lidhet me diturinë e Tij të Kulluar dhe të Mrekullu¬eshme. Ia plotëson apo jo kërkesën dikujt, kush mund ta dijë më mirë se Ai?

Lutja ndaj Zotit xh.sh. është një adhurim (ibadet) dhe frutet e saj do të vilen në jetën e ardhshme. Me lutjet tona (duatë) ne përcaktojmë edhe qëllimin e tyre të menjëhershëm. All-llahu më mirë e di se çfarë vlere kanë ato për këtë jetë apo për jetën e ardhshme. Çdo lutje ka kohën dhe qëllimin e vet. Kërkesat nuk janë qëllimi kryesor i lutjes. Për shembull, lutja që bëhet për të rënë shi, më tepër se kërkesë është koha e një adhurimi për All-llahun. Thatësia është koha e lutjes, pra e Adhurimet, dhe lutjet nuk janë për të sjellë shiun. Është e vërtetë se, në qoftë se këto lutjet kanë pasur si qëllim kryesor rënien e shiut, atëhere kuptohet se në to ka munguar sinqeriteti ndaj All-llahun xh.sh., e si rrjedhojë nuk mirëpranohet lutja e tyre. Njëlloj të gjithë e dimë se me perëndimin e diellit ka ardhur koha e faljes së namazit të mbrëmjes, kur zihet hëna dhe dielli dihet se kan ardh ato kohra të namazit të veçanta që quhen “Kusuf” dhe “Husuf” që janë dy kohë të ndryshme adhurimi.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 >>>