Tani shohim se secili send, ashtu siç është rreshtuar rreth njeriut, po kështu është grumbulluar edhe rreth rriskut, që e ka si pikësynim të saj. Po kështu, të gjitha llojet e rriskut, materialisht dhe shpirtërisht, me gjuhë dhe me vepër, mbështeten mbi falenderimin. Pra rrisku e arrin rezultatin e falenderimit. Prandaj dëshira dhe oreksi për rriskun është një lloj “shyqyri” (falenderimi) nga pala e të gjallëve, sepse kënaqësia dhe shija janë nga një falenderim. Pa menduar se çfarë bëjnë, edhe kafshët, të gjitha e bëjnë këtë lloj “shyqyr”. Vetëm se njeriu, me mosbesimin e tij ia tjetërson qëllimin, në vend që ta falenderojë All-llahun xh.sh., ai ato ia ngjesh shkaqeve.Të gjitha këto mirësi në vetvete janë rrisk dhe përmbajnë forma të bukura, shije të mira dhe aroma të këndshme, sepse ato janë ftesa për të falenderuar. Krijesat e gjalla i sjell të jenë të zellshme, të kenë dëshirën e furnizimit dhe të mirënjohjes, gjë që shpirtërisht të shtynë të falenderosh. Ai tërheq për nga Vetja pikëpamjen e të gjallëve të vetëdijshëm, që të bëhen si një shtysë për të mirëpranuar. Këto mirësi njerëzit i shtyjnë dhe i udhëzojnë që të falenderojnë dhe të bëjnë “shyqyrin” e duhur dhe brenda tyre të shijojnë shijet e këtij falenderimi. Pra Ai të tregon që mirësitë dhe rrisku, njeriut i përkujtojnë se janë shije konkrete të cilat mbajnë shijen e përjetësisë dhe kur për to ai falenderon All-llahun xh.sh., përfiton dashurinë dhe kënaqësinë e Tij. Këto bëjnë që njeriu të mendojë se Furnizuesi ia ka dhënë mirësitë e Tija. Ai Pronar Bujar me mëshirën e Tij, na çon në jetën e përjetshme, ku do t’i shijojmë më gjatë këto që na dhuron këtu. Në jetën e përjetshme do të kënaqemi-deri dotë ngopemi me mirësitë e xhennetit të përhershëm, të cilat këtu i shijojmë. Tani a e kupton se kur t’i bësh “shyqyr” rriskut që të ka dhuruar All-llahu  xh.sh., përfiton arkat e mirësive të pafundme? Përkundrazi kush nuk bën “shyqyr”, zhytet në thellësinë e pafundme në shkallë të panumërta.
Siç është treguar në “Fjalën e gjashtë”, shqisa e shijes që është gjuha, kur kryen detyrën e duhur ndaj Krijuesit të saj, atëhere ajo bëhet një kontrolluese e ushqimeve që të falenderoje All-llahun xh.sh., i Cili zotëron mëshirën e pafundme. Pra një njeri që shqisën e gjuhës e përdor për të falenderuar All-llahun xh.sh., për mirësitë e panumërta, ai është duke jetuar me qëllime të larta. Po qe se falenderimi bëhet në llogarinë e nefsit, pa menduar se kush t’i ka dhënë këto mirësi, atëhere nga pozita e kontrollorit të lartë, shqisa e shijes rrëzohet dhe bie në nivelin e një roje të stomakut dhe të stallës. Ajo shkon drejt qëllimeve shtazore. Ashtu sikurse ky shërbëtor i rriskut nga mosmirënjohja ndaj All-llahut xh.sh. rrëzohet në këtë shkallë, po ashtu edhe vlera e rriskut me të gjithë shërbëtorët e tij, zbret në nivelin zero. Pra nga rangu më i lartë bie në nivelin më të ulët. Me këtë veprim ata që nuk falenderojnë, kundërshtojnë Gjithëdijen e Krijuesit të gjithësisë.
Drejtpeshimi i falenderimit është bindja, ekonomia dhe mirëpranimi me kënaqësi. Drejtëpeshimi i mosfalenderimit është ambicja, shpenzimi pa kriter dhe ngrënia pakujdes, pa menduar apo është  haram a hallall.
Pra ambicja është një mosmirënjohëse dhe shkak i vobektësisë dhe rëndomtësisë.Një milingonë fisnike megjithëse ka marrur pjesë në jetën shoqërore, shkelet nën këmbë për arsye se sulmon me ambicje pas rriskut. Ajo nuk i bindet asaj që ka në duar, megjithëse i mjaftojnë disa kokrra për një vit, sikur të kishte mundësi do të mblidhte me mijëra. Bleta me bindjen ndaj Tij, fluturon mbi kokat tona dhe na dhuron neve mjaltin si ushqimin më me vlerë.
Pra nga Emrat e Bukur të All-llaht xh.sh., siç është emri “All-llah”, menjëherë pas saj vjen radha i emrit “I Gjithëmëshirshëm”, që e ka pikësynimin tek rrisku. Kësaj Mëshire i arrihet vetëm me falenderime. Kuptimi i qartë i emrit Rrahman (i Gjithëmëshirshëm) është Furnizues.
Llojet e falenderimit janë shumë, por përfaqësuesi më i lartë i të gjithë falenderimeve është të falurit e namazit. Falenderimi mban në vetvete një besim të pastër, veprim që tregon se duhet të besosh vetëm tek një All-llah xh.sh.. Kush e ha një kokërr mollë dhe thotë: “Elhamdulil-lah” (falenderoj All-llahun), me këtë fjalë ai shpall se kjo mollë vjen drejt për së drejti nga Fuqia e All-llahut xh.sh. dhe është një dhuratë e thesarit të Mëshirës së Tij. Duke thënë kështu, e ke shpallur se je duke besuar se nga sendet e imta deri tek ato gjigandet, rrjedhin nga fuqia e Fuqiplotit. Veç kësaj ti ke shpallur se secila është një shkëlqim i Tij. Me këtë falenderim tregon besimin e madh dhe të pastër tek Njësimi i Zotit xh.sh..
Por njerëzit e pakujdesshëm, duke zhvlerësuar mirësitë e All-llahut xh.sh., kanë rënë aq shumë në humbje, sa po t’i radhisim të gjitha humbjet shkon gjatë, por ne po i kalojmë shkurtimisht, duke treguar vetëm njërën:
Njeriu po qe se falenderon për ushqimet e shijshme që ka ngrënë, këto mirësi për arsye të falenderimit, për të bëhen një dritë dhe frut i xhennetit. Ngaqë ka pranuar se kjo është një dhuratë e mëshirës së All-llahut xh.sh., ai ndjen një kënaqësi të madhe dhe të përjetshme. Duhet të mendosh se këto sasi dhe vitamina që kam ngrënë, All-llahu xh.sh. i dërgon në pozita të larta, kurse lëvoret e tyre materiale të panevojshme, i shndërron në gjendjen e mëparshme. Po qe se nuk falenderon, ajo shija e përkohshme do të shndërrohet në një helm dhe mjerim, duke u kthyer në një gjë të papastër. Mirësia që ka qenë në vlerën e diamantit, nga mosfalenderimi atë e kthen në një copë qymyr. Por duke falenderuar që ke ngrënë mirësitë, tek ty ato kanë lënë shenjat e përjetësisë dhe frute të vazhdueshëm. Mirësia për të cilën nuk është falenderuar, nga forma më e lartë kthehet në atë më të ultën. Për të pakujdesshmin përfundimi i këtij rrisku pas një shije të përkohshme, shkon drejt asgjësë. Pra nevoja për rriskun tërheq dashurinë e zjarrtë ndaj tij. Ajo vërtetohet atëhere kur falenderon për mirësitë. Përndryshe për ata njerëz që nuk kanë kujdes, dashuria e tyre ndaj rriskut është si një shtazëri, që nuk mund të krahasohet se sa humbje të madhe kanë këta mosbesimtarë dhe ata që kanë humbur rrugën e drejtë. Nga të gjitha llojet e gjallesave, më tepër ka nevojë njeriu. Për këtë arsye All-llahu i Madhëruar tek njeriu ka pasqyruar të gjitha Emrat e Bukur dhe e ka krijuar atë si një kontrollor ekuilibrues dhe njohës të thesarit së mëshirës së Tij. Për këtë arsye, All-llahu xh.sh. i ka dhënë atij shqisat si një fuqi të mrekullueshme dhe atë e ka zgjedhur si Kalifin e botës, për të peshuar me imtësi dhe për të pasqyruar Emrat e Bukur (Esma ul Husna). Përfundimisht njeriut i ka dhënë pajisje të përsosura. Për këtë arsye, për rriskun material dhe atë shpirtëror, e ka bërë më nevojtarin me kërkesave të panumërta. Falenderimi e ngre njeriun në lartësinë më të lartë, që dallohet si një krijesë e veçantë. Po qe se njeriu nuk falenderon, bie në poshtërsinë më vulgare dhe e pranon vetë se ka bërë tirani të madhe. Përfundimi i katër rrugëve më të larta që do të rradhisim më poshtë, është i atyreve që tek vetja mbajnë dashamirësinë dhe adhurojnë All-llahun xh.sh., të cilit i takon falenderimi. Këto katër cilësi rradhiten kështu: “ Der tariki axhz-i mendi lazëm amed çar-u çiz. Axhz-i mutllak, fakr-i mutllak, shevk-i mutllak, shykr-y mutllak ej aziz…”

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 >>>