Por për arsye se kafsha nuk mbanë meditim, përkundrejt njeriut, asaj, as hidhërimet e kohës së kaluar as frika e së ardhmes nuk ia prishin shijen e jetës. Por njeriu, në qoftë se ka rënë në devijim apo është i pakujdesshëm, atëherë hidhërimet e kohës së kaluar dhe frika e së arshmes, duke ia bërë jetën helm, ia prishin shijen që ekzistonte, domethënë se njeriu këtu nuk mund të marrë shije as sa për gjendjen e shijes së kafshëve. Ndërsa ekzistenca e jeta e atyre që kanë rënë në devijim dhe janë të pakujdesshëm është vetëm dita e sotme; njekohsisht të gjitha kohrat e botërat e kaluara në pikëpamjen e devijimit të tij kanë vdekur dhe janë zhdukur. Mendjen atij ia rrëzon vazhdimisht errësira e frika, kurse me mosbesimin e tij prej mohuesi edhe koha e ardhme nuk ekziston, sepse ndarjet e përjetshme që përballohen me zhdukje, i derdhin vazhdimisht errësirë në rrugën e meditimit të jetës së tij.

Por, po qe se besimi ia ngjall atij jetën, atëherë do të ndriçojnë me dritën e besimit, e kaluara me gjithë ardhmen dhe do të bëhen nga një jëta ekzistencë. Në dukje si koha e tashme edhe e ardhmja e tij ndriçohen, duke ia garantuar atij shijet e larta trupore. Këtë çështje mund ta shikoni edhe në “Mesazhet për pleqtë”, meqë aty është sqaruar mjaft mirë.

Ja, e patë se çfarë është jeta…

Pra po qe se doni të kënaqeni me shijet e jetës, jetën tuaj ngjalleni me besim dhe hijeshojeni atë duke ua nënshtruar urdhërave të All-llahut xh. sh. dhe mbrojeni atë duke u mbrojtur nga mëkatet.

Në secilën ditë, në secilin vend dhe në çdo kohë që kufomat dhe vdekjet na tregojnë fytyrën e tmerrshme të së vërtetës së vdekjes. Pra këtë do t’ua tregoj edhe juaj, duke sqaruar siç u kam treguar edhe të rinjve të tjerë që më pyetën.

Si përshembull: Këtu para syve tuaj është ngulur një trikëmbësh për të varur njerëz; pranë saj një llotari, por ajo nuk i ngjan llotarive tona, sepse shet bileta me shpërblime të jashtëzakonshme. Ne gjithsej dhjetë vetë që jemi këtu, pa tjetër dhe pa kurfarë alternative do të ftohemi aty, në një kohë që ajo nuk na është bërë e njohur fare duke na thënë se: “Eja merre biletën e ekzekutimit dhe hipë në trekëmbëshin.” Apo: “Eja merre biletën e shpërblimit që të ka dalë prej një miljardë florinjsh.” Tek dera ku ne jemi duke pritur këtë biletë, arritën dy njërëz: njëri ishte një femër e bukur që ishte gjysëm lakuriq dhe mashtruese, duke patur në dorë ëmbëlsira me helm dhe perpiqet që të na mashtrojë që të na shtyjë t’i hamë ato dhe tjetri ishte një burrë serioz që asnjëherë nuk mashtrohet dhe nuk mashtron kënd. Duke hyrë pas asaj femre, burri na tha ne:

Ja, ua solla një ilaç të efektshëm e një mësim. Në qoftë se e lexoni këtë dhe nuk e hani atë embëlsirën që ua dha ajo, atëherë do të shpëtoni nga ekzekutimi dhe plus do ta merrni letrën e dhuratës së florinjve. Tani edhe vetë jeni duke parë se kush ha nga ato ëmbëlsira që dha ajo, po ikën nga tri këmbëshi për të ekzekutuar, bile deri po shkonin aty nga helmi e saj i tmerrshëm po u dhëmb stomaku. Në dukje edhe ata që po marrin biletën e shpërblimit aty po ikin bashkë me të tjerë duke hipur në trekëmbësh.

Por miliona persona të drejtë na dëshmojnë se, ata nuk po ekzekutohen, ndoshta ata trekëmbëshin po përdorin si shkallë që të hipin për të marrë biletën e shpërblimit. Ja shihni nga dritaret e fjalëve të nëpunësit më të lartë dhe dëgjoni personat që kanë lidhje me këtë. Ata me zë të lartë po na lajmërojnë duke thënë se: besoni sikur po e shihni me sy, dhe mos dyshoni fare se, ata që përdorën ilaçin magjepsës e morën biletën e shpërblimit të dhuratës se madhe.

Tani si ky shembull që treguam, mëkatet e qejfet e të rinjve janë në rrethin e palejuar njësoj si mjalti me helm. Dhe me siguri qejfet çfrenuara janë shkak që të humbim biletën e thesareve të përjetshme, pra besimin. Se ato janë shkak që vdekja të bëhet dera e ekzekutimit për të përfunduar në pellgun e thellë të errësirave të tmerrshme. Pra a nuk duhet të trishtohemi nga “exheli”, vdekja, që mund të vijë pa u dalluar si xhelat të marrë shpirtin e plakut, por edhe të të riut, atyre mund t’ia këpusë kokën duke ia marrë shpirtin.

Por, po qe se duke i rënë shqelm e braktisim jetën e shfrenuar, që është si një mjalt plot me helm dhe nga e cila na ka ndaluar Zoti i Madhëruar, po qe se në jetën tonë kur i përdorim ilaçet e magjepsëse të Kur`anit dhe kur zotërojmë një besim të fortë dhe kur zbatojmë urdhërat e Tij, ne do të marrim biletën e lumturisë së përjetshme që mëshira e All-llahut xh. sh ua ka premtuar njerezimit dhe se atë e vërtetojnë pa dyshim njeqindenjezet ekatër mijë Profetë së bashku me evlijatë që janë të panumërt, të cilët në jetën e tyre kanë sqaruar “Qeramete” (mrekullitë) dhe vërtetuar veprat e besimit.

Fund: Rinia do të ikë… Në qoftë se ke kaluar jetën duke mos larguar nga mëkatet; atëherë si kjo jetë, edhe ajo e tjetra do të kalojë me fatkeqësira e bela. Kjo jetë është shkak që nga abuzime dhe sëmundje dhe nga vesvese të bini nëpër vende të liga që nuk pajtohen fare me jetën njerëzore; prapë jeta çfrenuar është shkak që nga shqetësimet që vijnë nga jeta çfneruar të vraponi nëpër pijetore për t’u bërë pijanecë dhe përkohësisht ajo ju largon shqetësimet e mendjes suaj. Po qe se nuk më zini besë se këto ua sjellë rinia çfrenuar, shkoni e pyetni nga spitalet, burgjet dhe nga varrezat duke u thënë atyre se:

“Çfarë ju solli në këto vende, a nuk ju solli rinia e shfnenuar?!”

Pa dyshim është se nga gjuha e gjendjes së spitaleve do të dëgjoni gjëmimet e mjerueshme të atyre që kanë shpërdoruar mirësinë që ua ka dhënë All-llahu xh. sh. Njësoj ankesat e të rinjve do t’i dëgjosh edhe nga burgjet që nga ndëshkëmet bërtasin: “Ah çfarë na bëri jeta jonë që e përjetuam duke i kundërshtuar Hyjnisë sonë, kurse edhe ndëshkimet e torturat e varrit bëhen më tepër nga abuzimi i rinisë. Këtë e vërtetojnë edhe “Keshfelkuburut” (evlijatë që e shohin gjendjen e kufomave në varreza) së bashku me të gjithë njerëzit që lëvizin në rrugën e drejtë të fesë islame.

Për Këtë mund të pyesni edhe pleqtë e të sëmurët që përbëjnë shumicën e njerëzëve. S’ka dyshimt që se do të merrni përgjigjen plot pikëllime të mjerueshme. Ata duke ankuar tregojnë se çfarë u ka sjellur periudha e rinisë, duke thënë: “Ah të mjerët! Rininë e kaluam në vende, të dëmshëm dhe boshe. Mosni, mos bëni edhe ju si ne!” Sepse për pesë apo dhjetë vjet të shijeve pa lejuara të rinisë, këtu, në këtë jetë, do të vuajmë shumë vjet pikëllime, në jetën e varrit torturë e dëm, në jetën e ahretit belanë e xhehennemit të “Sakar”, bile edhe duke vuajtur përballohemi me këto ndëshkime:

5_24022010151205.jpg

Pra: All-llahu i madhëruar ju dhe ne së bashku na shpëtoftë nga forca tërheqëse e kohës së fundit të “Ahër zamanit”! Amin!

* * *

PREJ DREJTËPESHIMEVE TË RISALR I NURIT KY ËSHTË NJË SHËNIM I POZITËS SË DYTË TË FJALËS SË TREMBËDHJETË.

5_24022010151209.jpg

Të burgosurit shumë kanë nevojë për ngushëllimet që i paraqet Risale-i Nuri. Veçanërisht rinia që e kanë shpërdoruar rininë dhe nga shuplaka - goditja e saj moshën e tyre te freskët kalojnë nëpër burgje të vështira. Parimet e Risale-i Nurit janë në vlerën e bukës. Ja pra në moshën e rinisë, tek njeriu ndikojnë veset më tepër se mendja, porse veset janë shqisa qorre që s’mund ta shohin ardhshmërinë. Për një gram shije që e ka përpara, e sakrifikon shumë nga shija e ardhmërisë, për shijen e hakmarjes që për një minutë e mbytë njeriun, vuan ndëshkimet e tetëdhjetëmijë orët e burgjeve; për qefin e një orë që bënë dhunë ndonjë namusit, vuan torturën e mijera ditëve dhe humbë lumturinë duke patur frikën e armiqve. Kur bëni këtë krahasim, këtyre mund t’u shtosh akoma që veset, të rinjve të pafatë, ditët e ëmbëla ua shëndërrojnë në jetë të hidhur dhe ata bien në gjendje që të dhimbsen.

Një shtet i madh i anës verore, duke përdorur veset e të rinjve, na tronditi veçanërisht ashpër me stuhira të këtij shekulli. Sepse vajzat e gratë e bukura të njerëzve që jetonin me nder të lartë, ato ua dhuroi të rinjve që lëviznin duke mos parë ardhmërinë. Sidomos kur i lejoi të lahen nëpër banjo femra lakuriqe së bashku me meshkuj, duke shtyrë të bëjnë seks aty, i dogji ata.

Bile të gjithë bota u trishtuan për arsye se vagabondëve dhe të varfërëve ua shpërndau mallrat e padronëve.

Tani në këtë shekull për t’i përballuar këto dy sulme të rrezikshme, të rinjtë e muslimanëve dhe të popullit turk është shumë e rëndësishme të zotrojnë shpatat e mprehta të Risale-i Nurit, veçanërisht fragmentet që quhen “Argumentet e Besimit” dhe “Prijesi i Rinisë”. Përndryshe, të rinjtë e pafatë, si ardhmërinë e kësaj jete edhe lumturinë e ahiretit do ta zhdukin duke e shndëruar në torturë. Pra, të rinjtë duke shpërdoruar rininë po binin nëpër spitale dhe duke u mbështetur veseve çfrenuar po ndëshkohen me burgje dhe në moshën e pleqërisë ato do t’i pasojnë hingllimet e qarjet e tmerrshme.

Por, po qe se të rinjtë, rininë e tyre e mbrojnë me edukimin e Kur’anit dhe më të vërtetat e Risale-i Nurit, atëhere bëhen nga një hero dhe njëri i përsosur dhe nga një musliman i lumtur dhe nga një sulltan krijesave të tjera.

Ja pra një i ri që ka rënë burg, ai po qe se nga njezetekatër orë të kapitalit të moshës vet, e ndanë vetëm një orë për të falur pesë kohët e namazit; dhe pendohet për mëkatin që është bërë shkak për të rënë burg. Burgu është duke e penguar atë nga mëkate të shumta. Në këtë rast për ardhmërinë e jetës së tij dhe për afërmit e tij dhe për atdheun bëhet i dobishëm, me moshën e tij të pesëmbëdhjetë viteve të rinisë do të fitojë rininë e paskajshme dhe shumë e ndritshme. Për këto që i radhitëm këtu janë duke dhënë sihariq dhe na vertetojnë këto vërteta që thamë këtu, të gjitha fetë qiellore me gjithë Kur`anin.

Ja pra, kur i riu jeton pa abuzuar rininë dhe kur falenderon për atë mirësinë e bukur të rinisë delikate, atëhere shijet e tij shtohen dhe kënaqësia e tij përjetësohet. Përndryshe si për afërmit edhe për atdhenë dhe për popullin e tij bëhet një bela e keqe. Por, po që se i burgosuri është i dënuar pa të drejtë atëhere çdo orë që ai kalon në burg, vlen sa një ditë adhurimi; burgu për të bëhet një vend adhurimi, si në kohët e lashta kur njerëzit e devotshëm kanë hyrë nëpër shpella për të fituar jetën e ahretit. Po qe se i burgosuri është i varfër, plak apo ndonjë i sëmurë që i ka pritur me zell këto të vërteta të besimit, në këtë rast për secilën orë që ai kalon në burg përfiton nga njëzet orë adhurimi. Kjo fitohet vetëm me një kusht: kur pendohet dhe kryen farzet urdhëruara, dhe burgu për të bëhet një vend pushimi dhe një shkollë edukimi.

Pra burgu për të është shumë më mirë se sa përjashtë, sepse aty mund të marrë një edukatë të bukur që të përballojë sulmet e gjynaheve që e sulmojnë andej e këndej. Kur të vijë dita që të dalë nga burgu, jo si një katil e hakmarës, por i provuar, i penduar, i sjellshëm dhe për popullin e tij bëhet një njeri i dobishëm. Derisa, kur i kishin parë të tjerët disa njerëz që kanë dalë nga burgu me moral të jashtëzakonisht të lartë që kanë marrë në burg nga Risale-i Nuri kishin thënë se: Për të edukuar njerëz që i burgosin nga pesëmbëdhjetë vjet, është shumë më mirë që t’i shtyrin që të lexojnë Risale-i Nurin pesëmbëdhjetë javë dhe bëjnë më tepër dobi”.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 >>>